Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Berisha: Maxhoranca e re, rrezik i madh kombëtar

    TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha e cilësoi sot rrezik të madh kombëtar maxhorancën e re. Në një mesazh të tij në Facebook, kryeministri në detyrë, Sali Berisha reagoi lidhur me selinë e re të Partisë Demokratike.
    Berisha thotë se me urrejtjen që shpërndajnë kundër partisë kundërshtare, piktori dhe neobllokmenët, deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizorë.
    “Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar!”- shkruan Berisha.
    Sipas kryeministrit Berisha, godina e ushtrisë, në 12 vitet e fundit i kishte humbur funksionet e veta dhe perdorej me shume se për çdo gje tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.

    Panorama
    Albo.....mos le nam edhe ti nashti.
    Fcb eshte per adoleshent nuk eshte foltore parlamenti.

    Te pershendes me keto vargje albo...

    Në vatanin tënë,
    Është tendosur gjendja,
    AI që po ikën,
    Ka ikur nga mëndja


    Shtëpitë e ushtrisë,
    Ti po merr or plak,
    Për ta bërë PD-në,
    Repart ushtarak

    Te plote ketu

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Te pershendes me keto vargje albo...

    Në vatanin tënë,
    Është tendosur gjendja,
    AI që po ikën,
    Ka ikur nga mëndja


    Shtëpitë e ushtrisë,
    Ti po merr or plak,
    Për ta bërë PD-në,
    Repart ushtarak
    Lol filluan kriptokomunistët të ndjejnë mugesën e Saliut. E kanë thënë të shumtë, si do ia bëni o derëbardhë? Po i ngrënë vjersha, në stilin enverian... ) Shtyhet pa Saliun? Mirë, rekuperoni ca fuqi në shtator filloni "lëpijani" Lulzimit...

  3. #43
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Albo.....mos le nam edhe ti nashti.
    Fcb eshte per adoleshent nuk eshte foltore parlamenti.

    Te pershendes me keto vargje albo...

    Në vatanin tënë,
    Është tendosur gjendja,
    AI që po ikën,
    Ka ikur nga mëndja


    Shtëpitë e ushtrisë,
    Ti po merr or plak,
    Për ta bërë PD-në,
    Repart ushtarak

    Te plote ketu
    flasim pak per shtepine e oficerave.

    ke nai1 dasem plako?

    plaku im e kishte si shtepine e dyte, por sot eshte bo si qebabtore

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria në ikje shpërblen vetveten... Kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të sajë

    Citim Postuar më parë nga kriskulli Lexo Postimin
    Ti ore pis! Modero tonet kur më drejtohesh mua se ta gjej vendin unë kuptove? Pastaj pse ta thot rradakja se jam PDist unë? Apo ta ka thënë jot ëmë...?
    Po une spermenda emra. Ti pse u revoltove kaq po sje PeDe-ist?

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    flasim pak per shtepine e oficerave.

    ke nai1 dasem plako?

    plaku im e kishte si shtepine e dyte, por sot eshte bo si qebabtore
    E ka bo Sala ashtu se qarkullo lekun atje. Ja prit dhe ndonje muaj dhe do dalin te gjitha detajet per SHQUP ne drite.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Vendimi i qeverise: Ish-shtëpinë e Oficerëve do të kthehet në seli të PD-së

    Per asnashkalimin e firmes se Gjunkshit (qe te thone s'shte njeri kunder) godina kalon ne varesi te Ministrise se Brendshme, (per kete akt duhet te jete dakort dhe Gjunkshi) per te kaluar me pas ke Bashkia Tiranes dhe me se fundmi ke Partia Demokratike.

    E bene qarkullimin e godines sic benin te lekut ne kete godine. Se jane aq te zgjuar sa mendojne se po u bene shume shkresa nuk do te mund te ndiqet rruga e transferimeve te parave apo aseteve. Se kane idene fare ca eshte kontabiliteti

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Vendimi i qeverise: Ish-shtëpinë e Oficerëve do të kthehet në seli të PD-së

    Mero baze nder te tjera shkruan sot ne gazeten "tema"

    ........................Së dyti, kam një shpjegim për përpjekjen e tij dhe gruas së tij për të përgënjeshtruar lidhjen e pronësisë me selinë e Partisë Demokratike. Në këtë pikë dua të sqaroj se njoh plot histori të mënyrës si trashëgimtarët, ku përfshihet dhe gruaja e tij, kanë marrë pronat. Ata kanë mobiluar gjithë shtetin sa ishte ministër zoti Nishani në mënyrë aq anektodike, sa po të shikoni, ky njeri mban pas vetes gjithnjë nja tre njerëz që ja ka emëruar gruaja në punë, vetëm si ‘përmbarues” të pronave të saj. Por, do të kemi kohë të merremi me ta. Ajo që dua të theksoj, është se vet Bujar Nishani, në intervistën e tij të parë në Tv Klan, ka thënë se familja e tij është e pasur, pasi ka marrë prona nga gruaja e tij, e cila është trashëgimtare e pronave të Qemal Karaosman Bej Elbasanit, mes të tjerash dhe firmëtar i pavarësisë. E ka me zë dhe figurë në intervistën e tij në Opinion. Dua t’i bëj me dije se në vitin 1997, kur Sali Berisha u rikthye nga Presidenca në selinë e PD-së dhe hyri në zyrën e tij, në katin e dytë, mbi kafe “Jurnal”, Tritan Shehu e njoftoi se ajo zyrë nuk ishte më pronë e PD-së, pasi iu ishte kthyer pronarëve, që janë trashëgimtarë të Qemal Bej Elbasanit. Ata me të drejtë kanë marrë pronën nga kafe “Sarajet”, deri tek oborri i PD, nga krahu i poshtëm i “Hotel Drinit”. Pra, nuk ka thënë njeri që kanë gjithë PD-në, por kanë tokën që është ngjitur dhe një pjesë në ndërtesën e PD-së. Nëse Bujar Nishani ka gënjyer kur tha se gruaja e tij është trashëgimtaree e pronave të Karaosmanëve, është çështje tjetër. Nëse nuk na ka gënjyer, atëherë është mirë të mos spekulojë më me deklarata, së bashku me gruan. Nuk na hyn në punë si i ka ndarë gruaja me kushërinjtë pronat dhe as sa ka marrë aty, e sa ka lënë atje, por po i përmbahemi deklaratës, që vet Nishani ka bërë për trashëgiminë nga rrjedhin pronat e saj...........

    www.gazetatema.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 21-08-2013 më 12:44 Arsyeja: ....

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Vendimi i qeverise: Ish-shtëpinë e Oficerëve do të kthehet në seli të PD-së

    Shume mire beri qe e mori pronen Nishani, kur i takon pse mos e marri...

    Shume keq qe e nxori PD ne rruge ama...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Vendimi i qeverise: Ish-shtëpinë e Oficerëve do të kthehet në seli të PD-së

    Shih cfare deklaron Mero Baze.

    Nje vend tjeter, kryeminister e qeveritare e bashke me ta edhe presidenti, do ishin ne burg.

    te lesh zyren e PDSH-se pa seli tash 22 vite , kjo nuk eshte normale, ne mos puc ndaj te Djathtes Shqiptare.

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vendimi i qeverise: Ish-shtëpinë e Oficerëve do të kthehet në seli të PD-së

    Arben Imami: Pse firmosa kalimin e SHQUP te PD


    Ministri i Mbrojtjes flet për vendimin e Qeverisë
    Imami: Pse firmosa propozimin e Nokës që PD të marrë SHQUP

    “Kodheli nuk mund ta anulojë vendimin, ushtarakët çuan informacion të pavërtetë te PS”
    …vjion nga numri i kaluar
    Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, argumenton firmën e tij mbi propozimin që Shtëpia Qendrore e Ushtrisë t’i kalojë Partisë Demokratike.
    Në intervistën për gazetën “Panorama” ai thotë se prona në fjalë do t’i shërbejë sërish interesit publik. “Sulmi i ashpër është pjesë e arrogancës për të cilën fola, e paragjykimeve për ta parë rivalin politik si armik. PD-ja nuk është entitet armiqësor për shqiptarët, por ka dhënë kontribute të mëdha për zhvillimin e vendit. S’ka asnjë arsye për të mbajtur atë qëndrim ekstremist. Të mos themi pastaj që po dëgjojmë gjëra të pamundura, siç është kalimi i Ministrisë te ambientet e Shkollës së Bashkuar”, shprehet Imami, i cili thotë më tej se vendimi i qeverisë, i pasuar edhe nga dekreti i Presidentit, nuk mund të anulohet nga ministrja pasardhëse, Mimi Kodheli.
    Gjatë këtyre katër viteve keni qenë ministri më i kritikuar nga PS-ja. Mendoni se ka pasur një qëndrim personal të Ramës ndaj jush, apo akuzat e PS-së ishin me vend?
    Sa u përket aspekteve personale, nuk duhem pyetur unë, por ata. Megjithatë, siç thotë një fjalë e urtë e rindërtuar, “qeni që leh e ka një hall”. Për të gjetur atë hall nuk është e vështirë. Ka edhe një shpjegim që lidhet me natyrën e sjelljes politike të tyre e që është në traditën e vjetër komuniste: goditja e njeriut si person, pra shkatërrimi i personalitetit njerëzor. Ata kanë bërë ç’është e mundur për të errësuar të gjitha arritjet institucionale në Ministrinë e Mbrojtjes, për të goditur personalitetin e ministrit të Mbrojtjes. Çdo reformë që bëhet për modernizimin dhe pastrimin e kësaj ushtrie nga plehrat e komunizmit atyre iu duket skandal. Deri kur flasin disa ish-ushtarakë pa vlerë (dhe të pashpërblyer për shërbimet e tyre) edhe është e kuptueshme, por kur përdoret i njëjti term nga kryetari tyre dhe traktet e kryetarit, duket qartë që sulmi është i dizajnuar. Kjo është bërë në kontekstin e një mungese totale respekti për ushtrinë, sigurinë dhe mbrojtjen.
    A qëndrojnë akuzat që ka ngritur PS-ja gjatë gjithë kësaj periudhe?
    Akuzat janë të paqëndrueshme. Sulmuan Ushtrinë për korrupsion në përzgjedhjen e misioneve, gjë që ishte krejt pa themel. Tani duhet të punojnë me po këta njerëz. Shqetësuese në kuptimin politik, por edhe etik të fjalës, është se PS-ja e di shumë mirë për shembull se Ministria nuk shet prona, dhe pavarësisht nga kjo, kali i betejës janë bërë pronat; e vetmja procedurë e MM është përcjellja në Ministrinë e Ekonomisë e pronave që janë jashtë planit të përhapjes, dhe vijon më tej procesi ligjor. Praktikisht nuk kemi vendosur një politikë të re sepse kjo është një procedurë rutinë që vijon prej vitesh, përpos administrimit shumë më të mirë dhe transparent të këtij procesi. Çështja e përgjimeve po ashtu ishte një fantazi e tyre, si dhe shitjet joligjore të municioneve shqiptare për të cilat janë dhënë sqarimet përkatëse.
    A ka pasur rrjedhje informacioni në drejtim të PS-së nga Ministria dhe Ushtria?
    Veprimtaria e MM është transparente dhe pronë e publikut. E vërteta është se elementë ushtarakë brenda kësaj ministrie kanë furnizuar me dizinformacion opozitën dhe mediat shumë pranë saj. Por, çfarëdo sjellje që kanë pasur ministrat e së djathtës në këto tetë vite, kanë qenë nën presion për shkak se në Ushtri, duhet ta pranojmë, ka një ndikim më të madh konservativ të regjimit të vjetër në kuptimin e orientimit politik. Për fat të keq, sa herë që qeveris e djathta ka sulm, sa herë që janë ministra të së majtës ndodhin shumë gjëra, por nuk ka asnjë sulm. Ne nuk do veprojmë në këtë mënyrë. Qeveria jonë e ka trajtuar Ushtrinë me respekt dhe vlerësim maksimal. Një sulm tjetër i vazhdueshëm ishte ai i gjeneralëve. Ata kanë dalë dhe do dalin nga karriera ushtarake sepse kështu e përcakton ligji. Kjo është e natyrshme në karrierën e një ushtaraku. Për pronat që kanë dalë nga plani i përhapjes si të panevojshme për Ushtrinë që prej dhjetë vjetësh duhen bërë përpjekje për t’u shitur dhe PS-ja duhet të bëjë përpjekje të vazhdojë programin tonë të pronave, se s’ka rrugë tjetër.
    Me çfarë bilanci do t’ia dorëzoni detyrën ministres së re të Mbrojtjes?
    Puna e bërë në këto katër vjet në këtë ministri, po t’u referohemi vlerësimeve të NATO-s dhe aleatëve tanë, është e jashtëzakonshme. Programi i demontimit është një model ndërkombëtar. Nga 92 mijë tonë municione të tepërta të identifikuara më 2009-n, kemi evaduar 92 mijë tonë. Ka pasur një kontribut financiar të qenësishëm nga SHBA dhe një alokim relativisht të vogël fondesh nga buxheti i shtetit, por kryesisht programi është mbajtur nga shitja e municioneve dhe materialeve të tepërta, duke e bërë kështu procesin deri diku autosuficient. Çfarë duhet të bënte Ministria e Mbrojtjes, të ndalonte shitjen për shkak të terrorit mediatik të Partisë Socialiste dhe të fuste programin e demontimit në kolaps?! Kjo nuk do të ishte rruga e duhur. Programi i materialeve të tepërta është një tjetër program i rëndësishëm i jetësuar në këto 4 vjet dhe që po çliron përfundimisht Ushtrinë shqiptare nga aktivet e tepërta që rrisin koston e saj dhe e pengojnë në përmbushjen e detyrave të saj operacionale. Misionet e Ushtrisë shqiptare në kuadër të NATO-s, e veçanërisht në kuadër të operacionit ISAF në Afganistan, janë rritur jo vetëm në sasi, por veçanërisht në cilësinë e angazhimit, për herë të parë me operacione luftarake, trajnimi etj. Modernizimi i FA, në kushte të vështira buxhetore, anijet dhe helikopterët, por edhe uniformat, armatimi, pajisjet e specialeve dhe ato të komunikimit, është një arritje me vlerë. Përgjigjja ndaj emergjencave civile nuk do koment.
    Sa i vërtetë është perceptimi që shitjet janë bërë në ditët e fundit para zgjedhjeve dhe në periudhën pas zgjedhjeve?
    Këtu problemi, në fakt, nuk janë ankandet dhe nuk ka asnjë skandal siç referojnë titujt bombastikë të disa mediave-trakte, skandali i vetëm është sulmi i organizuar politiko-mediatik kundër institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, kundër Ushtrisë shqiptare. Ne kemi tre vjet që mbajmë programin e shkatërrimit të municioneve nëpërmjet edhe financimit tonë. Këto janë programe të cilat janë në vijueshmëri prej tre vjetësh. Një pjesë e mirë edhe e ankandeve që janë bërë edhe ditët e fundit janë ankande për materiale që nuk kanë asnjë vlerë, edhe ata janë të bindur që s’kanë asnjë vlerë, por që ne jemi të detyruar t’i nxjerrim në shitje deri në 5 herë dhe të ulim çmimin fillestar sipas ligjit, në mënyrë që ato të shiten qoftë për sadopak. Nëse nuk shiten, do duhet të gjejmë mënyra për t’i evaduar, dhe kjo është kosto më vete. Kjo është procedurë dhe heqja e këtyre materialeve është e parashikuar në planin për trajtimin e materialeve të tepërta, i miratuar në vitin 2010. Ne, sa jemi në detyrë, nuk mund të bëjmë edhe sikur jemi, edhe sikur nuk jemi në detyrë. Nëse do të duhet të merret një vendim i rëndësishëm në dritën e ngjarjeve ndërkombëtare më të fundit për shembull, mos duhet të mos veprojmë?
    Një nga vendimet e fundit të marrë nga qeveria ishte ai i SHQUP. Pse ky vendim u mor pak pas zgjedhjeve nga një qeveri në ikje?
    Çështja e kohës nuk është më e rëndësishmja. Ministria e Mbrojtjes po përfundon rikonstruksionin e një ndërtese moderne për të gjitha veprimtaritë mediatike, kulturore, zbavitëse që duhen për Forcat e Armatosura, se ajo ishte një ndërtesë e vogël dhe nuk e plotësonte dot funksionin e saj. Pra, godina e SHQUP mbetej pa funksion. Para tre vitesh nuk ndodheshim në këtë situatë, prandaj dhe iu përgjigja pozitivisht kërkesës së ministrit të Brendshëm për t’ia kaluar asaj ministrie.
    Pse nuk u botua në faqen e Këshillit të Ministrave ky vendim?
    Këtë e sqaroi Kryeministri shumë qartë ditën që u mor vendimi. Nuk është një vendim i marrë fshehtas. Nuk mund të bëhet një dekret i Presidentit fshehtas, nuk mund të bëhet një vendim i qeverisë fshehtas. Nuk ka ndonjë konspiracion pas kësaj. Një ndërtesë publike do t’i shërbejë prapë një interesi publik. Mund të ishte një agjenci, por pse jo edhe një parti politike. Sulmi i ashpër është pjesë e arrogancës për të cilën fola, e paragjykimeve për ta parë rivalin politik si armik. PD-ja nuk është entitet armiqësor për shqiptarët, por ka dhënë kontribute të mëdha për zhvillimin e vendit. S’ka asnjë arsye për të mbajtur atë qëndrim ekstremist. Të mos themi pastaj që po dëgjojmë gjëra të pamundura, siç është kalimi i Ministrisë te ambientet e Shkollës së Bashkuar. Nëse shqetësimi i socialistëve është se iu shkëput një copë Ushtrisë, ajo që kemi menduar për Ushtrinë është shumë herë më e mirë, më e bukur, më moderne.
    Shefi i Shtabit u shpreh kundër për këtë lëvizje…
    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ishte dakord. Kjo është një gjë e ditur. Unë kisha të drejtë të plotë ligjore dhe ishte në diskrecionin tim si ministër t’ia bëja këtë propozim Presidentit. Dekreti i Presidentit i mbyll të gjitha shtigjet e diskutimeve.
    Nuk duhej marrë në konsideratë edhe mendimi i Ushtrisë?
    Unë i kërkova mendim, sepse duhet marrë edhe mendimi i Ushtrisë. Por ka raste kur mund të jesh dakord dhe ka raste kur nuk je dakord. Ky ishte një rast kur nuk ishim në një mendje. Institucionet kanë autonomi dhe diskrecion, dhe këto i përkasin si shefit të Shtabit, po ashtu ministrit dhe Presidentit.
    I trembeni faktit se pasardhësja juaj në këtë ministri mund të kërkojë anulimin e këtij vendimi?
    Anulimi i këtij vendimi nuk është më në dorën e ministrit të Mbrojtjes. Nuk është më çështje as e imja, as e dikujt tjetër.
    A ka pasur institucione të tjera që e kanë kërkuar SHQUP-in?
    Thelbi i të gjitha sulmeve për çështjen e pronave kundër meje vjen për shkak se kemi mbrojtur tri prona të rëndësishme të shtetit shqiptar, ku përfshihet edhe SHQUP. Prekja e këtyre interesave dhe në veçanti ajo pjesë e programit tonë për pronat, e cila nuk u nis për të zbuluar ndokënd në veçanti, për saktësimin me teknologji të kohës së sipërfaqeve të matura në një mënyrë jo shumë profesionale në fillim të viteve 2000, bënë të gjendeshim përballë disa grupeve mediatike, krahas trakteve të z. Rama, të cilat i dhanë zë një planit të PS për të sulmuar.


    Panorama

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vendimi i qeverise: Ish-shtëpinë e Oficerëve do të kthehet në seli të PD-së

    Terrci verrci.......eshte prone ushtarake dhe shefi shtabit eshte kunder.
    Gjithe trojet, godinat e ndermarrjet qe jane nen administrimin e Ushtrise, Policise, KESH, hidrocentralet, etj, jane te gjitha nen administrimin e qeverise shqiptare. Qeveria shqiptare eshte administruesja e ketyre pronave dhe me vendimet e saja ligjore, ajo ia kalon keto prona me te drejte perdorimi entiteteve te tjera shteterore te administrates. Asnje nga keto entitete administrative shteterore apo ministri nuk i ka keto godina e toka ne "pronesi" te saj. Ato kane vetem te perdorin keto prona e godina per nevojat e veta, per aq kohe sa ai ligj qe qeveria ka leshuar eshte ne fuqi. Eshte ne doren e qeverise qe te marri vendime per te shitur e privatizuar keto prona, per ti kaluar nga nje ministri ne tjetren, nga nje ndermarrje publike ne tjetren, dhe keto jane vendime rutine.

    Kjo ishte e vertete nen komunizem, kjo eshte e vertete ne demokraci, kjo do te jete e vertete ne cdo kohe per aq kohe sa Shqiperia ka nje shtet. Oficeret e ushtaraket nuk i kane keto "prona te tyre", i kane vetem ne perdorim me ligjin qe qeveria leshon.

    Albo

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •