Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Drejtoria e monumenteve në Gjirokastër mbështet shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

    Ja dhe një shkrim tepër INTERESANT , që tregon MASAKRËN E PA MËSHIRSHME QË PO I BËHET KULTURËS SHQIPTARE KOHËT E FUNDIT,kjo është MASAKRA E FUNDIT E RRADHËS PAS SHËMBJES SË SHTËPISË MUZE TË THEMISTOKLI GËRMENJIT NË KORÇË,PAS DËMTIMIT TË QËLLIMSHËM TË AFRESKEVE TË ONUFRIT NËPËR KISHAT ORTODOKSE SHQIPTARE ,PAS LENIES PAS DORE TË NDËRTESËS SË MËSONJËTORES SË PARË SHQIPË NË KORÇË, PAS GRABITJEVE TË SHUMTA TË KISHAVE SHEKULLORE DHE IKONAVE TË TYRE QË PËRVEÇ VLERËS SË TYRE MONETARE KANË EDHE NJË VLERË TË PA ÇMUESHME KULTURORE JO VETËM PËR TË KRISHTERËT POR PËR GJITHË KOMBIN SHQIPTAR



    -Pas certifikimit të Gjirokastrës Pasuri Botërore e UNESCOs në vitin 2005, Qendra e saj Historike tërhoqi vëmendjen dhe filloi të bëhej objekt studimi për studiues dhe universitarë në evropianë. Ky spektër i ri studimesh evidentoi dhe certifikoi vlera të paperceptuara të trashëgimisë kulturore. Kurse sot pas 8 vjetësh UNESCO jep alarmin për zonën e Gjirokastrës, për ndërtimet pa leje, duke shkatërruar monumentet e kulturës. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Vladimir Qirjaqi, arkeolog dhe ish drejtor i degës së Gjirokastrës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkëpunëtor i më se 15 ekspeditave arkeologjike në Shqipërinë e jugut, tregon për gjendjen në të cilën ndodhet tashmë trashëgimia kulturore në Gjirokastër. Ai bën përgjegjës për situatën e krijuar në Qendrat Historike të Gjirokastrës, Drejtorinë Rajonale të këtij qyteti dhe instancat e tjera përkatëse të trashëgimisë.

    Zoti Qirjaqi, tetë vjet pas pranimit të Gjirokastrës në UNESCO, kambanat e alarmit kanë renë prej institucioneve të specializuara ndërkombëtare. Përse është krijuar kjo situatë në Qendrën Historike të Gjirokastrës?

    Instancat përgjegjëse për ruajtjen e Qendrës Historike do të duhej të funksiononin qysh kur fillon problematika dhe jo të kujtohemi kur ka ndodhur problemi, pasi në situatën aktuale kur monumenti është dëmtuar çdo koment ose diskutim është i kotë. Instituti Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale detyrohen sipas ligjit që jo vetëm të monitorojnë situatën, por edhe të ndihmojnë banorët e shtëpive muze për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre. Ligji thotë se: për elemente të caktuar arkitektonik me vlerë unikale shteti restauron me shpenzimet e tij 100% , shtëpitë monument kulture të kategorisë së parë 50 % dhe kategorisë së dytë 30%.

    Sa është zbatuar ky ligj për këta tetë vjet?

    Aspak. Shumë objekte të listës së kategorisë së parë tani nuk janë më dhe një valë betonizimi ka përfshirë qytetin.

    Ndërhyrjet e Drejtorisë Rajonale të Gjirokastër a kanë qenë të mjaftueshme në këto objekte?

    Fatkeqësisht po konstatoj se Drejtoria Rajonale e Monumenteve ka dalë nga funksioni ligjor me mosveprimin e saj. Ajo është vënë në krah të shkelësve më të mëdhenj të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në qytetin e Gjirokastrës në këto vite. Këta shkelës nuk janë banorët e thjeshtë, këta janë investitor të fuqishëm që për arsye biznesi po shkatërrojnë peizazhin e qendrës historike.

    Sipas jush, cilët monumente të trashëgimisë kulturore kanë rrezik më të madh shkatërrimi, sot, në Gjirokastër?

    Monumentet e kategorisë së parë (banesat kategorie e I , Pazari historik, monumentet e kultit, kalaja etj.) që janë margaritarët e qytetit.

    Nga çfarë ju kujtohet, si janë transformuar vilat, pazari, bankat apo shkollat e Gjirokastrës?

    Të kuptosh mirë se ç’farë është Gjirokastra duhet të kesh kulturën e një vizitori të një Muzeu të stileve të ndryshme arkitektonike. E veçanta është që autorët e këtyre stileve në kohë të ndryshme si përfaqësues të kulturave të ndryshme nuk kanë sfiduar njëri-tjetrin. Si shembull mund të përmend ndërtimin e burgut në kala në vitet ’30 edhe pse nuk kishte ligj për monumentet arkitekti bëri kujdes që strukturat e betonit të mos dukeshin në fasadë. Objektet publike të viteve ’50 u ndërtuan me ritëm, materiale dhe imitim te arkitekturës tradicionale. Sot kemi sfida. Gjithçka që u ndërtua vitet e fundit është sfidë ndaj traditës. Kjo është pasojë e mungesës së ligjit dhe kulturës.

    Çfarë duhet të bëhet sipas jush, për ndryshimin e situatës, por dhe për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në Gjirokastër?

    Pavarësisht problematikave, Qendra historike e Gjirokastrës është një nga realitetet shqiptare më të vizituara nga turistët e ardhur nga gjithë bota. Gjirokastra nga viti në vit shënon rritje të turistëve. Për të shtuar turizmin duhen të ndryshojnë edhe shumë gjëra: në radhë të parë duhet të ndryshojë mentaliteti ynë për turizmin dhe gjithë infrastrukturën në funksion të turizmit. Duhet të jemi më të dashur, më mikpritës dhe të hapur me turistin. Gjirokastritët duhet bëhen menaxhues të vlerave të banesës së tyre dhe qytetit të tyre. Më shumë rëndësi për promovimin e turizmin janë edhe politikat qendrore dhe lokale të institucioneve të sektorit përkatës. Konkretisht duhen shtuar pjesëmarrjet në aktivitete promovuese kombëtare dhe ndërkombëtare. Krijimi i lidhjeve me zyrat turistike të vendeve nga ku kemi fluksin më të madh të turistëve. Organizim panairesh, konferencash, aktivitetesh kulturore dhe botimesh promovuese. Me vlerë shumë të madhe është edhe përmirësimi i infrastrukturës: rrugët, sinjalistika, shërbimet, parkimet, banjat publike, ndriçimi dekorativ, muzeumet, mendoj se ka ardhur koha që Gjirokastra duhet të riaktivizojë edhe aeroportin e saj si një vlerë strategjike komunikimi dhe zhvillimi turistik.

    Po qytetarët e Gjirokastrës ç’mund të bëjnë për ruajtjen e këtyre vlerave historike dhe kulturore?

    Me situatën aktuale banorët e Gjirokastrës janë të penalizuar. Kostot e mirëmbajtjes se një banese karakteristike janë shumë herë më të larta se një apartament i kohës. Kësaj vështirësie i duhen shtuar edhe problemet e pronësisë, infrastrukturës etj. Aktualisht një qytetar gjirokastrit për të restauruar elementet problematike siç është çatia është i detyruar të marrë leje restaurimi në Tiranë pranë IMK-së. Eksperienca ka treguar që lejet për këto probleme mëse normale ose nuk realizohen në kohë ose aprovohen pas mekanizmash të jashtëligjshëm që shpesh i detyron banorët të ndërhyjnë vetë dhe të shkelin rregullat...,por nuk mund të presësh në pafundësi për një ndërhyrje normale restaurues

    Qendra Historike

    Në vitet tridhjetë në Qendrën Historike të Gjirokastrës ndërtohet godina e ish-Kishës Katolike te kodra poshtë obeliskut. Sot ky objekt nuk është pasi është prishur në vitet ‘80 për të ndërtuar kompleksin kulturor. Në baze të fotografive ky objekt edhe pse i përkiste një stili të veçantë arkitektonik, ka qenë i harmonizuar me kontekstin e qytetit duke dominuar Qendrën Historike. Objekte të tjera të projektuara dhe ndërtuara nga specialistët italianë të kësaj periudhe janë edhe Godina e Centralit Elektrik (SESA), Godina e Aeroportit të Gjirokastrës, ish-Mulliri etj. Periudha në fjalë përbën një nga shtresëzimet më të rëndësishme të Muzeut Arkitekturor që përfaqëson

    Qendra Historike e Gjirokastrës. Ashtu si elementet e tjera të kësaj stratigrafie, periudha bizantine, otomane, periudha që u ndalëm në këtë vështrim dhe ajo gjatë viteve të regjimit komunist, të gjitha së bashku, duke u studiuar dhe evidentuar sjellin reflektime mbi të tashmen dhe të ardhmen e Qendrës Historike. Gjirokastra përbën një mozaik shumëngjyrësh në historikun e arkitekturës ku secila periudhë ka gjurmët dhe vlerat e saj të cilat duhet të studiohen, vlerësohen dhe restaurohen duke ruajtur origjinalitetin për ta bërë kështu Qendrën Historike një muze të hapur të arkitekturës.
    Burimi. Gazeta Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kermilli : 08-08-2013 më 15:42

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Drejtoria e monumenteve në Gjirokastër mbështet shkatërrimin e trashëgimisë kult

    Shteti(pushteti lokal ne Gjirokaster) ne kete rast
    mund te beje nje hic nqs nuk I jane dhene fonde
    nga Ministria e Kultures ne Tirane.
    Nqs shteti ska fonde me cfare ta beje restaurimin
    dhe mirembajtjen me frymen e shenjte?
    I duhet derguar raport I plote Prokurorise per situaten e objekteve kulturore
    ne Gjirokaster ashtu si eshte bardhe e zi dhe prokuroria
    te dergoje njerezit e vet dhe beje
    hetim,a ka pasur fonde nga shteti per mirembajtje
    dhe si jane perdor keto fonde sa eshte balanca e ngelur?
    Cfare eshte rregulluar dhe sa ka dale kostoja e restaurimit?
    A ka pisllik me shpenzimet?Kush eshte paguar per restaurimet?A ka kontrate?
    A ka plan nga bashkia per restaurimet dhe si eshte zbatuar plani?
    Vonesa ne plan dhe ne zbatimin e planit ka nje emer te vetem,quhet neglizhence
    dhe eshte e denushme me ligj.Ka thyerje ligjesh,ku jane thyerjet dhe kush eshte pergjegjes?
    Prokuroria duhet ta tunde dhe shkunde pushtetin lokal aty dhe te nxjerre para
    pergjegjsise ligjore,pushtetare pergjegjes qe kane thyer ligje
    si dhe qytetare qe kane bere nderhyrje te paligjshme
    dhe prishje pa leje ne objektet kulturore.
    Duhet bere hetim edhe ne Ministrine e Kultures per zvarritje,burokraci,neglizhence ne planifikim,mungese
    kontrolli,mungese fondesh,ose fonde te pamjaftushme qe kane cuar ne degradim te objekteve rrezikimin
    per shembjen e tyre dhe rrezik per jeten e banoreve.
    Ligji don para ne disa raste te zbatohet,nqs Ministria ska planifikuar fonde fare atehere pergjegjsia eshte
    direkte e drejtorise se monumenteve dhe trashegimise kulturore dhe ai drejtor
    duhet te shkoje ne gjyq dhe Ministri te pushohet nga puna.
    Te gjitha objektet kulturore aty jane mbi 100 vjecare dhe te degraduara
    Duhet te behet nje vleresin dhe test I strukturave te objekteve dhe parashikohet se sa
    fonde duhen per riparim.
    Per shtetin fondi qe kerkohet mund te jete nje shume jashtezakonisht e madhe ne para.
    Ekziston mundesia qe shteti te konsultohet me Unescon dhe te regjistrohet paguaje nje sasi
    fondesh per nje vit te ndonje kompani siguracionesh ne Europe dhe kompania e siguracioneve te
    beje financim diku 65% per restaurimet qe eshte ndihme shume e madhe dhe me leverdi per shtetin.
    Shteti paguan vetem 35% te totalit te shpenzimeve.
    Edhe Unesco duhet te nderhyje dhe ndihmoje,financoje me parate fondet qe ka dhe jo vetem llafe
    se vetem me llafe nuk behen keto pune.
    Bashkia duhet te jape urdher dhe dale me vendim jo ndertime te reja ne zonen historike te qytetit.
    Policia ndertimore duhet te nderhyje dhe ndaloje cdo tentative per ndertime dhe autoret ne burg.
    Ne zonen historike duhet te behen vetem riparime restaurime te objekteve ekzistuse te kultures.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-08-2013 më 17:38
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Drejtoria e monumenteve në Gjirokastër mbështet shkatërrimin e trashëgimisë kult

    Jam plotësisht DAKORD ME TY përsa im përket Resaturimeve, por Bashkia e Gjirokastrës nuk duhet të kishte lejuar të bëheshin ndërtime pa leje , apo jo? KËTË BESOJ SE MUND TA BËNTE DMTH E KISHTE NË DORË TA BËNTEPËR TË MOS THËNË QË E KISHTE SI DETYRË TA BËNTE

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Drejtoria e monumenteve në Gjirokastër mbështet shkatërrimin e trashëgimisë kult

    Realiteti ne Shqiperi ka treguar qe qytetaret jane me te shpejte se sa pushteti me ndertimet.
    Qytetare te vecante dhe firma ndertimi kane injoruar cdo rregull dhe ligj per lejet e ndertimit
    dhe kane nisur ndertimet ku u ka pelqyer per interesat e tyre egoiste.
    Gjirokastra do kete pasur ligj per ndalim te ndertimeve,por e keqja eshte qe injorantet,aventurieret
    dhe tahmaqaret e biznesit nganjehere nuk e mendojne gjate dhe nuk duan te dijne fare per ligjet,
    I bejne ligjet vete dhe i hyjne punimeve pa leje.
    Pushteti lokal ka pergjegjsi ligjore qe nuk i ka ndaluar dhe vene bulldozerin punimeve pa leje.
    Ligj ka pas, por dyshoj qe mund te kete pasur raste mos zbatimi te ligjit edhe nga bashkia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-08-2013 më 17:06
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •