nga fotot nuk jam ne gjendje ta verifikoj nese eshte i njejti vend dhe e njejta godine,nqs eshte keshtu,troc,atehere eshte faji i shtetit ose i gjykates.
Nje shkrim i disa viteve me pare mbi problemin e kesaj kishe
Kohėt e fundit, komuniteti orthodhoks i Pėrmetit po pėrballet edhe njė herė me njė padrejtėsi 9-vjeēare, qė e ka fillesėn nė vitin 1994. Ėshtė fjala pėr njė Vendim tė Gjykatės sė Lartė, i dt. 14/10/2003, i cili kėrkon tė shpronėsojė pėrsėri kishėn "Lindja e sė Tėrėshenjtės Mari", e cila ndodhet nė qendėr tė qytetit (e njohur si "Shėn Maria e Pazarit"). Nė vitet ‘30-tė ajo ishte zgjeruar dhe rikonstruktuar plotėsisht me kontributin e orthodhoksėve pėrmetarė, ndėrsa monizmi e adaptoi nė shtėpi kulture, si shumė godina tė tjera kulti (pretendohet se Shtėpia e Kulturės u ndėrtua nga themelet, por muret e trasha, dritaret me qemere tipike tė kishave apo ajodhima e kthyer nė skenė, dėshmojnė tė kundėrtėn…).
Pas vendosjes sė demokracisė, drejtėsia shqiptare, pas njė maratone tė gjatė procesesh gjyqėsore, vendosi mė nė fund rikthimin e kishės nė fjalė pronarėve tė saj tė ligjshėm, orthodhoksėve tė qytetit tė Pėrmetit. Komisioni i Kthimit tė Pronave zbatoi vendimin e Gjykatės sė Faktit, Pėrmet (1996), tė Apelit, Tiranė (1997) (pa pėrmendur kėtu vendimet e Gjykatės sė Lartė apo tė Kolegjeve tė Bashkuara), vetėm mė 15.06.2000, pasi mė parė, nė mėnyrė tė pėrsėritur, nuk kishte denjuar tė zbatonte urdhrat administrative, qė vinin nga institucionet eprore.
Mbi bazėn e kėrkesė – padisė sonė tė ngritur kundėr Seksionit tė Financės sė rrethit Pėrmet me objekt vėrtetim dhe njohje pronėsie tė Kishės sė Shėn Marisė nė Pėrmet, Gjykata e rrethit Pėrmet nėpėrmjet vendimit tė saj me Nr. 1033 datė 18.11.1996, vendosi pranimin e padisė sonė duke vėrtetuar dhe njohur pronėsinė e Kishės Orthodhokse pėr Kishėn e Shėn Marisė Pėrmet.
Ky vendim u apelua nga pala e paditur, Seksioni i Financės dhe Gjykata e Apelit Tiranė, nėpėrmjet vendimit tė saj me Nr. 521 datė 5.2.1997, vendosi lėnien nė fuqi tė vendimit tė shkallės sė parė Pėrmet.
Nė kėto kushte ne iu drejtuam Komisionit tė Kthimit dhe tė Kompesimit tė Pronave Pėrmet dhe ky komision nė bazė tė ligjit Nr. 7698 datė 15.4.1993, "Pėr njohjen dhe kthimin e pronave ishpronarėve", nėpėrmjet vendimit Nr. 634 datė 26.5. 1997, vendosi njohjen dhe kthimin e kėsaj Kishe Kėshillit Kishtar Pėrmet, pasi ne t’i paguanim shtetit shumėn prej 751. 264 lekė, qė pėrfaqėsonin punimet e kryera nga ana e shtetit, pagesė e cila u krye menjėherė nga ana jonė.
Pėr sa mė lart bėhej fjalė vetėm pėr godinėn e Kishės me sipėrfaqe prej 612 m2 dhe jo edhe pėr sipėrfaqen e truallit rreth saj.
Pėr sipėrfaqen e truallit rreth godinės sė Kishės prej 6186 m2, komisioni i K.K. tė Pronave ishpronarėve Pėrmet me vendimin e tij me Nr. 75 datė 27.2.1995, kishte vendosur vetėm njohjen e kėtij trualli nė pronėsi tė Kishės dhe jo edhe kthimin.
Ky vendim i komisionit ėshtė kundėrshtuar nga ana jonė nė Gjykatėn e Rrethit Gjirokastėr (meqenėse ajo gjykatė i gjykon ēėshtjet administrative) dhe kjo Gjykatė me vendimin Nr. 461 datė 10.10. 1997 vendosi pranimin e pjesshėm tė padisė sonė duke na kthyer edhe sipėrfaqen prej 4572 m2 qė ėshtė rreth godinės sė Kishės, vendim i cili mori formė tė prerė .
Pas kėtyre vendimeve dhe veprimeve, pronėsia e godinės dhe e sipėrfaqes sė truallit ėshtė regjistruar nė Regjistrat e Transkiptimeve tė Hipotekės Pėrmet, me Nr. 5 datė 17.11.97. godina dhe Nr. 6, datė 17.11. 1997, trualli Pėrmet.
Dhe tani, ndodhemi sėrish, pas njė vendimi tė padrejtė, bazuar mbi njė ekspertizė tė rreme, nė tė njėjtėn pikė – kėrkohet lirimi dhe rishtetėzimi i kishės. Kryerja e ekzekutimit tė kėtij vendimi do tė thotė shembje e Altarit tė Shenjtė, flakje e Kryqit tė Nderuar, shkulje e Ikonave tė Shenjta nga muret e kishės dhe mbi tė gjitha pėrdhosje e njė vendi tepėr tė shenjtė pėr orthodhoksėt e Pėrmetit. Nė vend qė drejtėsia tė dėnojė ekspertėt qė nėn forcėn e mjeteve tė njohura gėnjyen, i thotė po gėnjeshtrės sė tyre dhe kėtė gėnjeshtėr e shpall si tė vėrtetė.
Kjo kėrkesė absurde, tė cilėn Pėrmbarimi kėrkon ta zbatojė me shpejtėsi tė pazakontė (i ndikuar edhe nga ndėrhyrje tė drejtpėrdrejta), i revoltoi dhe i ngriti besimtarėt pėrmetarė nė protestė, ndėrsa 12 nga ata u vendosėn nė mjediset e kishės, pėr tė zhvilluar njė lutje tė pandėrprerė dhe kreshmė tė plotė, qė Perėndia tė ndriēojė mendjet e atyre, qė kėrkojnė tė na rikthejnė vitin 1967. Ata i bėnė apel tė gjitha organeve tona shtetėrore dhe ligjore, pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė e munguar dhe pėr tė dėshmuar se ky vend akoma ka dėshirė e ligje pėr tė shkuar drejt Evropės.
Duket qė sot organet shtetėrore kanė vendosur qė tė mos ta rehabilitojnė padrejtėsinė qė ka nisur nė vitin 1960, duke rishtetėzuar kishėn e Shėn Marisė dhe duke u kthyer kėshtu mbrapa, nė kohėn e perėndiluftuesit mė tė egėr qė ka njohur historia bashkėkohore. Fatkeqėsisht shteti ligjor i sė drejtės po vonon tė kryejė funksionet e tij kushtetuese nė mbrojtje tė tė drejtave tė komuniteteve fetare nė Shqipėri dhe nė garantimin e lirisė sė besimit fetar. Nėse nuk fillohet me kthimin e njeriut tek Perėndia, progresi do tė jetė ende larg.
Nė thelb, pėrpjekjet pėr risekuestrimin e kishės sė Shėn Marisė sė Pazarit janė thjesht pėrpjekjet e disa qarqeve tė caktuara pėr tė grabitur diēka qė nuk u takon. Kėsaj grabitjeje duan t’i vėnė emrin "kulturė". Duke pasur si bazė kėtė grabitje, pretendojnė tė edukojnė e tė kulturojnė brezat e rinj tė qytetit. Pėr fatin e tyre tė keq, tė gjithė e dinė se grabitja nuk ėshtė kulturė, por e kundėrta e saj. Pėr njė kulturė tė tillė askush nuk ka nevojė, aq mė tepėr banorėt e kulturuar tė qytetit tė Pėrmetit.
Qė kur ėshtė marrė nė dorėzim prej komunitetit orthodhoks tė qytetit, pėrveēse objekt kulti, kisha e Shėn Marisė sė Pazarit funksionon pėr tė gjithė qytetarėt e Pėrmetit, pa asnjė pėrjashtim, si park lojėrash, kopsht e sallė kompjuterash pėr moshat e reja. Duhet theksuar se kėto pėrpjekje janė penguar nga detyrimi ligjor pėr tė mos kryer asnjė ndėrhyrje nė ndėrtesėn ekzistuese, gjė qė ka penguar shfrytėzimin maksimal tė saj nė dobi tė qytetarėve tė Pėrmetit, tė cilėt nuk harrojnė se pėr vite me radhė e ashtuquajtura "shtėpi e kulturės" funksiononte vetėm si sallė bilardoje dhe lojėrash bixhozi.
Nė kėto rrethane, besimtarėt e Pėrmetit kėrkojnė:
Rikthimin pa kushte tė ndėrtesės nė pronėsi tė Komunitetit Orthodhoks.
Caktimin pėrfundimtar tė kufijve tė truallit tė kishės ashtu siē ėshtė njohur dhe kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit tė Pronave.
Largimi i menjėhershėm i ndėrtimeve tė paligjshme mbi truallin e kishės, qė kanė zaptuar sipėrfaqe tė konsiderueshme toke.
Besimtarėt orthodhoksė nė gjithė Shqipėrinė, e mbėshtetin me lutjet e tyre protestėn pėr kishėn e Shėn Marisė nė Pėrmet.
Pėr ne orthodhoksėt ka shumė rėndėsi fakti qė ta kemi kishėn nė vendin tonė tė shenjtė. Edhe sikur tė na jepnin pesėfishin e vendit qė kemi nė pronėsi, ne nuk do tė pranonim tė largoheshim, pasi trashėgiminė tonė shpirtėrore ne e kemi tė lidhur me vendin, ku pėr shekuj i janė drejtuar lutje Perėndisė. Nga ana tjetėr, Drejtoria Kulturore, duke pėrdorur shumėn qė ne kemi derdhur pėr tė paguar investimet e pakta tė shtetit, si edhe me njė fond shtesė mund ta ndėrtojė shtėpinė e kulturės diku gjetkė. Ne besojmė se shteti ėshtė aq i fuqishėm sa tė mund t’i sigurojė fondet e duhura. Kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė e konfliktit qė nuk do tė cėnonte asnjė nga palėt dhe qė do tė vinte nė vend njė padrejtėsi 40-vjeēare.
Orthodhoksėt e Pėrmetit nuk kanė ndėr mend tė tėrhiqen nga vendimi qė kanė marrė, qė tė luftojnė deri nė fund pėr kishėn e tyre. Kanė me vete tė vėrtetėn, historinė, bashkėqytetarėt, Shėn Marinė. Janė tė bindur se prej kishės sė tyre shekullore buron edhe kulturė, nga sa thamė mė lart bėhet e qartė se Shėn Maria e Pazarit ėshtė shumė mė tepėr se shtėpia e kulturės, ėshtė TEMPULLI I KULTURĖS, me tė cilėn mund tė krenohen tė gjithė. Ėshtė pjesė e pandashme e kulturės shekullore pėrmetare, e ndėrtuar me gjakun dhe djersėn e dhjetėra brezave. Diktatura komuniste nuk mundi ta zhdukte prej faqes sė dheut. Kėtė gjė nuk mund ta realizojnė aq mė tepėr simpatizuesit e saj.
fatkeqesisht per ty shumica e shkencetareve dhe mjekeve kane qene besimtare. Nicja me shoke i pame si perfunduan jeten. Ti ke te drejte deri atehere kur ne nje forum per besimin nuk ben asnje pyetje per besimin, por vetem merresh me politizimin e besimit, nderkohe kur te pyesin ku bazohen ato qendrime ne kete besim fetar sigurisht pergjigjja eshte e thjeshte: Nuk dua te degjoj pasi nuk ke lexuar asgje per krishterimin ortodoks, qofte si doktrine, qofte dhe si perjetim shpirteror. Prandaj perseri insistoj eja dhe tako besimtare te vertete ne kisha dhe atje i ke te gjithe profesionet, por vetem eja.
Ē'punė ka Athina me njė kishė pa leje nė Pėrmet?
Nga: MENTOR KIKIA
ĒNė njė akt tė paprecedent, Ministria e Jashtme e Greqisė shpėrndau njė notė proteste pasditen e sė premtes, pak orė pasi policia shqiptare kishte mbėshtetur zyrėn e Pėrmbarimit nė Pėrmet, pėr tė zbatuar njė vendim tė formės sė prerė tė gjyqėsorit shqiptar, pėr tė larguar njė kishė pa leje nga mjediset e njė ndėrtese, pėr tė cilėn gjykata kishte vendosur se i takon bashkisė sė qytetit, pasi kishte qenė Pallat Kulture. Ishte njė konflikt i vjetėr mes kishės dhe bashkisė, njė konflikt qė pėrfundoi nė gjykatė dhe gjykata i dha tė drejtė njėrės palė. Ani se disa mendojnė se e drejta ishte nė anėn tjetėr. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ha debat, sa publik aq edhe ligjor. Por qeveria greke, ku hyn nė kėtė valle, ose mė saktė, ē'ndreqin do qė hyn?
Fabula ėshtė shumė e thjeshtė. Kisha ortodokse dhe bashkia e qytetit ishin nė konflikt pėr ndėrtesėn e Pallatit tė Kulturės. Kisha pretendonte se ndėrtesa kishte qenė kishė para se tė bėhej Pallat Kulture nga komunistėt. Por, edhe pse kishte humbur gjyqin ajo ndėrtonte natėn, duke korruptuar organet e bashkisė qė duhej tė zbatonin ligjin, dhe brenda Pallatit tė Kulturės u ngrit njė kishė. Pra njė kishė pa leje. Konflikti zgjati vite, derisa zyra e Pėrmbarimit - "mė nė fund" thanė shumė njerėz - zbatoi vendimin e gjykatės. Dhe pikėrisht nė ditėn e zbatimit tė vendimit tė gjykatės, qeveria greke reagon pėrmes njė note proteste pėr "mbylljen e ambienteve dhe heqjen me dhunė tė simboleve fetare, ikonave dhe sendeve tė shenjta nga ky ambient". Ne nuk dimė ndonjė rast kur njė ndėrtim pa leje tė prishet duke hequr tullat njė nga njė dhe tė paketohen. "Ato nuk kanė asnjė bazė ligjore. Respektimi i tė drejtės sė besimit, liria e besimit, ndėrtimi i vendeve tė faljes, janė nė themel tė njė shteti dhe qėndrojnė si bazė e integrimit tė tij europian. Ne shpresojnė se kėto veprime janė kryer pa dijeninė e qeverisė shqiptare". Ministria e Jashtme greke deklaroi se po ndjek nga afėr situatėn dhe ka porositur ambasadėn nė Tiranė tė jetė e vėmendshme.
Ta zėmė se tė gjitha veprimet e drejtėsisė shqiptare janė tė pabaza. Por, kush ėshtė ai politikan apo anėtar qeverie nė Athinė qė i atribuuaka tė drejta vetes tė mbajė qėndrime e tė bėjė vlerėsime mbi vendimet e Gjykatės sė Lartė shqiptare? E nė qofshin kėto veprime tė institucioneve shqiptare tė padrejta, pėrse u merakoska qeveria greke kur nė Pėrmet u prish njė kishė pa leje? Pėrse u merakoska qeveria greke se u penguan disa besimtarė shqiptarė tė futen nė kishė pėr t'u lutur, pikėrisht kur ajo po ēmontohej? Apo, se u dhunuan disa besimtarė shqiptarė tė fesė ortodokse, qė tentuan tė pengojnė zbatimin e njė vendimi gjykate? Pėrse u merakoska qeveria greke se njė prift shqiptar ortodoks u pengua tė futet nė kishėn qė po prishej dhe qė shtynte me duar policėt e shtetit? Deklarata e Ministrisė sė Jashtme greke ishte kėmbė e kokė sikur gjykata shqiptare tė kishte marrė njė vendim kundėr kishės greke dhe sikur policia shqiptare tė prekte interesat e shtetasve grekė. Por, a e di qeveria greke se Pėrmeti ėshtė territor shqiptar dhe aty jetojnė njerėz me shtetėsi dhe kombėsi shqiptare dhe qė janė nėn juridiksionin e shtetit shqiptar? A e di qeveria greke se ortodoksėt shqiptarė nuk janė grekė? A mos vallė duhet tė reagojė me notė proteste Athina edhe pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje nė Himarė, Palasė, Ksamil, apo kudo tjetėr qė "Agimi i Artė" mendon se janė zona greke? Padyshim qė Athina e di se prishja e njė kishe pa leje nuk e cenon fare besimin fetar nė Shqipėri. Ndėrkohė qė nuk e di, dhe as nuk duhet ta dijė fare, nėse shumicės sė njerėzve nė atė qytet u shėrben mė shumė njė kishė apo njė qendėr kulture.
Reagimi i Athinės dhe premtimi i saj se do tė ndjekė situatėn nga afėr, ėshtė njė ndėrhyrje flagrante nė punėt e brendshme qė, nė rast se do tė implikonte ndonjė shtet tjetėr dhe jo Shqipėrinė me politikėn e saj vasale, do tė merrte tjetėr vėmendje. Athina na shfaqet si njė mbrojtėse e ortodoksisė edhe nė Shqipėri. Sikur tė mos mjaftojė qė kishėn ortodokse shqiptare e ka pronėsuar njė prift grek, tashmė ėshtė politika e Athinės qė heq maskėn fare dhe tregon se ėshtė ajo inspiruesja e politikės se kishės greke nė Shqipėri. Politika zyrtare greke tregon qartė se ėshtė ajo qė ka frymėzuar tėrė palaēot me veladon tė zi qė rrėmojnė nėpėr varre e mbledhin kocka tė vdekurish nė fshatrat e Juglindjes, pėr t'i shitur nė pazarin e nacionalizmės sė sėmurė tė Athinės si heronj tė helenizmit. Politika e Athinės tregon qartė se ka qenė ajo qė ka frymėzuar edhe konfliktin e acaruar e tė gjatė mes bashkisė sė Pėrmetit dhe kishės, qė ndėrtonte natėn, brenda mureve tė njė ndėrtese qė i shėrben qytetit si mjedis kulture dhe argėtimi.
Politika shqiptare ka heshtur deri tani, sepse pėrulėsinė ndaj Athinės e maskon me faktin se feja ėshtė e ndarė nga shteti. Por kur nga Athina vijnė reagime tė tillė, atėherė si politika zyrtare ashtu edhe ajo jo zyrtare, duhet tė ngrenė zėrin pėr tė hedhur poshtė me neveri ēdo ndėrhyrje tė tillė. Pasi kėtu nuk flitet mė pėr diplomaci, por pėr pėrdorim tė fesė nė shėrbim tė ca politikave tė errėta nacionaliste, tė lėna me kohė nė sepeten e Mesjetės nga qytetėrimi perėndimor, por tė mbajtura gjallė nė trurin e disa politikanėve nė Athinė. Tru qė pėr fat tė keq nuk janė vetėm brenda kokave tė rruara, vendosur mbi supe psikopatėsh me kryqe naziste, por edhe tek ata baballarė tė kombit qė po pėrpiqen ta shpėtojnė Greqinė nga gremina ku ka rėnė.
Pasi ndau sė gjalli nėnat shqiptare nga foshnjat vetėm se kėrkoi tė imponojė deri edhe gjuhėn nė pasaportat zyrtare shqiptare, tashmė emisarėt diplomatikė tė Athinės kanė veshur tė gjithė veladonin e zi dhe po vajtojnė ortodoksinė shqiptare. Sot nė Pėrmet do tė shkojė konsulli grek i Gjirokastrės pėr tė mbledhur tullat e kishės pa leje, pėr t'i ēuar nė Athinė, si tė ishin gurėt e ēmuar tė Kishės sė Varrit tė Shenjtė ku ėshtė varrosur Jezusi nė Jerusalem.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Nuk ka faj Mentori sepse televizioni i tij as qe e permendi dhunen qe u ushtrua nga zbatusit e ligjit ndaj fotoreporterit te Top Chanel. E njejta histori si me 21 janarin kur klani nuk transmetonte asgje per gazetarin e tij qe u plagos. Dhe mentori i Paprrit te Elbasanit nuk ka me cfare te merret tjeter do merret me Athinen, sepse po te ishte zbatuar ligji shqiptar Kisha e shnderruar ne pallat kulture do t'i ishte kthyer me kohe ortodokseve. Tani te shohim pas ca ditesh nese do te lexojne deklaratat e perendimit.
Pavaresisht gjuhes se mediave greke, shkaterrimi per here te dyte i kishes do te gjeje nje jehone negative ne te gjithe evropen, por mediat shqiptare kuptohet do te ndjekin te njejten politike si mediat e fqinjeve ku do te fshehin te verten duke heshtur. Keto media mese paku nuk kane intervistuar asnje perfaqesues te Kishes, qe do te thote se gjithcka eshte e qellimshme. Te njejten gje bene me incidentin e Himares kur prifti ishte i vetmi qe u perball me nazistet greke, ato heshten, madje per te quajtur te krishteret ekstremiste bene nje shou para katedrales ne Tirane, sikur harruan se ministria e rendit nuk levizi as gishtin me te vogel por e la vetem priftin ate dite te perballet me fashistet.
Te njejten gje po bejne me fotoreporterin deklaraten e te cilit as qe e permendin, te njejten gje po bejne me videon e shperndare ne youtube ku ushtrohet dhune mbi gazetaret. Te gjitha keto pavaresisht se jane ne kurriz te medias ata heshtin me te vetmin qellim qe Kisha te mos kete ze mediatik qe njerezit te mos degjojne. Me vjen keq per kete pacavure qe bejne keta njerez.
Mendoj gjithashtu se mentori duhet te beje nje artikull per nivelin e nxenesve te Paprrit ku vellain e ka drejtor se cilat jane arritjet e tyre. Por ska gje bashkefshataret e tij vuajne injorancen se mentori ka pune te tjera dhe as qe i shkon ndermend te merret me problemet e atij komuniteti. Ah harrova tani eshte tiranas, nuk eshte me fshatar.
Dmth nuk mund te jesh edhe orthodhoks edhe shqiptare?
PS. Nqs e verteta qendron ashtu qe banditet e qeverise kerkojne te rrembejne pronat e kishave apo te xhamiave atehere le te ngrihet populli. Nese atje ne Permet ka ngelur akoma ndonje burre plak e i mencur musliman apo orthodhoks qe e mban mend le te ngrihet e te deshmoje, le te ngrihen e tja thyejne hundet gjykatave kriminale. Nqs eshte genjeshter ath asgje per te bere.
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Mos na qaj hallin kemi mesuar te lexojme pa hyre ne shkolle akoma.
Une jam musliman por te garantoj ty qe nqs nji nga drejtuesit e komunitetit musliman te shqiptareve do guxonte te urdheronte gjera qe minosin paqen dhe tolerancen mes besimeve fetare, per mua automatikisht hyn ne loje feja shqiptarit eshte shqiptaria dhe nuk do e toleroja nje veprim tille edhe sikur ta bente babai apo vellai im. Mos te duket cudi.
Dhe madje kete e bej natyrshem sepse edhe feja ne vetvete e aprovon.
Krijoni Kontakt