Dajti: Refuzoj konkurset e Ramės, aplikoj pėr kurs nė Korenė e Veriut
Nga: Darina Tanushi
TIRANE- Kryetari i Partisė sė Punės sė Riorganizuar, Marko Dajti, vlerėson se kabineti i ri qeveritar ka prurje interesante, siē ėshtė zv.kryeministri Niko Peleshi. Por, nė njė intervistė pėr Gazeta Shqiptare, Dajti kritikon mungesėn nė kėtė kabinet tė Skėnder Gjinushit dhe Paskal Milos, dy prej aleatėve qė ai i ka quajtur viktima tė masakrės zgjedhore tė 2013. Ndėrkohė ai bėn tė ditur se ditėt e fundit ka qenė nė njė tur vizitash nė Kubė dhe vendet e Amerikės Latine. Dajti tha se u nėnshkruan disa marrėveshje me partitė motra nė vendet e Amerikės Latine dhe njė prej tyre ka tė bėjė me organizimin e njė kursi tremujor me pjesėmarrjen e kryetarėve tė partive tė vogla qė do tė organizohet nė Phenian tė Koresė sė Veriut.
Shpenzimet merren pėrsipėr nga organizatorėt, sikurse edhe dietat e shėrbimit nė njė shumė prej afro 12 mijė dollarėsh pėr secilin nga pjesėmarrėsit. Duke qenė se vendet janė tė kufizuara, vetėm 8 pėr Shqipėrinė, pėrzgjedhja do tė bėhet me konkurs, - tha Dajti. Ai shprehet se: Aplikimet do tė mbyllen mė 13 shtator dhe kryetarėt e partive tė majta tė vogla duhet tė dorėzojnė, pėrveē formularit tė aplikimit, njė CV tė forcės sė tyre politike, njė CV personale si dhe njė fotokopje tė noterizuar tė statutit dhe aktit tė themelimit tė partisė. I pyetur nė lidhje me atė qė ka deklaruar kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, se tė gjithė do tu nėnshtrohen konkurseve pėr tu futur nė administratėn shtetėrore, Dajti shprehet se: Konkurset janė pėr nivele administrative, ndėrsa drejtuesit e institucioneve janė poste politike dhe emėrohen pa konkurs, ashtu sikurse Edi Rama i zgjodhi ministrat e tij pa konkurs.
Si e vlerėsoni pėrbėrjen e kabinetit tė ri qeveritar, i cili pėrbėhet vetėm nga PS dhe LSI?
Nė kėtė kabinet ka prurje interesante, sikurse ėshtė Niko Peleshi nė postin e zv/Kryeministrit, njė figurė me tė vėrtetė me reputacion dhe qė do ti bėjė mirė qeverisjes sė re, por ndjehet mungesa e politikanėve me eksperiencė nė koalicionin e majtė. Kėtu bėhet fjalė si pėr socialistė tė vėrtetė me kontribute 20 e mė shumė vjeēare nė kėtė parti, ashtu edhe pėr figura nga radhėt e partive tė tjera. Nė mėnyrė tė veēantė bie nė sy mungesa e Skėnder Gjinushit dhe Paskal Milos, dy figura me kontribut tė jashtėzakonshėm nė betejat politike tė sė majtės, besnikė tė kahershėm tė kryetarit Rama dhe kryetarė tė dy partive qė sollėn dhjetėra mijėra vota nė kampin e majtė. Mė sė paku Gjinushi dhe Milo duhet tė ishin shpėrblyer si viktima tė masakrės zgjedhore tė 23 qershorit, pasi ishin ndėr partitė qė iu vodhėn mė shumė vota nga numėruesit e majtė, por qė arritėn tė paktėn tė shpėtonin nga 10 mijė vota. Pėr kėtė flas me pėrgjegjėsi, pasi kam shqyrtuar personalisht kasetat filmike tė numėrimit tė votave pėr llogari tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė sė Riorganizuar. Praktikisht, votat e PPSHR nė Tiranė, Korēė, Berat, Fier, Vlorė dhe Elbasan janė vjedhur nė mėnyrė tė pacipė dhe barbare, duke na lėnė nė procesverbale jo mė shumė se 1 votė nė 10 tė fituara. Nė kėto kaseta janė provat pėr vjedhjet qė u janė bėrė tė tria partive tona. Nga ana tjetėr, nuk mund tė mos bjerė nė sy se nė pėrbėrje tė kabinetit ka ministra qė kėtė post e kanė si detyrėn e parė administrative. Nuk e di si mund tė qeverisin njė dikaster njerėz qė nuk kanė punuar asnjė ditė nė administratė. Ju nuk ishit nė takimin e thirrur nga kreu i PS, Edi Rama, me tė gjithė aleatėt e koalicionit.
Kishte ndonjė arsye tė veēantė apo kjo ishte nė vijim tė qėndrimeve tuaja kritike ndaj PS-sė?
Nuk kam qenė nė Shqipėri gjatė kėtyre dy javėve tė fundit, pasi kam qenė i ftuar pėr njė sėrė takimesh nė nivele tė larta partiake nė disa vende tė Amerikės Latine. Nga informacionet qė mė erdhėn, mė rezulton se nė kėtė takim kryeministri i zgjedhur ka shpalosur platformėn e vet pėr konkurrim nė ndarjen e posteve. Unė personalisht nuk do tė marr pjesė, pasi jam nė negociata me njė kompani lider nė rajon pėr prodhimin e kasafortave dhe do tė marr pėrsipėr administrimin e kėtij biznesi. Sipas parashikimeve tė mia, fitimet do tė jenė tė mira, pasi llogaritet qė gjatė katėr viteve tė ardhshme nevoja pėr kėtė lloj asortimenti do tė jetė nė rritje dhe do ketė kėrkesa nga shumica e politikanėve, pėr ata qė dalin nė opozitė dhe pėr ata qė vijnė nė pushtet. Pėrsa u pėrket qėndrimeve kritike, kjo nuk do tė thotė tė jesh kundėr. Edhe atėherė kur nė Shqipėri qeveriste vetėm Partia e Punės, shoku Enver e ngrinte me tė madhe nevojėn e kritikės sė brendshme dhe nga pozita tė shėndosha. Nė kėtė aspekt qėllimi ynė ishte ta shtynim gjithnjė e mė shumė koalicionin e majtė nga pozitat e tė majtės ekstreme, pėr ta futur nė binarėt e tė majtės sė vėrtetė. Duke qenė sė bashku nė njė koalicion, ne shpalosėm idetė tona pėr tė garantuar fitoren: Luftė dhe qėndresė tė vendosur nė ēdo moment, nė ēdo pozicion dhe nė ēdo llogore. Nė qeveri nuk kanė zėnė vend PBDNJ dhe kristiandemokratėt, edhe pse kanė marrė mandat deputeti dhe nė bazė tė marrėveshjes ata mund tė kėrkonin post ministror... Zoti Dule besoj se do tė jetė nė qeveri nė shtator, vetėm nė qoftė se koka e Vangjelit ėshtė sakrifikuar pėr ndonjė interes mė tė madh pėr Athinėn, sikurse mund tė jetė pakti detar apo ndonjė marrėveshje tjetėr territoriale. Pėr kristiandemokratėt mund tė jenė rezervuar marrėveshje tė tjera. Nė kėtė pikė nuk kam informacion.
A e prisni pėrfshirjen nė qeverisjen e re apo do tu nėnshtroheni konkurseve, ashtu siē edhe ka thėnė kryeministri Rama nė takimin me aleatėt?
Unė personalisht e kam detyrėn time si kryetar i partisė dhe nuk do tė pranoj poste administrative. Nėse do tė ketė pjesėmarrje nė qeverisje, ajo do tė realizohet me pjesėmarrjen e kuadrove tė tjerė tė PPSHR. Konkurset janė pėr nivele administrative, ndėrsa drejtuesit e institucioneve janė poste politike dhe emėrohen pa konkurs, ashtu sikurse Edi Rama i zgjodhi ministrat e tij pa konkurs.
Si e shpjegoni mospėrfshirjen direkte tė Ilir Metės nė kabinet?
Nuk besoj se ēėshtja ka lidhje me ambicien pėr postin e kryetarit tė Kuvendit. Ilir Meta ka qenė kryeministri mė i ri dhe mė i suksesshėm nė historinė e 20 viteve tė fundit. Edhe nė vitin 2013, sikurse nė vitin 2009, populli i dha Metės ēelėsin e Kryeministrisė dhe Presidencės, por ai me modesti zgjodhi tė eliminojė dualitetin me Ramėn dhe tė qėndrojė jashtė qeverisė. Pėr kėtė zgjedhje tė menēur e pėrgėzoj. Natyrisht, Ilir Meta nuk e ka mbyllur kėtu karrierėn e tij politike. Ai mund tė zgjidhet kryeministėr nė ēdo moment, por e rėndėsishme ėshtė qė e majta tė qėndrojė nė pushtet.
Ditėt e fundit ju keni qenė pėr njė vizitė nė Kubė. Me ērezultate vini prej andej?
Kam qenė pėr njė tur vizitash nė vendet e Amerikės Latine, atje ku Revolucioni Bolivarian ėshtė gjithmonė nė pushtet, por vizita e fundit nė Kubė ka qenė mė e rėndėsishmja. Atje pata takime tė nivelit tė lartė nė Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste tė Kubės. U nėnshkruan disa marrėveshje me partitė motra nė vendet e Amerikės Latine. Pothuajse nė tė gjitha takimet ishte evident shqetėsimi pėr rrezikun e ardhjes sė fashizmit nė pushtet, njė fenomen qė ka shoqėruar krizėn e fundit tė madhe financiare botėrore tė viteve 30. Edhe kriza e sotme rrezikon forcimin e segmenteve tė ekstremit tė djathtė nė mbarė botėn e prekur nga kriza dhe sa mė e fortė tė jetė kjo krizė, aq mė i madh ėshtė rreziku. Shembull konkret ėshtė fuqizimi i Agimit tė Artė nė Greqi. Pėr kėtė arsye u nėnshkrua njė marrėveshje pėr organizimin e njė kursi tremujor me pjesėmarrjen e kryetarėve tė partive tė vogla, qė do tė organizohet nė Phenian tė Koresė sė Veriut. Shpenzimet merren pėrsipėr nga organizatorėt, sikurse edhe dietat e shėrbimit nė njė shumė prej afro 12 mijė dollarėsh pėr secilin nga pjesėmarrėsit. Duke qenė se vendet janė tė kufizuara, vetėm 8 pėr Shqipėrinė, pėrzgjedhja do tė bėhet me konkurs. Aplikimet do tė mbyllen mė 13 shtator dhe kryetarėt e partive tė majta tė vogla duhet tė dorėzojnė, pėrveē formularit tė aplikimit, njė CV tė forcės sė tyre politike, njė CV personale si dhe njė fotokopje tė noterizuar tė statutit dhe aktit tė themelimit tė partisė.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt