Selefizmi dhe ideologjia selefiste -I-
Prof. Dr. Alij Xhumua Mufti i Egjiptit
Pjesa e parė
Ekziston njė grup njerėzish qė veten e quan Selefij tė cilėt pretendojnė tė jenė ndjekės tė selefit tė ndershėm si nė tė menduar- ideologji ashtu edhe metodologji, madje edhe nė ēėshtjet e zakonshme si ushqim, pije veshje etj. Ata gjithashtu pretendojnė pėr veten e tyre se ata janė nė tė drejtė dhe askush tjetėr, andaj ēdo kush qė nuk pajtohet me ta, ata janė nė rrugė tė gabuar.
Andaj Prof Dr. Alij Xhumua myfti suprem i Egjiptit i pėrgjigjet pyetjeve: ēfarė donė tė thotė termi selefizėm ? si u pėrhap ky term ? ēfarė donė tė thotė saktėsish ky term? cila ėshtė e vėrteta e pretendimit se anėtarėt e saj janė nė tė vėrtetė, kurse tė gjithė tė tjerėt janė nė humbje, gabim dhe humnerė? Pra tė gjitha kėtyre pyetjeve dhe shumė dilemave tjera do ti pėrgjigjet akademiku dhe Myftiu i Egjiptit prof. Dr. Alij Xhumua.
-II-
Pėrgjigja: Nė emrin e Allahut, Gjithmėshirshit Mėshirėbėrėsit. Falėnderimet i takojnė Allahut, salevatet dhe selamet tė Dėrguarit tonė, familjes dhe shokėve tė tij etj.
Termi apo nocioni selefij ėshtė fjalė arabe qė nė aspektin sipėrfaqėsor gjuhėsor nėnkupton rrotullimin e kohėve dhe gjeneratave njėra pas tjetrės, sepse ēdo kohė prej kohėrave, apo mė mirė thėnė ēdo gjeneratė sepse ēdo gjenerate i paraprinė njė gjeneratė para saj. Nocioni es-selefijje nė kuptimin e saj terminologjik tė qėndrueshėm nėnkupton tre shekujt e artė nga jeta e ummetit islam. Ky kuptim ka mbėshtetje nė hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. ku ka thėnė: Njerėzit mė tė mirė janė tė shekullit tim (sahabėt), pastaj ata qė pasojnė kėtė gjeneratė (tabiinėt), pastaj shekulli qė pason gjeneratėn e tyre (tebei tabniinėt), .
Mirėpo nocioni Selefij pėr fat tė keq, u keqkuptua, u abuzua dhe u keqpėrdor nga disa njerėz qė e lidhėn veten e tyre me kėtė term e veēanėrisht nė kohėn bashkėkohore, kur disa njerėz pretendojnė se ata dhe vetėm ata janė trashėgimtarė tė vetėm tė kėtij termi, dhe se askush tjetėr pėrveē tyre nuk mund tė jetė selefij. Mirėpo kur bėjmė hulumtime nė faktin se ēka nė tė vėrtetė vėrtet pėrfshinė koncepti i tyre rreth kėtij nocioni, konstatojmė se ky koncept ėshtė i kufizuar, i mbyllur dhe i rezervuar vetėm pėr ēėshtje diskutabile qė pranojnė pėrpjekje dhe ixhtihad, e kjo vlen vetėm pėr individė tė pakėt tė kėtij ummeti, kurs dijetarėt, akademikėt e shumtė tė kėtij ummeti qė janė punėtorė tė sinqertė tė islamit nė tėrė botėn, trajtohen si bidatxhinjė dhe tė devijuar, pavarėsisht nga niveli i lartė i diturisė sė tyre. Arsyeja e vetme qė u vishet ky epitet ėshtė se ata nuk pajtohen me tė parėt tė vetėquajtur selefeij dhe atė nė ēėshtjet e pjesėrishme sporadike.
Fillimisht do tė bėjmė pėrpjekje qė tė sqarojmė gjenezėn e pėrdorimit tė kėtij termi gjatė historisė, ēfarė saktėsisht donė tė thotė ky term? dhe si e pėrdorėn kėtė term ata qė u lidhėn me kėtė fjalė nė mėnyrė qė ēėshtja tė na bėhet e qartė dhe tė mposhten kufizimet e vendosura nga disa njerėz qė gjenden rreth kėtij termi. Qėllimi i kėtij studimi ėshtė filtrimi nga konfuzioni qė ėshtė shkaktuar nga tė kuptuarit tė signifikacionit dhe semantikės sė argumenteve. Ne vėrejmė se nė shoqėrinė tonė ekziston njė kategori e njerėzve qė ndėrlidhen me selefizmin dhe sa po tė anėtarėsohen nė kėtė grupim, vėrejmė se me shumė trimėri shpejtojnė tė nxjerrin dispozita dhe tė gjithė ata qė nuk pajtohen me dispozitat e tyre akuzohen se janė tė dhėnė pas pasionit, ose janė tė vendosur tė bėjnė risi (bidat), me lajthitje, rebelim, gabimtarė, pabesės, humbės e deri te kufri. Kėtė e bėjnė pa kurrfarė identifikimi, sqarimi apo tė dhėnash.
