Zyrtarėt botėrorė tė shėndetėsisė po pėrpiqen tė gjejnė shkaktarėt e njė sėmundjeje misterioze e ngjashme me pneumoninė qė ka goditur Azinė dhe Kanadanė. Thuhet se raste tė mundėshme tė sėmundjes janė vėnė re edhe nė Britani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.
Ekspertėt theksojnė se sėmundja nuk duket se pėrhapet nėpėrmjet kontakteve tė rastėsishme dhe se ka shumė tė ngjarė qė ajo tė jetė formė e ndonjė virusi jo tė zakonshėm ose njė formė e re gripi.
Spitalet dhe aeroportet nė mbarė botėn janė nė gjendje alarmi pėr personat qė mund tė jenė infektuar me atė qė doktorėt e quajnė sindroma akute e frymėmarjes. Njerėzit e e prekur nga kjo sėmundje dhe qė kanė vdekur janė nga Hong Kongu, Vietnami, Taivani dhe Singapori.
Disa prej viktimave ishin udhėtarė nga Knadaja dhe Gjermania. Sėmundja nuk ka reaguar nga antibiotikėve gjė qė i ka shqetėsuar shkencėtarėt pasi sėmundja ėshtė tepėr infektive.
Organizata botėrore e shėndetėsisė lėshoi mejnjėherė njė paralajmėrim nėpėrmjet tė cilit udhėtarėve u bėhet thirrje tė kenė kujdes ndaj simptomave tė tilla si temperatura e lartė, kollitja dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje.
Sekretari i Shėndetėsisė sė Hong Kongut, Yeoh Kiong thotė se po bėhen pėrpjekje pėr tė krahasuar nėse tė gjitha rastet e njoftuara kanė lidhje me njėra tjetrėn. Pasi pas kontakteve me disa zyrtarė tė tjerė tė shėndetit, ne mendojmė se disa raste ndoshta nuk janė tė lidhura.
Ministri kinez i shėndetėsisė Zhang Wenkang u tha dje gazetarėve se se punonjėsit shėndetėsore po kryejnė kėrkime nė Kinėn jugore, rajon i njohur si burim pėr forma tė reja gripi.
Shtetet e Bashkuara kanė dėrhguar shkencėtarė nė Hong Kong dhe Kinė pėr tė ndihmuar nė kėto kėrkime. Qėndra amerikane pėr kontrollin e sėmundjeve shpreson tė njoftojė kėtė javė arritjet e para tė te rezultateve nė kėto kėrkime.
Deri tani nga kjo sėmundje kanė gjetur vdekjen 9 veta dhe janė prekur rreth 400 tė tjerė. Ekspertėt thonė se Tė infektuarit janė kryesisht punonjės spitalesh tė cilėt kanė marrė kontaktet e para me tė sėmurėt.
Ndėrkohė nė 11 laboratorė virusalė nė mbarė botėn, shkencėtarėt po punojnė ditė e natė pėr tė pėrcaktuar virusin pėrgjegjės pėr kėtė sėmundje. Nė qarqet shkencore ekziston mendimi se njė ditė bota do tė preket nga njė epidemi gripi, por jo si ajo e vitit 1918 kur rreth 20 milionė vetė humbėn jetėn. Gjithashtu ekspertėt thonė se virusi i tanishėm qė shkakton kėtė sindromė duket se nuk ėshtė i llojit gripal, pasi ai nuk pėrhapet me shpejtėsi dhe prek vetėm personat qė bien nė konatk tė ngushtė me pacientin.
Marre nga VOA
Krijoni Kontakt