Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Vendosa te behem Grek

    Shkruar nga Artan Lame reth nje vit me pare

    Sa tė poshtėr paskan qenė kėta grekėt, dreqi e mori! Grekėt organizojnė operacionin “Fshesa”; grekėt ndėrtojnė pa leje varrezat e ushtarėve pa ushtarė brėnda; grekėt hapin varret e shqiptarėve dhe i shesin pėr grekė; grekėt gjobisin peshkarexhat shqiptare nė ujrat shqiptare; grekėt pėrzunė ēamėt me libėr shpie; grekėt ngrenė kryqe nėpėr majat e maleve tė Shqipėrisė; grekėt prishin varret e Boboshticės; grekėt na dėrgojnė prifta qė zėnė ēunat nga bibilushi, grekėt zaptojnė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare (ose tė paktėn atė qė duhej tė ishte e tillė); grekėt lėnė me orė tė tėra emigrantėt shqiptarė nėpėr radha nė kufi; grekėt blejnė bankat shqiptare; grekėt nuk lejojnė emigrantėt tė sjellin paratė nė Shqipėri; grekėt hapin shkolla greke nė Jug tė Shqipėrisė (pse ē’presim ne, qė tė hapin shkolla holandeze?); grekėt zaptojnė detin e Shqipėrisė; grekėt kthejnė mbrapsht gjykatėsen qė dėnoi pėrdhosėsin e Boboshticės; grekėt prishin Pallatin e Kulturės nė Pėrmet; grekėt spiunuan Themistoklinė dhe ia dolėn ta pushkatojnė; grekėt nuk u kthejnė pronat ēamėve; grekėt kthejnė mbrapsht Marin Memėn dhe i thonė sakėn se shkel nė tokėn e shenjtė tė Helenėve se je person i padėshirueshėm. Grekėt, grekėt, grekėt.

    Sa herė qė fqinjėt e Jugut na bėjnė ndonjė reng, zbavitem tė hap e tė shoh blogjet shqiptare ku diskutohen lajmet. Sapo jepet lajmi, tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė patriotė, kombėtarė e atdhetarė, ulen t’ia mbledhin 8 me 2 grekut. Vetėm nė internet, tė kuptohemi. Shkruajnė lloj lloj mesazhesh ku mallkojnė e shajnė grekėt e s’u lenė gjė pa thėnė, pastaj, meqė e bėnė detyrėn e sharjes sė komshiut, vazhdojnė punėn e tyre.

    Kur u bė censusi, qė edhe ai qe njė tjetėr shejtan-bidįt i qeverisė shqiptare, unė u regjistrova me kombėsi vikinge. Tani po vendos tė bėhem grek pėr njė ēast (Zoti me ndjeftė qė po shkoj kundėr vullnetit tė Tij se, qė kur mė bėri shqiptar, njė plan e ka patur edhe Ai). Vendosa tė bėhem grek pėr ta parė kėtė punė me sytė e grekėrve. E bėra dhe menjėherė pashė se gjithēka ishte nė rregull. Si grek, tė gjitha kėto ishin punė tė mbara tė qeverisė time greke. Pashė se si grek, qeveria ime po ndiqte politika tė pėrvijuara e tė pėrcaktuara qė kėtu e nja 200 vjet tė shkuara dhe pėr kėtė hallall e pastė. Ėshtė vėrtet pėr t’u respektuar njė qeveri qė ndjek pėr dy shekuj rresht njė politikė tė caktuar, e cila pėr mė tepėr ka dhėnė edhe frute. Bien shtetet, ndėrrohen sistemet e kėmbehen qeveritė, por ne grekėt (tani jam grek) ia kemi dalė qė boshtin politik tė sjelljes ndaj fqinjėve barbarė tė Veriut ta mbajmė tė pandryshuar. Si grek vėrtet u entuziazmova me qeverinė time dhe me konsekuencėn e veprimeve tė saj.

    E pra, pasi kemi 200 vjet qė ua hedhim allvanosėve, si tė mos inatosemi kur vjen kėtu njė gazetar i tyre si Marin Mema dhe hap defterė tė vjetėr pėr troje shqiptare nė Greqi e pėr priftėr antigrekė si Papa Kristo Negovani. Ne grekėt i vėmė kufirin tek thana Marinit, ndėrsa shqiptarėt krehin bishtin ēdo politikani tonė qė u shkon atje.

    Cili vėnd nuk do e lėnvdonte qeverinė e vet nėse kjo, pa luftė dhe pa shkrehur njė dyfek, do t’ia dilte t’i merrte fqinjit njė pjesė tė detit dhe pėr mė tepėr kur ndėn tė thonė se ka naftė! Shihni ē’po ndodh me dy ishuj shkėmborė nė Detin e Verdhė tė Ēinimanēinit, ku po hahen me Japoni, me Kinė, me Tajvan e me Kore pėr ta, sikur tė ishin tė florinjtė. Kur, pėr dy shkėmbinj ku ka vetėm zhapikė, hahen shtetet mė tė mėdha tė botės, si tė mos ua marrim ne shqiptarėve detin, qė ata nuk e dinė as ta mbrojnė? Pak nga pak pashė se po kthehesha nė grek fanatik dhe isha gati t’ia falja qeverisė ēdo gjė pėr hir tė madhėshtisė sė Eladhės.

    Pasi e pashė se sa e vendosur ėshtė nė veprimet dhe bėmat e saj qeveria greke, kapėrceva kufinė, u ktheva siē ka urdhėruar Zoti nė shqiptar dhe mbeta gojėhapur. Po ne, ne pse nuk bėjmė siē bėjnė grekėt, jo pėr t’u marrė Selanikun apo Egjeun, por thjesht pėr tė mbrojtur vatanet tona, Jonin dhe Korēėn. Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Ne nuk kemi shtet. Politikat nuk i bėjnė popujt, as strategjitė nuk bėhen nga kombet. Popujt zgjedhin nga gjiri i tyre qeveri e politikanė dhe kėtyre pastaj u bie barra tė hartojnė politika e strategji pėr tė pėrmirėsuar jetėt e kombeve tė tyre, pėr tė mbrojtur trojet qė ju janė besuar kur janė zgjedhur. Por kur ne nuk jemi tė zot t’i bėjmė kėto, ē’faj na ka greku qė mbron interesat e veta?

    Tė gjitha ato tė ligat qė rreshtova mė sipėr, greku vėrtet na i ka bėrė, por gjithmonė duke pėrdorur si mashė shqiptarė gjakprishur. Shqiptarė ishin ata qė shitėn kockat e gjyshėrve nė Pėrmet; shqiptarė ishte edhe prifti qė i blinte kockat, edhe prokurori qė e nxori tė pafajshėm kur e zunė. Shqiptarė janė edhe komandanti i Flotės qė bėri hartat e detit qė do t’ju japim grekėve, edhe ministri qė e komandonte, edhe kryeministri qė ka bėrė pazarin e madh tė detit. Shqiptar ishte ai qė derdhi nė beton kryqin grek mbi varret shqiptare tė Boboshticės; shqiptarė janė edhe Drenovarėt qė thonė jemi minoritarė. Shqiptarė janė ata, qė nga kryeministri e deri tek polici mė i fundit, qė lejuan tė ndėrtoheshin varrezat greke nė Kėlcyrė dhe bėnė sikur s’dinin gjė qė po ndėrtoheshin.

    Shqiptarė (gjakprishur) janė tė gjithė kėta, ashtu sikundėr shqiptarė (pa tru nė kokė) janė edhe tė gjithė ata qė mendojnė se e bėnė detyrėn e tyre vetėm duke sharė grekun nė “Facebook” e nė email. Qė kur ėshtė zėnė bota, shtetet mbahen me parimin “o ma hip o ta hipa”. Neve na i kanė hipur fqinjėt nė shpinė dhe presim tė na zbresin nga kurrizi duke i sharė. Sa tė marrė qė jemi. Tė bėjmė edhe ne atė qė bėn jo vetėm greku, por ēdo vend e shtet serioz dhe ta shohim punėn pastaj.

    Inatosemi qė grekėt e quajnė Marin Memėn “person i padėshirueshėm”; pse, ē’presim ne, ta quajnė person tė dėshirueshėm, me ē’tė vėrteta tė hidhura u ka publikuar ai? Po ne, pse nuk shpallim persona tė padėshirueshėm njė tabor me grekė qė thonė e bėjnė nė Shqipėri gjėra qė as do mund t’i mendonin diku tjetėr?

    E keqja jonė nuk ėshtė tek komshinjtė, tė keqen ne e kemi tek paaftėsia jonė tė bėjmė shtet dhe tė kemi qeveri qė tė mbrojė interesat e vendit tė vet. Qeveri qė kanė mbushur xhepat duke vjedhur vendet e tyre ka njohur e njeh plot bota, por qeveri qė mbush xhepat duke shitur vendin e vet si kjo e jona, zor tė ketė tė dytė. Tė vjedhėsh vėndin tėnd edhe falet, por ta shesėsh atė nė pazar tė botės ėshtė shumė mė e rėndė dhe pėr kėtė nuk ėshtė faji i fqinjėve por i yni.

    Kėshtu qė vendosa tė bėhem grek, por pastaj, nė momentin e fundit, ktheva mėndje. M’u ngjall nė vesh psherėtima e gjysh-stėrgjyshėrve tė vdekur si shqiptarė dhe pata frikė nga Zoti. Se njė ditė, kur t’i shkoj pranė si tė gjithė, do mos mė thojė me zė tė trashė perėndie: “Artaaaan, ē’t’u desh qė u bėre grek, kur unė tė solla nė botė si shqiptaaaar?!
    Jua keshilloj ta lexoni e te reflektoni.....nuk kam cfar ti heq e cfar ti shtoj ketij shkrimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prenceedi : 13-08-2013 mė 13:32

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Vendosa te behem Grek

    eshte e vertete ske cte shtosh me teper,konkluzioni eshte ai ne te cilin dolem dhe nje here keta dite me vprimet e zeza te agimzijve brenda shtetit tone,pra qe skemi SHTET,pervec kesaj kemi dhe gazetare idiota...ateheree ku vemi?!

    Arjan Ēani: Propozoj qė shqiponja e flamurit tė jetė me njė kokė

    Shqiponja dykrenare ėshtė pengesė pėr bashkimin e Kosovės dhe Shqipėrisė.

    Gazetari nga Tirana dhe drejtuesi i emisionit “Zonė e Lirė”, Arjan Ēani, propozoi qė shqiponjės me dy krena t’i hiqet njėra.

    “A i keni bėrė pyetje vetes ndonjėherė pse flamuri shqiptar ka dy koka. Kėtė pyetje e kam bėrė gjithė jetės dhe s’mė ka dhėnė askush pėrgjigje tė saktė. Ėshtė e frikshme. Unė propozoj qė shqiponjė tė jetė me njė kokė. Duke pasur njė flamur me njė kokė, do tė thotė se Kosova dhe Shqipėria janė njė”, theksoi Ēani.

    Si mysafir i debatit “Kosovarė dhe shqiptarė” nė Info Magazine tė Klan Kosovės, publicist Astrit Gashi deklaroi se ēėshtja e flamurit ėshtė problem estetik.

    “Kishte me qenė shumė mirė qė problemet e ngjyrave tė flamurit me u ndal tek ēėshtja e flamurit. Ėshtė mė pak i rėndėsishėm flamuri, ėshtė krejt ēėshtje estetike. Me rėndėsi ėshtė shteti qė duhet tė bėhet”, deklaroi publicisti kosovar.

    Gashi tha se kosovarėt dhe shqiptarėt janė zhvilluar si dy identitete tė ndryshme gjatė kohės.

    “Fakt qė i pėrkasim njė tėrėsie nacionale kombėtare, por nė fakt me ndarjet historike jemi rritur e ndėrtuar si struktura tė ndara tė njė kombi. Kemi pėrmbajtje tė ndarė prej njėri tjetrit, nė identitet, nė aspektin kulturor por edhe nė gjera tjera politike”, konstatoi ai.

    Por me kėtė tezė tė publicisti kosovar nuk u pajtua drejtuesi i Zonė e Lirė.

    “Unė them shyqyr qė jemi pak mė ndryshe. Mendoj se duke qenė ndryshe jemi njė. Imagjino sikur tė kishim tė njėjtin dialekt dhe tė njėjtat rite. De jure jemi dy shtete, por de facto mendoj se njė, sepse me Rrugėn e Kombit jemi bashkuar”.

    Debati “Kosovarė dhe shqiptarė”, ku morėn pjesė Arian Ēani dhe Astrit Gashi u realizua nė emisionin Info Magazine tė Klan Kosovės nga gazetari Kushtrim Sadiku.

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Vendosa te behem Grek

    E keqja jonė nuk ėshtė tek komshinjtė, tė keqen ne e kemi tek paaftėsia jonė tė bėjmė shtet dhe tė kemi qeveri qė tė mbrojė interesat e vendit tė vet. Qeveri qė kanė mbushur xhepat duke vjedhur vendet e tyre ka njohur e njeh plot bota, por qeveri qė mbush xhepat duke shitur vendin e vet si kjo e jona, zor tė ketė tė dytė. Tė vjedhėsh vėndin tėnd edhe falet, por ta shesėsh atė nė pazar tė botės ėshtė shumė mė e rėndė dhe pėr kėtė nuk ėshtė faji i fqinjėve por i yni.

    Paragrafi qe kam cituar me siper tregon qarte se sa te gatshem jemi per ta shkatrruar vendin tone. Ndonjehere eshte suprize qe vazhdojme ekzistojme si popull.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Vendosa te behem Grek

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    E keqja jonė nuk ėshtė tek komshinjtė, tė keqen ne e kemi tek paaftėsia jonė tė bėjmė shtet dhe tė kemi qeveri qė tė mbrojė interesat e vendit tė vet. Qeveri qė kanė mbushur xhepat duke vjedhur vendet e tyre ka njohur e njeh plot bota, por qeveri qė mbush xhepat duke shitur vendin e vet si kjo e jona, zor tė ketė tė dytė. Tė vjedhėsh vėndin tėnd edhe falet, por ta shesėsh atė nė pazar tė botės ėshtė shumė mė e rėndė dhe pėr kėtė nuk ėshtė faji i fqinjėve por i yni.

    Paragrafi qe kam cituar me siper tregon qarte se sa te gatshem jemi per ta shkatrruar vendin tone. Ndonjehere eshte suprize qe vazhdojme ekzistojme si popull.
    bravo do shtoja vetem nje gje, maqedonia me e vogel se ne dhe as qe duan tia din per greqin kur behet fjale per interesat kombetare, ne je mi gati te ulim edhe poturet grekeve sa here qe na e kerkojne {politikanet jo populli} raz e keqe pa dinjitet fare
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •