
Postuar më parë nga
BLEDI_SH
Agimi i Artë kërcënon me luftë
Agimi i Artë kërcënon me luftë
12/08/2013
Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë.
Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himare deri ne çlirimin e saj.
"Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per ceshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t'i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!"tha Tsankas.
Ne ceremoni u kendua edhe himni grek. Ky përvjetor i trete për Aristotel Gumën u shoqërua me incidente nga eksponentët e Agimit të Artë. Fillimisht ata nxorrën jashtë kishës, priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi qe te kryente rritet e tyre e më dhe pas sulmuan grupin e xhirimit te Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë. / Top Channel
Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim- VIDEO
Nga Anila Jole
HIMARE-Në varrin e Aristotel Gumës përfaqësuesi i Agimit të Artë përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që sic tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.
Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.
12 Gusht 2013 - 15:00 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim- VIDEO
Nga Anila Jole
Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim- VIDEOHIMARE-Në varrin e Aristotel Gumës përfaqësuesi i Agimit të Artë përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që sic tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.
Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.
Ai vazhdoi duke thënë se “Është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shume keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morrën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”.
Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e clirimit. Rroftë kombi!”
balkanweb
Krijoni Kontakt