Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1

    Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    C’fare mendoni per konvertimin e shume Shqiptareve ne Islam? Edhe pse stergjysherit e mij ishin te gjithe mysliman mua me bezdiste ky konvertim perpara disa kohesh. Por jo tani. Une kam vene re se shume Shqiptare jasht shtetit e kane problem kete konvetim historik. Tani mua me duket se konvertimi ne Islam ishte gjeja me e mire per ate kohe. Une jam Ateist dhe nuk besoj tek Jezusi apo Muhameti, biles i konsideroj delenxhinj te huaj imoral.
    Sic e dini ne beme lufte shume te ashper me Osmanin dhe ne fund u mundem. Ne perandorine Osmane me c’fare kam lexuar (jo shume) myslimanet kishin shume me shume te drejta se krishteret. Per shembull nuk paguanin taksa dhe ishin me ligj superior ndaj krishtereve. Kur ne u beme pjese e perandorise Osmane edhe ne ishim nen keto ligje. Ata qe e gjeten veten ne kete pozite duhet te mbanin fene Krishtere apo ta shnderronin me Islamin? Feja Krishtere eshte e bazuar ne nje delenxhi te huaj Cifut dhe eshte glorifikimi dhe propoganda e Cifuteve per popullin e vete. Islami ne anen tjeter eshte e bazuar ne nje delenxhi Arab dhe eshte glorifikimi dhe propoganda e Arabeve per popullin e tyre. Ne si Shqiptar nuk i kemi detyre as njeres as tjetres.
    Pse duhet qe Shqiptaret te vuanin dhe te abuzoheshin ne perandorine Osmane per te mbajtur Jezusin (nje cope karagjozi) kur munded te kishin te drejta te plota duke thene se kishin pranuar nje karagjoz tjeter (Muhametin)? Nuk po them se Shqiptaret duhet te ishin bere fetare Islamik por ishte gje me e mire per ne te pretendonim se ishim. Do te me dukesh komplet budallallik qe Shqiptari te vuaj per te thene se adhuron Jezusin e jo Muhametin. Keto jane plera te huaja qe u jane nenshtruar Shqiptareve nga te huaj. Nuk i kemi detyrim as njerit nga ketyre palacove. Pra me duket shume budallallik qe te vuash per memorine e Jezusit. Por kur iku Turku nuk kishte me asnje vlere Islami per Shqiptaret keshtu qe duhesh nxjerre bashke me Turkun, po ashtu edhe Krishterizmi. Kur e gjen veten nen tiran te huaj fetare pretendo se ndjek fene e tyre se sa te vuash per budallalliqe. Per kete arsye them se konvertimi ne Islam ishte gje e mire ne kohen e Osmaint. Me ngjan se Ismail Kadareja e konsideron gje te keqe si shume Shqiptar te tjere dhe nuk e kuptoj kete gje. C’fare mendoni ju?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    hof,une po jap pergjigjjen time(mendimin tim)per temen:

    Konvertimi i shume shqipetareve ne islam ishte tragjedija jone si popull...

    Europa duke perfunduar perandorija osmane, na mori si popullate tureke,mongole,arabe,jevgje,etj,dhe keshtu shkuan trojet e Arberoreve dhe ju dhuruan fqinjeve...A nuk ishte kjo tragjedi????!!..Humbja e IDENTITETIT ARBEROR(me marrjen e fese islame laramanisht)qoj deri te shkaperderdhja e territoreve tona.Popullsite vendore(tanime te tjetersuara,qe veten e quanin turq e arab)e edhe per boten Europiane gjethashtu kishin kete emertim,leshuan vendet e veta dhe u shperngulen neper anadoll..A nuk ishte gjithashtu edhe kjo ngjarje tragjedi,qe erdhi kryekput nga ky tjetersim fetar ???!!!...
    Pastaj,per te qene e keqja edhe me e madhe,ky tjetersim fetar identitar_tragjedi kombetare,edhe sot e gjithe diten po na shoqeron,gje qe edhe intelektualeve ua ka humbur rrugen.....

  3. #3

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Europa Krishtere nuk duhet marre si ndonje standart i larte. Fuqite Europjane kane qene nga vendet me te pa mershirsheme dhe pa moralshme ne bote, kuptohet nga fuqija (flas per politikanet dhe ushtret jo intelektualet). Por duhet marre ne konsiderate fuqija e tyre ushtarake dhe politike per te zgjidhur probleme internacionale. Kjo ka effekte prakitke per Shqiptaret.

    Me ca kam lexuar une fuqite Europiane e nderronin politiken sipas interesave te kohes, i nderronin aleancat si breket, dhe nuk kishin baze morale ne politike por thjesht interes personal te kohes. Nuk e di mire historine se si reaguan vendet e huaja per pavaresine e Shqiperise por duhet marre parasysh se Serbi arriti deri ne mez te Shqiperise ne luften e Ballkanit dhe Fuqite e ndaluan dhe i thane te ikte. Edhe Kosoven e dhane se humbi Ushtria Turke kundra Serbve. Domethene e morren me lufte jo se ja falen. Po qe se Serbi nuk do ta kishte fituar me lufte nuk besoj se do benin fuqite cdo gje qe te ishte e mundur per tua dhene Serbve. Pra nuk jam i bindur qe Islami i Shqiptareve pati ndonje efekt te rendesishem per zgjidhjen e kufinjve. Per Shembull populli Krishter i “Maqedonise” pati te njenjtin fat si Kosovaret dhe u be pjese e Yugosllavise edhe se ishin Bullgar dhe donin me shume Bullgarine ne ate kohe.

    Nuk e besoj se fuqite Europjane lodhnin koken shume per vendet e Ballkanit vetem ndiqnin politiken e tyre sic i interesonte. Te jap nje shembull ne mezin e shekullit te 19 Franca Anglia dhe Perandoria Osmane luftuan si aleate kundra Rusit. Pra aleanca me Krishtere dhe Myslimane luftuan kundra Krishtereve dhe nuk ishte hera e pare. Ishte thjesht interes personal, nuk i ke bese fuqive Europjane. Po te kishim fituar luften kundra Serbit do me dukesh cudi qe te nderhynin fuqite Europiane per te dhene tokat Shqiptare Serbise vetem nga feja. Nuk eshte ne karakterin Europjan (dmth interes personal) kjo gje.

    Por edhe sikur te kishte pasur pasoja politike Islami ku e dinin Shqiptaret perpara 400 vjetesh se c’do te sillte historia pas 300 vjetesh? Nuk i parashikon dot gjerat aq larg. Parashiko se c’do te ndodhe ne 2300en. Pra ne ate kohe zgjedja per te nderruar fene ishte gje e mire. Pse ta linin Shqiptaret familjen te beheshin qytetare te kalsit te dyte per Jezusin apo Muhametin? Thjesht e papranueshme per mua.

    Sa per humbjen e identitetit Arberor nuk jam i bindur per kete gje. Ka akoma shume Shqiptare krishter. Shikon ndonje ndryshim te madh midis Shqiptareve krishter dhe atyre mysliman? Une jo per vete, mos te ma thonin fene nuk do ta gjeja dot. Feja Krishtere eshte fe Cifute jo Shqiptare. Tradhetija e pare u be kur u beme Krishtere. Kur u beme mysliman ndoqem nje karagjoz Arab ne vend te nje Karagjozi Cifut (nuk po e them per te ofenduar Arabet apo Cifutet). Pra edhe se humben fene qe kishim pasur per mbi njemi vjete nuk humbem ndonje gje te mire, thjesht ndryshuam nje gje te huaj dhe te keqe per nje gje tjeter te huaj dhe te keqe por qe kishte shume benefica praktike per popullin tone (ata qe nderruan fene) per qindra vjet.

    Shperngulja ne Anadoll e shume myslimaneve edhe kur ishte me deshire nuk ishte ndryshe nga sperngulja e shqipetareve per ne Itali apo per ne Greqi (Arvanitet).



    Citim Postuar mė parė nga dielli1 Lexo Postimin
    hof,une po jap pergjigjjen time(mendimin tim)per temen:

    Konvertimi i shume shqipetareve ne islam ishte tragjedija jone si popull...

    Europa duke perfunduar perandorija osmane, na mori si popullate tureke,mongole,arabe,jevgje,etj,dhe keshtu shkuan trojet e Arberoreve dhe ju dhuruan fqinjeve...A nuk ishte kjo tragjedi????!!..Humbja e IDENTITETIT ARBEROR(me marrjen e fese islame laramanisht)qoj deri te shkaperderdhja e territoreve tona.Popullsite vendore(tanime te tjetersuara,qe veten e quanin turq e arab)e edhe per boten Europiane gjethashtu kishin kete emertim,leshuan vendet e veta dhe u shperngulen neper anadoll..A nuk ishte gjithashtu edhe kjo ngjarje tragjedi,qe erdhi kryekput nga ky tjetersim fetar ???!!!...
    Pastaj,per te qene e keqja edhe me e madhe,ky tjetersim fetar identitar_tragjedi kombetare,edhe sot e gjithe diten po na shoqeron,gje qe edhe intelektualeve ua ka humbur rrugen.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Citim Postuar mė parė nga dielli1 Lexo Postimin
    hof,une po jap pergjigjjen time(mendimin tim)per temen:

    Konvertimi i shume shqipetareve ne islam ishte tragjedija jone si popull...

    Europa duke perfunduar perandorija osmane, na mori si popullate tureke,mongole,arabe,jevgje,etj,dhe keshtu shkuan trojet e Arberoreve dhe ju dhuruan fqinjeve...A nuk ishte kjo tragjedi????!!..Humbja e IDENTITETIT ARBEROR(me marrjen e fese islame laramanisht)qoj deri te shkaperderdhja e territoreve tona.Popullsite vendore(tanime te tjetersuara,qe veten e quanin turq e arab)e edhe per boten Europiane gjethashtu kishin kete emertim,leshuan vendet e veta dhe u shperngulen neper anadoll..A nuk ishte gjithashtu edhe kjo ngjarje tragjedi,qe erdhi kryekput nga ky tjetersim fetar ???!!!...
    Pastaj,per te qene e keqja edhe me e madhe,ky tjetersim fetar identitar_tragjedi kombetare,edhe sot e gjithe diten po na shoqeron,gje qe edhe intelektualeve ua ka humbur rrugen.....

    Ky eshte nje shkrim qe tregon pse Shqiptaret u bene muslimane.


    TIMARLINJTĖ E KRISHTERĖ NĖ SHQIPĖRI NĖ SHEKULLIN E XV-TĖ


    (sipas njė regjistri Osman tė timarėve)

    Nga Halil Inalēik*. , botuar revista Perpjekja


    Gjatė ekzistencės sė saj pėr gjashtė shekuj,Perandoria Osmane ka lene me miliona dokumenta zyrtare ; njė pjesė e madhe e tyre gjėnden sot nė Arkivat Kombėtare Turke
    Nė varėsi tė Kryeministrisė (Babbakanlik Arpiv Umum Młdłrlłdł).Aktualisht ėshtė duke u bėrė klasifikimi I tyre. Dokumentat qė I pėrkasin para shekullit XVI janė nė numėr tė kufizuar, disa akte vakėfesh dhe “młlkname” , si dhe dy ose tri fragmentesh fletoresh; ka pak mundėsi, qė pasi klasifikimi tė pėrfundojė, numri I kėtyre dokumentave tė hershėm tė shtohet nė mėnyrė tė konsiderueshme. Ndėrmjet kėtyre tė fundit, njė fletore regjistri timaresh, qė daton vitin 835 tė Hixhrit (1431/1432) ėshtė tani pėr tani mė I rėndėsishmi dhe mė I pasuri nė pėrmbajtje. Rėndėsia e kėsaj fletore prej 15 fletėsh, qė ruhet nė thesarin e perandorisė, duket e qartė pot ė kemi parasysh se vetė kronikat e kėsaj periudhe janė hartuar me njė vonesė tė madhe pėrsa I perket fakteve qė ato pėrmendin2. Kjo fletore ėshtė njė burim me rėndėsi tė dorės sė parė, jo vetėm pėrsa I pėrket ēėshtjeve tė administratės dhe pėr regjistrimin e timarit para 1453, por edhe pėr faktin se na ndihmon tė mėsojmė shumė ēėshtje qė kanė mbetur tė panjohura nė lidhje me pushtimin e Shqipėrisė nga Osmanėt. Dispozitat qė gjejmė aty lidhur me timarlinjtė e krishterė vlen gjithashtu t’u kushtohet vėmėndje. Nė artikulin e tanishėm kemi pėr qėllim tė sqarojmė kėtė ēėshtje tė fundit3.

    Kjo fletore e hartuar, siē e theksuam, mė 835 tė Hixhrit me urdhėr tė Sulltan Murati II, nga Umer Bej, bir I Suraxha Pashait4, tregon timaret e Sanxhakut tė Arvanid5, si dhe aktet e ndryshme zyrtare qė kanė nxjerrė pėr kėto timare deri mė 859 H (1454/1455). Sipas kėsaj fletoreje , Sanxhaku I Arvanidit pėrfshin nė kėtė datė tė gjithė Shqipėrinė jugperėndimore, nga Kruja (Akēahisar) deri nė Filat. Qytetet e sotme tė Tiranės,Elbasanit ,Beratit ,Gjirokastrės janė brėnda tė kufijve tė tij. 6 Bartėsit tė timareve tė Arvanidit janė shpėrndarė nė kėtė zonė. Nė kohėn kur ėshtė hartuar fletorja (1431/1432) 56 dhe 335 timaret qė ndodheshin nė Sanxhak u pėrkisnin tė krishterėve, pra nė pėrpjestim me 16%. Veē asaj, pėr tė plotėsuar nevojat e tyre njė mitropolit dhe tre peshkopė kishin marrė secili nga njė timar. Nė qoftė se kėtij numri I shtojmė nga njė timar (skllevėr tė bejlerėve) si dhe muslimanėt e zhvendosur nga Anadolli.
    Timaret e krishtera ndaheshin si vijon: 17 nė Belgrad (Berat), 11 nė distiktin (vilajetin) e Pavlo Kurtikun (nė jug tė Tiranės), 7 nė distriktin ēartolos (krahinė midis Elbasanit, Beratit dhe Tomorricės), 7 nė Akēahisar (Kruja), 5 nė Iskrapar, 4 nė Gjirokastėr (Argirokastri), 4 nė Kaninė, 3 nė Kėlcyrė, 3 nė Tomorricė. Vetėm 24 timare nga ky numėr nuk arrinin nė 2000 aspra (mesatarja e timareve tė sanxhakut). Po tė shikojmė tė gjitha timaret e tjera tė pėrfshira nė regjistėr, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se shkalla e tė ardhurave nė timaret e tė krishtera ėshtė relativisht e lartė.
    Njė numėr I rėndėsishėm , nėntėmbėdhjetė, I kėtyre timareve tė krishtera mban shėnimin “ I vjetėr” (“kadimi”), tė shoqėruar nga disa raste nga shėnimi: “ai e zotėron atė prej kohėsh” ose ėshtė nė zotėrim tė tij me berat tė Sulltanit qė nuk ėshtė nė jetė. Nė disa prej tyre gjejmė tė thuhet se I ati I zotėruesit, e kishte patur po ashtu timarin nė kohėn e Sulltanit tė vdekur. Duke qėnė se fletorja ėshtė hartuar nė kohėn e Muratit II, nuk ka dyshim se “Sulltani I vdekur” nuk mund tė jetė veēse Mehmeti I. Prej kėtej rrjedh se origjina e njė pjese tė timareve tė krishtera I pėrket padyshim kohės sė Mehmetit I; por ka mundėsi qė ato timare qė quhen “kadimi”7 tė jenė edhe mė tė vjetra dhe tė shkojnė nė kohėn e Yildirim Bajazit. Sepse ne dimė qė nė Shqipėri, bejlerė tė Bajazitit si Jakup Pasha dhe Hoca Firuz Pasha patėn deklaruar, sipas burimit tonė, se tė pafetė (tė krishterėt) ishin pėrjashtuar nga pagimi I taksave dhe nė vėnd tė kėsaj ata I kishin ngarkuar tė ruanin kėshtjellat, prej nga mund tė arrijmė nė pėrfundimin se, qysh prej kėsaj kohe osmanėt kishin filluar tė organizonin pushtimin tyre nė Shipėri. Kėto shėnime janė nė pėrputhje me tė dhėnat e burimeve historike qė u referohen pushtimeve tė para osmane nė Shqipėri.


    Ėshtė vėshtirė tė pretendohet se pas betejės sė Vjosės mė 1385, administrate Osmane u vendos nė Shqipėri. Por pas kėsaj ndeshjeje, ku Balsha II gjeti vdekjen dhe ushtria e tij u shkatėrrua, sundimtarėt kryesorė shqiptarė duket se e njohėn suzerenitetin e Sulltanit.8 Osmanėt, besnikė tė metodės sė tyre tė pushtimit, tė cilėt ato e zbatonin kudo gjetkė, u kėnaqėn edhe kėtu me kėtė sukses, si hap I parė. Sundimtarėt e parė ruajnė pozitat e tyre, me kusht qė tė paguajnė haraēin,tė dėrgojnė fėmijėr e tyre si peng nė oborrin Osman dhe tė vinin nė dispozicion trupa ndihmėse. Nė kėtė mėnyrė familjet mė tė njohura tė vendit: Balshajt, Dukagjinėt, Zakariajt, Muzakėt, Zenebishėt, Aranitėt, Kastriotėt e njohėn Sulltanin Osman si suzerinin e tyre. Ne shikojmė se aty nė vitin 1386, sundimtarėt mė tė fuqishėm tė Shqipėrisė, Balshajt, pas disfatės sė Vjosės njohin sovranitetin Osman dhe pėrpiqen ta pėrdorin kėtė nė grindjet e tyre me Banėt e Bosnjės, rivalėt e tyre tė kahershėm9. Njė tjetėr e dhėnė vlen tė pėrmendet: sundimtari shqiptar Zaharia merr pjesė, si vassal nė sulmin kundėr Timurit.10
    Megjithatė , “Uc Bejleri” komandantėt e veprimeve luftarake) nė Shkup dhe nė Manastir kishin respect pėr kėta sundimtar dhe pėrpiqeshin ta pėrgatisnin vendin pėr njė pushtim tė vėrtetė. Pėr osmanėt ky pushtim I vėrtetė ishte baraz me vendosjen e regjimit tė timareve nė vend. Kėshtu shteti I vinte tokat realisht nėn sundimin e tij dhe krijonte njė klasė ushtarakėsh pronarė tokash, tė cilėt ia detyronin tė gjithė ekzistencėn e tyre kėtij shteti dhe formonin njė rrjet qe shtriheshin deri nė katundet mė tė largėta.
    Pasi vihej nė zbatim ky system, vendi bėhej thjeshtė njė territor Osman. Shihet si kjo fazė e pushtimit u realizua nėn mbretėrimin Yildirim Bajaziti, nė ēdo rast nė vitin 1391, fillimisht pėrgjatė luginave tė Shqipėrisė Jugore, qė mund tė arriheshin mė lehtė dhe ishin mė tė pėrshtatshme pėr t’u vendosur. Po t’i besohet njė pasazhi interesant tė Chalcocondylae 11, osmanėt dėbuan nė kohėn e Bajazitit I nga rrethinat e Gjirokastrės sundimtarėt qė ishin vendosur aty dhe pėrvetėsuan kėto toka. Mė tej kjo qytezė u bė qėndra e njė fushate tė rėndėsishme nė tė cilėn mbėshtetej sundimi Osman nė Shqipėri dhe prej nga u nisėn pushtimet e mėvonshme12. Megjithė shpėrbėrjen e shtetit dhe grindjet e brėndshme qė plasin pas disfatės sė Ankarasė (1402), bejlerėt osmanė nė krye tė aksioneve vazhduan me vendosmėri sulmet nė Shqipėri. Pushtime tkėtu u pėrshpejtuan nėn sundimin e Mehmetit I .. Krahas kėtyre fakteve hapėsira e timareve zgjerohej po ashtu. Njė numėr I madh timaresh tė krishtera, origjina e tė cilave ėshtė e kohės sė Mehmetit I, janė tė kėsaj periudhe. Shikojmė po ashtu turq tė ikur nga Anadolli tė vendosen nė Shqipėri si timarlinj (pėrpjestimi I kėtyre timarlinjve ishte 30%)


    Deri tani ne kemi vėnė nė dukje vetėm kohėn e hyrjen sė regjimit tė timareve osmane nė Shqipėri. Cila ishte origjina e kėtyre timarlinjve tė krishterė? Nuk ėshtė e vėshtirė t’I pėrgjigjemi kėsaj pytjeje pot ė marrim parasysh metodat osmane tė pushtimit, si dhe kushtet historike dhe gjeografike tė Shqipėrisė. Pėrsa I pėrket ēėshtjes sė hegjemonisė dhe sovraniteit, shteti Osman qė prej lindjes sė tij nuk e ka lidhur veprimin e tij me parime fetare, racore dhe juridike. Nė fillim tė veprimit tė tij, atij I mjaton tė realizojė kushtet thelbėsore tė sundimit. Nė Shqipėri shikojmė po ashtu tė zbatohet gjėrėsisht kjo politikė realiste, qė ka ndihmuar aq shumė nė themelimin e Perandorisė.
    Nga ana e tyre, kryezotėrit feudalė, tė hyrė nė skenė pėrpara mbėrritjes sė osmanėve, pėrcaktuan me regjimin e tyre, situatėn politike-shoqėrore tė Shqipėrisė. Ata ishin nė konflikt me njėri-tjetrin dhe, rivalė siē ishin, u ekspozoheshin ndikimeve qė vinin nga jasht, sidomos pas shtypjes mė 1385 tė Balshajve, tė cilėt donin tė vendosnin hegjemoninė e tyre mbi tė tjerėt (ka qėnė pikėrisht njėri prej kėtyre qė I ftoi mė 1385 osmanėt tė hynin nė vend). Kujdesi mė I madh I kėtyre fisnikėve ishte, para sė gjithash, tė ruanin tė drejtat e tyre tė vjetra feudale nė kėto toka, d.m.th. nuk donin tė humbisnin tė ardhurat e tyre. Nėn tysninė e vazhdueshme tė trupave turke, ato e kanė pasur me gjithė qejf mbrojtjen e tyre qė u siguronte kėto tė drejta. Disa prej kėtyre feudalėve kanė braktisur krejt pronat e tyre kundrejt njė pagese tė dhėnė nga Republika venedikase, e cila synonte tė shtinte nė dorė portet mė tė rėndėsishme tė zonės, ose kundrejt tokave qė mund tė merrin nga Mbretėria e Napolit13. Kėshtu qė pėr t’I nėnshtuar mjaftonte qė osmanėt tė ofronin po ato avantazhe. Madje disa rrethana tė veēanta I detyronin osmanėt tė vepronin nė kėtė mėnyrė. Shqipėria kishte nė gjirin e saj fise tė gatshme pėr kryengritje dhe grabitje, nė kėto vise malore me lugina e gryka tė ngushta. Pėr mė tepėr,vendi kishte det dhe brigjet e Adriatikut u linin derėn e hapur trazirave ose ndihmave qė vinin nga Papa dhe shtetet italiane. Kjo gjėndje I shtynte padyshim osmanėt tė ndiqnin njė politikė pajtimi. Madej zotėrit feudalė shqiptar nuk kishin luftuar kundėr osmanėve me radhėt e bashkuara, siē kishin bėrė bullgarėt dhe serbėt. Besohet se kėto beteja u dhanė osmanėve rastin dhe mundėsinė pėr tė asgjėsuar aristokracinė bullgare dhe serbe dhe pėr tė pėrvetsuar pasuritė e tyre14, ndėrsa nė Shqipėri shteti Osman pėrballej me feudalė tė njė rėndėsie minimale, tė pavarur nga njėri-tjetri dhe tė gatshėm pėr t’u marrė me tė veē e veē. Nė kėto rrethana zgjidhja mė praktike ishte qė kėtyre zotėrve feudalė t’u jepej ajo qė dėshironin, tė lidheshin si timarlinj osmanė nė krye tė tokave qė ata zotėronin prej kohėsh15. Kur njihej sovraniteti I tij, shteti Osman nuk shikonte kurrfarė pengese qė tė pranonte kėtė kompromis. Fakti qė njė numėr I kėtyre feudalėve ishin nė pozitėn e vasalit e lehtėsonte asimilimin e tyre si spahinj timarlinj.


    Ka qėnė, pra, e mjaftueshme qė ata tė cilėsoheshin si “timar-eri” (timarlinj) nė regjimin e bėrė pėr timaret. Nė kėtė mėnyrė, zotėrit feudalė shqiptarė tė krishterė bėheshin spahinj me timare osmane, duke ruajtur pasuritė dhe fenė e tyre.
    Nė fletoren e regjistrimit qė pėrmėndėm gjejmė tė dhėna interesante qė tregojnė se si zotėr feudalė tė krishterė nė Shqipėri u futėn nė kuadrin e timareve osmane. Familja Pavlo Kurti tėrheq njė vėmėndje tė veēantė. Sė pari, shumė vite pėrpara 1431-it, njė feudal I krishterė me emrin Pavlo Kurti zotėron njė tokė tė madhe nė Sanxhakun e Arvanidit. Krahina ku ai gjėndej quhej district (vilajet) I Pavlo Kurtit, gjė qė tregon se ky fisnik ka qėnė nė origjinė feudali vendas I krahinės. Sepse dimė qė, nė pėrgjithėsi, osmanėt u japing krahinave qė njohin autoritetin e tyre emrin e feudalit vendas qė I zotėronte ato nė kohėn e pushtimit dhe ai bėhej vasal I tyre. Pavlo Kurti, si komandant I spahijve tė kėsaj krahine, ka qėnė dashur tė quhet “subash” (nėnprefekt) I “vilajetit” qė mbante emrin e tij. Aty nga viti 1431, djali I tij Isa Bej I zuri vendin si subashi I distriktit tė Pavlo Kurtit. Isa Bej kishte si timar 107 fshatra me 81.306 aspra (akēe). Ky timar i cili pas Isa beut iu dha njė tė quajturi Sinan bej, nė Ramadan 841 (shkurt 1438), iu kthye nė Shaban 848 (nėntor 1444) familjes Kurti, djalit tė Isait, Hyseinit. Njė djalė tjetėr i Pavlo Kurtit, me emrin Mustafa, mori nė Belgrad (Berat) njė timar prej 9142 aspra. Ky ėshtė shėmbulli I njė familjeje feudalėsh tė mėdhenj qė hynė nė kuadėr tė timareve osmane dhe qė pėrqafuan islamizmin nė brezin e dytė. Situate e familjes Karli (Ali, Andre, Muzhak), qė zotėronte shumė timare nė krahinėn e Akēahisar ėshtė njė shėmbull tjetėr.
    Zotėrit feudalė shqiptarė mė tė rėndėsishėm patėn marrė nė fillim, sipas shėmbullit tė distriktit tė Pavlo Kurtit, krahinat qė iu lanė nė zotėrim, si timar dhe nė formėn e njė distrikti qė mbante emrin e tyre. Kėshtu nė fletoren pėr tė cilėn bėhej fjalė lexojmė emrat e vilajeteve tė “Juvan”, “Zenebish”, “Balsha”, “Aranitid”, “Kondo Miho”, “Dhimitri Gionoma”, “Achtin”, si dhe atė tė komunės (nahije) sė “Bogdan Ripe”. Distrikti I Arianitid pėrbėnte padyshin krahinėn e familjes sė famshme Arianitėve, ai I Juvanit ishte krahina e Yuvan (Gjon) Kastrioti, I famėmadhit Skėndėrbej. Fletoria e Arvanidit tregon se kėto krahina kishin po ashtu fletoren e tyre tė regjistrimit tė timareve hartuar nga skribėt osmane. Pas vitit 1431, datė nė tė cilėn u hartua fletoria e Avanidit, ndoshta si pasojė e vdekjes sė Juvanit (1443), distrikti I Juvanit iu dha si timar djalit tė tij tė famshėm Iskėnderbej. Gergi (Gergj) Araniti qė trashėgoi vendin e babait tė tij Aranit Komnen, shkoi nė Oborrin e Sulltanit dhe ndoshta mosplotėsimi I dėshirave tė tij ka qėnė shkaku qė, kur ai u kthye nė Shqipėri, ngriti flamurin e revoltės (1432). Ne dimė se mė vonė,Ali bej, nipi I Aranitit, kishte mė 912 H (1506/1507) njė tokė tė madhe prej 34.457 aspra me fshatra qė vareshin nga Kanina, Delvina, Gjirokastra dhe Belgradi (Berati). Nė distriktin e Ashtinit, Jakupi, I biri I Ashtinit kishte po ashtu njė timar tė madh. Sė fundi, fakti qė disa timarlinj tė krishterė morėn timare tė rėndėsishme shpjegohet se ata ishin qė mė parė zotėr feudalė, pronarė tė njohur tė mėdhenj tokash.
    Pėr t’I future sidomos feudalėt e mėdhenj nė strukturėn e vet, shteti Osman nuk e pėrdorte vetėm sistemin e timareve. Sistemi i “guląmit” ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm .
    Dimė se nė fillim tė shekullit XV, feudalėt shqiptarė mė tė rėndėsishėm i dėrgonin fėmijėt ė tyre si peng nė Oborrin e Sulltanit, ku ata rriteshin si osmanė tė vėrtetė. Atyre u jepeshin menjėhėrė funksione tė rėndėsishme nė ushtri dhe nė administratėn osmane. Jakup Bej, i biri i Teodor Muzakut, guvernator i Shqipėrisė aty nga viti 1442 dhe njė ndėr komandantėt mė tė shquar tė mbretėrimit tė Muratit II, ishte njėri ndėr ta. Djali i Gjin Zenebishit, tė cilin ky e dėrgoi nė Oborrin Osman, u bė njė bej osman me emrin Hamza. Njė ndėr bejlerėt e forcave ushtarake tė Muratit II, Izhak bej, guvernator nė Shqipėri rridhte nga njė familje shqiptare. Famėmadhi Skėnderbej (Gjergj Kastrioti) ishte dėrguar si peng nė Oborr aty nga viti 1410. Ai i rritur nė pallat, bashkė me nipin e tij Hamza bej, kryen funksione tė larta nė ushtrinė osmane. Kėta bejlerė Jakup, Hamza, Izhak shėrbyen po ashtu si guvernatorė osman nė Shqipėri dhe kontribuan pėr pėrforcimin e sundimit osman nė atdheun e tyre. Vlen tė theksohet kėtu fakti qė tė afėrmit e krishterė tė shqiptarėve nė “saraj” morėn timare. Pėr shembull, kur iu dha njė timar Oliverit, nipit tė Hamzait, “ēakirēi ba°i” nė Pallat, kjo lidhje familjare u vu nė dukje veēanėrisht. Maria, e ėma e “ēanģgģr” Mustafa, mori njė timar me berat tė Muratit II. Jo vetėm tė afėrmit e krishterė tė njerzve tė Pallatit por edhe ata tė bejlerėve, madje edhe tė afėrm tė shqiptarėve qė shėrbenin si skribė kanė marrė timare, nė sajė tė kėtyre lidhjeve familjare. Kėta shqipėtarė qė shėrbenin nė Oborr dhe nė departamentet e shetit, pa dyshim nuk ishin tė gjithė tė lidhur me familjet e mėdha feudale. Fillimisht njerėz tė bejlerėve, kėta timarlinj pėrbėnin njė kategori tė veēantė, qė gėzonte tipare tė tjera tė sistemit tė timareve.
    Nė tė vėrtetė, sistemi i “guląmeve” e osmanizonte aristokracinė shqiptare. Sa pėr sistemin e timareve, ai nuk e ndryshoi vetėm emrin tė parėve tė hershėm tė vendit. Nė fakt, nė krahinat e pushtuara, timari sillte njė revolucion tė vėrtetė politik e social. Siē ėshtė thėnė mė lartė, nė lidhje me Gjirokastrėn, nė disa krahina feudalėt u dėbuan nga tokat e tyre. Perandoria Osmane nuk pranonte nė gjirin e saj veēse ata qė dėshironin tė ishin tė lidhur me tė. Ishte po ashtu e natyrshme qė feudalėt tė cilėt i nėnshtroheshin shtetit osman dhe qė merrnin prej tij njė timar, tė respektonin rregullat qė diktonte timari dhe ndodhte qė ata shpesh tė mos ruanin veēse njė pjesė tė pronės sė tyre tė paluajtshme. Lidhur me regjimin e tokave para timarit osman, fletorja nuk jep asnjė informacion me rėndėsi. Megjihtatė, mund tė hamendėsojmė me mjaft siguri se feudalėt ishin pronarė tokash tė trashėguara dhe se fshatarėt u paguanin shuma tė caktuara pėr tė drejtėn e shfrytėzimit tė tokave. Nuk ishte e vėshtirė qė kjo situatė tė adoptohej me sistemin e timareve. Kur kalohej nė situatėn e re, ndryshonte vetėm kjo: shteti pėrvetėsonte tė drejtėn themelore tė pronėsisė mbi tokat. Nė kėtė mėnyrė kėta feudalė, qė i nėnshtroheshin mė parė suzerenitetit- me lidhje mjaft tė brishta- tė mbretėrve tė Napolit, nėn shtetin osman binin nė pozitėn e ushtarėve dhe ishin tė detyruar t’u bindeshin rregullave tė sistemit tė timareve nė tokat qė tani i kalonin nė pronėsi shtetit osman. Fisnikėt e vegjėl, interesat materiale tė tė cilėve ishin kėshtu tė siguruara, nuk dilnin me humbje. Kurse feudalėt e mėdhenj, padyshim, humbisnin shumė. Sulltani ishte nė gjėndje ta ndryshonte situatėn e tyre, tė bėnte timarlinj tė tjerė nė toka qė nuk i kishin tė tyret me trashėgimi. Feudalėt e mėdhenj nuk mund tė pajtoheshin gjithnjė me humbjen e tė drejtave tė tyre dhe pėr kėtė arsye ngrinin krye kundėr Perandorisė. Kryengritjet e pareshtura kėtyre feudalėve tė medhenj, qė e gjakosėn Shqipėrinė gjatė shekullit XV,mund tė shpjegohen,nė fund tė fundit, me faktin se qeveria e centralizuar e vendosur nė vend nuk pajtohej me sistemin e mėparshėm feudal. Kryengritjet e Arianitėve dhe ajo e Skėnderbeut kanė qėnė pasojė e kėtij tensioni.
    Osmanėt, qė pas shumė pėrgjakjesh i shtypėn kėto kryengritje, kanė qėnė tė detyruar tė vepronin kėshtu pėr tė eleminuar feudalėt e mėdhenj qė nuk donin t’i pėrshtateshin regjimit tė ri, dhe tė pranonin me tė mirė sistemin e timareve. Nė kryengritjen e Aranitit dhe tė Skėndėrbeut shohim qė kanė marrė pjesė feudalėt e mėdhenj, kurse familjet e spahinjve tė krishterė, qė kishin timare tė vogla, duket se nuk kanė marrė pjesė sepse gati tė gjithė kanė mbrojtur tokėn e vet. Madje shohim se i famshmi “Uc Bej” (beu i fshatrave) Turahan Bej, i cili shtypi kryengritjen e madhe tė nxitur nga Araniti (1432), i ka dhuruar njė tė quajuri Andronikos njė fshat, pėr besnikėrinė qė tregoi gjatė kryengritjes. Pretendohej se disa timarlinj tė krishterė kishin marrė pjesė nė veprimet kundėr shtetit, por kur u provua se kjo nuk ishte e vėrtetė, atyre iu rikthyen timaret. Ndėr kėto, gjysma e timarit tė Pavlit i qe dhėnė mė parė njė muslimani nga Turhan Bej. Mė vonė nė maj 1449, beu i sanxhakut ia mori gjysmėn tjetėr duke thėnė se ai ishte bashkuar me kryengritjen. Por dy vjet mė vonė, timari iu kthye pėrsėri Pavlit. Kur u bė e ditur se katėr timarlinj tė krishterė kishin ikur nė Aranitid, timari ityre iu dha njė muslimani. Por kur doli se kjo nuk sihte e vėrtetė timari iu rikthye atyre qė e kishin (1454). Veē asaj, ka njė numėr timaresh tė krishtera pėr tė cilat nuk ka tė dhėna tė mėvonshme. Situata e kėtyre timareve “meukuf” (tė bllokuara) ėshtė e dyshimtė. A ishin kėto tė fundit mė parė nė zotėrim tė spahinjve tė krishterė qė kishin ngritur krye? Ne fletoren nuk ka asgjė qė ta sqarojė kėtė ēėshtje. Feudalėt e mėdhenj tė hedhur nė kryengritje mbėshteteshin nga banorėt e fiseve malore. Nė fletore shikojmė tė pėrmėnden disa fshatra tė maleve qė ngritėn krye dhe vranė ose i dėbuan spahinjtė e tyre. Gjithsesi ėshtė e sigurtė se shumica e timarlinjve i kanė ruajtur timaret e tyre.
    Nė Shqipėri, turqit nuk kanė ndjekur kurrė njė politikė islamizimi dhe nuk janė bazuar kurrė nė dallime fetare gjatė zbatimit tė rregullave tė timarit. Kjo shihej si nė timaret e mėdha gjatė sundimit tė Mehmetit I, ashtu edhe nė ato tė kohės sė Muratit II dhe Mehmetit II, i mbiquajtur “Pushtuesi”. Edhe nėn Mehmetin II, ka timare qė i janė dhėnė tė krishterėve. Timari I njė tė krishteri mund t’I jepej njė muslimani dhe anasjelltas, timari I njė muslimani mund t’I jepej njė tė krishteri. Shėmbulli qė vijon ėshtė veēanėrisht interesant. Nė dilstriktin e Belgradit (sot Berat) njė timar I dhėnė nėn Mehmetin I njė mitropoliti, iu dha nėn Muratin II, imamit tė kėshtjellės, mė vonė iu mor pėrsėri kėtij tė fundit dhe iudha me berat (vendim) Sulltani njė tjetri me emrin Angelos. Shikojmė, pra, qė njė timar, qė I jepej njė fetari musliman, I jepet njė tė krishteri. Shikojmė po ashti timare qė zotėroheshin bashkarisht nga njė musliman dhe njė I krishterė. Madje tė krishterėt, nė shumė raste, kishin lidhje familjare me muslimanėt. Ka shumė timarlinj qė njė djalė e kanė tė krishterė e tjetrin musliman. Natyrisht, ata jerojnė tė gjithė nė paqe dhe mirėkuptim. Lidhur me kėtė nuk mund tė mos pėrmėndet regjimi qė do tė zbatohet, njė gjysėm shekulli mė vonė, pėr feudalėt e Bosnjės. C.Truhelka, qė eka sqaruar kėtė ēėshtje, duke u bazuar nė dokumentat e Raguzės, thotė: “Ajo qė thuhet se gjoja bogomilėt e pėrqafuan nė masė islamizmin nuk ėshtė veēse njė legjendė. Nuk ka asnjė rast konkret nė histori qė tė konvertimin e detyruar nė fenė islame. Turqit kanė konfirmuar pa asnjė hezitim tė drejtat e fisnikėrisė qė gjetėn aty, dhe I lanė kėta fisnikė si trashėgimtarė tė pasurive tė tyre; pėr kėtė ata nuk shikonin nėse kėta fisnikė kishin pėrqafuar fenė islame apo I kishin qėndruar besnikė fesė sė tyre. Kjo politikė pajtuese, qė ėshtė e kohės kur shteti Osman ishte shumė mė I fortė, ka qėnė zbatuar tėrėsisht nė Shqipėri nėn sundimin e Mehmetit I. Truhelka ka plotėsisht tė drejtė kur nėnvizon ngjashmėrinė e situatave nė Bosnje dje nė Shqipėri. Nė kėto dy vende islamizimi ėshtė bėrė nė tė njėjtėn mėnyrė, nė pėrputhje me politikėn e pėrgjithshme tė Shtetit Osman. Nė tė dy rastet, hyrja e aristokracisė locale nė kuadrin e timarit Osman ka qėnė shkaku kryesor nė pėrqafimin e islamizmit, dhe konvertimi nė fenė islame nuk ka qėnė njė kusht paraprak pėr tė marrė njė timar. Islamizimi ka qėnė zhvilluar vetvetiu dhe pa ndonjė shtrėngim, ėshtė zhvilluar si njė dukuri sociale. Sipas tė dhėnave tė fletores, ka timarlinj qė ruajnė fenė e prindėrve tė tyre gjatė dy brezave, ashtu siē ka patur raste tė konvertimit nė fenė islame nė brezin e dytė. Tė dhėnat e nxjerra nga fletorja tregojnė se familjet e krishtera me timare pėrqafuan fenė e re, pa kurrėfarė shtrėngimi. Si u integruan nė kuadėr tė shtetit pushtues, ato u konvertuan nė fenė islame si pasojė e njė asimilimi tė ngadaltė kulturor dhe social. Aristokracia e vjetėr indigjene u nda kėshtu nga masa e atyre qė I nėnshroheshin taksės sė Haraēit – pėr tė cilėt haraēi ishte indifferent, me pėrjashtim tė anės financiare – pėr t’u bėrė njė ndėr elementėt pėrbėrės nė strukturėn e shtetit. Ne shikojmė tani kėto familje tė mėdha tė konvertohen nė fenė islame e tė vazhdojnė ekzistencėn e tyre si familje spahinjsh osmanė. Pasi hodhi rrėnjė nė Shqipėri nė klasėn e timarlinjve vėndas, islamizimi u pėrhap patjetėr gradualisht nė popull.



    Folėm pėr marrdhėniet e origjinės qė ekzistonin midis timarlinje tė krishterė shqiptarė dhe feudalėve tė hershėm vendas. A mund ta pėrgjithėsojmė kėtė pėrfundim dhe tė themi se ishte e njėjta gjė pėr tė gjitha pėr kėto timare qė iu dhanė mė vonė tė krishterėve pa marrė parasysh origjinėn e tyre?
    Nė pėrgjithėsi, shteti Osman, duke u nisur sidomos nga interest e tij financiare, ėshtė pėrpjekur ta ruajė klasėn prodhuese si pagues taksash (“haracgłząr ąyą”) dhe nuk lejoi kalimin e “re’ąyą” nė klasėne ushtarakėve. Nė tė gjitha “Kanłnnąme”-tė (kodet) gjejmė dispozita strikte pėr tė siguruar respektimin e kėtij parimi themelor. Vetėm se e dimė qė nė kėtė klasė ushtarakėsh nuk janė pranuar tė futen veēse ata qė I pėrkisnin administratės sė vjetėr dhe ushtrisė sė vjetėr, dhe kjo, me kusht qė ata tė mbeteshin besnikė tė shtetit tė ri. A mund tė themi se hyrja e “re’ąyą”-ve nė klasėn e ushtarakėve ka qė e ndaluar krejt?
    Ajo qė thamė mė sipėr nuk duhet tė na bėj tė biem nė gabim qė tė besojmė qė timaret ishin vetėm njė e drejtė qė u jepej familjeve tė spahinjve dhe se ,pėr pasojė, kėto ishin njė klasė e mbyllur. Nė pėrgjithėsi, shteti u jepte, sipas disa rregullave, timare atyre qė kishin marrė pjesė nė veprimet luftarake, nė zona kufitare si “gņnłllł” (vulletare) dhe si “garip yidit” , nė kėtė mėnyrė njerėz tė origjinave tė ndryshme kishin mundėsi tė hynin nė klasėn e timarlinjve. Por ka qėnė sidomos sistemi I “głląm-ėve” ai qė pėrbėntė burimin kryesor. Nė kohė kur ėshtė hartuar fletorja, njė pėrqindje e madhe e timarlinjve (20%) ishin tė lidhur me faktin se ata ishin “głląm-i mir”, d.m.th. skllevėr ose krijesa tė bejlerėve. Pjesa mė e madhe e kontigjentėve tė kėtyre skllevėrve ishin padyshim shqiptarė, tė zėnė rob, nė qoftė se , marrim parasysh se njė ndėr fushat kryesore tė veprimit ishte atėherė Shqipėria.
    Po kjo nuk do tė thotė se u jepeshin timare “re’ąyą”-ve tė krishterė. Fakti ėshtė se parimi nė veprim kėtu, parim sipas tė cilit kėrkohej qė tė bėje pjesė nė klasėn e spahinjve, dhe jo mė shumė, ėshtė zbatuar njėlloj nė tė gjitha rastet. Kėtu nuk e vėmė nė dyshim marrjen e njė timari mbi bazėn e lidhjeve familjare. Nė tė vėrtetė, dhėndrit ose bashkėshortit tė ri tė njė gruaje tė vet ė njė spahiu, ose djalit tė tij tė adoptuar u jepej mundėsia tė merrnin njė timar. Madje duket po ashtu se mjaftonte qė tė ishte I lidhur me njė bej ose tė ishte njė krijesė e tij. Vėrejmė nė kėtė mėnyrė se katėr tė krishterė tė lidhur me “silahdarba°i” Aleksi zotėronin njė timar nė destriktin e Beligradir (Beratit). Kėshtu lidhjet e kėtij lloji kanė qėnė nė bazė tė akordimit tė timareve elementėve tė krishterė. Ka mundėsi qė kėto timare tė ishin pak tė rėndėsishme. Sė fundi, shikojmė qė mund tė bėheshin timarlinj tė krishterė, qė nuk kishin lidhje me kėto familje tė vjetra feudale, por qė kishin kryer funksione publike. Kėshtu Dimo, njė nėnpunės qė punonte si skrib, skribi Jorgji dhe tė afėrmit e tij kanė marrė timare nė kėtė mėnyrė. Kėta pėrbėjnė padyshim njė grup tė veēantė nė klasėn e timarlinjve. Veē asaj, shikojmė qė njė I krishterė me emrin Janko, qė kishte shėrbyer si artilier nė kėshtjellėn e Kaninės, tė zotėrojė njė timar; me siguri ai e ka marrė kėtė si shpėrblim pėr punėn e tij nė njė shėrbim special.
    Pėr pasojė,mund tė themi se timare nuk u jepeshin drejtpėrdrejtė “re’ąyą” tė krishterė shqiptarė. Megjithatė, ka pasur raste kur “re’ąyą” tė krishterė janė ngarkuar drejtpėrdrejtė me shėrbime tė ushtrisė. Kėta nuk janė timarlinj, por “mu’ąf ve młsellem” , d.m.th. tė krishterė qė kanė qėnė tė pėrjashtuar nga disa taksa me diplomė special tė Sulltanit. Qė nė kohėn e sundimit tė Bajazitit I, ne gjejmė nė Shqipėri nga kėta tė krishterė tė perjashtuar nga taksat. Sipas fletores, nė sanxhakun e Arvanidit kishte: 8 familje nė Gjirokastėr, 12 persona me familje tė krishtere nė distriktin (vilajetin) e Belgradit (Beratit), 40 persona nė Skrapar, 125 familje nė Akēahisan qė hynin nė kėtė kategori. Kėta janė tė krishterė qė I nėnshtrohen haraēit: 1- qė kanė treguar nė njė mėnyrė tė veēantė besnikėrinė e tyre ndaj shtetit dhe qė kanė qėnė tė ngarkuar me njė shėrbim tė veēantė, 2- qė janė pėrjashtuar gjithsej ose pjesėrisht nga taksat. Pėr kėtė sovrani ose bejlerbeu ose edhe beu I sanxhakut I ka dhėnė njė “berat” ose “biti”. Disa prej tyre janė caktuar tė vihen nė shėrbim tė rojeve tė kėshtjellės. Regjistrat tregojnė qartė se kėta “mu’ąf ve młsellem” kanė qėnė fillimisht “re’ąyą” qė I nėnshtroheshin haraēit. Ndėrsa nė fshatin Kokinolisar qė varej nga Gjirokastra, 8 shtėpi, sipas fletores, kanė qėnė tė spahinjve tė hershėm tė krishterė, tė cilėve u ishin konfiskuar timaret. Mė vonė kur banorėt e kėtij distrikti ngritėn krye, kėto familje I qėndruan besnike osmanėve, dhe kjo bėri qė beu I sanxhakut t’I pėrjshtonte ato nga “haraēi”. Kėtu shikojmė qė ata pėrjashtohen nga taksat, pasi kishin humbur timaret e tyre dhe u bėnė “re’ąyą”tė thjeshtė. Ashtu si kėta tė fundit, tė deklaruar “mu’ąf ve młsellem”, dyzet tė krishterė tė Skraparit u pėrjashtuan nga taksat pėr tė njėjtėn arsye. Nė urdhėresat “błkłm” pėr tė krishterėt “mu’ąf ve młsellem”, dhe urdhėrin e bejlerbeut ose beut tė sanxhakut (d.m.th. “biti”) shėnohet se nga cilat taksa dhe nė ēfarė kushtesh pėrjashtohen kėta tė fundit. P.sh. 12 “tė pafe” u deklaruan tė ēliruar nga taksat dhe kontributet e jashtzakonshme. Sipas fermanit, kur njėri prej kėtyre vdiste, pėrjashtimi nga taksat nuk shtrihej nė trashėgimtarėt e tij, por ēėshtja I pėrcillej Sulltanit. Pėrsa u pėrkiste familjeve tė ēliruara nga taksat tė Akēahisarit (Krujės), ato nuk do tė jenė tė detyruar tė paguajnė tė dhjetėn e prodhimit tė arave tė tyre, tė drejtat e fituara nga vreshtat dhe prodhimi I zarzavateve; ato do t’I nėnshtrohen vetėm haraēit.
    Si detyrim pėr pėrjashtimin e tyre nga taksat, kėta tė krishterė duhet tė kryenin disa shėrbime tė karakterit ushtarak. 40 tė krishterėt e Skraparit, tė pėrjashtuar nga taksat janė ngarkuar tė ruajnė kėshtjellėn, 125 familje tė Akēahisarit tė mbikqyrin kėshtjellėn. Vetėm pėr 12 tė krishterėt e distriktit tė Belgradit (Beratit) nuk ka tė dhėna qė tė tregojnė se ato janė tė detyruar tė kryejnė ndonjė shėrbim.
    Nė saj tė kėtij sistemi, shteti siguronte njė varg pėrfitimesh; para sė gjithash ai siguronte trupa qė I nevojiteshin pėr ruajtjen e kėshtjellės nė kėtė zonė me shumė rreziqe,, ē’ka I jepte mundėsi tė mos vinte nė veprim forcat e tij ushtarake. Ky system kishte njėkohėsisht tė mirėn qė I lidhte kėta tė krishterė ngushtė me shtetin dhe tė nxiste tek tė tjerėt dėshirėn pėr tė fituar po atao liri. Ka shumė mundėsi qė kėta tė krishterė tė pėrjashtuar nga disa taksa kanė qėnė shkak pėr organizimin e martallozėve dhe tė armatolėve. Dimė se martallozėt dhe armatolėt janė ushtarė, shumica e tė cilėve shėrbenin si roje nė kėshtjella; kėta janė tė krishterė tė pėrjashtuar krejt ose pjesėrisht nga taksat. Pozita e tyre ngjan krejt me atė tė ushtarėve tė krishterė, tė pėrjashtuar nga taksat e pėrmendura mė lart “m’ąf ve młsellem”.
    Sipas L.Barbar, trupat e martallozėve duhet tė jenė krijuar mė 1421 nga Murati II. Por nga sa u shpjegua mė sipėr del se parimi themelor I kėsaj organizate ka qėnė nė fuqi qysh nė kohėn e Bajazitit I (1389-1402). Madje nė pėrgjithėsi shikojmė qė nė vitet e par ate osmanėt praktikėn e pėrjashtimit tė popullsive nė n sundim kundrejt shėrbimeve publike ēfarėdo. Ushtarėt e perjashtuar nga taksat qė shohim nė Shqipėri nuk janė gje tjetėr veēse rrjedhojė e njė parimi qė ka qėnė nė fuqi qė nė kohėn e themelit tė shtetit Osman, dhe qė ka qėnė zbatuar nė zona tė reja, nė pėrputhje me kushtet e reja. Trupat e krishtera tė quajtura martolloz, tė cilat I shohim 1571 nė kėshtjellat gjatė bregdetit nė Shqipėri, janė padyshim pasardhėse tė atyre qė u pėrmėndėn mė lart, cilado qoftė origjina e kėtij emir. Nė shekullin e XVI trupa tė krishtera shqipėtare njihen me emrin armatol, tė ngarkuara tė ruajnė nė grupe kompakte shtigjet e rėndėsishme malore nė Greqi. Evlija ēelebi thotė se mė 1670 kishte rojtarė tė krishterė tė fortesave tė ēliruara nga taksat nė fortesėn e Elbasanit, si dhe njėzet “protozeroi” mbi popullsinė e krishterė. Mund tė themi pra se pas periudhės qė po studiojmė numri I ushtarėve tė krishterė tė pėrjashtuar nga taksat u rrit nė Shqipėri, nė kėtė vėnd tė varfėr, gati pėr tė ngritur krye, pėr tė krijuar njė ndėr elementėt kryesorė tė organizimit tė martollozėve dhe armatolėve. Fletorja tregon se nė kėtė kohė (1431), nė Shqipėri, kishte gjithashtu trupa tė krishtera me emrin “voynuk”. Sipas fletores ishin katėr vėllezėr “voynuk” dhe pesė “yamak” (ndihmės) tė familjarėve tė tyre, nė fshatin Kracicė tė varur nga Belgradi; njė voynuk dhe pesė yamak, bijtė dhe familjarėt e tyre, nė fshatin Visani, dhe njė voynuk dhe tre yamak nė distriktin Visaēko.
    Tek osmanėt, voynuk-ėt u organizuan pėr herė tė parė nėn sundimin e Muratit I nga bejlerbeu Timurtash. Organizimi I tyre, ashtu siē ėshtė paraqitur nė fletoren e regjistrimit dhe “Kanunnąmet” I ngjan shumė atij tė ushtarėve tė pėrjashtuar nga taksat tė rekrutuar midis popullsisė turko-muslimane (“Yaya ve młsellem”), struktura dhe terminologjia e tyre janė tė njėjta me kėto tė fundit. Nga kjo pikpamje vlen tė theksohet fakti qė termi “yamak” I pėrdorur nė fletore , d.m.th. qė prej 1431, u pėrdor po ashtu edhe nė organizimin e “yaya-ve” dhe “młsellemė-ve”. Nga ana tjetėr, ne dimė se “voynuk” ėshtė emėr I fisnikėrisė sė vogėl serbė pėrpara ardhjes sė osmanėve nė atė vend. Nė tė njėjtėn kohė me kėtė emėr, emir “bashtina” qė u jepet pasurive tė kėtyre fisnikėve , vazhdon tė ekzistojė nėn osmanėt dhe tregon tokat e zotėruara nga “voynukėt”. Nė ēdo rast, osmanėt, besnikė tė mėnyrės sė tyre pėr t’u future kudo, lanė nė Shqipėri nė vėndet e tyre voynukėt e mbijetuar tė epokės serbe, por duke I pėrshtatur ata pėr organizimin e tyre ushtarak. Kėta janė ushtarakė tė krishterė krahas timarlinjve tė krishterė nė Shqipėrinė osmane tė shekullit tė XV.
    Nė pėrfundim tė kėtij studimi mund tė konstatojmė pikat e mėposhtme:
    1. Para sė gjithash, duhet pranuar se shteti osman nuk pėrfaqėsonte njė sovranitet fetar ose racial. Ishte njė shtet dinastik qė pėrfaqėsonte njė autoritet qėndror.
    2. Sundimi Osman nė Shqipėri nuk u vendos si njė invasion qė hidhte tej atė qė ekzistonte mė parė, por si njė okupim qė u pajtua me klasat dhe institucionet qė ekzistonin mė parė
    3. Sovraniteti dhe administrate osmane nė Shqipėri, nė realitet, u vendosėn atje nėpėrmjet sistemit tė timareve, qė zuri vėndin e regjimit tė zotėrve feudalė qė I nėnshtroheshin “haraēit”.
    4. Timarlinjtė e krishterė janė product I kėtyre rrethanave. Nė kėtė mėnyrė, aristokracia e vjetėr vendase u pėrfshi nė kuadrin e timarit, pėr pasojė ajo u bė njė shtresė e spahinjve timarlinj, por duke ruajtur fenė e vet.
    5. Megjithatė, regjimi Osman I timareve me kalimin e kohės solli nė Shqipėri njė ndryshim tė thellė e thelbėsor tė karakterit politik, social e kulturor. Toka u bė pronė e paluajtshme e shtetit pushtues. Aty u vendos njė autoritet qėndror, feudalėt e mėdhenj refraktarė u eleminuan pas njė lufte tė gjatė; islamizimi u pėrhap aty ngadalė.
    6. Nuk ėshtė e vėrtetė qė feudalėt u lanė nė tikat e tyre me kusht qė tė mohonin fenė e tyre . pėrkundrazi, vetėm mė bindje ata u integruan nė kuadrin e timarit, dhe kjo ka qėnė arsyeja qė islamizmi mund tė mbahej nė kėto anė.
    7. Nga ana tjetėr, sistemi I “guląmėve” ka kontribuar shumė nė pėrfshirjen e vėndit nė atdheun Osman.
    8. Osmanėt kanė pėrdorur edhe shtresėn popullore tė krishterė nė shėrbim ushtarak. Vėtem se, nė pėrshtatje me rregullat e pėrgjithshme tė sistemit tė timareve, osmanėt nuk pranuan ti fusnin nė klasėn e spahinjve timarlinj, por u kufizuan t’i kėnaqnin duke I pėrjashtuar nga disa taksa dhe t’I bėnin “mu’ąf ve młsellem”.
    9. Voynukėt, tė mbijetuarit e kohės sė vjetėr, u integruan gjithashtu nė kuadrin ushtarak Osman.


    Referenca

    *Emeritus Prof. Halil Inalēik, lindur nw Stamboll mw 1916 wshtw njw nga historianwt mw tw mwdhenj turq. Aktualisht jep mwsim nw Universitetin e Bilkent nw Ankara, ku wshtw htemeluar edhe njw institute nw emrin e tij (HALIL INALCIK CENTER FOR OTTOMAN STUDIES). Ka dhwnw mwsim nw disa universitete tw Turqisw dhe tw SHBA. Wshtw autor i 7 librave dhe mbi 300 artikujve.1. Artikull I botuar nw revistwn austriake “ņsterreichischen staatsarchivs”, vol.4, viti 1952, fq. 118-138.
    2. Midis kwtyre kronikave tw hershme kohwn e Muratit II, ajo qw jep njw informacion kronologjik tw saktw wshtw padyshim, ajo e Oruēit (Edition F.Babinger, Hannover 1925); nw bibliotekwn “Muradie” tw Manisw. Ekziston njw ekzemplar i bukur i kwtij dorwshkrimi. Ne kemi ndwrmend tw botojmw sw shpejti njw “Manąkibnąme” qw ka mbetur e pa njohur deri mw sot, i titulluar “Gazavąt-i Sultan bin Mehmed Han”. (Shih Dil ve Tarih-Codrafya Fakłltesi Dergizi, VII (1949), nr.2)
    3. Kjo fletore do tw botohet sw shpejti si botim i Shoqatws Turke tw Historisw. Lidhur me fletoret shih nw pwrgjithwsi ņmer Lłtfi Barkan,Tłrkiyede Imparatorluk devirlerinin nłfus ve arazi Tahrirleri ve hakana mahsus defterler, Istambul Universitesi Iktisat Fakultesi Mecmuasi C.II, sayi 1-2 (1941). Barkan ka hartuar nw punimin e rwndwsishwm vijues, Kanunnamet qw janw nw krye tw fletoreve tw regjistrimit, Kanunnamenw e ēdo sanxhaku: XV ve XVI inei asirlarda Osmanli Imparatorludunda Zirai Ekonominin hukuki ve mali esaslari, Kanunlar, Insambul 1945. Po ashtu,Fekete Lajos, Az Esztergon Sandszak 1570 Budapest 1943 – Shoqata Turke e Historisw ka marrw pwrsipwr tw botojw njw seri fletoresh nga mw tipiket ndwrmjet fletoreve tw regjistrimit.

    4.Shih foton 1.
    5.Nw fletore osmanwt e pwrdorin me tw njwjtin kuptim “Arnavut-ili” dhe “Arbanid sancadi”
    6.disa tw dhwna tw fletores tregojnw se fletore tw ngjashme janw bwrw pwr territoret e Yuvan-ili (Fletore e Arvanidit, fq.151b). Nw kwtw kohw Yuvan-ili ishte territory i Ivan Kastriotit. Nuk ka dyshim se edhe nw kwto treva kishte timarlinj tw krishterw. Por e nuk I kemi fletoret lidhur me kwta tw fundit.
    7. “Kadim kirk elli yila denilmez, kadim oldur ki evveli kimesne bilmiye” (Kanunnąme e Słlejman, MilliTetebular Mecmuasi, nr.1,fq.98)

    8.Jorga. Gor, i, fq.261.
    9.nw marshimin nw Bosnjw, feudali qw zotwronte forteswn e Iskanderit ishte vassal dhe taksapagues I Sulltanit (Nesri Cihannłmą, dorwshkrim; Saddedin, Taē-łt-tevarih,fq.109). Nw kwtw kohw Gjergj Stazimiri, nip I Balshws II, sundonte nw Shkodwr (Gegaj, Abanie et I’invasion torqueau XVe sičcle, Paris 1937, fq.19). Diheshin rivalitetet dhe zwnkat e hershme tw Balshajve me Banwt e Bosnjws. Gjergj Strazimiri kerkoi ndihmwn e sulltanit pwr njw sulm nw Bosnjw; kjo kwrkesw u pranua dhe nw vitin 788 tw Hixhrit (1386) atij iu bashkua Lala Shahin. (Ne°I, Saddedin, I njwjti paragraf).
    10.Gegaj, fq.23. Nuk kemi gjetur tw dhwna pwr kwtw nw burimet osmane.
    11. L.Chalconcondylae. Historiarum demonstrations, ed. E.Darko, Budapest, 1923, T.II, fq.29.
    12. Chalconcondylae, fq.27.


    13.Gegaj, fq.11, 12, 14, 15, 20,etj.
    14. Gjithsesi, nuk duhet dhwnw njw mendim kategorik pwr kwtw. Ka shumw mundwsi qw nw vwndet e tjera ballkanike disa prej bojarwve vwndas u otomanizuan dhe u asimiluan, duke hyrw nw regjimin e timarit.. Nw fletoren e Serbisw, Bosnjws dhe Thrakws, gjejmw ushtarw tw krishterw qw kanw timare.
    15. “vile her waren sie geneigt, sich mit den Tłrken, die fast łberall ihre Verstecke Hatter, zu verstąndigen und so wenigstens einen Bruchteil ihres Besitzstandes und ihrer Geltung zu retten”.(Jorga, GOR, fq.270)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Ky shkrimi i fundit duket interesant por eshte sh i gjate dhe nuk e lexova deri ne fund dhe keshtu nuk e krijova dot idene se cfare do te thote ai qe e hedh ne forum.
    Nga ato qe kam lexuar por edhe degjuar nga gjysherit dhe stergjyshja ime si dhe duke qene me orgjine nga nje zone kaure kam kuptuar se pushtuesi osman nuk i linte gjerat ne dore te rastesise.
    Vertet qe te qenurit musliman kishte interes ekonomik por nga ana tjeter jo te gjitha zonat e krishtera pushtuesi turk donte ti kthente ne musliman.Kishte zona te caktuara si dhe popuj te caktuar qe nuk dihet me ckriter zgjidheshin nga Porta e Larte.Ka plot zona te tera te ne SHqiperi ose ne Greqi qe edhe pse ishin te krishtera kishte te njejten politike taksash si edhe ne ato te islamizuara.
    Me kete dua te them se fakti qe shqiptaret nderruan ne mase fene e tyre nuk ishte ai i taksave .

  6. #6
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Nuk mund te pretendoi askush qe shqiptaret ndrruan fene vetem per shkak taksash, ky do te ishte trillim i nje niveli te ulet. Me siguri qe ka pas edhe te atille qe bene kete gje, ndrruan fe per shkak te perfitimeve materiale apo favoreve tjera, ashtu siq bene edhe pak vite me pare shiptaret te cilet iken ne greqi. Por me siguri ndikuan edhe faktor tjer, duke filluar nga vullneti i lire i njerezve, gje qe ndodhe edhe sot, mandej interesi material, me siguri ka pas edhe raste dhune nuk munde te themi qe nuk pati. Pa harruar edhe armiqsite me fqinjet tane, dhe moton "armiku i armikut tim eshte miku im", si dhe ne fund nese armikun nuk munda ta mposhtesh ateher bere mik. Ne kete kontest nuk mund te themi se ishte vetem ky apo ai faktor qe ndikoi ne Islamizimin e popullit shqiptare, por ndikuan shume faktor te tjere te cilet me siguri ne te ardhmen do te studiohen dhe vertetohen nga ekspert te kesaj lamie.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prishtina75 : 18-08-2013 mė 10:14

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2013
    Postime
    55

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Ekzistojne ca njerez qe na e pershkruajne kete konvertim si katastrofe per ceshtjen shqiptare. Ky cilesim kuptohet esht i ekzagjeruar. Ky konvertim nuk ishte gje tjeter vec se thjesht konvertimi i rradhes. Le te mos pretendojme se ishim ne ata qe shpiken fene a krishtere dhe se ajo ka qene e ngulitur thelle ne identitetin tone dhe si rrjedhoje zevendesimi me islamin ishte tragjik. Krishterimi ashtu si islami na u dha nga pushtues te tjere, Perandoria Romake na beri katolike dhe Perandoria Bizantine na beri Orthodokse. N.q.s. i hyme ksaj pune thelle mjaftueshem, te paret tane ishin pagane dhe konvertimi ne krishterim ishte po aq demtues i kultures sa edhe konvertimi ne islam. Gjithsesi jam i sigurt qe fetaret e sotem, qe hidhen perpjete sa here hapen tema te tilla duke mbeshtetur krahun qe u pelqen, do trembeshin nga fakti qe feja e vertete e shqiptarit esht blasfemi per ta.

  8. #8

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Une nuk do thosha feja e vertete e shqiptarit, mund te themi feja para krishterimit ishte fe politesite me rite pagane, edhe ajo e marre nga dikah se nese i analizojme fete politeiste gjejme shume ngjashmeri me njera tjetren, romake, greke, ilire etj...kjo na tregon per nje monogjeneze njerezore...dhe nuk eshte tragjedi dhe as asimilim nese shoqeria perqafon fene qe i duket se eshte me e mire dhe me e drejte per ta...kaq mbase mund edhe te perfundoje, mendoj une.
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    A ma shpjegon dikush nje gje:

    Perse nje shqiptar ateist eshte me i mire se nje shqiptar i krishtere apo musliman, qe zgjedh te besoje ne nje fe e ne Zot?

    Lexojme plot xhevahire ne forum, por kete nuk arrij dot ta kuptoj se cfare ju shtyn ju si ateiste te vetebesoni se jeni me te mire se shqiptaret me besim?

    A mund te me jepni edhe nje ide se cili qenkerka shqiptari model per ju si ateista, shqiptari ateist qe ju e merrni si shembull ne jeten tuaj, qe ju frymezon te beheni shqiptare e patriote me te mire se shqiptaret me besim?

    Albo

  10. #10

    Pėr: Konvertimi i Shume Shqiptareve ne Islam

    Si thua ti u perhap Krishterizmi masiv ne perandorine Romake? U be Perandori Krishter dhe u be e leverdisshme Krishterizmi. Shume u bene Krishter per arsye te tilla. Pastaj kuptohet kur u perhap shume pati edhe persekutim kundra Paganeve. Ashtu perhapen fete zakonisht ose me persekutim.

    Per mua te dyja fete jane te huaja dhe te liga. Per kete arsye nuk i kishim detyrim moral as njeres as tjetres. Kur zgjedhja nuk eshte meorale duhet te shikohet vlera praktike. Keshtu mendoj une, nuk do me thene se njesoj menduan edhe ata qe u konvertuan. Po te isha une ne ate kohe do beja konvertim fallco per benenefica praktke. Ne ate kohe do ishe ose Krishter ose Mysliman nuk mundet the thoje jame ateist. Une do thoja jam Mysliman.


    Citim Postuar mė parė nga prishtina75 Lexo Postimin
    Nuk mund te pretendoi askush qe shqiptaret ndrruan fene vetem per shkak taksash, ky do te ishte trillim i nje niveli te ulet. Me siguri qe ka pas edhe te atille qe bene kete gje, ndrruan fe per shkak te perfitimeve materiale apo favoreve tjera, ashtu siq bene edhe pak vite me pare shiptaret te cilet iken ne greqi. Por me siguri ndikuan edhe faktor tjer, duke filluar nga vullneti i lire i njerezve, gje qe ndodhe edhe sot, mandej interesi material, me siguri ka pas edhe raste dhune nuk munde te themi qe nuk pati. Pa harruar edhe armiqsite me fqinjet tane, dhe moton "armiku i armikut tim eshte miku im", si dhe ne fund nese armikun nuk munda ta mposhtesh ateher bere mik. Ne kete kontest nuk mund te themi se ishte vetem ky apo ai faktor qe ndikoi ne Islamizimin e popullit shqiptare, por ndikuan shume faktor te tjere te cilet me siguri ne te ardhmen do te studiohen dhe vertetohen nga ekspert te kesaj lamie.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •