Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    -----------

    DESHMIA E FAMILJAREVE

    Tezja:

    Ja pronat e Mirit të Xhikes

    "Cilat janë tokat tona të lakmueshme në Tiranë"


    ------------------------------------------------------



    Miri vetë kishte biseduar me dikë për të ndërtuar disa kulla aty pas 'Klanit', ku ne kemi një tokë prej 5400 metrash katrorë, që të ndërtoheshin disa kulla. Por asnjë nga të familjes nuk kishte dijeni se cilët ishin ata njerëz që kishte folur ai". "Për atë truall, rrëfen Qefsere Grori, tezja e Mirit të Xhikes, ishte dhënë leja për shesh ndërtimi, por nuk di se ç'është bërë më tej. Vëllezërit po interesohen tani". Miri i Xhikes kishte hyrë në bisedime me disa firma ndërtimi që në tokën prej 5,4 dynymësh të bëheshin pallate. "Ne do të merrnim të shtatë vëllezërit dhe motrat, hyrjet dhe dyqanet që na takonin, sipas marrëveshjes". Qefserja thotë se "nuk ishte vendosur ende. Të gjitha punët po i bënte Miri". Por jo vetëm në këtë sipërfaqe trualli ka pasur pjesë Fatmir Rama. Sipas tezes, "në të gjitha pronat që kemi, paratë janë pjesëtuar për shtatë, aq motra e vëllezër sa ishim". Familja Grori, sipas motër Qefseres kishte afro 70 dynymë tokë, prej të cilëve, 36 i kishte babai, Ramazan Grori, në një vend tepër të lakmuar në kryeqytet, në fillim të kodrave të liqenit. "Toka ku është bërë lokali 'Artur', ua ka blerë vëllai njerëzve tanë të afërm, djemve të dajave të tij".

    Të shitura
    "Kemi marrë disa prona, pohon tezja e Ramës. Përsëri ka shumë tokë që nuk na është rikthyer". "Eshte vendi më i mirë në Tiranë", pohon Grori. Sipërfaqja rreth 36 dynymë është te stadiumi "Qemal Stafa", përfshirë dhe fushën e blertë, pas mjediseve të TV-Klan. "Kompleksi i 'Mak Albanias' që po ndërtohet, e ka marrë tokën nga Grorët, thotë tezja e Mirit. "Kemi marrë mbi 40 mijë dollarë për secilin, pohon ajo. Pastaj një tjetër truall e kemi shitur po aty pranë. Atë e ka blerë një anglez. I huaji donte të ndërtonte një kishë. Disa kohë iku, sepse nuk kishte marrë lejen e ndërtimit, por tani është rikthyer përsëri". "Miri, thotë Qefserja, nuk deshi që t'ia jepnim tokën anglezit, madje nuk mori as paratë që i takonin. Pjesën e tij e mori kur ia shitëm tokën 'Mak Albanias'". Sipas Qefseres, janë shitur në atë zonë dhe tri pjesë toke me një sipërfaqe 500 deri në 600 metra. Sipas saj, atë vend e lakmonin shumë veta, madje dhe pushtetarë e politikanë.


    "Kartodromi 2000", prona e blerë nga Miri

    "Kartodromi është pronë e Mirit. Tokën e ka blerë vetë Miri dhe ka ndërtuar lokalin. Atëherë toka në Lundër ishte më e lirë, sepse ishte larg Tiranës". Tezja pohon se i nipi, Fatmiri, ka punuar 6 vjet në Itali. "Ka punuar dhe ka fituar parà dhe pastaj ka ardhur për të investuar në Shqipëri. Pastaj ka marrë dhe paratë nga shitja e pronave të shumta që kemi pasur dhe me to ka bërë ndërtime. Dhe vëllezërtit e tij kanë punuar gjithë jetën", thotë Qefsere Grori. Aty shkonin shumë njerëz me dhe pa pushtet. Kartodromi kompleksi gjigant i lojërave, ka një sipërfaqe prej afro 2. 4 hektarësh. Në të mendohet se është bërë një investim prej rreth 2 milionë dollarësh. Pishina, pistë për gara makinash, minifusha futbolli, bar dhe restorant. Këto ishin aktivitetet që përbënin biznesin e Fatmir Ramës në gjigantin e Lundrës. Ishte i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Te tatimet kartodromi është regjistruar si pronë e firmës "Rama-B", me përfaqësues ligjorë: Besnik dhe Luan Ramën, dy vëllezërit e Fatmir Ramës. Më 29 mars 2003 dy persona ende të paarrestuar e kanë qëlluar Mirin e Xhikes dhe e kanë vrarë në lokalin e tij.


    Vrasjet që erdhën nga pronat

    Jo pak vrasje të mëdha të ndodhura në Tiranë dhe jashtë saj, kanë pasur si pista hetimi dy versione të gërshetuara. Hakmarrja dhe pronat. Miri i Xhikes është një nga rastet që dyshohet se pronat kanë shërbyer si motiv. Për Florian Vilën, biznesmen i vrarë më 9 prill të këtij viti, thuhet se, përveç pistave të tjera, edhe ajo e pronës është ende e besueshme. Kleanthi Koçi, avokati i shquar vrarë vite më parë - pronat kanë qenë një pistë që ka pasur dosja, tashmë e mbyllur. Të dyja këto pista në vrasjet e mëdha janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prokuroria dhe policia kanë hedhur dyshimet se dhe në vrasjen e Mirit të Xhikes, pas pistës së hakmarrjes, ajo e pronave mbetet më e besueshmja. Sipas hetimeve të deritanishme nuk është zbuluar ndonjë fragment ku pronari i kartodromit të ketë pasur konflikte me pronat e tij. Por, gjithsesi, ato ishin një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij, që tani është version për hetuesit. Vrasja e Salih Tivarit, sekretari i Komunitetit Mysliman, është një tjetër ngjarje ende e pazbuluar, që i ka përfshirë pronat në hipotezat hetimore. Bëhej fjalë, sipas prokurorëve, për prona të Komunitetit, që kanë sjellë përplasje interesash.


    Pronat

    - Tokë e shitur "Mak Albanias"
    - Tokë e shitur një anglezi për të ndërtuar kishë
    - Rreth 1500 metra tokë e shitur personave të ndryshëm pas TV-Klanit
    - "Kartodromi 2000", tokë e blerë nga Miri
    - Afër "Mak Albanias" 5400 metra tokë, shesh ndërtimi ku do ndërtoheshin pallate

    Grori dhe Miri
    - Gjithsej rreth 70 dynymë tokë në Tiranë
    - Në zonën përreth "Mak Albanias", 36 dynymë
    - Stadiumi "Qemal Stafa"
    - Parà nga shitjet, disa qindra mijë dollarë
    - "Artur", tokë e blerë nga Grori

    Sipas grupit hetimor
    - Pasuria e Mirit, mbi 10 milionë dollarë

    ----------
    Pronat, pista që beson Prokuroria


    --------------------------------------------------------------------------------



    Pistat e policisë dhe të prokurorisë për vrasjen e Mirit të Xhikes janë të shumta. Por hakmarrja për probleme me grupe rivale dhe pronat janë më të besueshme. Burime nga organi i akuzës kanë saktësuar se këto dy pista janë bërë objekt i ekipit të hetimit. Numri i të dyshuarve si vrasës nuk është i pakët. Mendohet se kjo është një vrasje e bërë me pagesë. Nëpërmjet fijeve të tilla, prokurorët besojnë se do të gjejnë adresën e atyre që e kanë organizauar vrasjen. Ministria e Rendit Publik, nëpërmjet numrit Një të saj, Luan Rama, ka deklaruar se janë identifikuar vrasësit dhe për ta janë firmosur urdhërarrestet, gjë që nuk konfirmohet e plotë nga prokuroria. Dyshimet deri në stadin e tanishëm të hetimeve flasin për atentatorë që kanë ardhur nga jashtë vendit. Sipas hetuesve, ata po vëzhgohen, pasi nuk janë mbledhur ende provat e plota të fajësisë së tyre. Akti i ekspertimit të armës ka nxjerrë se nuk ka gjurmë gishtërinjsh të ekzekutorëve. Por policia ka maskën e vrasësit, e cila është e gjakosur.

    ---------

    Alvush pronari...

    Sa kollaj i paskan marre pronat kto xhike-gror-ollaret..
    Ca ngelen dyerve te gjykatave per 5 metra truall..e kta paskan marre gjysen e tiranes..
    Nga duallen kta groret pronare??

    Ala Lek Zogu ska marre 3 metra truall qe ka gjith Tiranen Pron te veten..

    Ata qe ja kan lehtesuar marrjen kerkojne pjesen e tyre..


    Ja ku eshte thelbi Vrasjes..


    ..

  2. #32
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    O rrusho ... GRORET KANE pas toka vella, ta jap me 100 % te sigurte.
    Se si i moren nuk e di por qe i kane patur ky eshte fakt.
    Se mor vesh pse germoni e germoni , duke harruar qe MIRI XHIKES(GJETRAFMEHT), DHE HISTORIA e tij eshte nje ushqim per shtypin by-th-lepires shqiptar, qe ne vend te merret me "ujkun" (sigurisht qe sja mban ) merret me "kufomen"...

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Po ti nuk e di qe gazetare tane mbarojn filologjikun, me te lehtin fakultet, kjo eshte mjaft per te tregu shkallen e intelektit per filo-qylsit, por me e keqja eshte qe gazetar behesh po te jeshe bashkepuntore, qe debilat e kane me qejf te madh.

    Sa per Mirin (gjet rafmeht) kame rrespektin me te madh dhe i duhet dhene titulli i "Skenderbeut" se paret i investoj ne Shqiperi dhe jo ne Itali si i pelqente italjanve, dhe mire boni qe ja mori mafjes italjane, u bo suma pipinove.

    Ai qe e vrau eshte expert i Shik-ut, dhe maska eshte me gjakun e dikujt qe mbahet i kidnapur, dhe kallashi me shenjat e dikujt tjetri, prandaj i njef dhe Luan Rama.

    O lum plaku juve!!!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kontras..nuk germoj une per Mirin por gazetat e dashje pa dashje ato hapin nje dritare ku duket e verteta.

    Ka toka thua ti Grori...po toka kane dhe tjere po ca nuk i marrin dot.. Ja psh gazeta "pa dashje" tregon se KLANI eshte pronar TROJESH dhe kjo ben MUUUUUUU se aty ka mafie dhe ku ka mafie ka dhe vrasje..

    Nejse..

    ja cthote KJ..

    --------------------

    "T'I HIQET IMUNITETI RAMES"

    Partia Demokratike do t'i kerkoje Prokurorise te beje verifikimet e nevojshme, per t'i hapur rruge heqjes se imunitetit te deputetit, Ministrit te Rendit Publik, Luan Rama. Kreu i dikasterit blu ishte serish dje ne qender te akuzave te opozites, i vene ne akuze per lidhje me klane kriminale qe veprojne ne vend. Zedhenesi i opozites Edi Paloka, deklaroi dje gjate nje konference per shtyp se Luan Rama po e drejtonte Ministrine e Rendit, jo si perfaqesues i ligjit, por si mbrojtesi kryesor i segmenteve te krimit qe jane shtrire deri ne radhet e policise. Per kete, Paloka kerkoi qe nga Prokuroria e Pergjithshme te fillonin sa me shpejt verifikimet ligjore per te pare nga afer shkeljet e renda qe Rama vazhonte te kryente ne institucion. "Ne kerkojme qe te ndjeke praktikat antliligjore qe zbatohen ne Ministrine e Rendit. Shkeljet qe do te vertetoje prokuroria ne qofte se arrijne deri ne ate shkalle sa te perbejne shkelje te renda te ligjit, atehere pas kesaj ka te drejte plotesisht qe te kerkoje heqjen e imunitetit z.Rama ne parlament", tha Paloka. Pas kesaj procedure, sipas Palokes, hapet rruga per te filluar ndjekje penale ndaj ministrit te Rendit Luan Rama. Opozita veren se drejtimi me papergjegjshmeri i Ministrise se Rendit ka sjelle nje varg ngjarjesh te renda, duke permendur hapjen tre here te dhomave te paraburgimit dhe te burgjeve, duke u arratisur kriminelet, si pasoje e bashkepunimit te punonjesve te policise me ta. Sipas Palokes, hapja e qelive ne Peshkopi dy dite me pare, tregonte se ne cfare gjendjeje te pastabilizuar ndodhet rendi ne Shqiperi per shkak te klaneve kriminale qe jane te lidhur me kreret e Ministrise se Rendit Publik. Zedhenesi i PD-se permendi si raste flagrante kur Rama kshte dale ne mbrojtje te krimineleve, rrembimin e Klajdi Shehut, te cilin ai e kishte quajtur si vetrrembim, ndersa atentatin e disa koheve me pare ndaj Ylli Pangos, e ka konsideruar si ngjarje per motive personale. "Luan Rama sillet ne Ministrine e Rendit jo si perfaqesues i ligjit, por si agjent dhe mbrojtes i krimineleve. Mjafton te kujtojme ketu rastet e fundit te goditjeve qe ka dhene krimi sic ishte atentati ndaj profesor Ylli Pangos, vrasja e biznesmenit Florian Vila, rrembimi i Klajdi Shehut, per te kuptuar qe Luan Rama ne vend qe te kape kriminelet perpiqet te kriminalizoje viktimat", tha Paloka.



    ------


    Paloka eshte djal trim.


    ...

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Vendndodhja
    rruga qumshtit
    Postime
    8
    Na e shpifen debilat qe nuk kane gjo ne tru te vete, po na sjellin gazetat.

    O debila shkone ne shkolle te fusni ndonje gje dhe ju ne tru t tuja, e pastaj te keni ç'far me thane nga trute e juja e jo te botes.

    MJAFT SE NA E SHPIFET ME GAZETAT!!!!!!!!!!!!!!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kollare Armani!


    Trute tona nuk vlejne para artikujve te gazetave Shqiptare sepse gazetari ne Tirane rri gjith diten me sekretareshat e Bosave dhe hyn e del korridoreve te institucioneve e pubeve ku hane e pine Bosat e qeverise e meson kuriozitete qe ne tjeret nuk i dime.
    Pra pamvaresisht se kujt legeni i bie gazetari ai eshte burim informativ e duhet marre ne konsiderate.

    Ne mund te bejme komente e te cfaqim mendime por gjithmone duke ju referuar ngjarjeve te dites.

    Cdo ngjarje hap horizont te ri e verifikon bindjet tona te cilat po nuk u ushqyhen me informacionin e dites mbesin si "jatagane muzeumi". Prandaj dhe une jam nje nga ata qe postoj shpesh lajme gazetash. Lumi qe rrjedh ka ujin e kulluar.

    Psh..


    Dikur TV shqiptar bente emisione historike per ngjarje nga luftrat tona.
    Gazetaret intervistonin dhe pleq veterane per ndonje ngjarje.
    Kur intervistohej ndonje labush veteran ai thoshte..

    "...Me kujtonet si nashti qe ishte nje dimer dhe akull i madh ne qafen e dhise. Bataloni yne zuri pozicion ne kodrat e Cjapit. Komananti dhe komisari menjehere bene planin operativ dhe u vendos qe nje kompani te zeje gryken e ariut dhe ti benej armikut nje krah marrje ne te mëngjer kurse kompania e dite do te sulmonte ne krahun e djathte e keshtu do arrihej ne shpartallimin e plote te forcave te gjalla e te makinerise luftarake te autokolones nazi -fashiste...""

    Pra a thua se ky coban dhish te zgjebosura qe ne 43-shin kish qene nje Zhukov i vertete..lol.

    E kur intervistohej ndonje veteran luftar Malsor..ai qyqari thoshte..



    ""Valla qatje ish ni prrue e kena hi neper prru e kena dal qatje pertej e kan ra do pushk e kena shkue ne kull te Shaba Latifit e qaty ka ardh Baram begi e ti ka mshue meniheri krajlit e tu ka ba ni zallamahi qe mos vet cka o kan qaty..
    I dul timi kejt e kena shkue teposhte e kena ra ne zabele te mulla isufit e qashtu.. bre bac.."


    Kur degjonin Lej fenat e partise mendonin..ama cfare lufte kan bere kta malsoret..kot fare..ka lezet kto leberit tone..qe qe athere i benin luftrat me plane strategjiko -operative etj etj..

    E verta ish ndryshe ne fakt..

    Maloku pra kish ngel i pagdhendun ( pa informacionin e dites...i pa degjeneruar pra me prallat e ZP_se..) atje ne mal e tregonte cka i kish ngel ne kujtesen e tij prej malsori te sinqerte.. kurse hmmm. Labushi ish stervitur me teorizimet boshe te PPSH ne vitet 60 -70 -te dhe nuk e kish problem te sajonte filma e romane te tera me histori lufte qe kurre nuk kishin ndodhur..as ne 42 e as ne 62-ne..

    keshtu kollare..

    Duhet pra te degjojme c'thone ne Tirane perdite..


    lol.


    ...

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    E veja e Vilës rrëfen: Ministri Rama largoi vrasësit



    TIRANE (17 Maj) - Lena Vila, gruaja e Florian Vilës, biznesmenit të vrarë me 9 prill 2003, flet për të parën herë për Gazetën, duke pohuar të fshehtat, prapaskenat, zvarritjen e procesit që do të zbardhë se cilët janë vrasësit e pronarit të "Flevit". Ajo i emërton si të papërgjegjshme deklaratat e ministrit të Rendit Publik, Luan Rama, që e nxjerrin vrasjen e Vilës jashtë pistës së biznesit. Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ka deklaruar dy ditë më parë se Florian Vila nuk është vrarë për motive të biznesit, sa e vërtetë ju ngjan kjo? Më ka tronditur deklarata e ministrit të Rendit Publik, Luan Rama. Deklaratat e ministrit të Rendit janë të papërgjegjshme. Me pohime të tilla ai i ka larguar vrasësit e Floranit. Nëse im shoq nuk është vrarë për motive të biznesit dhe të konkurrencës, atëherë të na thotë ministri përse dhe të gjejë cilët janë ekzekutorët e Florianit. Jam tepër e indinjuar nga fjala e ministrit Rama, sepse njerëzit që e kanë vrarë babanë e fëmijëve të mi, kanë qenë me uniforma policie. Dhe jo më larg se 50 metra ka qenë postblloku i policisë, që nuk paska parë asgjë, duke i lënë të ikin atentatorët. Shpresoni se mund të zbulohen vrasësit? Ka një paaftësi të dikasterit të Rendit për ta zbardhur ngjarjen ku u vra im shoq. Nuk duhet të deklarojë ministri për pistat, shkaqet etj. Eshtë prokuroria ajo që akuzon dhe nxjerr motivet, shkaqet e vrasjes dhe jo ministri i Rendit. Me këto deklarata Rama fsheh krimin dhe i lajmëron vrasësit që të ikin, t'u shpëtojnë prangave të policisë. Ju thoni që është një vrasje me motive biznesi?Po vrasja e Vilës u bë për motive të biznesit. "Flevi" si firmë ka qenë në rregull me tatimet, me taksat, me të gjitha institucionet e shtetit. Mbante shumë parà me vete Floriani? Nuk është e vërtetë deklarata e Luan Ramës se biznesmenët i vret paraja që mbajnë në shtëpi dhe nëpër makina. Floriani nuk ka pasur parà me vete. Ne i qarkullojmë lekët nëpër banka, me transferta, me çeqe. Ai nuk është grabitur. Babai e ka nxjerrë nga makina dhe e ka dërguar në spital. Në xhep ai ka pasur vetëm 25 mijë lekë të reja, që më janë kthyer nga spitali. Po fëmijët si reagojnë pas vrasjes së babait të tyre? "Edhe ty policët ta kanë vrarë babin si neve, o gjyshi?" Kështu pyesin gjyshin për të atin fëmijët e mi. Janë të frikësuar, të trembur, por… Po tregtia e skrapit kishte probleme? Në tregtinë e skrapit firma po zinte një vend dominues, pasi çmimet ishin konkurruese. Zgjerimi i biznesit qe i menjëhershëm dhe kjo i befasoi rivalët. Ne kishim mjete punë cilësore, teknika po ishte, makineritë, të gjitha këto na jepnin përparësi që e çoi biznesin tonë shpejt përpara. "Flevi" i kishte të gjitha komponentët për ta bërë këtë. Unë mendoj se kjo është pista e vërtetë, aty duhet t'i kërkoni vrasësit. Duke parë tentativën e Ramës për të dalë nga motivi i biznesit për vrasjen, ne si familje do të kërkojmë së bashku me komunitetin e biznesit largimin nga detyra të ministrit të Rendit Publik, Luan Rama. Kush e drejton firmën tani? Unë jam tani në krye të "Flevit". Kemi qenë ortake në firmë me Florianin, ku unë kisha 30 për qind të aksioneve ndërsa ai 70. Punën e kemi nisur bashkë. Një ditë do të jenë djemtë ata që do të marrin drejtimin e firmës. ro/anjo (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    -------------------
    ----------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #38
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    kot per kuriozitet po ngaterrohem!!!
    ju megjithemend prisni qe dicka e vertete te dale ne faqet e nje gazete, aq me shume shqiptare?
    apo nga qe skeni se c"beni merreni me to?
    po qe se pritni qe gazetaret tiranas tiu japin info...
    nuk eshte ndertuar ne menyre te tille sistemi informativ.
    po nejse xhanem se ju te zgjuar jeni vete dhe une nuk dua te bej si b*** me e zgjute.
    mire do te ishte mos me kopjue asgje e asnjeri.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Dosjes për vrasjen e Mirit të Xhikes i bashkëngjiten dhe dy fashikuj të shkëputur nga dosja “Grori” dhe trafiku i heroinës midis Shqipërisë dhe Italisë

    Vrasja e “Kartodromit”, në hetim dhe trafiku i heroinës

    Ened Janina

    TIRANË- Prokuroria e kryeqytetit mbledh materiale të tjera në lidhje me dosjen e Fatmir Ramës. Në dosjen penale kundër Arben Grorit, djalit të tezes së Fatmir Ramës, ndodhen një sërë materialesh ku flasin për Ramën. Tashmë të gjitha këto materiale ndodhen në duart e prokurorëve të kryeqytetit dhe pritet që të shqyrtohen ditët e ardhshme. Sipas burimeve, Fatmir Rama shfaqet dy herë në dosjen hetimore në ngarkim të Grorit. Njëri rast është në vitin 1996 kur është vrarë Artur Grori dhe rasti tjetër më pas, gjatë kohës që Grori akuzohet se zhvillonte trafik droge ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Madje për këtë periudhë, Fatmir Rama është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat italiane. Duke qënë se pista kryesore e prokurorisë dhe policisë së kryeqytetit për vrasjen e Mirit të Xhikes është ajo e problemeve personale, edhe energjitë e hetuesve janë përqendruar në këtë pikë. Fatmir Rama i njohur me nofkën “Miri i Xhikes”, është përmenduar disa herë për lidhje me politikanë të rëndësishëm si dhe ishte pronari i Kartodrom 2000.

    Hetimi

    Nga hetimi në të kaluarën e tij doli se emri Fatmir Rama figuronte disa herë në dosjen e Grorit, kushëririt të parë të tij. Në vitin 1996 në kryeqytet ekzistonte një luftë e fortë ndërmjet grupeve rivale për shpërmdarjen e drogës. Nga njëra anë ishin vëllezërit Artur dhe Arben Grori, së bashku me miqtë e tyre ndërsa në tjetrën rreshtoheshin Naim Zyberi dhe vëllezërit Bujar dhe Met Hasa. I pari që vritet është një pjesëtar i bandës së Naim Zyberit, Ardian Spahiu. Në vrasjen e tij u dyshua se pati gisht edhe Fatmir Rama. Menjëherë vjen kundërpërgjigjja dhe Naim Zyberi së bashku me vëllezërit Hasa shkojnë që të vrasin Fatmir Ramën. Miri i Xhikes sapo merr vesh se kush ka ardhur ta takojë fshihet dhe në vend të tij derën e hap Artur Grori, i cili shpresonte që të sqaronte çështjen. Pas pak minutash debat, Zyberi dhe miqtë e tij hapin zjarr në drejtim të Grorit dhe e lënë të vdekur në vend. Ata u betuan se do të vrisnin edhe Mirin e Xhikes. Ky “betim” bëri që prokuroria ta rendisë pistën e hakmarrjes si një nga më të rëndësishmet dhe të grumbullojë të gjitha të dhënat në lidhje me të.

    Trafiku

    Ndërkohë hera e dytë që përmendet emri i Fatmir Ramës është në trafikun e drogës ku akuzohet Grori. Madje për këtë trafik droge Rama është dënuar nga gjykata italiane me 18 vjet burg. Sipas materialeve të prokurorisë italiane, Arben Grori drejtonte një bandë prej 50 shqiptarësh që merreshin me trafikun e heroinës. Për të gjithë këta persona doli një urdhër-arresti, por u arrestuan vetëm 36 prej tyre. Të tjerët ishin larguar nga Italia. Ndër personat që i kishin shpëtuar arrestimit ishte Arben Grori dhe Fatmir Rama. Heroina prodhohej në Turqi e Afganistan dhe nën mbikëqyrjen e Ramës dhe Grorit kalonte nëpër Ballkan e deri në Itali. Sipas materialeve nga Italia, Grori kujdesej për pjesën italiane të trafikut ndërsa Rama për atë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe ata kanë pasur disa probleme me trafikantë të tjerë droge. Këto probleme mund të jenë mbartur deri në mars të këtij viti kur u vra Rama. Për këtë arsye Prokuroria e rrethit Tiranë ka tërhequr në organin qëndror të akuzës të gjitha materialet ku përmendej emri i Fatmir Ramës.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    E vërteta e vrasjes te Kartodromi

    INTERVISTA/ NUK E KEMI HASEM ARIAN SHANIN

    E vërteta e vrasjes te Kartodromi
    Ylli Kelmendi, miku i Mirit dëshmon për herë të parë


    --------------------------------------------------------------------------------



    Për herë të parë dëshmia publike e Ylli Kelmendit, 38-vjeçarit që shpëtoi për mrekulli nga atentati i cili iu bë Mirit të Xhikes natën e 29 marsit, njeriu që reagoi dhe ndoqi atentatorët. Ai flet për Arian Shanin, mikun e tij dhe të Mirit të Xhikes. Kelmendi rrëfen se çfarë bisedoi Ylli me Arianin pas akuzave që iu bënë atij publikisht si njeriu që kishte urdhëruar dhe paguar për vrasjen që ndodhi te Kartodromi. Si e sqaroi Ylli Kelmendi familjen e Mirit të Xhikes për akuzat që i ishin bërë Arianit dhe cilat janë marrëdhëniet që ka aktualisht Ylli me familjen e Mirit të Xhikes.

    Cili ishte reagimi lidhur me lajmin se A.SH është porositës i vrasjes së Mirit të Xhikes?
    Kur Ariani e kishte parë atë lajm nëpër gazeta të ndryshme ishte tronditur pa masë dhe menjëherë më mori mua në telefon. Ai ishte tepër i befasuar nga ato që kishte dëgjuar të thuheshin e të shkruheshin për të, për vetë faktin e lidhjeve të ngushta që ne kishim me njëri-tjetrin. Ai më tha: "Çfarë janë ato gjëra që thuhen për ne nëpër gazeta?" Ky lajm është krejt i gënjeshtërt dhe nuk ka asnjë gjë të vërtetë brenda. Pra, është fund e krye i pasaktë dhe ai lajm është trilluar e kurdisur. Them kështu, pasi Arian Shani është shoku dhe miku ynë i vjetër, i cili jo vetëm që nuk është nga ata njerëz që paguan për të marrë jetë shokësh, por përkundrazi, ai paguan për t'u dhënë jetë shokëve.

    Po më pas?
    Ariani u qetësua dhe më tha se nuk kishte fare dyshime te ne, pasi edhe ai ishte i bindur se ato fjalë të thënë në adresë të tij, nuk ishin gjë tjetër, veçse fjalë gazetarësh. Për këtë ai nuk kishte pikë dyshimi.

    Që kur e njihni Arian Shanin?
    Po e njoh. Arian Shani është nga Fieri dhe ne të dy jemi bashkëmoshatarë. Arian Shani është një nga shokët e miqtë tanë të vjetër me të cilin unë njihem që prej 20 vjetësh dhe atë miqësi që ne e kemi krijuar që atëherë, e kemi ruajtur dhe vazhdojmë ta ruajmë akoma edhe sot.

    Me çfarë është marrë ai gjatë viteve '90?
    Gjatë viteve '90 Ariani është marrë me biznes dhe në Fier atë e njohin të gjithë si biznesmen.

    Po me Fatmir Ramën ka pasur njohje?
    Arian Shani e njihte Mirin e Xhikes nëpërmjet meje dhe unë isha njeriu që i kisha prezantuar ata të dy me njëri-tjetrin. Pra, Ariani e njihte Mirin e Xhikes si shokun tonë dhe ai ka pasur respekt dhe e respektonte atë tamam si ne.

    Familja e Mirit të Xhikes a ishte njohur me ato që thuheshin nëpër gazeta?
    Pa dyshim që edhe familja e Mirit ishte njohur me ato fjalë që kishin thënë gazetat për shokun tonë të përbashkët. Pas sqarimit që u bëra unë, ata u bindën se ajo pistë nuk mund të ekzistonte.

    Po te Kartodromi a shkoni më?
    Te Kartodromi shkoj ndonjëherë, por rrallë, sepse unë kam problemet e mia dhe nuk më del koha të shkoj si më parë.


    Ylli i vetmi dëshmitar okular i ekzekutimit

    Natën e vrasjes Ylli Kelmendi ka qenë i vetmi që nuk është plagosur. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Sipas policisë, ai ka reaguar ndaj atentatorëve, duke qëlluar dhe plagosur njërin prej tyre. Megjithatë dy vrasësit kanë ikur duke u shpëtuar prangave. Kelmendi është shoqëruar në polici dhe ka dëshmuar për ngjarjen. Ai nuk ka arritur t'i identifikojë atentatorët, pasi ata kanë qenë me maska. Ndjekja e tyre nuk ka dhënë ndonjë rezultat për policinë. Miri i Xhikes ka vdekur në vend i qëlluar nga breshëria e automatikut. Dëshmitari ka dorëzuar në polici dhe telefonin, që më pas i është kthyer. Tjetër dëshmi për ngjarjen ka dhënë dhe Flamur Rrapaj, që është plagosur më 29 mars. Ekipi hetimor pasi ka gjetur kampionë të gjakut në maskë dhe fije flokësh, ka bërë AND-në në Itali, duke siguruar kështu për dosjen një provë shkencore të gatshme për njërin nga vrasësit e pronarit të Kartodromit, Mirit të Xhikes.


    Tre viktimat e atentatit në Kartodrom-2000

    Me 29 mars 2003 në Kartodrom-2000 dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi Fatmir Ramën, të ashtuquajturin Miri i Xhikes, dhe mbi njerëzit që ishin me të në lokal duke parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Rusi. Për pasojë mbetet i vdekur në vend Miri i Xhikes dhe plagosen tre persona të tjerë. Plumbat kanë rënë mbi Kristaq Canin, Julian Durishtin, Flamur Rrapajn. Julian Durishti ka vdekur po atë natë. Ndërsa Kristaq Cani apo i ashtuquajturi Taqi i Majës ka vdekur pas pesë ditësh në spitalin Ushtarak. Ka shpëtuar Flamur Rrapaj që është plagosur lehtë dhe është mjekuar duke i shpëtuar vdekjes. Ndërsa Ylli Kelmendi ka qenë personi që nuk është goditur nga plumbat dhe ka shpëtuar për mrekulli. Madje Kelmendi ka reaguar duke plagosur njërin nga atentatorët e maskuar. Policia ka gjetur maskën e njërit prej vrasësve, armën që ka qëlluar dhe prova të tjera që janë administruar në dosje
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Përgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •