Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 77 prej 77
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    e paska bere sala himaren djep te shqiperise ashtu si serbia kosoven.
    paralelizma te tille jane te rrezikshem
    djepi i shqiperise eshte i gjithe ballkani,
    ngjarjeve te tilla mos iu pergjigjni se nuk ia vlen. shteti grek po falimenton.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Robert Hajdhi - shqiptari i Agimit te Arte,eksponent i fashisteve grek ne Shqiperi.



    Ne hotelin e ketij greku te ri, jane organizuar ngjarje si Miss Shqiperia etj. Pasi ky doli e beri te fortin ne Himare, u arrestuan mbi dhjete shqiptare ne Fier.
    Eshte shprehur hapur kunder shqiptareve, shtetit shqiptar, rendit publik dhe atij kushtetues. Kryen aktivitet dhe deklaron hapur per cenim te integritetit territorial te Shqiperise.
    Policet, Prokuroret, Gjykatesit e Shqiperise dridhen kur u shkon ky neper zyra. Ka zera qe ka rrahur disa here police.
    Ne keto kushte i bie te jete " I forti " i Jugut.
    Shefat e policise ne Jug , qe fryjne barkun me hallexhinj e familjare, ulin koken e shmangen kur u del ky cub perpara.



    P.S - kush di me shume per kete fellqsire.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    A e di ndonjeri se cfar kishte ndodhur me kte djalin qe ishte vrare? Me sa degjova un, ky ishte zene me disa veta sepse fliste greqisht. Me vone ata e ndoqen ne rruge dhe ja goditen motorin me makinen e tyre duke e vrare.

  4. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    A e di ndonjeri se cfar kishte ndodhur me kte djalin qe ishte vrare? Me sa degjova un, ky ishte zene me disa veta sepse fliste greqisht. Me vone ata e ndoqen ne rruge dhe ja goditen motorin me makinen e tyre duke e vrare.
    Mund te lexosh per vrasjen e Aristotel Gumes, ne kete teme ne forum: http://www.forumishqiptar.com/thread...-motive-etnike

    Kur shteti shqiptar nuk denon me ligj kriminelet qe kryen kete akt rracist e te denueshem, banoret e zones do te radikolizohen e bejne vetegjygjesi e perfaqesojne ide ekstremiste. Faji nuk eshte i Greqise apo banoreve te zones, faji eshte i shtetit shqiptar qe jo vetem nuk eshte ne gjendje qe te mbroje jeten e qytetareve te vete, por nuk eshte ne gjendje as te denoje me ligj ata qe marrin jete njerezish te pafajshem. Dhe ne nje vend ku ligji nuk vepron, vakuumin e mbushin ekstremistet e te gjitha ngjyrave.

    Albo

  5. #75
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Mua me cudit fakti qe Albo, Korcaret & Co sjane bere fare te gjalle te kjo tema.
    Po mire qe heshtin per deklaratat anti-shqiptare po si ortodoksa te mire te pakten denoni se si e dhunuan priftin sa u detyrua te largohej nga kisha gje qe eshte nje akt barbar.
    Nga KOASH spres gje se hiresia e tij eshte I zene me pune me te rendesishme.

  6. #76
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    TIRANE- Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, tashmë ministër i ri i Bujqësisë në qeverinë “Rama” komentoi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ngjarjet e pak ditëve më parë në Himarë. Ai sugjeron që qeveria e re shqiptare të diskutojë me ministrin e Jashtëm grek, gjatë vizitës së pritshme në Tiranë, ndalimin e veprimeve me sfond ekstremist nga persona grekë. Nisur nga ngjarja e fundit, Panariti shprehet se: “Jam i mendimit se duhet të bashkëpunohet edhe me shtetin helen dhe sidomos midis shërbimeve informative shtetërore përkatëse për parandalimin e provokimeve dhe incidenteve të tilla”.

    Sa i përket çështjes tjetër, asaj të toponimeve, Panariti thotë se: “Pala shqiptare, përkatësisht Ministria e Rendit duhet të fillojë sa më parë prodhimin e dokumenteve me emërtesat sipas kritereve të dakordësisë midis palëve”. “Për sa u takon dokumenteve të vjetra, për të cilat ky modifikim është i pamundur, duhet gjendur një zgjidhje kompromisi me palën greke, e cila pritet të jetë edhe rezultantja e bisedimeve në nivel të lartë midis palëve”, shprehet Panariti.
    Profesor Panariti, besoj jeni njohur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Himarë, gjatë ceremonisë përkujtimore për Aristotel Gumën, me pjesëtarë të “Agimit të Artë”. Si ish-ministër i Punëve të Jashtme, si e cilësoni këtë ngjarje?
    Duke njohur dhe respektuar plotësisht të drejtën e familjarëve, të afërmve dhe miqve për të përkujtuar përvjetorin e humbjes së dhimbshme dhe tragjike të të riut Aristotel Guma, kam bindjen se duhet penguar me vendosmëri që një përvjetor i tillë të instrumentalizohet dhe të shndërrohet në një ritual dhe tribunë nxitëse e urrejtjes ndëretnike dhe cenimit të sovranitetit e integritetit territorial të vendit nga grupe dhe individë radikalë ekstremistë. Mendoj se duhet bllokuar sidomos zbatimi i një axhende të parafabrikuar të “helmimit” të marrëdhënieve shqiptaro- greke, e cila vihet në veprim sa herë që ndodhemi në prag të zhvillimeve pozitive të forcimit të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve, si dhe të avancimit të zgjidhjeve të çështjeve pezull mes dy vendeve tona. Organizmat e sigurisë kombëtare, posaçërisht Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit duhet të analizojnë me kujdes deklaratat e eksponentëve politikë radikalë në këto grumbullime dhe të vlerësojnë se sa dhe si këto deklarata bien ndesh dhe cenojnë nenet 3 dhe 9, të Kushtetutës së Shqipërisë. Policia e Shtetit ka bërë mirë që ka identifikuar personat në fjalë dhe ka formuluar edhe aktakuzat konform provave përkatëse, duke ia kaluar ato prokurorisë për procedim të mëtejshëm. Jam i mendimit se duhet të bashkëpunohet edhe me shtetin helen dhe sidomos midis shërbimeve informative shtetërore përkatëse për parandalimin e provokimeve dhe incidenteve të tilla. Do të sugjeroja që ndalimi në kohë i veprimeve të tilla me sfond ekstremist të përfshihej edhe në axhendën e bisedimeve gjatë vizitës së pritshme të ministrit të Jashtëm të Greqisë në Shqipëri.
    Ju keni deklaruar se pjesëtarët e “Agimit të Artë” do të shpallen “non grata”, por duket se ata po vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetet e tyre lirshëm në Shqipëri...?
    Të gjithë individëve dhe subjekteve, që me veprimet apo deklaratat e tyre cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe nxitin urrejtjen dhe konfliktet ndëretnike, duhet t’u pamundësohet një gjë e tillë dhe në këtë kuadër, statusi i personit “non grata” përbën vetëm njërin prej këtyre instrumenteve në dispozicion të autoriteteve shtetërore. Kur them “pamundësohet”, kam parasysh jo vetëm ndalimin fizik të zhvillimit të veprimtarive të tilla me sfond racist, ksenofob dhe luftënxitës, por edhe të “mosfaktorizimit” në media të eksponentëve radikalë për shpalljen e platformave të tyre ekstremiste. Për të mos e lejuar përsëritjen e incidenteve të tilla kërkohet një bashkëpunim më i efektshëm ndërinstitucional midis Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Rendit.
    Per fat te keq nuk e ribene minister te puneve te jashteme......do tu kish dhene rruge shume problemeve

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Per fat te keq nuk e ribene minister te puneve te jashteme......do tu kish dhene rruge shume problemeve
    Panariti per mua , ka qene ministri me i denje edhe serioz i shtetit shqiptare , sidomos per nje ministri qe eshte mbase me e rendesishmja per ceshtjet kombetare !

    Natyrisht qe nuk i perkiste PD-se ( se ata vetem shpellarizem prodhojne ) , por LSI-se !

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •