
Postuar mė parė nga
PINK
Dola jashte , ne verande, shkallet .. meqe dielli shkelqente shume sot, dhe ngrohte goxha mire dhe embelsisht, mendova po e pij kafene aty. Sapo u ula, shoh qe pata nje 'vizitor' ngjitur me trendafilat e mi. Si per kastile po qendronte aty e spo levizste. Kaluan goxha sekonda dhe po aty. Menjehere mendja me shkoi te kamera. Po mendova, sa te cohem, te futem brenda e te marr kameran, do kete ikur. Rri me mire aty ku je i them vetes, dhe vazhdo kenaqu me kafene dhe rrezet e diellit. Por jo, sa here hidhja syte, ajo prape vazhdonte te rrinte aty. Si per inatin tim. Okkkk, them, nuk i rezistova dot me. U cova hyra brenda, mora kameran, dhe dal jashte prape. Kur c'shoh?!! Kishte ikur qe aty. Ah damn it, sikur ta dija. U ula dhe po sodisja prape, kur fap vjen perseri. Hallejujah. Pozoi tamam ashtu sic e desha une. Pasi shkrepa disa foto, dhe i afrohem dhe 1 here per here te fundit, vej syrin te fokusi i kameras, dhe oh- la -la majtas-djathtas-lart- poshte, spo ma kapte syri. Kush shkove moj, ku shkove?! Heq syrin nga kamera per te pare me mire se nga shkoi, kur cte shoh?!!! - kish qendruar, ndaluar ne lensen e kameras time. Vec aty, aq afer sma mori mendja qe do vinte. loool.
Krijoni Kontakt