Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Me duket se e ke gabim ketu,vetem Kristos Papas u shpall "non grata",jo gjithe aktivistet e agimit te arte,sa per saktesi..
    po ke te drejte ketu,por ky u shpall non grata pas intirvistes se tij tel Zhej,me sa di,kishte dhe lajme te tilla ne ate kohe,un fplas qe aktivistet u shpallen non grata pas ngjarjeve te kelcyres me rastin e festes kombetare greke dmth ne tetor te 2012,,kurse ky si person u shpall me vone ne 2013 pas intervistes..

  2. #22

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin

    sic e sheh paskam te drejte,sapo e gjeta ate qe them une:

    Panariti: Fund marshimeve të nazistëve grekë
    30/10/2012

    Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti paralajmëroi dy ditë më parë se Tirana zyrtare nuk do të lejojë më hyrjen në territorin shqiptar të formacioneve ekstremiste greke.
    http://ina-online.net/shqiperia/22990.html

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    Aj temen e semes kur te vjen greku edhe te ben si i forte ne shtepine tende............................................. .......................................kjo eshte paturpesi

    Per nje njeri bejne namin sikur eshte vrare nje komb i tere po ato masakrat qe kane bere ketu tek ne nuk i ze njeri ne goje, ata skane gje, nuk i ka bere nena ata , te pakten te kerkonin falje. Me vjen shume inat nuk di cte them. Turp edhe per keta tanet qe nuk po reagojne .
    Ndryshuar për herë të fundit nga C.Jack Sparrow : 12-08-2013 më 10:46
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    Agimi i Artë kërcënon me luftë

    Agimi i Artë kërcënon me luftë
    12/08/2013

    Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë.

    Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himare deri ne çlirimin e saj.

    "Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per ceshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t'i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!"tha Tsankas.

    Ne ceremoni u kendua edhe himni grek. Ky përvjetor i trete për Aristotel Gumën u shoqërua me incidente nga eksponentët e Agimit të Artë. Fillimisht ata nxorrën jashtë kishës, priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi qe te kryente rritet e tyre e më dhe pas sulmuan grupin e xhirimit te Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë. / Top Channel

    Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim- VIDEO
    Nga Anila Jole

    HIMARE-Në varrin e Aristotel Gumës përfaqësuesi i Agimit të Artë përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që sic tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.

    Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.

    12 Gusht 2013 - 15:00 | LAJME
    TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

    Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim- VIDEO
    Nga Anila Jole
    Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim- VIDEOHIMARE-Në varrin e Aristotel Gumës përfaqësuesi i Agimit të Artë përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që sic tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.

    Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.

    Ai vazhdoi duke thënë se “Është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shume keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morrën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”.

    Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e clirimit. Rroftë kombi!”
    balkanweb

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    a te dhjefsha shtetin qe kemi,ata jane aty akoma nuk jan arrestuar,por te te kercenojne me lufte brenda shtetit tend dhe te qarkullojne te lire??????!!!!!!a ka me poshte??!!!mbaroi kjo pun..ah sali berisha ca do ti besh tjeter ketij vend???!!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    a te dhjefsha shtetin qe kemi,ata jane aty akoma nuk jan arrestuar,por te te kercenojne me lufte brenda shtetit tend dhe te qarkullojne te lire??????!!!!!!a ka me poshte??!!!mbaroi kjo pun..ah sali berisha ca do ti besh tjeter ketij vend???!!!
    ueeeeeeeee sa inat po me vjen dhe mua per zotin, imagjino te te vijne e te te bejne ligjin ne shtepi
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  7. #27
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    agimi i arte= pordhe me rigon

    shteti shqiptar= pordhe me rigon

    me regullen e 3 i bie qe shteti shqiptar = i arte lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    PDIU: Ndal “Agimit të Artë”, në trojet tona etnike!

    TIRANE-“Policia duhet të reagonte ndaj provokimit të këmishëzinjve të “Agimit të Artë”, ndaj mediave tona në varrezat e Himarës!”. Kështu ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, partia PDIU ndaj pjesëmarrjes së përfaqësuesve të partisë neonaziste “Agimi i Artë” në jug të vendit.

    “Policia s’mund të rrijë e heshtur para pretendimeve territoriale të një organizate fashiste në truallin tonë, pretendime që u lëshuan duke dhunuar një mjedis të shenjtë si varreza!

    Në një mënyrë tërësisht burracake, njera nga organizatat më të turpshme dhe më të rrezikshme në Europën e Bashkuar, “Agimi i Artë”, u shfaq në një ceremoni përkujtimore vdekjeje të një shtetasi shqiptar. Të udhëhequr nga sharlatanë, shitës flamujsh dhe banditë të tjerë, kjo organizatë u përpoq të shfaqte gjoja nacionalizmin e vet në Himarën tonë, një vatër e rëndësishme urbane që dëshmon vazhdimësinë e kombit shqiptar në të gjithë kohërat”, theksohet në deklaratën e PDIU.

    Kjo parti reagon me forcë ndaj mungesës së ndërhyrjes së policisë ndaj dhunimit të mediave shqiptare prej “Agimit të Artë”.
    “Nuk ka asnjë pretekst legal në këtë vetëpërmbajtje të policisë sonë. Këta njerëz, që ishin në pozitën e veprimtarit politik siç e tregonin veten me veshjen e tyre të zezë, nuk po kryenin ndonjë shërbesë fetare, por po zhvillonin veprimtari antishtetërore në një mjedis të shenjtë si varreza. Autoritetet policore duhet t’i përmbaheshin një vendimi të mëhershëm të ministrit të jashtëm të Shqipërisë për ta shpallur non grata kryetarin e kësaj Lëvizjeje. E gjithë kjo organizatë duhet ndaluar së vepruari në territorin shqiptar. Shteti shqiptar vazhdon të funksionojë dhe duhet të funksionojë me forcë dhe në periudhën e tranzicionit të pushtetit politik”.

    PDIU vlerëson faktin që me këta njerëz nuk u bashkuan banorë të tjerë të Himarës që sipas këtij subjekti politik si dhe prononcimet e mëhershme të familjarëve të të ndjerit Aristotel Guma, të cilët nuk kanë dashur ta kthejnë vdekjen e të dashurit të tyre, në motiv ndarës të komunitetit të shquar himariot.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #29
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    Keta te AR i denon nje bote e gjithe biles edhe FB (nje cope rrjet social) ia mbylli llogarit sepse veprimet e tyre jane teper diskrikiminuese, vijne ne Shqiperi bejne si iu do qefi, edhe shteti rri si kukull. Mire e kane qe kerkojne clirim kur gjejne qorra si ne, pse jo?????
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: 3-vjetori i vdekjes së Aristotel Gumes, Agimi i Artë akte antishqiptare në Hima

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Keta te AR i denon nje bote e gjithe biles edhe FB (nje cope rrjet social) ia mbylli llogarit sepse veprimet e tyre jane teper diskrikiminuese, vijne ne Shqiperi bejne si iu do qefi, edhe shteti rri si kukull. Mire e kane qe kerkojne clirim kur gjejne qorra si ne, pse jo?????
    ..."kemi pune ne Siri njehere"duhet qliruar sirija nga asadi"se keto pjeset e Atedheut qe i kane nen administrim te tjeret nuk"jane problem"e pastaj shohim e bejme........

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •