Rinia dhe Intimiteti
Kjo temė ėshtė goxha e rėndėsishme pėr tė rinjtė dhe tė rejat. Unė do u drejtohem atyre si njė person qė i do tė mirėn. Fjalėt e mia tė dala nga zemra dhe uroj qė tė depėrtojnė nė zemrat e tyre.
Nga: Amer Halid
Kjo temė ėshtė goxha e rėndėsishme pėr tė rinjtė dhe tė rejat. Unė do u drejtohem atyre si njė person qė i do tė mirėn. Fjalėt e mia tė dala nga zemra dhe uroj qė tė depėrtojnė nė zemrat e tyre.
Grup-mosha sė cilės i drejtohet kjo temė ėshtė ajo nga fillesat e adoleshencės gjer nė momentin e martesės. Pra, do tė flasim pėr marrėdhėniet seksuale gjatė kėsaj faze.
Nė mėnyrė tė veēantė, me kėtė temė dua tu drejtohem vajzave nė gjimnaze dhe atyre nė universitete, shumė prej tė cilave marrin rrugė tė keqe pėr shkak se janė tė painformuara. Pėr fat tė keq, kėto vajza as nuk janė kuptuar nė shtėpi, por dhe janė keqkuptuar. Kur dolėn nė jetė, hasėn nė ujqėr tė etur dhe tė gatshėm pėr ti shqyer.
Nga pėrvoja ime me tė rinjtė, kam parė qė shumė vajza kanė ndjekur rrugė tė keqe sepse nuk kanė pasur dikė qė ti mbėshtesė.
E dashur motėr dhe vėlla! Unė nuk po u flas thjesht si njė predikues, por po u flas si vėlla dhe njeri i afėrt. Ju lutem ua vini veshin kėtyre fjalėve qė do tė them nė kėtė temė!
Kjo temė u drejtohet dhe prindėrve, pasi do u shėrbejė fort nė mėnyrėn si ti trajtojnė fėmijėt e tyre dhe si tė komunikojnė me ta.
Me fillimin e adoleshencės, tek fėmijėt tanė vihet re njė kureshtje e madhe pėr zbulimin e botės pėrreth. Njė nga gjėrat mė joshėse dhe tunduese pėr tu zbuluar nė kėtė moshė ėshtė dhe seksi tjetėr.
Burrave u ėshtė hijeshuar dashuria pėr gjėrat e dėshiruara: pėr gratė . (Ali Imran: 14)
Mes mashkullit dhe femrės ekziston njė tėrheqje e natyrshme, e cila manifestohet fuqishėm nė dėshirėn pėr ta eksploruar dhe njohur mė thellė njėri-tjetrin, me fillimin e adoleshencės.
Prandaj, prirja qė pikasim tek tė rinjtė tanė pėr tė njohur seksin tjetėr, ėshtė njė instinkt normal. Tė duash tė kuptosh mė shumė rreth seksit tjetėr nuk do tė thotė se je fėmijė i paedukatė. E rėndėsishme ėshtė qė kjo tėrheqje dhe ky instinkt tė orientohet nė mėnyrė tė drejtė. Kjo dėshirė dhe kureshtje pėr tu njohur me seksin tjetėr nuk duhet pėrballur me kundėrshti, akuza apo dhe me heshtje. Ne nuk duhet tė harrojmė se njohja e seksit tjetėr ėshtė diēka instinktive tek ēdo i ri dhe e re.
Pika tjetėr qė dua tė theksoj ėshtė se, mes heshtjes dhe rezervimit tė familjes e mes shfrenimit dhe degjenerimit moral nė mediat e ndryshme, ekziston njė hendek shumė i madh. Ajo qė ndodh ėshtė se adoleshentėt dhe tė rinjtė fillojnė dhe e eksplorojnė njėri-tjetrin bashkė, pa pasur informacionin e duhur nė mėnyrė paraprake. Ata e shohin veten mes rezervave dhe heshtjes familjare dhe mes degjenerimit qė shohin jashtė familjes. Mediat, kur e hapin si ēėshtje pėr diskutim, e bėjnė kėtė nė mėnyrė tunduese dhe provokuese, jo edukuese.
Dikush mund tė ēuditet qė po flasim pėr diēka tė tillė, por sinqerisht kam parė qė mungesa e edukimit tė drejtė nė kėtė fushė, ka ēuar nė shpėrbėrjen e shumė familjeve. Nėse duam qė familjet tona tė mblidhen tok dhe tė jenė tė bashkuara, nuk mund ta lėmė pa diskutuar njė temė tė tillė. Nėse edukimi ēalon qė nė adoleshencė, smund tė pretendojmė qė tė rinjtė tanė tė krijojnė familje tė stabilizuara. Sa mė shumė qė tė pėrhapet degjenerimi dhe shfrenimi seksual nė shkollat e mesme dhe nė universitet, aq mė shumė largohemi nga familja model. Kjo sepse themelet nuk kanė qenė tė forta.
Prindėr! Fėmijėt tuaj janė, mes heshtjes tėnde totale nė ēėshtjet e seksit dhe mes shfrenimit seksual qė haset nė internet dhe media tė ndryshme. Imazhi i krijuar tek tė rinjtė tanė rreth seksit dhe gjinisė tjetėr, ėshtė mė pranė mitologjisė sesa realitetit. Prandaj, ėshtė detyrė e prindėrve qė ti mėsojnė, tė ulen dhe tė diskutojnė me fėmijėt e tyre rreth kėsaj ēėshtjeje. Ndoshta, njė shekull mė parė, heshtja ėshtė parė si njė lloj edukimi dhe kjo pėr shkak tė rrethanave dhe mjedisit pėrreth. Por sot, tė heshtėsh nė ēėshtje tė tilla, do tė thotė ta marrėsh fėmijėn mė qafė. Qė nė fazėn e parė tė adoleshencės, prindėrit duhet tė bisedojnė me fėmijėt e tyre dhe tu qasen tematikave seksuale nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar. Fėmijėve u duhet bėrė e qartė se nė ēfarė stadi moshe po hyjnė. Sa mė pranė fėmijėve tė jesh, sa mė marrėdhėnie tė forta tė kesh krijuar, sa mė miqėsor tė jesh dhe sa mė shumė tė pėrdorėsh gjuhėn e ndjenjave me fėmijėt, aq mė i besueshėm do tė jesh teksa i ofron kėtė lloj informacioni. Nėse shoqėria i tregon mite dhe legjenda mbi seksin, ti si prind ia jep kėtė informacion kaq shumė tė nevojshėm, nė formė tė qetė dhe plot dhembshuri e dashuri nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar. Nėse prindėrit i kanė dhėnė informacionin e duhur dhe marrėdhėniet e tyre me fėmijėt janė tė forta dhe tė sigurta, ēfarėdo lloj informacioni qė do i ofrojnė shoqėria apo interneti, do tė shoshitet mirė nga logjika e tyre. Para se tė befasohesh si prind, se fėmija yt bashkėjeton me dikė tjetėr, duhet ta kesh edukuar dhe seksualisht atė, duhet ti kesh folur pėr seksualitetin e tij dhe tė gjinisė tjetėr, duhet ti kesh treguar histori dhe ngjarje nga aktualiteti. Ndonjėherė mund tė shfrytėzosh njė fragment filmi qė jeni duke parė bashkėrisht dhe tė bėsh komentet e tua rreth tij. Njė herė tjetėr mund tė shfrytėzosh njė reklamė qė ėshtė vėnė buzė rrugės pėr tė komentuar dhe ofruar njė informacion. Kėshtu, edukatėn seksuale fėmija yt e merr nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar, logjike, tė ekuilibruar dhe tė pranueshme. Qė tė mbėrrijmė gjer tek edukata seksuale, siē e kemi cekur dhe mė parė, babai dhe nėna duhet tė kenė krijuar marrėdhėnie miqėsore me fėmijėt e tyre.
Historia e njė nėne
Mė kujtohet historia e njė nėne e cila kishte njė vajzė 15 vjeēare. Shoqet e saj organizonin njė festė dhe ajo kishte ditė qė i kėrkonte tė ėmės ta lejonte tė marrė pjesė, edhe pse festa organizohej natėn. Fillimisht, nėna ndihej e frikėsuar dhe aspak e qetė. Meqė vajza i dha garanci se festa ėshtė brenda kuadrit tė lejuar dhe se shoqet e saj janė tė respektuara, nėna pranoi qė ajo tė shkojė. Tre katėr ditė pas festės, e ėma dėgjoi se kjo festė ishte organizuar nga djem dhe vajza jo tė respektuar. Gjatė kėsaj feste kishin ndodhur ngacmime seksuale mes dy gjinive dhe disa vajza ishin shprehur se kjo ishte diēka normale. Kur i kishte dėgjuar kėto fjalė e ėma, e kishte parė veten para katėr alternativave:
1 Qortimi dhe kanosja. Ti je vajzė e paedukatė Si ma bėre kėtė! Me kėtė qė bėre nuk tė besoj mė Kjo ishte hera e fundit qė dole me shoqet e tua, prandaj mos mė kėrko herė tjetėr tė dalėsh
2 Ironizimi dhe tallja me vajzėn e saj.
3 Ndėshkimi, duke i hequr tė drejtėn e pėrdorimit tė celularit, duke mos e lejuar tė dalė jashtė dhe duke e mbyllur nė dhomėn e saj.
Nė fakt, kėto tre alternativa thjesht do e pėrkeqėsonin dhe rėndonin situatėn. E kush ėshtė ai prind qė mundet ta kontrollojė fėmijėn e tij nė kėto kohė, kur mjetet e komunikimit kanė depėrtuar nė ēdo qoshe! Prandaj, zgjidhja dhe alternativa e vetme ėshtė:
4 Tė shtrohet pėr diskutim kjo ēėshtje me qetėsi dhe larg ēdo forme ofendimi dhe fyerje. Prindi duhet tė ulet dhe tė bisedojė me vajzėn, pėr tė kuptuar perceptimin e saj.
Prindi, nė kėtė rast mund tia shtrojė ēėshtjen kėshtu:
Unė kam dėgjuar nga disa persona, qė gjatė festės pėr tė cilėn mė fole, kanė ndodhur disa gjėra tė papėlqyeshme. A mund tė mė tregosh diēka mė tepėr se ēfarė ndodhi realisht nė atė festė?
Vajza mund tė mohojė gjithēka qė i thuhet, ashtu siē mund ta hapė zemrėn dhe tė rrėfejė gjithēka. Nėse e refuzon, pyete kėshtu: Mirė, nėse do tė kishte ndodhur kjo qė thuhet, vallė ēfarė do e shtynte njė vajzė tė sillej kėshtu? Sipas teje, si mund tė ndikojė kjo nė tė ardhmen e vajzės?
Shkon njė djalė tek profeti Muhamed (a.s) dhe i thotė: O i dėrguari i Allahut! Dua tė mė japėsh leje tė kem marrėdhėnie seksuale jashtėmartesore!
Myslimanėt qė u gjendėn aty, u revoltuan nga kjo kėrkesė e padėgjuar dhe e paturpshme, saqė disa deshėn ti japin njė mėsim tė mirė kėtij djali.
Sakaq, vetė Profeti (a.s) zgjodhi alternativėn e katėrt, pėr tė cilėn po flasim.Ai e hapi ēėshtjen pėr diskutim me qetėsi dhe maturi duke i thėnė:
A do e pranoje njė vepėr tė tillė pėr nėnėn tėnde?
I riu u pėrgjigj: Jo, aspak.
Profeti (a.s) e pyeti: A do e pranoje pėr motrėn tėnde?
I riu u pėrgjigj: Jo.
Profeti (a.s) e pyeti: A do e pranoje pėr hallėn tėnde?
I riu u pėrgjigj: Jo.
Profeti (a.s) e pyeti: A e pranon pėr tezen tėnde?
I riu u pėrgjigj: Jo.
Profeti (a.s) i tha: Askush nga njerėzit nuk e pranon njė vepėr tė tillė pėr nėnat, motrat, tezet dhe hallat e tyre. Mandej, Profeti (a.s) i fėrkoi kraharorin e tij nga krahu i zemrės dhe u lut: O Zot jepi qėndrueshmėri, drejtoja zemrėn dhe ruaja nderin! Kėtė, e bėnte ndėrkohė qė i buzėqeshte nė fytyrė tė riut.
Vetė i riu tha: Pasha Zotin nuk do e bėj diēka tė tillė sa tė jem gjallė!
Shohim qė ky reagim nuk pėrmban aspak fyerje, britma dhe qortime. Profeti (a.s) thjesht e hapi temėn pėr diskutim duke e respektuar palėn tjetėr.
Ēfarė tu themi tė rinjve?
Unė do tė pėrmend tre gjėra kryesore tė cilat duhet tė bėhen objekt bisede mes prindėrve dhe fėmijėve. Sigurisht do ti pėrmend nė njė temė si kjo, por prindėrve u duhen tre vite pėr tua thėnė fėmijėve tė tyre nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar.
Kėto tre pika janė:
1 Seksi nuk ėshtė lojė. Seksi ėshtė njė marrėdhėnie e shenjtė me njė qėllim tė caktuar.
2 Ngacmimi seksual ėshtė njė rrugė qė tė ēon drejt marrėdhėnieve tė plota seksuale.
3 Seksi jashtė kuadrit martesor, shkakton zemėrimin e Zotit dhe rrezikon tė ardhmen tėnde. Seksi i shkatėrron disa aspekte tė sė ardhmes tėnde, tė cilat nuk mund tė ndreqen mė, ai rrėnon nė mėnyrė tė pandreqshme njė pjesė tė personalitetit dhe karakterit tėnd.
Tani le tu qasemi njė e nga njė kėtyre tre pikave tepėr tė rėndėsishme nė formimin seksual tė tė rinjve tanė.
1 Seksi nuk ėshtė lojė
Marrėdhėnia seksuale ėshtė njė marrėdhėnie mes dy partnerėve, qė e respektojnė, e duan dhe i besojnė njėri-tjetrit me dijeninė e familjeve pėrkatėse dhe njerėzve tė rrethit miqėsor. Institucioni i martesės i cili e pėrligj njė marrėdhėnie tė tillė, nuk pėrbėhet nga dy individė burrė e grua tė martuar. Jo, ai pėrbėhet nga dy familje qė janė lidhur me njėra-tjetrėn. Marrėdhėniet seksuale kanė si qėllim ndėrtimin dhe riprodhimin e familjes, brez pas brezi. Marrėdhėniet seksuale mes bashkėshortėve, pėrveē aspektit tė kėnaqėsisė, kanė dhe rolin e riprodhimit dhe shtimit tė species njerėzore, tė cilės i duhet tė pėrmbushė misionin me tė cilin e ngarkoi Zoti: Ndėrtimin e jetės sipas ligjeve dhe dispozitave hyjnore. Qė kur krijoi dy njerėzit e parė, Zoti i solli nė tokė si njė familje e vetme. Jeta e njeriut nė tokė filloi si familje dhe ashtu duhet tė vazhdojė gjer nė ditėn e Kiametit.
Vetėm pasi tė jenė njohur dhe prezantuar, pasi ta kenė pranuar njėri-tjetrin dhe tė jenė tė kėnaqur individualisht dhe familjarisht pėr lidhjen, vetėm pasi tė bėhet martesa dhe tė deklarohet publikisht, ēifti ka tė drejtė tė ketė marrėdhėnie seksuale me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė linja qė ka zgjedhur Zoti dhe Krijuesi ynė pėr jetėn e njeriut nė tokė.
Krijimi i Ademit (a.s) shkaktoi xhelozi tek shejtani, i cili deklaroi se ėshtė mė i mirė se njeriu. Qė atėherė, ai orvatet me tė gjitha mėnyrat qė tė vėrtetojė se ai ėshtė mė i mirė se njeriu. Meqė Zoti ka caktuar familjen si institucion pėr edukimin e njeriut, i cili do tė mbajė mbi supe misionin hyjnor nė tokė, shejtani ka caktuar marrėdhėniet seksuale jashtė martesore, tė cilat e minojnė institucionin e familjes.
Ai i ri dhe e re qė zgjedh imoralitetin, nė vend tė linjės sė pėrcaktuar nga Zoti, ka zgjedhur linjėn e pėrcaktuar nga shejtani. Mos harrojmė, se pėrmes pėrhapjes sė marrėdhėnieve seksuale jashtė kuadrit martesor, shejtani minon themelet e njė shoqėrie tė shėndoshė. Me kėtė, shejtani kėrkon ti thotė Zotit se njeriu tė cilin e nderove dhe vlerėsove, nuk e meritonte kėtė status tė lartė. Vetė fakti se njeriu po ndjek linjėn e degjenerimit dhe jo atė tė familjes, ėshtė tregues se ai nuk e meritonte nderin dhe vlerėsimin hyjnor, sipas shejtanit.
Prandaj dhe Zoti zemėrohet fort kur robėrit e tij zgjedhin linjėn e imoralitetit, pasi kėshtu shkelet me kėmbė vullneti i Zotit, minohet institucioni qė Ai vendosi pėr garantimin e jetės mbi tokė, sepse imoraliteti ėshtė ndryshim i ligjeve tė Zotit.
Krijesa mė e fisme qė ka krijuar Zoti mbi tokė ėshtė njeriu, sakaq mė inferiorja ėshtė kafsha e cila ndjek instinktin e saj. Shejtani, kėrkon qė njeriun ta zbresė mė poshtė nivelit tė kafshės, duke e bėrė tė rendė pas instinktit seksual. Kafsha nuk ka rregulla tė caktuara qė duhet ti respektojė kur bėhet fjalė pėr instinktin seksual, sakaq njeriu i ka kėto rregulla dhe duhet ti respektojė ato. Nėpėrmjet imoralitetit seksual, shejtani kėrkon qė njeriu ti thyejė kėto rregulla dhe ta zbresė njeriun nėn nivelin e kafshės.
Gjithashtu, tha: A e sheh kėtė qė Ti e nderove mbi mua? Nėse Ti mė jep kohė deri nė Ditėn e Kiametit, unė do tu vė fre pasardhėsve tė tij, pėrveē njė pakice prej tyre! (Isra: 62)
Zakonisht, freri u vihet vetėm kafshėve, pasi vetėm kėshtu i komandojmė sipas dėshirės tonė. Shejtani, duke u vėnė frerin e epshit dhe shfrenimit seksual, dėshiron ta komandojė njeriun sipas dėshirės. Me kėtė, ai kėrkon ti thotė Zotit: Ja krijesa Jote qė e lartėsove dhe nderove aq fort!
Kafsha nuk e bėn dallimin mes njė kafshe dhe njė tjetre gjatė sezonin tė ndėrzimit. Ajo ėshtė e gatshme tė ndėrzehet me ēfarėdo lloj kafshe tė species sė vet. Shejtani kėrkon qė tė njėjtėn gjė ta kultivojė dhe tek njerėzit.
Vėlla dhe motėr e dashur! Teksa zgjedh linjėn e marrėdhėnieve seksuale jashtėmartesore, ti sikur zgjedh vullnetin e shejtanit dhe refuzon vullnetin e Zotit.
Mos harroni asnjėherė se seksi nuk ėshtė njė lojė. Ai ėshtė marrėdhėnie e cila duhet tė kryhet vetėm nė kuadrin e institucionit tė martesės, i cili nga ana e tij garanton pėrmbushjen e misionit tė njeriut nė tokė. Nėse orvatemi qė misionin e njeriut nė tokė ta pėrmbushim jashtė institucionit martesor, kemi dėshtuar.
Motėr e nderuar! Meqė seksi nuk ėshtė lojė, Zoti i lartėsuar tė ka dhėnė njė status tė preferuar dhe tė lartė. Statusi yt ėshtė lartėsuar dhe nderuar nga vetė Zoti, prandaj mos ia ul vlerat vetes. Pėr tė arritur gjer tek marrėdhėnia seksuale brenda kuadrit martesor, burrit i duhet tė fitojė simpatinė tėnde dhe tė familjes, tė ofrojė njė dhuratė martesore, duhet tė bėjė njė dasmė, duhen ftuar njerėz etj. Vetė profeti Muhamed (a.s) thoshte: Publikojeni martesėn dhe u bini daulleve!
Tė gjitha kėto, pėr faktin se ti motėr je e shtrenjtė dhe e vyer tek Zoti i lartėsuar. Prandaj, mos prano tia ulėsh ēmimin vetes. Nuk ka fyerje mė tė madhe pėr ty, sesa tė pranosh qė dikush tė tė shfrytėzojė fizikisht e mandej tė tė hedhė. Ske asnjė arsye pėrse tia ulėsh vetes vlerat dhe tė shitesh lirė. Asnjėherė mos harro se seksi nuk ėshtė lojė, por njė marrėdhėnie e shenjtė. Mos prano tė shfrytėzohesh dhe tė pėrdoresh si leckė! Ēdo i ri qė e shtie nė dorė njė femėr krejt lehtėsisht, pas dy tre marrėdhėniesh fillon e ndjen neveri prej saj. Kjo, sepse i duket mall i lirė. Kėtė e kam dėgjuar me veshėt e mi nga tė rinjtė qė janė sprovuar me marrėdhėnie seksuale jashtė martese. Ata nuk u pėrgjigjen telefonatave tė saj, nuk i takojnė dhe i injorojnė. Nga ana tjetėr, femrat e kėsaj shtrese ndihen tė zhgėnjyera dhe tė shfrytėzuara sepse ato vetė e ulėn dhe e shitėn veten krejt lirė. Kushdo qė e shet veten lirė, nė kėtė mėnyrė do tė trajtohet.
Motra ime! Dashuria ėshtė diēka madhėshtore dhe e shenjtė, por vetėm nėse kalon nga institucioni i martesės. Djemtė e pėrdorin fjalėn dashuri pėr tė shtėnė nė dorė femrat dhe pėr ti shfrytėzuar ato.
Trupi yt ėshtė amanet, prandaj mos e shkel kėtė amanet qė ta ka dhėnė Zoti. Nderi dhe virgjėria jote janė amanet. Zoti i lartėsuar thotė nė Kuran: O ju qė keni besuar! Mos e tradhtoni Zotin, e pėr rrjedhojė ti tradhtoni amanetet tuaja duke e ditur!
Nė rastin e tė riut i cili shkoi tek Profeti (a.s) dhe i kėrkoi leje tė ketė marrėdhėnie seksuale me vajzat jasht kuadrit martesor, Profeti (a.s) e kuptoi se ai i shihte femrat si njė lodėr seksi. Pėr kėtė, ai ia pėrafroi mė shumė realitetin, duke ia shėmbėllyer me familjarėt e tij mė tė ngushtė, me nėnėn, motrėn, hallėn dhe tezen.
Po ti vėlla, a e pranon qė nėna jote tė ketė marrėdhėnie jashtėmartesore, ashtu siē ke ti marrėdhėnie intime me vajzat e botės?! Unė e di qė diēka tė tillė nuk dėshiron ta ēosh as nė mendje. A e pranon kėtė pėr motrėn tėnde, pėr tezėn dhe hallėn? Po pėr vajzėn tėnde nė tė ardhmen? A e imagjinon dot qė atė vit qė ke nisur marrėdhėniet seksuale me vajzėn e botės, dikush tjetėr ka nisur tė njėjtėn marrėdhėnie me njėrėn nga familjaret e tu? Mos harro i dashur vėlla dhe seksi nuk ėshtė lojė! Kėtė fakt duhet ta kesh tė ngulitur thellė nė mendjen tėnde, kjo duhet tė jetė pjesė e kulturės dhe vlerave tė tua. Sado qė shejtani tė pėrpiqet tė joshė drejt haramit, duhet tė kesh krijuar njė kredit tė mjaftueshėm vlerash tė cilat tė largojnė nga ai.
Pėr arsye se seksi nuk ėshtė lojė, Zoti shprehet pėr aktin e martesės: dhe ato kanė marrė prej jush njė besė tė rėndė
Si mund tė jetė lojė, njė akt dhe marrėveshje e cila konsiderohet e rėndė dhe me peshė? Si mund tė jetė e tillė pėrderisa ti vė dorėn nė dorėn e vjehrrit dhe i premton respekt nė kėtė marrėveshjeje?
Fjalėn besė tė rėndė Zoti e ka pėrdorur nė Kuran vetėm pėr misionin e profetėve dhe pėr institucionin e familjes. Qiejt dhe toka tronditen kur njė individ kryen marrėdhėnie seksuale jashtė kėsaj marrėveshjeje dhe bese tė rėndė.
dhe ata qė, pos Allahut, nuk adhurojnė zot tjetėr, nuk vrasin njeri, gjė qė Allahu e ka ndaluar, pėrveēse me tė drejtė dhe qė nuk bėjnė kurvėri. E kush i bėn kėto, do tė marrė gjynahe. Ndėshkimi do ti dyfishohet nė Ditėn e Kiametit dhe ai do tė qėndrojė pėrherė nė kėtė fatkeqėsi i poshtėruar. (Furkan: 68-69)
Shohim qė kurvėrinė apo marrėdhėniet seksual jashtė martese, Zoti i ka shoqėruar me shirkun dhe vrasjen. Menjėherė pasi pėrmendet dhe kurvėria, retorika hyjnore fillon dhe ashpėrsohet. Megjithė ndėshkimin e rėndė dhe poshtėrimin qė i pret, Zoti e lė derėn e pendimit tė hapur.
Pėrjashtim bėn ai qė pendohet, beson dhe punon vepra tė mira. Njė njeriu tė tillė Allahu ia ndėrron veprat e kėqija nė tė mira. Allahu ėshtė Falės e Mėshirėplotė. (Furkan: 70)
Nė kohėn e Profetit (a.s) ndodhi njė eklips dielli. Profeti (a.s) doli me vrap pėr nė xhami dhe falėn namazin e eklipsit. Mandej, gjatė predikimit tė rastit, Profeti (a.s) u thotė diēka qė skishte lidhje tė drejtpėrdrejtė me eklipsin. Ai u tha: Zoti i lartėsuar zemėrohet me robin dhe robėreshėn e tij, kur kryejnė marrėdhėnie jashtė martesore.
Profeti (a.s) doli me ngut nga shtėpia, pasi eklipsi ėshtė njė fenomen i ngjashėm me atė qė do tė ndodhė kur tė bėhet Kiameti. Ai e lidhi eklipsin me marrėdhėniet seksual jashtė martesės, sepse nėse shtohet imoraliteti dhe kurvėria, bėhet Kiameti. Shtimi i marrėdhėnieve seksuale jashtėmartesore, minon misionin reformues tė njeriut nė tokė e pėr rrjedhojė njeriu mbetet pa mision, qė do tė thotė se do tė bėhet Kiameti. Prandaj e pėrsėris sėrish qė seksi nuk ėshtė lojė, por ėshtė njė marrėdhėnie e shenjtė nė shėrbim tė misionit tė njeriut nė tokė. Filmat dhe materialet pornografike ua kanė errėsuar logjikėn shumė njerėzve. Gjithēka e tillė ėshtė iluzion qė ēon nė shkatėrrimin e jetės nė tokė.
Thotė profeti Muhamed (a.s): Kush kryen marrėdhėnie jashtė martesore, Zoti do ia heqė besimin ashtu siē heq dikush prej jush kėmishėn.
Nė ēastin kur je duke bėrė marrėdhėnie seksuale jashtė martesore, ti je zhveshur nga besimi yt. Nė ato ēaste ti nuk zhvishesh vetėm nga rrobat, por dhe nga gjėja mė e shtrenjtė, besimi fetar.
Nė njė hadith tjetėr profeti (a.s.) thotė: Nuk bėn imoralitet dikush duke qenė besimtar. Kjo, sepse njė marrėdhėnie e tillė minon themelet e institucionit i cili garanton reformimin e jetės nė tokė. Imoraliteti nuk ėshtė njė gjynah i rėndomtė dhe qė kapėrcehet kollaj. Seksi jashtė martese nuk ėshtė lojė, ai ėshtė kulmi i poshtėrimit tėnd, mashkull qofsh apo femėr. Prandaj shumica e lidhjeve jashtė martesore kanė nė fund lotėt dhe dhimbjen. Zoti thotė nė Kuran:
Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato qė premton djalli, janė vetėm mashtrime. (Nisa: 120)
Djali mund ta ketė seriozisht lidhjen, mund tė synojė martesėn, e dashuron marrėzish vajzėn etj Por pasi tė kenė kryer marrėdhėnie seksuale, pasi ta ketė shitur vajza veten krejt lirė, ai heq dorė prej saj duke gjetur pretekste nga mė tė ndryshmet.
Ēfarė tė bėj me energjitė dhe instinktet e mia?
Me tė drejtė, njė i ri dhe e re mund tė pyesin: Meqė seksi nuk qenka lojė, por diēka e shenjtė, ēfarė tė bėj me energjitė e mia? Si ti pėrmbush nevojat e mia? Ku ta shkarkoj ngarkesėn time emocionale?
Si nė ēdo aspekt tjetėr, edhe kėtu Islami ofron zgjidhjen dhe alternativėn e tij. Alternativa islame ėshtė e ngjashme me makinėn. Askush prej nesh nuk e ndez makinėn nėse nuk do tė lėvizė me tė nga njė vend nė njė tjetėr. Nėse ti vėlla nuk ke mundėsi tė martohesh aktualisht, nuk ka pėrse tė kėrkosh tė krijosh lidhje. Nė tė kundėrt, bėhesh si ai qė e ndez makinėn dhe e lė tė ndezur.Islami ka vendosur disa norma morale dhe virtyte tė cilat i ndihmojnė tė rinjtė pėr ti qetėsuar dhe kontrolluar instinktet e tyre. Njė nga kėto ėshtė dhe ulja e shikimit. Ske asnjė arsye pėr tė parė materiale pornografike, tė cilat u vėnė flakėn instinkteve seksuale. Ulja e shikimit e qetėson dhe redukton instinktin seksual. Ne nuk e shtypim instinktin, nuk e mohojmė dhe hedhim poshtė. Ne e pranojmė qė e kemi kėtė instinkt, vetė Kurani ynė e pranon dhe pohon kėtė. Burrave u ėshtė hijeshuar dashuria pėr gjėrat e dėshiruara: pėr gratė, fėmijėt. (Ali Imran: 14)
Islami nuk e sheh instinktin seksual si diēka kafshėrore tė refuzuar, aspak. Ai thjesht e kanalizon dhe e shkarkon nėpėrmjet martesės.
Prandaj, Islami u kėrkon besimtarėve qė shikimin mos e lėnė tė lirė tė bredhė nga njė lule nė tjetrėn, nga njė film pornografik nė tjetrin.
Profeti Muhamed (a.s) thotė: Kush e ul shikimin, edhe pse mundet ta lėrė tė lirė, Zoti do i mundėsojė tė zgjedhė nga hyritė e xhenetit ditėn e Kiametit sipas dėshirės.
Njė formė tjetėr pėr qetėsimin e instinkteve seksuale, ėshtė agjėrimi. Profeti (a.s) thotė: O ju tė rinj! Kushdo prej jush qė mundet tė martohet, le tė martohet! Kush nuk mundet, le tė agjėrojė, pasi agjėrimi ėshtė mburojė!
Diēka tjetėr qė na ndihmon nė kanalizimin e instinktit, ėshtė dhe marrja me aktivitete tė ndryshme si sporti, puna, angazhime vullnetare etj Kjo nuk vlen vetėm pėr djemtė, por dhe pėr vajzat, madje pėr vajzat vlen dhe mė shumė. Edhe ato duhet tė merren me sport.
Vėlla dhe motėr! Merruni me diēka tė dobishme, qė tė shkarkon ngarkesat instinktive tuajat! Nėse nuk keni mundėsi tė punoni, merruni me ndonjė aktivitet bamirės. Shumė vajza mė kanė shkruar se familjarėt nuk i lejojnė tė merren me akte bamirėsie dhe mė kėrkonin qė gjatė emisioneve tė mia tu bėj thirrje prindėrve qė ti lejojnė vajzat tė merren me kėtė fushė. Angazhime me akte bamirėsie dhe aktivitete vullnetare, ėshtė shumė herė mė i dobishėm dhe ua mbush kohėn e lirė, tė cilėn do ua mbushte shejtani me ide dhe mendime tė liga.
Njė alternativė tjetėr, ėshtė dhe martesa. Unė u bėj thirrje tė gjithė prindėrve tė cilėt i kanė mundėsitė, qė tė bėjnė ēmos qė ti martojnė fėmijėt. Ska pėrse ta koklavisim ēėshtjen e martesės. A nuk tė shkon nė mendje se ēfarė mund tė ngjasė nėse e vonon martesėn e fėmijėve tė tu, edhe pse i ke mundėsitė? Pėrse pret tė derdhėsh lot e tė bėhesh pishman? Me gjithė problemet e tyre, tė rinjve dhe tė rejave u ėshtė bėrė padrejtėsi, pasi askush nuk u ka qėndruar pranė, askush nuk i ka orientuar, nuk i ka edukuar, askush nuk ua ka hapur si temė nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar, askush nuk i ndihmon nė zgjidhjen e problemeve me qetėsi dhe maturi, por vetėm me britma e kritika. Ne si myslimanė kemi modelin, shembullin mė tė mirė pėr tė ndjekur, profeti Muhamed (a.s.).
Motra ime, kujtoji fjalėt e mia: Seksi nuk ėshtė lojė
Motėr e nderuar! Edhe ti je pėrgjegjėse pėr qetėsimin e instinkteve seksuale tė meshkujve dhe kjo duke u mbuluar me hixhab. Nė Kuran, Zoti u bėn thirrje femrave qė tė bėjnė kujdes edhe nė mėnyrėn e komunikimit, tė mos pėrdridhen e llastohen para meshkujve. Mos flisni me pėrkėdheli, qė tė mos ju dėshirojė ai qė ka zemėr epshore, por flisni drejt dhe nė mėnyrė tė ndershme! (Ahzab: 32)
Me kėtė, sikur u thotė femrave: Kjo nuk do tė thotė se ti je e keqe nėse flet me pėrkėdheli, por sepse mund tė ketė njerėz me zemėr tė sėmurė, tė cilėt e pėrkthejnė kėtė si sinjal erotik.
Njė pėrgjegjėsi pėr qetėsimin e instinkteve seksuale kanė dhe mediat. Mos harrojnė se tė gjithė jemi tė dėmtuar nga materialet qė transmetohen prej tyre, pėrfshirė dhe fėmijėt e pronarėve dhe punonjėsve tė kėtyre mediave.
2 Ngacmimet seksuale, konsiderohen si njė lloj marrėdhėnie seksuale tek Zoti dhe janė njė nga hapat drejt marrėdhėnieve seksuale tė plota.
Mos i ndiqni hapat e shejtanit! (Kuran)
Pėr fat tė keq, ngacmimet seksuale i hasim nė shumė vende publike, nė shėtitore, nė urbane, nė rrugė, pranė shkollave tė mesme etj Ky akt ndonjėherė shihet edhe si njė lojė nga vajza, edhe pse nė fakt, ėshtė njė fyerje e rėndė pėr femrėn. Si mund tė shihet si lojė dhe shaka, ndėrkohė qė djali nuk ka fijen e respektit pėr ty si personalitet?!
Po ti o vėlla, si mundesh dhe ngacmon vajzat e botės?
Nga Jemeni vjen njė herė njė grup njerėzish qė kishin pranuar Islamin pėr ti dhėnė besėn Profetit nė Medine. Ngaqė kishin ardhur natėn vonė, do tė prisnin tė nesėrmen qė tė takoheshin me Profetin. Me ta kishte ardhur dhe njė i ri, qė e kishte marrė ēėshtjen si njė mundėsi pėr tė shėtitur. Tek po kalonte nė njė rrugė, duke shėtitur, shikon njė vajzė, tė cilės i del pėrpara dhe e tėrheq nga rrobat. Me gjuhėn e sotme, ishte njė lloj ngacmimi me natyrė seksuale. Mė pas e lejon tė kalojė. Tė nesėrmen, Profeti (a.s) ishte i gėzuar qė kishin ardhur njerėz tė pranonin Islamin, i pėrgėzonte dhe secili prej tyre i jepte besėn. Kur i erdhi radha kėtij djaloshit, Profeti e tėrheq dorėn dhe me fytyrė tė skuqur e pyeti: A nuk je ti, ai qė e tėrhoqi vajzėn pėr rrobash njė ditė mė parė? Djali i hutuar i tha: Po. Atėherė Profeti a.s i thotė: Pėr Zotin, nuk e pranoj besėn tėnde kurrė! dhe i ktheu shpinėn. Djali i hutuar i shkoi pas duke i thėnė: O Profet, tė lutem pranoje besėn time, se pėr Zotin nuk do ta bėj mė njė veprim tė tillė kurrė! Profeti a.s u kthye duke i thėnė: Pėr Zotin, nuk do ta bėsh mė kurrė? Po! i tha djali. Ma jep dorėn atėherė! ia ktheu Profeti duke buzėqeshur.
Thotė Profeti a.s: Ėshtė mė mirė ti ngulet njė shufėr hekur nė kokė njė burri, sesa tė prekė njė femėr qė nuk i lejohet ta prekė. Pra, ta prekė me epsh.
Njė burrė, e ngacmoi njė femėr dhe arriti ta puthė. Menjėherė u bė pishman dhe vajti tek Profeti (a.s) dhe i tha: O i dėrguari i Zotit! Kam puthur njė grua tė huaj! Profeti (a.s) u zemėrua dhe i ktheu shpinėn. I prekur burri i tha: O i dėrguar i Zotit! Mė thuaj ēfarė tė bėj! Profeti (a.s) e la dhe nuk i ktheu pėrgjigje. Mė pas, Profetit (a.s) iu shpall ajeti: Fale namazin nė mėngjes e mbrėmje dhe nė njė kohė tė natės, sepse veprat e mira i shlyejnė veprat e kėqija. (Hud: 114)
Aq e rėndėsishme ishte ēėshtja, saqė pėr kėtė ngacmim, Profetit iu shpall Kuran. Pas namazit, Profeti (a.s) ia tregoi kėtė ajet kėtij personi, i cili e pyeti: A vetėm pėr mua ėshtė kjo o i dėrguar i Allahut?
Profetit (a.s) i erdhi sėrish Xhibrili dhe e plotėsoi ajetin: Kjo kėshillė vlen pėr ata qė i pranojnė kėshillat.
Vėlla dhe motėr! Nėse jeni pėrfshirė nė akte tė ngjashme, ėshtė koha tė pendoheni dhe tė zotoheni se nuk do i ktheheni sėrish kėtyre akteve. Ėshtė koha ti japim besėn Zotit se do shkėputemi nga harami. Ėshtė koha ta kuptojmė se seksi nuk ėshtė lojė. Ėshtė koha tė kuptojmė dhe ndėrgjegjėsohemi se edhe ngacmimet janė njė lloj marrėdhėnie seksuale. Ėshtė koha tė vendosim se nuk do tė kemi marrėdhėnie jashtė kuadrit martesor. Ėshtė koha tė vendosim se kur tė dalim para Profetit (a.s), tė jemi ballėlart. Ėshtė koha tė vendosim qė kur tė shkojmė tek Profeti (a.s) tė na japė ujė nga Keutheri, tė mos na kthejė shpinėn pėr shkak tė lidhjeve haram. Ėshtė koha motėr qė tė ruash nderin tėnd, edhe pse mund tė mos jesh e mbuluar me hixhab. Bėj kujdes me mėnyrėn si komunikon, si ecėn dhe si vishesh.
3 Seksi jashtė kuadrit martesor, shkakton zemėrimin e Zotit dhe rrezikon tė ardhmen tėnde.
Ne si shoqėri lindore kemi vlerat tona tė rrėnjosura pėrgjatė historisė. Pėr fat tė keq, kėto vlera ka filluar ti kanosė krimbi nga brenda, edhe pse sipėrfaqja dhe aparenca duket e fortė dhe e qėndrueshme. Reformatorėt socialė pėrballen me njė problem nė raste tė tilla; Tė depėrtojnė nė thellėsitė e krizės, apo tė notojnė nė sipėrfaqen e saj. Njė pjesė e tyre pohojnė se ėshtė mė e sigurt tė notosh nė sipėrfaqe tė saj. Por kur sheh qė sipėrfaqja po hollohet gjithnjė e mė shumė, duke i rrezikuar shumė kėto vlera, duhet zhytur nė thellėsi tė problemit.
Marrėdhėniet seksuale jashtė kuadrit martesor, ndikojnė nė dy gjėra kryesore: Shkaktojnė zemėrim tek Zoti dhe dėmtojnė tė ardhmen tėnde personale, djalė apo vajzė qofsh.
A e di ti vėlla dhe motėr sa zemėrim shkakton tek Zoti ēdo marrėdhėnie haram?
Shumė tė rinj e tė reja, e krijojnė imazhin dhe perceptimin e tyre pėr jetėn nga filmat dhe telenovelat qė shohin nė televizion. Jo vėlla dhe motėr! Jeta nuk ėshtė aq e lehtė sa na paraqitet nė televizion.
Nė Kuran, nė shumė ajete, Zoti vė theksin nė rėndėsinė e ruajtjes sė nderit. Zoti e quan si rrugė tė keqe dhe tė gabuar, rrugėn qė cenon nderin e djalit apo vajzės.
Dhe mos iu qasni imoralitetit, se ajo ėshtė shfrenim dhe rrugė e shėmtuar! (Isra: 32)
Nė njė hadith, Profeti (a.s) thotė:
O myslimanė! Ruhuni nga imoraliteti, pasi ai ka gjashtė pasoja, tre nė kėtė botė dhe tre nė botėn tjetėr. Tre pasojat e kėsaj bote, janė: Humbja e nurit tė fytyrės, shkurtim tė jetės dhe nevojė e vazhdueshme pėr tė tjerėt dhe fukarallėk i pandashėm.
Ai qė hyn nė linjėn e marrėdhėnieve jashtėmartesore, privohet nga shkėlqimi dhe nuri i fytyrės. Edhe pse ėshtė i ri apo e re, fytyra i duket e zymtė dhe pa shkėlqim. Veē kėsaj, atij i shkurtohet jeta, edhe nėse jeton gjatė, nuk i ka bereqet, i duket sikur nuk ka jetuar aspak. E treta, ai ka nevojė pėrherė pėr tė tjerėt. Fukarallėku nė kėtė rast, nuk ėshtė domosdoshmėrish material, pasi mund tė jetė dhe fukarallėk nė zemėr. Ashtu siē ke poshtėruar familjen e vajzės dhe vetė vajzėn, ashtu tė poshtėron dhe ty Zoti.
Zoti i lartėsuar ėshtė i Gjithėmėshirshėm dhe Falės, por ekzistojnė disa zona tė cilat nėse shkelen nga njeriu, Ai zemėrohet pafund. Nga kėto zona ėshtė lėnia e namazit, keqtrajtimi i prindėrve dhe imoraliteti.
Kurse tre pasojat e botės tjetėr, janė: Zemėrimi i Zotit, llogari e rėndė Ditėn e Kiametit dhe ndėshkim me zjarr nėse nuk ėshtė penduar.
Imagjinoni njė person qė vdes dhe nuk pendohet pėr marrėdhėniet seksuale jashtė martesore, ose imagjinoni dikė i cili vdes nė njė marrėdhėnie tė tillė. Profeti (a.s) thotė: Njeriu ringjallet nė formėn qė ka vdekur.
Sot Ne do tua vulosim atyre gojėt e do tė Na flasin duart e tyre dhe do tė dėshmojnė kėmbėt e tyre pėr atė qė kanė bėrė. (Jasin: 65)
Ata do tu thonė lėkurėve tė veta: Pse dėshmuat kundėr nesh? e ato do tė pėrgjigjen: Allahu, i Cili ia jep aftėsinė e tė folurit gjithēkaje, na ka bėrė qė tė flasim. Ai ju ka krijuar pėr herė tė parė dhe tek Ai do tė ktheheni. (Fussilet: 21)
Ditėn e Kiametit, do tė thirret: Le tė ngrihen imoralėt! dhe njė pjesė e njerėzve do tė ngrihen nė kėmbė. A e imagjinoni dot sa tė vėshtirė e kanė tė dallohen nga tė gjithė njerėzit? Sa turp!
Kur tė peshohen veprat e mira dhe tė kėqija, ēdo vepėr ka peshėn e saj, sipas rėndėsisė. Haxhi do tė vijė i materializuar dhe do tė peshohet, sadakaja do tė peshohet e materializuar etj E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me gjynahet.
Nėse dikujt i kanė shkarė kėmbėt nė imoralitet dhe marrėdhėnie seksuale jashtė martesore, e ka nė dorė qė tė mos ekspozohet para gjithė kėtij sikleti nė botėn tjetėr. Kjo, duke u penduar nė kėto ēaste nga ajo vepėr dhe duke qenė tė vendosur pėr tė mos iu kthyer mė kurrė.
Ditėn e Kiametit, Profeti (a.s) do tė qėndrojė tek Hauzi i tij, pėr tė shuar etjen e besimtarėve. Kur tė tė shohė, do tė hapė krahėt dhe do tė mirėpresė. Por melekėt do tė ndalojnė dhe do i thonė: O Muhamed! Ti nuk e di ēfarė ka bėrė ky person pas teje! Atėherė Profeti (a.s) thotė: Ma hiqni sysh!
Edhe pse Zoti i lartėsuar ėshtė i Gjithėmėshirshėm dhe i Dhembshur, kur vjen puna tek marrėdhėniet seksuale jashtė martese, Ai pėrcakton aktin penal pėrkatės dhe shton:
Tė mos ju pengojė kurrfarė mėshire pėr tė kryer detyrėn e fesė sė Allahut! (Nur: 2)
Zoti i lartėsuar e pėlqen mbulimin dhe na motivon pėr kėtė, por nė rastin e shkelėsit tė nderit, Ai thotė:
Le ta shikojnė dėnimin e tyre njė grup besimtarėsh! (Nur: 2)
Zoti i ka kushtuar kaq rėndėsi ēėshtjes sė nderit, pasi nėpėrmjet tij forcohet familja dhe pėr rrjedhojė njeriu vazhdon ta luajė rolin e tij reformues nė tokė. Ėshtė pikėrisht shkelja e nderit, marrėdhėniet seksuale jashtė martesore, ato qė e minojnė institucionin e familjes dhe pėr rrjedhojė minohet dhe misioni i njeriut nė tokė. Shejtani nuk do tė qė njeriu ta pėrmbushė misionin me tė cilin e ngarkoi Zoti. Ai kėrkon tia vėrtetojė Zotit se ai vetė ėshtė mė i mirė se njeriu. Kėtė e bėn duke tė shtyrė drejt ligėsisė dhe poshtėrsisė.
Dėmtimi i tė ardhmes tėnde
Tani le tė shohim si e dėmtojnė tė ardhmen tėnde, marrėdhėniet seksuale jashtė martesės. Nėse je i ri dhe ke raporte seksuale me vajza, dėmtohesh nė disa gjėra:
E para, mėsohesh dhe familjarizohesh me diēka tė tillė. Kėshtu, kur tė martohesh dhe tė krijosh familje, do tė vazhdosh me raportet poligame, pasi kėshtu je mėsuar. Aq shumė je mėsuar dhe familjarizuar me njė jetė tė tillė, saqė edhe pse i martuar, nuk i di deri ku shtrihen kufijtė e tu, nuk di ēfarė detyrash ke ndaj bashkėshortes. Shumė familje shpėrbėhen dhe shumė ēifte ndahen pikėrisht pėr kėtė fakt. Sa ishe i ri, i justifikoje raportet seksuale me vajza se e ke tė vėshtirė ta frenosh instinktin. Por tani qė je martuar, nuk njeh mėnyrė tjetėr jetese dhe e gjen veten tė shtyrė drejt tradhtisė.
Profeti (a.s) nė njė hadith thotė: Tre persona nuk do i shohė me sy Zoti, nuk do u flasė dhe nuk do i pastrojė. Dikush e pyeti: Kush janė kėta o i dėrguar i Allahut? Profeti (a.s) tha: Njė i moshuar imoral
Profeti (a.s) e ka pėrmendur kėtė tė moshuar, pasi ai e ka kaluar rininė dhe ėshtė plakur nė raporte seksuale jashtė kuadrit martesor. Tradhtia bashkėshortore i ėshtė bėrė si ushqimi i pėrditshėm. Prandaj dhe Zoti as do e shohė dhe as do i flasė.
E dyta, humbet mbėshtetjen e Zotit dhe privohesh pėr tu martuar me njė vajzė tė ndershme dhe tė mirė, e cila ta bėn tė lumtur edhe kėtė jetė edhe jetėn tjetėr.
E treta, humbet vullnetin. Personaliteti yt dobėsohet dhe nuk ke forcė pėr rezistencė dhe qėndrueshmėri. Duke vazhduar nė tė njėjtėn linjė, edhe pse e di qė ėshtė e gabuar, ti humbet forcėn e rezistencės, personaliteti yt dobėsohet dhe ēdo ditė e mė shumė poshtėrohesh.
Le tė marrim njė shembull dhe model tė vendosmėrisė sė ēeliktė, i cili na bėn tė urojmė dhe shpresojmė ti ngjajmė atij. Ky shembull dhe model ėshtė profeti Jusuf (a.s.) Pėrvoja qė na ofron profeti Jusuf (a.s), na bėn qė tė hidhet poshtė ēfarėdo justifikimi pėr lidhjet haram. Ai ishte i ri nė kulmin e fuqisė, beqar, shumė i hijshėm, simpatik dhe shtatlartė. Veē kėsaj, ai jetonte nė njė vend tė huaj, larg vendit tė tij. Sot ka shumė njerėz tė cilėt udhėtojnė nė vende tė huaja, pasi atje ndihen tė lirė pėr tia plotėsuar dėshirat vetes. Pėrveēse i huaj nė Egjipt, Jusufi (a.s) ishte dhe skllav dhe nga njė skllav pranohen akte dhe vepra qė nuk i pranohen njė njeriu tė lirė. Tė gjithė kėto, ishin faktorė qė mund ta shtynin Jusufin (a.s) drejt gjynahut.
Sakaq, femra e cila e joshte, ishte gruaja e ministrit tė financave, kishte njė status tė lartė shoqėror, ishte e bukur dhe tėrheqėse, ishte ajo qė ia kishte kyēur dyert dhe qė i propozon pėr gjynah. Fakti qė Jusufi (a.s) ishte skllavi i saj, e bėnte ti bindej pėr ēdo urdhėr, por jo.
Por ajo nė shtėpinė e sė cilės gjendej ai, iu vardis kundėrshtim me dėshirėn e tij. Ajo ia mbylli tė gjitha dyert dhe i tha:Jam e gatshme pėr ty! (Jusuf: 23)
Zonja e shtėpisė iu vardis profetit Jusuf (a.s) dhe nga vetė fjala vardis, kuptojmė se e kishte joshur herė pas here. Kjo na lė tė kuptojmė se Jusufi (a.s) nuk u tregua i vendosur dhe rezistent vetėm njė herė, por kushedi sa herė tė tjera mė parė. Ai jetonte brenda mureve tė njė shtėpie me zonjėn e tij dhe nuk kishte nevojė as tė udhėtojė larg, gjithēka ishte e gatshme.
Megjithėse gjithēka e ftonte dhe e joshte drejt gjynahut, Jusufi (a.s) manifeston vullnetin dhe vendosmėrinė e tij pėr ti thėnė jo.
Kurse ai tha: Allahu mė ruajt! Me tė vėrtetė, Zoti im ka treguar kujdes pėr mua dhe, pa dyshim, keqbėrėsit nuk do tė shpėtojnė kurrė. (Jusuf: 23)
Ishte njė qėndrim fisnik dhe i vendosur nga Jusufi (a.s.). Kjo rezistencė dhe ky qėndrim, i bėri pėrshtypje dhe vetė zonjės sė shtėpisė, e cila e pėrshkruan refuzimin e tij me fjalėt: Jam pėrpjekur ta josh, por ai ėshtė ruajtur nga gjynahu. (Jusuf: 51)
Kur Jusufi (a.s) konstatoi se ēėshtja po merr pėrmasa mė tė rrezikshme, u lut: O Zoti im, mė shumė e dua burgun se atė ku mė shtyjnė ato. (Jusuf: 33)
Dikush mund tė thotė se kjo ėshtė njė histori e lashtė, sakaq rrethanat kanė ndryshuar dhe mjedisi pėrreth ėshtė bėrė i parezistueshėm. Nė fund tė fundit, Jusufi (a.s) ishte profet i Zotit, ndėrkohė qė ne nuk jemi tė tillė.
Njoh njė marangoz nga qyteti Ismailije nė Egjipt. Ai mė ka treguar pėrvojėn e tij duke mė thėnė: Shkova pas kėrkesės sė njė familjeje aristokrate pėr ti bėrė disa punime nė shtėpi. Zonja e shtėpisė ishte nga kategoria e zonjės nė historinė e Jusufit (a.s). Ajo krijon njė atmosferė tunduese nė shtėpi dhe mė pas i propozon haptazi qė kėrkon tė shkojė nė shtrat me tė. Marangozi stepet dhe vrapon drejt derės pėr tu larguar. Zonja e shtėpisė e interpreton si fyerje njė akt tė tillė dhe nxjerr pistoletėn dhe e kėrcėnon se nėse nuk i bindet, do e qėllojė. Marangozi mbyll sytė dhe thotė: Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij. Nė ato ēaste, zonja e shtėpisė i afrohet dhe e shtyn duke i thėnė: Dil jashtė!
Fakti qė i the jo njė gjynahu tė tillė, tė bėn tė ndihesh krenar mė shumė se tė kishte renduar pas kėtij gjynahu dhe ta kishe vepruar.
Dy fjalė pėr vajzat:
Vajzat janė mė rezistente dhe tė qėndrueshme lidhur me instinktin e tyre personal. Ato janė mė tė afta ta kontrollojnė kėtė instinkt dhe mė tė vullnetshme sesa djemtė. Atėherė, si ndodhin kaq shumė lidhje dhe raporte seksuale jashtė martese?
Kėto ndodhin nė emėr tė dashurisė. Sipas njė rregulli qė e kam gjetur nė disa libra psikologjikė, femra ofron seks pėr hir tė dashurisė, kurse burri ofron dashuri pėr hir tė seksit. Pėr femrėn, dashuria ėshtė diēka themeltare dhe shumė e rėndėsishme. Sakaq, mashkulli ia ofron kėtė nė kėmbim tė seksit.
Nga biseda tė ndryshme qė kam pasur me tė rinj tė ndryshėm jo fetare, kam kuptuar se ata e njohin mirė femrėn e cila bėn pėr jetė martesore, ashtu siē njohin femrėn pėr qejf dhe argėtim. Ata i kanė tė qarta kategoritė e femrave me tė cilat ia vlen tė martohen. Pėr ti shtėnė nė dorė tė dyja kategoritė, djemtė pėrdorin dashurinė dhe botėn emocionale tė femrės. Dashuria ėshtė njė emocion dhe ndjenjė shumė e bukur, nėse vendoset nė linjėn e duhur dhe tė drejtė, atė tė martesės. Shoh tė rinj 16-17 vjeēarė qė u propozojnė vajzave dhe u shprehin atyre ndjenjėn e dashurisė, duke u premtuar martesė, edhe pse nuk janė tė aftė tė martohen edhe pėr nja dhjetė vite tė tjera. Ēunat qė i kanė mėsuar hapat dhe taktikat deri sa ta shtinė nė dorė njė femėr, psikologjikisht u ngjajnė hajdutėve dhe banditėve.
Motra ime! Mos e errėso tė ardhmen tėnde, pėr hir tė njė lidhjeje haram, e cila nuk dihet si pėrfundon! Vajzat qė kanė bashkėjetuar me djem, kanė pasur marrėdhėnie seksuale me ta dhe janė martuar, janė shumė pak, pėr tė mos thėnė nuk ekzistojnė. Shumica dėrmuese e kėtyre vajzave kanė pėrfunduar tė braktisura, nė mėshirė tė fatit.
Motra ime! Nėse i hyn njė rruge tė tillė, do tė humbasėsh njė vlerė tepėr tė vyer pėr ty si femėr, nderin. Shkronjat e kėsaj fjale janė tė pakta, por pesha e saj ėshtė shumė e rėndė. Kjo fjalė e bėri Merjemen zonjėn e tė gjithė grave. Zoti e pėrmend emrin e Merjemes si model sublim nė ruajtjen e nderit tė saj dhe tė familjes.
Allahu ka dhėnė si shembull pėr besimtarėt .Edhe Merjemen, tė bijėn e Imranit, e cila ruajti virgjėrinė e saj. (Tahrim: 12)
Ruajtja e nderit ishte pjesė e lutjeve tė pėrditshme tė profetit Muhamed (a.s.) Ai lutej: O Zot! Unė kėrkoj tė mė udhėzosh, tė mė bėsh tė devotshėm dhe tė ndershėm
Kur myslimanėt morėn Mekėn, Profeti (a.s) u ul me gratė e Mekės dhe u mori besėn qė tė mos i shoqėrojnė rival Zotit, tė mos vrasin fėmijėt e tyre nga frika e fukarallėkut dhe tė mos bėjnė tradhti bashkėshortore. Fatime bintu Kajs, njė grua mekase, kur dėgjoi tradhtinė bashkėshortore, uli kokėn nga turpi dhe mbuloi sytė.
Fjala nder e bėnte Aishen, qė sa herė hynte nė shtėpi ku ishte varrosur Profeti (a.s), Ebu Bekri dhe Umeri, qėndronte e mbuluar edhe brenda, vetėm pėr faktin se aty ishte dhe Umeri edhe pse i varrosur.
Frika nga se njerėzit do e akuzonin pikėrisht pėr ēėshtje nderi, e bėri Merjemen tė thotė: Ah, sikur tė kisha vdekur para kėsaj (ngjarjeje) dhe tė isha harruar krejt! (Merjem: 23)
Nderi ėshtė shumė herė mė i rėndėsishėm dhe i ēmuar, sesa njė cipė e hollė, tė cilėn shumė vajza mendojnė se mund tė rregullohet me njė ndėrhyrje tė vogėl nga ana e mjekut.
Njė grua vajti tek i dėrguari i Zotit (a.s) dhe i tha: Unė vuaj nga epilepsia, prandaj lute Zotin tė mė shėrojė! Profeti (a.s) iu pėrgjigj: Nėse dėshiron, e lus Zotin pėr ty dhe shėrohesh, por nėse duron dhe fiton xhenetin.
Gruaja i tha: Do tė duroj qė tė fitoj xhenetin. Por unė kur mė kap kriza e epilepsisė, mė zbulohet trupi. Prandaj, lute Zotin qė tė paktėn tė mos mė zbulohen gjymtyrėt! Profeti (a.s) e luti Zotin, dhe kur kėtė grua e kapnin krizat me vonė dhe nuk zbulohej. Nderi pėr kėtė grua cenohej edhe nga fakti qė i zbulohej njė pjesė e gjymtyrėve qė duheshin mbuluar.
Nderin e njohin dhe vlerėsojnė edhe shpendėt e kafshėt. Pėllumbesha shndėrrohet nė luan nėse njė mashkull i huaj mundohet ti afrohet.
Pėr profetin Muhamed (a.s) thuhet se ka qenė mė i turpshėm sesa njė vajzė e ndershme, natėn e martesės. Nėse shoqet dhe koleget e tua o motėr tė ironizojnė se je e ndershme, dije se ti je pranė Zotit dhe profetit Muhamed (a.s) me kėtė moral.
Nė fund tė kėsaj teme, mos harro vėlla dhe motėr se seksi nuk ėshtė lojė, por njė lidhje e shenjtė, me njė qėllim sublim, nė funksion tė misionit tė njeriut nė tokė.
E lus Zotin ti ruajė tė rinjtė dhe tė rejat myslimanė!
Perktheu: Elmaz Fida
RadioIslame/com
Krijoni Kontakt