Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Loooooool u duk fare hapur se ata qe kane vrare Mirin e Xhikes kane lidhje shume shume te fuqishme me median per te mos thene qe i kontrollojne ato.

    Mendoj se kjo vrasje ka lidhje me vrasjet e bujshme ne Balkan. Vetem se nuk po mundem ti kuptoj shume mire keto vrasje, arsyen e tyre dhe se kush mund te jete ideatori.(?)
    PAUCA SED MATURA

  2. #12
    PREDATOR
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    Oslo
    Postime
    37
    Kujdes ne menyren se si u drejtohesh anetareve te tjere te forumit.
    Mere me long se mishi maroi, vetem mere per at zot. Bej dicka, prandaj mere.......

    Nuk lejohen adresa faqesh te tjera ne firme, vetem ne profil. Stafi i forumit

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    VRASJA E MIRIT ESHTE LARJE ESAPESH LUFTE BRENDA LLOJIT SHPRESOJ QE PAS MIRIT TE MOS FSHIHEN POLITIKANE OSE PARLEMENTARE .
    nuk ka rendesi

  4. #14
    Un se njifja fare, por megjithate ngushellimet e mia familjes se tij.
    Im so crazy in love

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kjo vrasje ndodh keto dite kur Olldashi shkrete afrohet te dera Bashkise me ba kontroll dhe banda e Bashkise tallet e perdridhet duke sajuar 120 000 pengesa.

    Pra aty fshihet nje SUPER VJEDHJE dhe kjo SUPER VJEDHJE ka lidhje me ato firmat e krereve te Bashkise.

    Miri beri nje investim dhe kjo eshte gje e mire kur nje Shqiptar investon ne ATDHE.
    Ai thone ka ndertu PISHINA.
    Pishinat duan uje.
    Nji Pishin do uje te Pijshem sa nje qytet ose me pak ne se do ndertohen dhe impjante moderne te filtrim-pastrimit.

    Tirana ka vuajtur per uje te pijshem.

    Miri do kete marre uje nga Fondi i ujit te njerzve.

    Ne se nga kontrolli i Olldashit del se Edushi u ka dhene Bosave UJE e e ka thare popullin kjo i humb pik ne Zgjedhjet e reja.

    Socialistet duan ta ruajne EDIN si "simbol te qeverisjes Socialiste te Shkelqyer".

    Ne se kontrolli do lejohej mund te dilnin gjera qe populli do shikonte se qeverisja Socialiste eshte nje MAFI (kosovarce..theksi te I-ja) dhe kjo mund te shkaktonte humbje votash..

    Keshtu MIRI nuk eshte problem te zhduket e me MIRIn zhduket dhe gjera tjera..

    Do kete vrasje akoma sepse Vjedhja mbulohet me vrasje..

    Ne fakt policia qe diten e pare e kapi nje te RENEAS i cili ka shume mundesi te jete vrasesi i MIRIT por diten e dyte Gazetat PRO PS e eleminuan kte Fakt ..duke bere sikur e harruan..

    Edi Rama eshte i gatshem te beje Vrasje te tjera..sepse ai ka gisht ne vrasje te meparshme dhe jo rastesisht Banda Hakmarrja e specializuar per vrasje ka marre SHESH ndertimi nga EDI e po nderton Grataciele ne qender ..200 metra nga 15 katshi e 50 metra larg nga Shpija Kadarese..

    Kto qe thashe jane hipoteza te mijat..

    Te shikojme..

    Ngushellime prinderve te te ndjerit..dhe sherim te shpejte te plagosurve..

    ...

  6. #16
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Aresyet ???? Shume e thjeshte....konkurence.

    Megjithate personi ne fjale nuk ka qene kriminel...ndersa ata qe e orgaizuan vrasjen jane...dhe perbejne sot nje prej grupeve me te rrezikshme...me lidhje shume te thella qe nder te tjera kalojne edhe nga bashkia (nuk e them per politike).

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Italianet kerkuan arrestimin e Mirit te Xhikes

    Zbulohet fakti me i ri, ne raportet e Fatmir Rames, te ekzekutuar te shtunen ne Tirane, me drejtesine. Ministria e Rendit dhe Prokuroria e Pergjithshme, pohuan se ne fillim te muajt shkurt 2003, nga Italia mberriti nje kerkese, sipas te ciles kerkohej arrestimi i Mirit te Xhikes, i akuzuar per pjesemarrje ne trafiqe te paligjshme. Si qarkulloi dokumenti nga nje institucion ne tjetrin, pa gjetur rrugezgjidhje dhe justifikimi: "Mungojne elemente te vepres penale"

    Ferdinand DERVISHI

    Italianet i kishin kerkuar drejtesise shqiptare arrestimin e Mirit te Xhikes, pak jave para se ai te vritej. Ky eshte fakti me i ri i zbuluar ne lidhje me raportet e Fatmir Rames (Mirit te Xhikes) te ekzekutuar te shtunen e kaluar ne Tirane, me Drejtesine. Per here te pare dje zyrtarisht ministria e Rendit dhe Prokuroria e Pergjithshme i konfirmuan gazetes "Korrieri", se ka patur nje kerkese nga drejtesia italiane per arrestimin e Mirit te Xhikes, e mberritur ne shkurt 2003, rreth me pak se 50 dite, para se ai te vritej. Kerkesa e mberritur nga drejtesia italiane nepermjet zyres se kontaktit INTERFORCE bazohej mbi te dhena, sipas te cilave Fatmir Rama kerkohej ne shtetin fqinj, se ishte pjestar i nje grupi trafiqesh te paligjshme. Sipas te njejtes kerkese, Fatmir Rama ishte shpallur ne kerkim, qe ne vitin 1997 ne Milano te Italise, ne kuader te operacionit policor te emertuar "Falco". Nje operacion qe synonte te godiste nje rrjet te fuqishem te trafikut dhe shperndarjes se droges. Nderkohe qe ne te njejten kerkese, behej fjale edhe per vertetim te kryerjes se vepres penale te trafikimit te lendeve narkotike prej Rames ne vitin 2001, ne kuader te hetimeve (me sakte te pergjimeve telefonike, pasi Rama ndodhej ne Shqiperi) te operacionit te koduar "Asterea".

    Nano nuk kishte gabuar ne akuzat e tij

    Nje kerkese e tille e drejtesise italiane verteton dhe vihet ne nje linje me akuzat e bera nga Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano, gjate periudhes kur u perplas politikisht me ish-kryeministrin Ilir Meta. Akuzat e Nanos u regjistruan ne prag te formimit te kabinetit Meta 2. Sipas akuzes se Nanos ata "po caktojne ministrat te Kartodromi i Mirit te Xhikes". Me tej akuzat e Nanos gjate mbledhjes se KPD u drejtuan ndaj ish-ministrit Bashkim Fino; "Te kam thene te largohesh nga Miri i Xhikes". Sipas Nanos ky personazh, por edhe te tjere, ku mbeshteteshin kundershtaret e tij politike, ishin te shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia italiane per vepra penale te kryera ne kete shtet. Ndaj ketyre akuzave te Nanos pati nje pergenjeshtrim te ministrise se Rendit ne kohen kur ajo drejtohej nga Ilir Gjoni. Sipas te cilit te 4 personat e akuzuar, nder ta edhe Miri i Xhikes, ishin te paster. Nje deklarim zyrtar, qe u hodh poshte pak ore me pas, nga zedhenesi i liderit te PS.

    E verteta e kerkeses italiane dhe pse u refuzua?

    Sipas burimeve zyrtare, kerkesa e drejtesise italiane, ka mberritur ne ministrine e Rendit ne fillim te muajt shkurt 2003. Por nuk eshte pare e udhes te behej ndonje veprim. Pasi me 6 shkurt 2003 ministria e Rendit i ka kerkuar, me ane te nje shkrese zyrtare, Prokurorise se Pergjithshme, vleresimin e situates juridike per Fatmir Ramen. Nje kerkese e bazuar ne te dhena te policise italiane, per pjesemarrjen e Mirit te Xhikes ne nje bande trafiqesh te paligjshme. Pas disa ditesh, Prokuroria e Pergjithshme e ka kthyer mbrapsht kerkesen e ministrise se Rendit. Burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme thane dje per "Korrieri" se shkak i kthimit mbrapsht te kerkeses, ishte mungesa e elementeve te duhur te vepres penale, pra te dhena jo te mjaftueshme per firmosjen e flete-arrestit per Mirin e Xhikes. Pas ketij kontakti, nuk dihet se si e priten homologet italiane refuzimin, porse te shtunen, me 29 mars 2003, Miri i Xhikes u vra. Ndersa vetem dje ministria e Rendit dhe Prokuroria i pohuan zyrtarisht gazetes "Korrieri" mbi ekzistencen e ketij fakti, te panjohur me pare.

    Fieraku i pagosur, ne gjendje te rende

    Permiresohet gjendja e Flamur Rapajt ne Spitalin Ushtarak, nderkohe qe mjeket shprehen pesimiste per gjendjen e te plagosurit Kristaq Cami. Sipas mjekeve te Reanimacionit te Spitalit gjendja e Camit paraqitet ende e njejte dhe kjo nderlikon shume mundesine e ndonje nderhyrje tjeter kirurgjikale. Nderkohe qe qe jane kryer te gjitha ekzaminimet nga ana e mjekeve, eshte duke u diskutuar edhe mundesia e ndonje trajtimi me te specializuar ne spitale apo klinika jashte vendit. Sakaq vjen duke u permiresuar nga dita ne dite gjendja e plagosurit Rapaj, i cili prej 48-oresh ka lene Reanimacionin dhe trajtohet ne Repartin e Kirugjise.

    Pista e re e hetimit mbi nje ngjarje te vjeter

    Burime te policise se Tiranes pohuan se ndermjet pistave te tjera te hetimit per vrasjen e Fatmir Rames, ishte konsideruar e rendesishme edhe nje linje e re dyshimi e lindur pas lidhjeve logjike me nje ngjarje te vjeter. Ne vitin 1999 ne afersi te vendit ku u ndertua Kartodromi, u vrane dy persona, ngjarje pas te ciles policia arrestoi A. Grorin, kusheririn e Fatmir Rames dhe nje tjeter. Burime policore kane vertetuar, se nje nga viktimat ishte i aferm i njerit prej kundershtareve te vjeter ne Tirane te Fatmir Rames. Madje ky, ne vitet 1996-1997 kishte tentuar te vriste Fatmir Ramen, por nuk kishte patur fat. Nje personazh i tille, sipas burimeve te policise, kishte emigruar jashte shtetit per nje kohe te gjate, porse ditet e fundit ishte pare ne Tirane. Sipas policise kishte shume te ngjare, qe kundershtari i vjeter i Rames te kujtonte dy plage, qe ende i dhimbnin (vrasja e nje miku te tij ne Itali dhe e kusheririt ne Lunder te Tiranes) dhe te kete ndermarre aksionin per ekzekutimin e tij.

    Ekspertet nuk gjejne gjurme gishtash te arma

    Rezultati i Institutit te Policise Shkencore, sipas te cilit ne armen e llojit "Kallashnikov" nuk ishte gjetur asnje gjurme gishti e atentatorit, kishte bere keq dje vete Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Bajram Ibraj. Duke menduar se pas gjetjes se gjurmeve te gishtave, shkuarja te autori do te ishte shume e lehte, te gjithe ishin me shprese pas gjetjes se armes se krimit dhe kreherit te saj. Porse, edhe pse ishin munduar gjate, ekspertet e Laboratorit te ministrise se Rendit, nuk kishin mundur te identifikonin qofte nje gjurme te vetme. Kjo per faktin se arma ishte gjithandej me gjak dhe se ajo ishte e hedhur ne nje vend me balte. Po keshtu kishin deshtuar edhe kerkimet per te gjetur ndonje gjurme gishti ne kreherin e armes, edhe ky i gjakosur dhe i hedhur ne balte. Nderkohe qe posedimi vetem i kampioneve te gjakut te atentatorit, konsiderohet shume pak per te arritur ne nje rezultat pozitiv. Pasi te njejtin grup gjaku me te, mund te kene shume te tjere. Nderkohe qe identifikimi nepermjet analizes se ADN kerkon precizion te larte, pasi eshte shume i kushtueshem. Ai mund te behet kur policia eshte e bindur 100% se ka shtene ne duar autorin e atentatit.

    Mberrin ne prokurori, vrasja e "Mirit te Xhikes"

    Dokumentacioni hetimor i vrasjes se Fatmir Rames, i quajtur ndryshe "Miri i Xhikes", ka mberritur dje ne prokurorine e Tiranes. Burime te prokurorise se kryeqytetit, pohuan dje se policia ka dorezuar pas tre dite hetimesh nga ana e saj, materialet per vrasjen e mbremjes te se shtunes, tek Kartodromi, ne kryeqytet. Sipas ketyre burimeve, dokumentacioni permban deshmite e disa deshmitareve, per ngjarjen. Vonesa e materialeve justifikohet me kompleksitetin e ngjarjes, dhe me riperseritjen e ekspertizes se provave te gjetura ne vendin e ngjarjes. Por sipas burimeve nga Prokuroria shkak tjeter per vonesen ka qene edhe gjendja e rende e deshmitareve te plagosur. "Vetem Fatmir Rrapaj, eshte permendur dje", thane burimet. Ai ka qene i plagosur me lehte dhe dje ka mundur te deshmoje per Prokurorine per vrasjen e se shtunes. U pohua se marrja e kesaj deshmie ka sqaruar disa rethana, qe me hetimet e deritanishme nuk ishin zbardhur.

    Korrieri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Arsyen perse "i paprekshmi" vritet keto dite, e gjeni ne artikullin e korrierit me siper. Nese Rama kerkohej nga drejtesia italiane, Fino, Nano e kompani nuk mund ta bejne gjumin rehat.

    Nese Fatmir Rama binte ne duart e drejtesise shqiptare, urdherarresti i ardhshem i italianeve do te ishte per te gjithe ata politikane shqiptare qe "kane ngrene buke me Mirin".

    Drejtesia po arrin tek kokat e krimit te organizuar ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk duket pak si e cuditshme koincidenca qe personi ne fjale vritet nje muaj e gjysem pasi per te vjen nje mandat arresti ???
    Une dua te di perse te pakten nuk u mor ne pyetje personi ne fjale ???

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po ajo "Salto Mortale" e Ngjeles ne dalje te Plloces si ju duket... rastesi te jete?

    "Skemi gjet gjurme gishtash" thot policia dhe eshte "merzitur" shefi policise.

    Oh ku ka shkue Shqiperia..

    Te shohim tani kush do e marri ka-rodromin.

    Ai Veli Myftari i pasaportave ngeli ne Qeli i ziu e shefat e tije bejne qejf.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Përgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •