Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    Arben imami , krye lavirja e te gjithe koherave , njeriu me i korruptuar i politikes shqiptare , pasi e la ushtrine shqiptare ne vend numero per 4 vjet ( kujtoj se anijet edhe helikopteret ishin blere ne kohen e oketes ) pa bere asnje investim , pasi bleu uniforma 3.000 euro per cop , pasi bleu fisheke 100 euro per cop , pasi shiti nendeteset per shkrap , pasi shiti avjone edhe tanke per skrap , pasi shiti toka te ministrise se mbrojtjes ne vijen bregdetare te detit me cmimin 100 lek per m2 , godet serish


    Akti i korrupsionit te rradhes , per te mbushur xhepat edhe nje here shpejt e shpejt para nderimit te qeverisjes . Ky njeri ordiner , meriton burgim , sepse ky jo thjesht korruptohet , por ka kaluar ne shitje wholesale totale te gjithckaje per te vene leke ne xhep !

    Imami shet pėr 15 milionė lekė avionėt dhe helikopterėt

    -Nėn justifikimin e vjetėrsisė, mijėra ton armatime po zbrazin magazinat e ushtrisė pėr t’u shitur pėr skrap ose pėr t’u rishitur nė vendet e tjera. As nė kėto ditė tė fundit tė qeverisė nė ikje, nuk ka munguar firma e ministrit Imami pėr tė nxjerrė nė shitje pasuri tė ushtrisė shqiptare tė vėna gjatė regjimit komunist pėr t’u shitur pėr skrap. Pėrmes Drejtorisė sė Prokurimeve Publike, Ministria e Mbrojtjes synon tė shesė skrap qė pėrftohet nga avionėt, helikopterėt dhe motorėt e avionėve, tė cilat i vlerėson se nuk gjejnė pėrdorim tė mėtejshėm nė Forcat e Armatosura dhe janė kategorizuar pėr shitje pėr skrap. Vlera fillestare e sasisė ėshtė 15,959,224 lekė pa TVSH, sipas pėrllogaritjes sė vlerės fillestare nga Komisioni i Posaēėm pėr kėtė qėllim. Tenderi do tė mbahet mė 26 gusht nė orėn 10:00 pranė Ministrisė sė Mbrojtjes ku do tė dorėzohen edhe ofertat. Bėhet fjalė pėr shitjen e 138385 kg skrap ēeliku qė do tė shitet me 15.1 lekė/kg. Kostoja totale e saj arrin nė 2,089,614 lekė. Gjithashtu do tė shiten edhe 72464 kg skrap alumin i vlerėsuar me 191. 4 lekė kg me vlerė totale 13,869,610 lekė. Por shitja pėr skrap e avionėve , helikopterėve dhe tė mjeteve tė tjera tė ushtrisė ėshtė vijim i politikės sė ndjekur nga drejtuesit aktualė tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tė shitur pasuritė. Nė tė njėjtėn ditė qė do tė shiten pjesėt e avionėve dhe tė helikopterėve pėr skrap, ministri Imami ka planifikuar qė tė shesė pėr skrap edhe dy anije silurkapėse dhe njė tjetėr polumbare. Ministria e Mbrojtjes synon tė shesė anije pėr pėrdorim jo ushtarak tė cilat nuk gjejnė pėrdorim tė mėtejshėm nė Forcat e Armatosura. Vlera fillestare: 8,666,301 (tetė milion e gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė mijė e treqind e njė) lekė pa TVSH, sipas pėrllogaritjes sė vlerės fillestare nga Komisioni i Posaēėm pėr kėtė qėllim. Data e zhvillimit tė ankandit: 26.08.2013 ora: 12.00, vendi: Ministria e Mbrojtjes. Njė muaj mė parė, ministri Imami nuk do tė hezitonte qė tė firmoste shitjen e pesė avionėve ushtarakė. “Shitje tė avionėve i ndarė nė 5 lote si mė poshtė: Vlera fillestare nė lek pa TVSH, Avion Jak-18 nr. 1 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 2 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 3 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 4 1971 1,863,574 dhe Avion Jak-18 nr. 37 1971 1,863,574. Pėrshkrim i shkurtėr i objektit tė shitjes: Ministria e Mbrojtjes synon tė shesė avionė pėr pėrdorim jo ushtarak tė cilat nuk gjejnė pėrdorim tė mėtejshėm nė Forcat e Armatosura. Sasia e mjeteve: 5 (pese) copė. Vlera fillestare: 9,317,870 (nėntė milionė e treqind e shtatėmbėdhjetė mijė e tetėqind e shtatėdhjetė) lekė pa TVSH”, thuhej nė dokumentet e njoftimit tė tenderit tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Me vendimin e qeverisė pėr tė nxjerrė nga pėrdorimi avionėt ushtarakė dhe shitjen e tyre, qoftė edhe pėr skrap, i ka hapur rrugė ministrit Imami pėr tė likujduar totalisht “shqiponjat” e ushtrisė sonė. Njė vit mė parė, Ministria e Mbrojtjes nxori nė shitje nėntė avionė ushtarak tė Forcave tė Armatosura Shqiptare, prodhim kinez. Pėr shitjen e avionėve u mbaj njė ankand me shifrėn fillestare prej 24 milionė lekėve. Avionėt pėrdoreshin nga ish-shkolla e aviacionit nė Vlorė dhe ish-fusha e aviacionit nė Tiranė. Sipas njoftimit tė asaj kohe tė nxjerrė nė Agjencinė e Prokurimit Publik, Ministria e Mbrojtjes synon t’i shesė avionėt pėr pėrdorim jo ushtarak, pasi nuk gjejnė pėrdorim tė mėtejshėm nė Forcat e Armatosura. Bėhet fjalė pėr dy tipe avionėsh, Jak 18 prodhim kinez i viti 1971 dhe avion AN-2 prodhim i vitit 1966. Avioni Jak 18, dy vendėsh, pėrdorej nė shkollėn e aviacionit pėr njohuritė fillestare tė pilotėve tė rinj por dhe nė aktivitete tė tjera demonstruese, ndėrsa avioni AN-2, me kapacitet 10 vendėsh, kishte funksione tė ndryshme nė Forcat e Armatosura.

    Pronat e patundshme

    Krahas shitjes sė armatimit, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur nė qendėr tė prioriteteve tė saj dhe shitjen e pasurive tė patundshme tė ushtrisė. Janė me dhjetėra prona tė ushtrisė tė cilat kanė ndryshuar destinacion dhe janė shitur pėr shuma qesharake krahasuar me vlerėn reale tė tregut. Ministri Arben Imami ka nxjerrė nė shitje mė 16 dhe 17 Korrik tė kėtij viti prona tė tjera tė Ushtrisė shqiptare. Nė Ksamil Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrė nė ankand njė sipėrfaqe prej 3000 metra katrorė, me vlerė fillestare ankandi prej 12 milionė lekėsh. Nė Babicė ka nxjerrė pėr shitje njė sipėrfaqe prej 625 metra katrorė, me vlerė ankandi fillestare 2 milionė lekė. Kėto dy reparte ushtarake janė nė dy zona shumė tė lakmuara turistike dhe siē edhe konstatohet nga vlera e fillimit tė ankandit, po shiten shumė herė nė vlerėn e tyre tė tregut. Nė ankand po nxirret edhe njė grup depo municioni nė Berat me njė sipėrfaqe prej 24089 m2.

    PS: Arben Imami tė mos abuzojė me pronėn publike

    Qeveria e re socialiste ka premtuar se para se tė fillojė detyrėn e saj do tė auditojė tė gjithė institucionet shtetėror pėr tė parė gjendjen faktike tė tyre. Partia Socialiste ka premtuar se do tė vėrė opera pėrgjegjėsisė tė gjithė ata qė kanė abuzuar me pronat publike, ndėrsa i ka bėrė thirrje Imamit qė tė ndalojė shitjet. “ Ėshtė absurde qė njė ministėr qė u ndėshkua rėndė me votė nė qarkun qė drejtonte; njė ministėr qeveria e tė cilit u ndėshkua me votėn e 1 milionė shqiptarėve pikėrisht pėr vjedhjet, abuzimet, shpėrdorimin e pasurisė publike nė emėr tė interesave personale e klienteliste, vazhdon ende sot tė abuzojė me pronėn publike si tė mos ketė ndodhur asgjė. Por ndjejmė po ashtu detyrimin tė pėrsėrisim thirrjen edhe ndaj sipėrmarrėsve qė tė mos pėrfshihen nė asnjė marrėdhėnie tė re parash apo pronash me kėtė qeveri, e cila nė ēdo vend demokratik nė kėto momente do tė duhej vetėm tė pėrkujdesej pėr transferimin e detyrės e jo tė merrte vendime tė kėtij karakteri ”, ka theksuar deputetja Felaj nė qėndrimin zyrtar tė PS-sė pak ditė mė parė.

    Link : http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=28582&kat=87

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    imami kopjon Majkon e Hajdaragen e PS-se o Iliriani i Edvinit..

    pyet pastaj hidhu..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    imami kopjon Majkon e Hajdaragen e PS-se o Iliriani i Edvinit..

    pyet pastaj hidhu..
    E c me intereson mua ka kopjon ?! Serioz je apo ?!!!

    Mua me intereson qe ky ka vjedhur dynjan !!!!


    P.S E keni zakon juve partizanet partiak , ti veshni te tjeret me karakteristikat tuaja , mbase nga qe ne boten tuaj , ka vetem militant partiak , qe diferencohen thjesht ne pelqime partiake . Por ta garantoj se une jam i fundit qe ' i perkas ' ndonje krahu politik .

    Mire do ishte te ishe edhe ti si une . Sa me pak veta si puna jote te kete , aq me pak fuqi do kishin keto lavire qe sot quhen politikan ! Kush e di , mbase ne nivele kyce sot do ishin njerezit e duhur ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IllyrianPatriot : 12-08-2013 mė 05:32

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    Citim Postuar mė parė nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    E c me intereson mua ka kopjon ?! Serioz je apo ?!!!

    Mua me intereson qe ky ka vjedhur dynjan !!!!


    P.S E keni zakon juve partizanet partiak , ti veshni te tjeret me karakteristikat tuaja , mbase nga qe ne boten tuaj , ka vetem militant partiak , qe diferencohen thjesht ne pelqime partiake . Por ta garantoj se une jam i fundit qe ' i perkas ' ndonje krahu politik .

    Mire do ishte te ishe edhe ti si une . Sa me pak veta si puna jote te kete , aq me pak fuqi do kishin keto lavire qe sot quhen politikan ! Kush e di , mbase ne nivele kyce sot do ishin njerezit e duhur ...
    nuk dim te ket vjedhur..

    ajo qe dim eshte se dim qe ppsh-ja jote ka shum qef te shpif per arben imamin..

    ka nje drejtori shpifjeje vetem per imamin..
    sic ka drejtori shpifjejesh per berishen .. lul bashen ..jozin e tj..

    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nuk dim te ket vjedhur..

    ajo qe dim eshte se dim qe ppsh-ja jote ka shum qef te shpif per arben imamin..

    ka nje drejtori shpifjeje vetem per imamin..
    sic ka drejtori shpifjejesh per berishen .. lul bashen ..jozin e tj..

    ..

    C fare PPSH e lesh ore ti ?!

    Shikoje shqiperine si eshte katandisur sot , c fare shteti i degjeneruar , c fare piramide mafjoze insitucionale ku korupsioni quhet merite edhe jo akt i denuheshem , ku i gjithe zinxhiri shteteror me te gjithe si puna jote po e zgjasni doren per nje 500 lekesh te qelbur si ato laviret , edhe lej perallat me mbret , se nuk flet me Azisin nga kamza ketu .

    Shqiperia eshte e qytetareve , edhe jo e militanteve partiak . Koha qe mund te benit c fare te donit , edhe te genjenit sa te donit , duke vjedhur sa te donit , ka marre fund .

    Kete shyqyr e treguan qarte fare si kristali , edhe keto zgjedhjet e fundit . Populli do shtet edhe jo pallavra mediokre !

    Nuk di c fare dreq do bej Rama , se nuk e kam pare ne detyre akoma . POR nje gje e di shume mire , qe shpellari Berisha , me shpellaren Jozefine kishin ndertuar nje mafjia piramidale , ku barinjite nga malet e veriut por edhe te jugut , beheshin drejtore institucionesh .

    E c fare rezultati tjeter mund te kishte ky kombinacion , pervec nje shtet bananash me institucion banana ?

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    SHQUP-i, BBC: Akti i fundit shpėrblyes qė partia i bėn vetvetes





    Ēėshtja e ndėrtesės sė Shtėpisė sė Oficerėve qė do tė shndėrrohet nė selinė e Partisė Demokratike ėshtė trajtuar edhe BBC-ja, qė e cilėson kėtė veprim si “aktin e fundit shpėrblyes qė partia nė pushtet i bėn vetvetes".

    Rrjeti britanik i lajmeve, shkruan se javėn e kaluar, qeveria nė pushtet, pavarsisht se humbi zgjedhjet e 23 qershorit, nėnshkroi tė drejtėn mbi ndėrtesėn pranė Parlamentit nė kryeqytet.

    Vendimi ndezi protestat tė dhjetėra ish-ushtarakėve, tė cilėt protestuan pėrpara zyrės sė kryeministrit pėr t’i kėrkuar atij kthimin e saj nė njė qendėr historike dhe monument kulture.

    Megjithatė njė shenjė pozitivizmi shikohet nga qeveria e ardhshme. Ministrja e Mbrojtjes ėshtė zotuar, shkruan BBC-ja, se do t’ia rikthejė ndėrtesėn ushtrisė.

    /Shekulli Online/Pėrgatiti: E.Sh/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    i paska paguar toni bler keta te bbc.
    pse ku te veje pd-ja? ne bathore?

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    Arben Imami akuzohet per vjedhje.
    Ne fakt vendimi per te shitur armatim avjona fisheke nendetse tanke per skrap
    eshte vendim i shtetit dhe jo vendim personi,jo vendim i ben Imamit si person.
    Arben Imamit i ka ardhur raport nga grup pune ne Ministrine e Mbrojtjes
    per gjendjen e vjeteruar dhe te amortizuar te avjoneve tankeve etj qe i ben ato
    shume te rrezikshme per tu perdorur,i ben te pasigurta dhe te rrezikshme per aksidente me jeten.
    Megjithese ato jane metal,jane te lodhura nga koha dhe ekziston rreziku I stresit ne metal,thyerjeve
    dhe aksidenteve me jeten e ushtareve,oficereve dhe civileve.
    Eshte arritur ne vendimin e shitjes pasi eshte diskutuar dhe pranuar qe teknikisht ketyre
    materialeve I ka ardhur kohe e ngordhjes
    dhe duhet te hiqen nga perdorimi.
    Shitja e fishekeve mund te kete 3 arsye
    1.Vjetersia shume e madhe dhe afrimi I kohes se skadences teknike.
    2.Shiten fisheke qe jane ruajtur ne ambjente te keqia ne tunele me lageshti etj
    3.Ministria ka stok sasi fishekesh teprice qe nuk parashikohet sipas eksperteve qe mund te perdoren nga ushtria.
    Per pasoje keto do shiten dhe eshte me mire te shiten se sa te mbahen pa perdorur dhe shancet jane qe nuk do bjere rasti te perdoren
    nga ushtria.
    Vendimi ka dale nga MINISTRIA E MBROJTJES dhe jo nga koka e Ben Imamit.Vendimi eshte kolegjial, qe do te thote vendim I nje grupi ne Ministri qe e njeh situaten dhe kane marre vendim pasi kane rene dakort.Me pas eshte firmosur dhe vulosur nga Ben Imami qe ne fakt eshte nje akt formal per ti dhene vlere , force ligjore dhe ekzekutive vendimit.Firma dhe vula i japin driten jeshile vendimit qe sipas ketij vendimi te nderhyhet dhe behen shitjet.Per keto shitje jane autorizuar punonjes te Ministrise qe do vezhgojne dhe drejtojne komplet shitjet dhe administrojne financat nga shitjet.
    Gazetari qe akuzon Ben Imamin per vjedhje/pisllik eshte nje cope berryl qe nuk e ka idene se si funksionojne Ministrite dhe shteti por flet kot dhe akuzon padrejtesisht.
    Ku eshte fakti qe Ben Imami ka vjedhur,apo po vjedh,ka future leke ne xhep apo parashikohet te fuse leke ne xhep.
    Te flasim drejt pa marre anesine as te socialisteve, as te demokrateve.
    Per shitjen e tokave e njejta gje eshte marre vendim ne grup vendim kolegjial,per cmimet pse jane vene aq nuk e di.
    Me sa duket Ministria e mbrojtjes po ben nje riorganizim ne te gjitha nivelet,mundet te kete reduktim ne forcat ushtarake dhe territoret
    e ushtrise.
    Ne ketu ne forum nuk i dijme as planet e Ministrise as detajet.Shitjet qe behen behen per shume arsye dhe pervec atyre qe thashe me lart me parate qe do dalin nga shitja mund te financohet per te blere avione tanke te rinj ,makina anije te reja etj.
    Akuzat ne gazete per Arben Imamin jane tendencioze me qellim qe ta nxijne cdo gje pa patur fakte ne dore por thjesht spekullohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 13-08-2013 mė 21:50
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Arben imami - Kampioni i korrupsionit , po godet serish ministrine e mbrojtjes

    e te mendosh qe ky evgjit i thoshte plakut tim se do eleminonin saliun....
    eshte nje bushter se s'ma lejon fjalori i forumit dhe sa kane vdekur per fajin e keti ndyresire....
    e mos te flasim per drogen dhe qente e tij .....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •