Babai i një adoleshenteje e cila ka vrarë veten pasi është fyer në një rrjet shoqëror ka kërkuar që të ndërpritet kjo gjë. Dave Smith tha që vajza e tij, Hannah, 14 vjeçare, vdiq të premten në Luterworth, Leicestershire, pas ishte ofenduar nëpërmjet pajisjeve elektronike në uebfaqen pyetje-dhe-përgjigje ask.com, që iu mundëson përdoruesve që të dërgojnë porosi pa u identifikuar. Ai iu ka kërkuar autoriteteve që ta mbyllin faqen dhe ato e përkrahën këtë ide, pasi disa persona sipas tij kanë ndikuar nëpërmjet kësaj faqeje që ajo t’i japë fund jetës së saj. “Sa adoleshentë të tjerë do të vrasin veten për shkak të abuzimit online përpara se të bëjnë diçka? Këta njerëz të sëmurë janë thjesht në gjendje të shkojnë online dhe të fshihen prapa një maske të anonimitetit derisa të abuzojnë ndaj adoleshentëve në pikat e tyre të dobëta,” tha ai për Daily Mirror. “Ne kemi humbur Hannah-n në rrugën më të tmerrshme që mund të paramendohet. Është koha që diçka të bëhet ashtu që asnjë familje tjetër të mos ketë të shkojë përgjatë kësaj.” Ai iu kërkoi prindërve që të mos iu mundësojnë fëmijëve të tyre që ta përdorin uebfaqen. Vajza u gjet e varur në dhomën e saj nga motra e saj 16 vjeçare. Smith më vonë gjeti një shkrim nga Hannah ku thuhej: “Unë e pyes veten nëse ndonjëherë do të bëhet më mirë,” raporton Mirror. Stepmother Deborah Smith tha që Hannah nuk kishte treguar shenja të ndonjë vuajtje që ajo po e përjetonte. “Hannah ishte e ndritshme, e gëzuar dhe kurrë nuk kishte një fytyrë të zymtë,” tha ajo për Mirror. “Nuk kishte ndonjë paralajmërim.” Edhe pse njerëzve që duan ta përdorin ask.fm duhet të regjistrohen me një adresë e-maili, emër dhe datë të lindjes, ata që postojnë përmbajtje të ndryshme mund të zgjedhin që ta bëjnë këtë gjë në mënyrë anonime. Vdekja e Hannah na rikujton një rast të ngjashëm, ku Jessica Laney, 16 vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida, në SHBA, në dhjetor pasi përdoruesit në rrjetet shoqërore turbulluan atë me sharje dhe e pyeten: “A mundeni tani ta vritni veten?” (CIO Albanian)

Emri:  Hannah-Smith.jpg

Shikime: 596

Madhësia:  29.5 KB