Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    'Shqiptaret' e Kosoves , po bllokojne mallrat shqiptare per te favorizuar Serbet !!!

    Ka ketu e disa vite , qe pala kosovare po luan nje loje te peshtire ! Nuk e di ku e kan problemin , por keshtu nuk mund te vazhdohet . Te kalosh deri ne ato dimensjone sa te bllokosh illegalisht mallrat qe shqiperia eksporton ne kosove per te favorizuar serbin , per mua eshte nje peshtiresi armiqesore !

    Nje dicka qe eshte e rendesishme per te ditur , eshte se shqiperia eshte importuesi i dyte me i madh te mallrave kosovare , kurse shqiperia per kosoven nuk figuron fare ne liste per sasin e importit.

    Pra ne i lem kosovaret te eksportojne c fare t ju doje suma atyre duke u bere shteti i dyte per volume edhe valute te importeve kosovare , kurse keta kane bere bllokade te gjitha produkteve shqiptare deri ne ate mase sa nuk figurojme fare si shtet !

    Ne pamje te pare , kjo tregon nje natyre te erret te qellimeve te kosovareve , keto lloj bllokada nuk i ben as greku , as maqedonasi ndaj shqiperise !

    Shqipėri-Kosovė: Rikthehet lufta tregtare, shkak serbėt


    Bizneset, letėr Bodes dhe Mimės: Rriten kostot prej 1 gushtit, maunet me 1 mln euro, pezull

    Qė prej fillim gushtit 2013 nga Shqipėria nuk eksportohet mė as njė tullė nė drejtim tė Kosovės


    ARD KOLA

    dogana ne kufiHistoria pėrsėritet. Edhe pse flasim tė njėjtėn gjuhė, shqipen, prapė nuk po merren vesh. Ėshtė e ngjashme me rastet e kaluara, ku palėt akuzojnė njėra-tjetrėn, por askush nuk merr pėrsipėr zgjidhjen. Nė tre vitet e fundit mosmarrėveshjet mes Shqipėrisė dhe Kosovės kanė qenė tė shumta sa u takon marrėdhėnieve tregtare dhe rasti i fundit konfirmon krizėn e bashkėpunimit mes dy shteteve. Edhe pse pak muaj mė parė u zhvillua njė takim i nivelit teknik, tė iniciuar nga ambasada e Kosovės nė Tiranės, ku merrnin pjesė autoritetet mė tė larta doganore, sėrish konstatohet se pėr “1001” arsye gjėrat nuk po ecin me frymėn e duhur.

    Kėsaj here shkak ėshtė bėrė vendimi i qeverisė sė Prishtinės pėr tė ndryshuar destinacionin e mallit pėr zhdoganim, duke u shkaktuar kosto kompanive eksportuese shqiptare.

    Qė prej fillimit tė kėtij muaji, Autoritetet Doganore tė Kosovės nė mėnyrė tė njėanshme, pa asnjė paralajmėrim dhe arsyetim, kanė anuluar aplikimin e kėsaj dispozite doganore tė tyre duke detyruar eksportuesit qė mallrat t’ia nėnshtrojnė njė regjimi tjetėr doganor. Konkretisht, nga data 1 gusht 2013 tė gjitha automjetet transportuese tė mallrave qė vijnė nga Shqipėria duhet tė ndryshojnė destinacionin e tyre nga distributorėt apo konsumatorėt drejt terminalit doganor privat nė qytetin e Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinės ku duhet tė kryejnė veprimet doganore (zhdoganime etj.).

    Ankesa

    “Kjo procedurė e re, sipas informacioneve qė disponojmė, nuk ka si shkak as si qėllim miradministrimin e doganės (rritjen e cilėsisė sė kontrollit dhe eliminimin e shkeljeve doganore) apo/dhe rritjen e cilėsisė sė shėrbimit ndaj eksportuesve, pėrkundrazi: efekteve tė prejardhura prej kėsaj procedure janė tejet negative pėr bizneset deri nė demotivim tė tyre pėr tė vijuar eksportin nė Kosovė, madje pėr disa lloj produktesh (kryesisht materiale ndėrtimi) bllokim total tė eksporteve, ēka pas sjell edhe uljen e tė ardhurave doganore tė tyre”, thotė kryetari i Shoqatės sė Eksportuesve Shqiptarė, Alban Zusi.

    Sakaq, bizneset i kanė dėrguar mė datė 13 gusht njė letėr informuese dhe ankese ministrit tė Ekonomisė, Florion Mima, dhe ministrit tė Financave, Ridvan Bode, nė dijeni edhe tė Kryeministrit Sali Berisha, ku u bėhet e qartė se vendimi i autoriteteve kosovare ka rritur tej mase kostot, deri nė bllokim tė tregtimit.

    Nė letėr thuhet se, detyrimi i eksportuesve qė tė dėrgojnė automjetet me mallrat e tyre fillimisht nė terminalin doganor privat tė Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinės shkakton humbje kohe pėr dėrgimin e mallrave nė destinacionin fina1 dhe kosto direkte tė transportit. “Gjithashtu, mungesa e kushteve minimale pėr kryerjen e veprimeve doganore nė kėtė terminal (nuk ka as bankė aty!) pėrbėn njė tjetėr kosto shtesė pėr operatorėt tanė eksportues. Pėrpos kėtyre faktorėve, dėrgimi i automjeteve me mallra nė destinacionin ‘terminal privat’ nė Prizren, shoqėrohet edhe me njė kosto shtesė tė drejtpėrdrejtė qė ėshtė tarifa prej 40 eurosh nė ditė pėr ēdo kamion”, saktėson mė tej letra.

    Kostot

    Vetėm kjo e fundit (tarifa prej 40 eurosh nė ditė pėr ēdo kamion), duke marrė nė konsideratė shpeshtėsinė e eksporteve dhe vlerėn totale tė mallit qė eksportohet pėr ēdo kamion, pėrbėn njė kosto tė papėrballueshme dhe pėrsėrisim krejt demotivuese pėr vijimin apo jo tė eksportit tė mėtejshėm atje.

    “Kėshtu, p.sh. pėr njė kamion me tulla qė eksportohet rėndom drejt Kosovės, ka vlerė totale rreth 780 euro. Pėr kamionėt e destinuara p.sh pėr nė Gjakovė, detyrimi i ri qė kamioni tė shkojė paraprakisht nė terminalin e Ferizajt, rrit koston e transportit me vlerėn rreth 200 euro”, thotė Zusi.

    Shtimi i tarifės pėr terminalin privat, me njė mesatare prej 80 euro (pasi vonesat nė terminal janė 1 – 3 ditė) rrit automatikisht tė paktėn edhe 10-12% koston e produktit. Sipas eksportuesve shqiptarė, kėto rritje artificiale tė kostove ėshtė e natyrshme qė jo thjesht ul konkurrueshmėrinė e operatorėve tanė eksportues e pse jo edhe daljen e tyre nga tregu, por bllokon automatikisht eksportin e kėtyre produkteve! Nė fakt, kėshtu ka ndodhur: Qė prej fillim gushtit 2013 nga Shqipėria nuk eksportohet mė as njė tullė nė drejtim tė Kosovės me njė impakt tė drejtpėrdrejtė rreth 1 milion euro eksporte tė parealizuara.

    Serbėt

    Tė njėjtat pasoja janė edhe pėr eksportet e materialeve tė tjera tė ndėrtimit, si hekur, kollė etj., eksportimi i tė cilave efektivisht ėshtė bllokuar! Ky bllokim i eksporteve sjell efektet zinxhir, si mosfunksionimin nė kapacitet normal tė fabrikave (madje mbylljen e ndonjėrės prej tyre), shkurtim tė fuqisė punėtore, ulje tė planit tė investimeve dhe tė ardhurave buxhetore tė shtetit!

    “Ėshtė e natyrshme qė ky bllokim i eksporteve shqiptare nuk ka krijuar asnjė lloj vakumi nė tregun kosovar, pasi ėshtė zėvendėsuar menjėherė nga eksportet serbe nė drejtim tė Kosovės (tė cilat natyrshėm qė janė me cilėsi dhe ēmim mė pak tė

    favorshėm)!!

    Nga gjithė kjo, nuk ka asnjė pėrfitim dogana kosovare as konsumatori atje (pėrkundrazi). I vetmi i fituar nė kėtė sipėrmarrje ėshtė pronari i terminalit privat dhe biznesmenėt serbė”, ankohen bizneset shqiptare te Kryeministri Berisha.

    Ky fakt shqetėsues pranohet edhe nga partnerėt kosovarė tė bizneseve shqiptare. “Kjo sjellje jokorrekte e institucioneve doganore tė Kosovės karshi bizneseve shqiptare bėhet me tė vetmin qėllim pėr t’i realizuar pėrfitim dikujt duke pėrdorur institucionin e shtetin. Realizimi i kėtyre marifeteve tė Doganės ėshtė bėrė me ngut vetėm e vetėm qė personat tė pėrfshirė nė kėtė interes mos tė humbin edhe njė minutė pėr tė realizuar profitin e tyre ilegal me ndihmėn e institucionit shtetėror sė Doganės sė Kosovės”, tregojnė bizneset e Prishtinės qė furnizohen me mall nga Shqipėria.
    Link : http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...-shkak-serbet/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: 'Shqiptaret' e Kosoves , po bllokojne mallrat shqiptare per te favorizuar Serbet

    s'ka peshtiresi, ka urdher (nga dikush)!
    kur vajti klintonesha ne Kosove tha: -hiqni flamuret ...dhe i hoqen, imagjino tashti nje kamion me bizele qe s'eshte fare problem...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •