Ngjarjet nė Pėrmet, Berisha censuron deklaratėn e vet
Brenda pak orėsh, kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha ndryshon deklaratėn e tij mbi ngjarjet nė Pėrmet.
Pas reagimit zyrtar pėr ngjarjet nė fjalė, me anė tė njė deklarate tė publikuar nga zyra e shtypit pranė kryeministrisė, kryeministri nė detyrė Sali Berisha postoi edhe nė profilin e tij nė Facebook qėndrimin mbi kėtė cėshtje, por aty mungonte pjesa ku ai denonconte ndėrhyrjet e Athinės nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė.
Nė facebook Berisha shkruan ndėr tė tjera se Zbatimi i vendimeve te gjykatave eshte themeli i funksionimit te shtetit ligjor, por skenat e rrembimit te objekteve te shenjta nga permbarimi gjate ekzekutimit te vendimit rikthyen ne kujtese pamje te kohes se barbarise hoxhiste mbi institucionet e kultit.
Mė tej kryeministri vlereson dialogun e nisur midis autoriteteve te bashkise dhe kishes ne Permet per zgjidhjen e problemit dhe thekson se i ka kerkuar Kryetarit te Komitetit te Kulteve te bashkepunoje me palet per nje zgjidhje perfundimtare jashte te gjitha abuziviteteve dhe praktikave ateiste.
Pikėrisht kėtu pėrfundon postimi i tij, ku ėshtė hequr paragrafi nė tė cilin thuhej: Kryeministri konsideron tė papranueshme dhe ndėrhyrje absurde nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė deklaratėn e autoriteteve greke. Shqiperia i ka tė gjitha mundėsitė dhe mjetet ligjore pėr garantimin e shtetit tė sė drejtės, veprimtarisė normale tė institucioneve tė vendit dhe atyre tė huaja si dhe pėr tiu pėrgjigjur shkelėsve tė rendit dhe provokimeve tė cdo lloji.
Nuk dihet pse e ka bėrė kėtė ndryshim kryeministri Berisha, pėrderisa nė faqen e kryeministrisė deklarata mbetet e njėjtė, sic u publikua nė fillim.
(a.j/Balkanweb)
Krijoni Kontakt