Ne shpresojmė se do tė pėrfundojė historia e shfrytėzimit dhe keqpėrdorimit tė kėtij termi i cili pėrdoret si argument pėr pėrbuzjen e dijetarėve tė mirėfilltė islamė qė angazhohen pėr zbatimin e islamit, Kuranit dhe sunetit tė Pejgamberit a.s.
Gjeneza e kėtij termi dhe evoluimin e saj
Nocioni selefizėm si term pėr herė tė parė u pėrdor nė Egjipt gjatė periudhės sė pushtimit britanik ditėt kur nė skenė doli lėvizja pėr reforma fetare qė udhėhiqej nga Xhemaludin Afgani dhe Muhamed Abduhu. Kjo lėvizje kishte dalė nė skenė me kėtė logo, kurse arsyeja pėr kėtė ishte realiteti konkret i Egjiptit nė atė kohė. Egjipti atė kohė ishte pėrfshirė nė lloje tė ndryshme tė mitologjisė dhe devijimeve tė shumta si pasojė e pushtimit anglez, dhe ato devijime dhe risi fetare ishin nė rritje e sipėr, pavarėsisht nga prania e Universitetit tė Azharit dhe dijetarėve tė tij i cili ishte llambė ndriēuese dhe e saktė e misticizmit.
Njerėzit atė botė nė Egjipt para kėtij realiteti qėndronin tė ndarė nė dy grupe.
Grupi i parė i cili aderonte nė qytetėrimin dhe civilizimin perėndimorė dhe kėshtu tė liroheshin nga kufizimet dhe principet lindore, qofshin edhe ato ide islame.
Grupi i dytė ishin pėrcaktuar pėr reforma islamike, pėr ti kthyer njerėzit nė islamin e vėrtetė duke i pastruar nga mitologjitė, risitė dhe fantazitė qė qarkullonin nė opinion. Kėto kėrkonin alternativa qė islamin ta vendonin mbi rrota tė shpejta tė lėvizjes nė kėrkim pėr mėnyrat e bashkėjetesės mes tij dhe qytetėrimit. Shejh Xhemaludin Afgani dhe Muhamed Abduhu ishin pėrfaqėsues dhe pararojė e kėtij grupi, kurse nocionin Selefi e kishin pėrdorur me qėllim qė tu lehtėsohet thirrja e tyre qė myslimanėt tė heqin dorė nga tė gjitha njollat qė e kishin dėmtuar pastėrtinė e islamit, tė heqin dorė nga herezitė dhe besėtytnitė dhe nė kėtė mėnyrė myslimanėt pėrsėri tė kuptojnė islamin dhe tė kthehen te baza e tyre, te paraardhėsit e kohės sė tyre, pra tė ndjekin selefin e ndershėm Allahu i mėshiroftė.
Qėllimi i zgjedhjes sė termit selefij ishte nxitja e myslimanėve pėr tė urryer imazhin dhe gjendjen e myslimanėve qė ishte formuar nga pushtimi i huaj dhe nė anėn tjetėr duke krahasuar gjendjen e errėt qė mbretėronte aktualisht te myslimanėt me gjendjen e ndritshme tė gjeneratės sė parė nė kohėn e lindjes sė islamit. Pra, ata bėnin pėrpjekje tu sqaronin njerėzve se progresi lumturia dhe mirėsia gjenden vetėm nė praktikimi e islamit ashtu si e praktikonin gjeneratat e para tė islamit.
Nė kėtė kohė kur lindi ndjenja e selefizmit. Selefizmi nuk ishte doktrinė (shkollė-medheb) islame qė dijetarėt e saj tė rriteshin nė tė dhe tė ngrehin flamurin e tyre, siē ėshtė rasti sot me njė numėr tė konsiderueshėm tė njerėzve. Pra selefizmi atėherė ishte titulli i thirrjes islame, njė qasje pėrkufizimi qė kishte pėr qėllim largimin e njerėzve nga devijimi dhe mitet qė kishin filluar tė depėrtojnė te myslimanėt, dhe kėshtu tė bėjnė kthesė nė islamin e pastėr duke e ndjekė selefin e ndershėm.
Nė ndėrkohė nė gadishullin arabik, nė Nexhd ishte pėrhapur doktrina (shkolla-medhhebi) vehabite qė i atribuohet Muhamed b. Abdulvehabit. Emėruesi i pėrbashkėt i lėvizjes pėr reformimin e islamit nė Egjipt dhe doktrinės vehabiste nė gadishullin arabik- Nexhd ishte lufta kundėr risive, herezisė dhe besėtytnive. Nga kėtu kjo ide u pėrhap nė mes tė poleve tė sektit vehabij nė mėnyrė qė mė vonė kjo rrymė emrin vehabizėm e shndėrroi nė selefizėm dhe e pėrvetėsoi pėr vete. Ata ndryshuan emrin duke e arsyetuar me sugjerimin se idetė e vehabizmit nuk ndalen te Muhamed b. Abdulvehabi, por ato ndėrlidhen me selefin (gjeneratėn e parė dytė dhe tretė). Ata kėtė e bėnė qė tė bindin njerėzit se bartėsit e kėsaj ideje janė besnikėt e doktrinės qė pėrfaqėsojnė akaidologjinė e selefit tė ndershėm dhe besnikėt nė metodologjinė e tė kuptuarit tė islamit dhe zbatimin e tij.
Pra, tash mė fjala selefij qė ishte njė slogan pėr njė lėvizje reformuese pėr tė promovuar dhe mbrojtur kėtė titull, u shndėrrua nė njė doktrinė qė bartėsit e kėsaj doktrine pretendojnė se ata janė kategori e veēantė dhe se nuk janė si myslimanėt tjerė. Ata janė garantuesit dhe besnikėt e akaidologjisė selefiste dhe vetėm ata pėrmes metodologjisė sė tyre arrijnė tė kuptojnė islamin e vėrtetė dhe tė implementojnė nė praktikė.
Ēfarė do tė thotė tė ndjekėsh selefėt?
Tė ndjekėsh selefin nuk nėnkupton se duhet ndjekur ata thjesht vetėm pėr shkak tė faktit se ata ishin paraardhėsit e kėtij ummeti nė aspektin kronologjik, por tė ndjekėsh selefin donė tė thotė tė kuptosh tė vėrtetėn se ata kanė mė shumė gjasa pėr tė kuptuar fjalėt e Allahut xh.sh. dhe njohės mė tė mirė tė hadithit tė pejgamberit s.a.v.s. Ata ishin edhe njohės dhe folės tė mirė tė gjuhės arabe qė i mundėsonte qė sa mė mirė tė kuptojnė edhe tekstet nga Kurani dhe sunneti. Ata ishin gjenerata qė jetuan mė afėr pejgamberit a.s..
Tė ndjekėsh selefin nuk nėnkupton thjesht tė jesh nėn ombrellėn e tyre, dhe tė mos ketė ndarje nė mendime, sepse mospajtime nė mendime pati edhe mes selefit tė ndershėm, por ndarja e tyre nė mendime nuk shihej si pėrēarje pėr tė dėmtuar ummetin, por tė ndjekėsh selefin nėnkupton tė ndjekėsh metodologjinė, disiplinat dhe rregullat shkencore pėr tė kuptuar dhe interpretuar sa mė lehtė tekstet kuranore dhe tė sunetit . Tė ndjekėsh selefin pra donė tė thotė tė ndjekėsh parimet e ixhtihadit dhe principet e pėrgjithshme pėr pėrfitimin e dispozitave. Ky ėshtė obligimi i gjithė myslimanėve nė tė gjitha kohėt, e jo nė emėr tė selefizmit tė ndahet ummeti nė dy pjesė.
Pra, selefizmi i vėrtetė nėnkupton qė tė ndjekėsh ata nė meteodologjinė shkencore nė interpretimin dhe komentimin e teksteve. Andaj ēdokush qė i pėrmbahet kėsaj metodologjie, ai ėshtė brenda kornizės sė unitetit qė ėshtė emėrtuar me emrin Ehi Sunne vel xhemat, edhe nėse jeton nė shekullin e fundit tė kėsaj bote, kurse ēdokush qė nuk i pėrmbahet kėtyre parimeve ai ka dalė nga rrethi i ehli sunetit edhe nėse ka jetuar nė shekullin e parė tė islamit.
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
ZeriIslam/com
Krijoni Kontakt