Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Një kishë e re i shtohet Tiranës

    Inagurimi i Kishës së Metamorfozës në kompleksin "Thavor"

    Qendra kulturore Thavor, Tiranë

    U përurua Kisha e re e Metamorfozës së Shpëtimtarit

    Emri:  931283_10200515936833825_1524938527_n.jpg

Shikime: 1479

Madhësia:  131.6 KB

    11 gushti, kur kremtohet e diela e 7-të e Mateut, ishte një e diel e veçantë për besimtarët e krishterë orthodhoksë të Tiranës. Një kishë e re çeli dyert dhe ajo mban emrin kuptimplotë të Metamorfozës së Shpëtimtarit. Kisha e re është ndërtuar në qendrën kulturore Thavor, ne zonën e Shkozës (përballë ish-Kombinatit të Autotraktorëve), ku ndodhet edhe shkolla e Muzikës Bizantine. Ajo do t’u shërbejë banorëve të kësaj zone që po popullohet gjithmonë e më shumë me banorë të ardhur nga i gjithë vendi, por edhe në rastet e veprimtarive të shumta që organizon Kisha jonë në këtë qendër.
    Shërbesa e Çeljes se Dyerve dhe Liturgjia Hyjnore u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili dhe klerikë të tjerë.
    Gjatë predikimit, Fortlumturia e Tij falënderoi Perëndinë që mundësoi ndërtimin e kaq shumë kishave për besimtarët orthodhoksë: “E kremtja e Metamorfozës së Shpëtimtarit tonë,- tha ndër të tjera Kryepiskopi,- është e kremtja që na jep përgjigjen e kësaj pyetje, e kremte e cila na përcakton jetën shpirtërore orthodhokse. Të gjitha sa bëhen në kishë, mësimi, lutja, katekizmi etj., kanë si qëllim final që të transformojnë njeriun. …Biri i Perëndisë u mishërua, mori trup njerëzor për ta transformuar njeriun. Kjo është edhe vepra e madhe që ka Kisha jonë. Krishti nëpërmjet Metamorfozës së Tij e lartësoi natyrën tonë njerëzore dhe na tregoi që ajo ka mundësinë të jetojë një jetë të transformuar. Ne nuk duhet të jetojmë sipas botës, të pushtuar nga lakmia për gjëra materiale, një jetë thjesht për të kaluar vitet, por të shndërrohemi dita-ditës dhe të rritemi në lavdinë hyjnore. Udhëtimi ynë drejt Zotit është rritje që nga pagëzimi ynë deri në përjetësi; ky udhëtim nuk mund të jetë statik, por një proces i vazhdueshëm përparimi: të mësojmë të komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin, të respektojmë të tjerët, të duam me dashuri pa hipokrizi, të kemi durim, të dimë të vuajmë etj.”

    Emri:  Kryepiskopi%u002520ne%20Thavor%201.jpg

Shikime: 1338

Madhësia:  109.0 KB Emri:  Kungimine Thavor 3.jpg

Shikime: 1293

Madhësia:  69.7 KB

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Një kishë e re i shtohet Tiranës

    ...Shume urime,dhe e gezofshi,kur te vij ne Tirane do e vizitoj gjthesesi.....

  3. #3
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Një kishë e re i shtohet Tiranës

    Kishe e bukur, ta gezoni.

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Një kishë e re i shtohet Tiranës

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...Shume urime,dhe e gezofshi,kur te vij ne Tirane do e vizitoj gjthesesi.....
    Mos harro t'vizitosh edhe xhamin..
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Një kishë e re i shtohet Tiranës

    shume urime, mbaresi dhe paqe
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #6

    Për: Një kishë e re i shtohet Tiranës

    Urime te sinqerta!
    Shpresojme me ndihme te Perendise qe,
    te sherbeje gjithashtu per mbarevajtjen dhe harmonine midis shqiptareve!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •