Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Qeveria: Jo më kompensim ushqimor për ushtarakët

    Qeveria: Jo më kompensim ushqimor për ushtarakët
    Nga: LORENC RABETA
    Qeveria: Jo më kompensim ushqimor për ushtarakëtTIRANE- Pjesëtarët e Forcave të Armatosura nuk do kompensohem më financiarisht për trajtimin ushqimor që u garanton statusi i ushtarakut. Në kërkim të çdo shkurtimi të mundshëm shpenzimesh, qeveria ka vendosur dje që ushtarakët e Forcave të Armatosura të trajtohen me ushqim të gatuar sipas normës së repartit, vetëm në rastet kur thirren në repart për nevoja shërbimi (gatishmërie, stërvitjeje, fushime). Përmes disa ndryshimeve në ligjin “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, qeveria ka urdhëruar që në asnjë rast kuota ushqimore e ushtarakëve të konvertohet në kompensim ushqimor. “Në asnjë rast, trajtimi me ushqim nuk konvertohet në kompensim financiar për ushqim”, përcakton vendimi i djeshëm i qeverisë, i propozuar nga Ministria e Financave.

    KOMPENSIMET
    Dje qeveria ka shfuqizuar disa nene në vendimin e vitit 2004, që rregullon “masën dhe mënyrën e kompensimit të qirasë së banesës dhe të ushqimit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Vendimi i djeshëm shfuqizon nenin sipas të cilit “Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer dhe ushtar profesionist), i emëruar jashtë vendbanimit, i cili nuk e ka ndryshuar vendbanimin familjar, pasi nuk ka pasur mundësi strehimi dhe nuk përfiton kompensim për qira banese, gëzon të drejtën e trajtimit me ushqim ose të kompensimit në vlerë për ushqim, vetëm për vaktin e drekës, sipas normës nr.4, përfshirë shpenzimet e gatimit, të përcaktuar në vendimin nr.160, datë 9.7.1995 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të trajtimit me ushqim të efektivave, për ditët efektive të punës”. Janë shfuqizuar gjithashtu edhe dy nene të tjerë. I pari përcaktonte se ushtarakët e tjerë të shërbimit aktiv gëzojnë të drejtën e trajtimit me ushqim ose të kompensimit në vlerë për ushqim, vetëm për vaktin e drekës, sipas normës nr.4, përfshirë shpenzimet e gatimit. Ndërsa tjetri përcaktonte se kur ushtaraku thirret në repart për nevoja shërbimi (gatishmëri, stërvitje, fushime) trajtohet me ushqim të gatuar sipas normës së repartit dhe nuk përfiton kompensim në vlerë.
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


    Cfare turpi per shtetin shqiptar. Ky vendim i qeverise nuk eshte asgje tjeter vec nje hakmarrje per humbjen e zgjedhjeve te qershorit. Ky kreyminister hajdut nuk ka turp qe prek statusin e ushtarakut. Nuk ka mbledhje qeverie ku kryeministri nuk harron te vendos flamurin e natos ne tavoline; nuk ka miting ku mos valevise flamurin e natos dhe nuk le rast pa u krekosur sa here permendet qe shqiperia hyri ne nato. Sa here qe ka ndonje fatkeqesi ne shqiperi; ushtria thirret per ndihme. Bie zjarri ne pyje dergohet ushtria; u permbyt shkodra ishte ushtria ajo qe dergoi mjetet dhe ushtaret per ndihme. Po ky hajdut ordiner, nuk e ka per gje ti trajtoj ushtaraket si njerez te kategorise se dyte. Ne gjithe boten ushtaraket respektohen dhe jane krenaria e kombit. Vetem ne shqiperi te vjen turp te jesh ushtarak. Ne vend qe te permiresojne statusin po e cvasin akoma me keq. Pasi u ulen pensionet tani kjo eshte ofendimi me i keq qe qeveria i ben ushtrise.
    Moderator, e di vet ti...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Qeveria: Jo më kompensim ushqimor për ushtarakët

    Ky është Budallalëku i rradhës nga qeveria e injorantëve, ndoshta është bërë si hakmarrje për mos mbështetjen në zgjedhje

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Qeveria: Jo më kompensim ushqimor për ushtarakët

    Qeveria në ikje e kthen Shtëpinë e Oficerëve në seli të Partisë Demokratike

    Qeveria në ikje e Sali Berishës ka marrë një vendim në fshehtësi të plotë për të dhuruar për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, një seli të re.

    Një nga pronat më të lakmuara të Tiranës, Shtëpia Qendrore e Oficerëve, ose SHQUP, do të kthehet në selinë e re të PD, raporton Top Channel.



    VENDIMI

    Partia Demokratike tani nuk ka vetëm një kryetar të ri, por ajo mund të ketë edhe një godinë të re për selinë qendrore të saj.

    Të paktën sot, me letra, e ka. Sepse në mbledhjen e së mërkurës, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t’i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit.

    Vendimi në fjalë nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmojnë për Top Channel se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.

    Nuk dihet me saktësi se çfarë do të bëhet me godinën historike të Partisë Demokratike, e cila nuk është në pronësi të kësaj force politike dhe gjendet në një territor që ka pronarë privatë.

    Ajo që dihet është se ka qenë kreu i ri i demokratëve, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai që ka bërë propozimin për marrjen e një godine tjetër për Partinë Demokratike dhe për këtë është piketuar Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, e cila ka një territor dhe një ndërtim shumë më të madh sesa selia aktuale e Partisë Demokratike.

    Është shumë herët të flitet se çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, rreth këtij vendimi, që transferon një pronë publike nga Ministria e Mbrojtjes tek forca kryesore e opozitës së ardhshme.

    Por, deri tani Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të ashpër për futjen në proces privatizimi të disa pronave të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se do të kthejë mbrapsht çdo vendim që mazhoranca e re konsideron se ka cenuar interesin publik.
    BLEDI_SH është në linjë Jepi reputacion BLEDI_SH Lajmëro postimet problematike Përgjigju përmes citimit

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Qeveria: Jo më kompensim ushqimor për ushtarakët

    Kodheli: SHQUP-i do t’i kthehet ushtrisë

    Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes në qeverinë Rama e quan të jashtëligjshëm vendimin e qeverisë për t’i kaluar për përdorim godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Partisë Demokratike.

    Kodheli sqaron se ku është shkelur ligji me këtë Vendim të Këshillit të Ministrave nga ana e qeverisë në ikje.

    “Ky vendim është marrë në mungesë të plotë të transparencës. Nuk është shpallur në faqen zyrtarë të Kryeministrisë. Ajo që është më e rënda dhe më e rëndësishmja është marrë në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës sepse SHQUP-i konsiderohet një unitet ushtarak që është pjesë e një plani të shpërndarjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë pjesë e kësaj liste duhet të merret një miratim i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht i Shefit të Shtabit të forcave të armatosura pa përjashtuar këtu Ministrinë e Mbrojtjes”, është shprehur Kodheli për “Top Chanel”.

    Ajo shton se vendimi shkel hapur ligjin 8671 datë 26.10.2000, i ndryshuar me ligjin 9194, datë 19.2.2004, ku në piken 3 thuhet se Komandanti Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, “miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje….”

    Mimi Kodheli deklaron se gjatë një bisede telefonike që pati me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Gjunkshin për këtë çështje, ai i ka pohuar se nuk ka firmosuar asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes të ndërtesës së SHQUP-it.

    “Unë kam kontaktuar e Shefin e Shtabit më shumë se një rast dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjë që më bën të besoj se kjo VKM, ky vendim i marrë dje nga ana e qeverisë është plotësisht në shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar”, deklaroi Kodheli.

    Por si do të veprojë për këtë çështje qeveria e ardhshme kur të marrë detyrën në shtator?

    “Ju siguroj se ne do t’i kthejmë në situatën e mëparshme, statusin e asaj që ne e quajmë SHQUP. Do të vëmë përpara përgjegjësisë të gjithë ata të cilët me vetëdije kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar”, deklaroi zonja Kodheli.

    Jo vetëm për godinën e SHQUP-it, por edhe për të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes që po përpiqen të shiten me urgjencë nga qeveria Berisha, zonja Kodheli premton një hetim të hollësishëm.

    “Kudo ku është abuzuar dhe shkelur ligji të gjitha procedurat do të kalojnë në një auditim të hollësishëm dhe unë besoj se abuzuesit do të marrin përgjigjen që meritojnë. Ligji duhet të jetë mbi gjithçka dhe ne duhet të jemi të gjithë të barabartë përpara tij. Nuk bën përjashtim këtu, qofshin edhe njerëz me pushtet, sic janë njerëzit që sot në shkelje të plotë të ligjeve kanë marrë këtë vendim i cili ju siguroj që do të jetë një vendim që do të rikthejë në vend këtë godinë e cila konsiderohet një godinë e rëndësisë së veçantë”, u shpreh Ministrja e ardhshme e mbrojtjes. /A.XH

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •