Bota Sot | 09.08.2013 18:14
Kuvendi e përgënjeshtron kryemyftiun Tërnava
Njerëz me mjekra të lëshuara, me pantallona të shkurtra, e me praktikim më ndryshe të fesë islame, shihen çdo ditë e më shumë nëpër rrugët e Kosovës, që nga mbarimi i luftës. Të tjerë që shkojnë për të luftuar në Siri “për krahë vëllezërve sunitë sirian”. Madje ka gati edhe kërkesa ekstreme, që fshihen nga grupime politike islamiste, që po të pyeteshin, do ta ndërronin Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e do të punonin sipas sheriatit. Këtë imazh, i cili tregon për shenjat në rritje të pranisë së radikalizmit fetar, të mbledhur kryesisht rreth të ashtuquajturit Vehabizëm, e kanë marrë trojet shqiptare kohëve të fundit.
Në fakt, rrjeti nuk është se ka rrënjë shqiptare, përkundrazi, çerdhet e tyre janë në Bosnje e Sanxhak (në Serbi), ku Serbia trajnon së bashku me Rusinë dhe shërbime të tjera inteligjente, ekipe të tëra, për të infiltruar në Kosovë grupe ekstreme, që mbase nuk kanë lidhje as me Arabinë Saudite, vendlindja e Vehabizmit, rrymës ekstreme, që pretendon zbatimin e islamit pikë për pikë, por që në fakt është një shpërfytyrim i islamit tradicional dhe të vetë predikimeve të Muhamedit a.s.
Por, ekzistencën e tij, pa shpjeguar më shumë, e ka mohuar kryemyftiu i Kosovës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
http://www.botasot.info/kosova/23602...e6mAg.facebook
Krijoni Kontakt