Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Nga Ardian Gjini

    - Shqiptarët nuk pranojnë të zgjedhin njërën ose tjetrën!. Mbijetesa e shqiptarëve, si etnikum, ndër shekuj është fenomen i mahnitshëm. Një popull i vogël, pa identitet të formësuar politik për shekuj, me gjuhë krejtësisht të veçantë, pa ekonomi origjinale, i rrethuar me kombe politike me ushtri, i pushtuar nga perandoritë më të fuqishme të kohës, për shekuj me radhë….!!!

    Si kanë mbijetuar shqiptarët deri në shekullin XX? Ka shumë karakteristika të posaçme dhe të shpjegueshme të shqiptarëve që e përmbushin përgjigjen komplekse në pyetjen e mësipërme. Dhe në një kolumne të shkurtër nuk mund të tentoj as telegrafikisht që t’i radhisë qoftë edhe disa prej tyre. Por mund ta jap një karakteristikë të patrajtuar sa duhet, besoj unë.

    Fillimisht, etnopsikologjia shqiptare mund të quhet “anakronike”. Krijimi i kombeve në Evropë e posaçërisht në Ballkan, është bazuar në histori, gjuhë dhe fe! Dhe kjo e fundit ka pasur rol dominues. Shihni kroatët, serbët, malazezët, maqedonasit apo grekët. Ne shqiptarët nuk e kuptojmë rolin e fesë në kombndërtim. Në të kaluarën kjo e vërtetë ka mundur të jetë mallkimi ynë. Por në gjysmën e dytë të shekullit XX e posaçërisht në fillimin e shekullit XXI ka dalë të jetë bekimi ynë! Ne nuk kemi të drejtë, historikisht, t’i akuzojmë kombet fqinje për zgjedhjen e tyre në rrugën e kombndërtimit. Por nuk duhet assesi të ndihemi indiferentë.

    Zgjedhja e rrugës sonë të kombndërtimit, me siguri pa strategji të ndërtuar, ka qenë e thjeshtë, kombi dhe feja janë konsideruar dy identitete të rëndësishme por të ndryshme. Mund të jemi edhe Shqiptarë edhe myslimanë, edhe Shqiptarë edhe katolikë, edhe shqiptarë edhe ortodoksë, madje madje edhe shqiptarë edhe çfarëdo feje tjetër. Kjo ka qenë zgjedhja jonë, ndoshta tepër e hershme, në krahasim me kombet tjera.

    Shpesh dëgjojmë se feja islame e ka ndalur sllavizimin e shqiptarëve. Ky është shpjegimi më i gabueshëm i mundshëm. Për ta vërtetuar mjafton të gjejmë kundërshembuj. Pse shqiptarët ortodoksë nuk u bënë Grekë? Pse arbëreshët e Italisë, që ishin dhe janë të krishterë, në një vend të huaj, e ruajtën gjuhën dhe identitetin deri sot? Ose kundërshembulli, pse shumë shqiptarë u turqizuan?

    Shpëtimi i kombit shqiptar ka qenë ndarja e fesë nga kombi. E nisja e kombit është proces kryekëput politik. Ky ka qenë edhe anakronizmi edhe mallkimi edhe fati ynë. Popujt tjerë e kanë gjetur këtë zgjidhje më vonë. Në ndërkohë janë masakruar në mes veti.

    Dhe çka po ndodh sot?

    Ka forca politike (fetare) që po synojnë t’i detyrojnë shqiptarët, sidomos në Kosovë e Maqedoni, që të zgjedhin se a janë shqiptarë apo myslimanë! Ose në rastin më të butë që të vendoset hierarki e identiteteve, për shembull se është më e rëndësishme të jemi myslimanë se sa shqiptarë, etj. Mohimi i Skënderbeut apo Nënë Terezës, si raste më eklatante, por edhe shpjegime tjera, e hedhin farën e zhbërjes së kombit shqiptarë. Flirtimi me këto ide dhe mbajtja e flamurit kombëtarë në të njëjtën kohë, është pafytyrësia më e madhe e mundshme. Ta dëgjosh një mysliman me mbiemrin Krasniqi të thotë se nuk ka lidhje me Mark ose Pjetër ose Gjon Krasniqin dhe se e ka vëlla njëfarë Abu Ibn Salepin ose ndonjë me mbiemrin Berisha të thotë se e ka vëlla këtë të fundit dhe nuk e ka asgjë një shqiptarë me mbiemër Berisha e me emër Zef apo Kolë apo Pal, është budallallëk tejet i rrezikshëm.

    Shqiptarët me shekuj kanë qenë edhe myslimanë edhe katolikë edhe ortodoksë por kanë qenë gjithmonë shqiptarë. Dhe secili prej nesh ka të drejtë të mburret me identitetin e vet. Ekstremizmi i detyron njerëzit të zgjedhin. Sepse ekstremi nuk i pranon dy të vërteta. Aleanca e refuzon ekstremin dhe fuqishëm do ta mbajë drejtimin kombëtarë. Ne themi se bën të jemi EDHE SHQIPTARË EDHE MYSLIMANË, EDHE SHQIPTARË EDHE KATOLIKË, EDHE SHQIPTARË EDHE ORTODOKSË! Kështu kemi qenë ndër shekuj dhe kështu kemi mbijetuar si komb. Kështu duan shumica dërmuese e shqiptarëve. Në të kundërtën në vend të shqiptarëve do të mbinin tre apo më shumë kombe të ndryshme. Shihni pak përreth! /Fb/


    gazetatribuna
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Nga Ardian Gjini

    Ne themi se bën të jemi EDHE SHQIPTARË EDHE MYSLIMANË, EDHE SHQIPTARË EDHE KATOLIKË, EDHE SHQIPTARË EDHE ORTODOKSË! Kështu kemi qenë ndër shekuj dhe kështu kemi mbijetuar si komb. Kështu duan shumica dërmuese e shqiptarëve. Në të kundërtën në vend të shqiptarëve do të mbinin tre apo më shumë kombe të ndryshme. Shihni pak përreth! /Fb/


    gazetatribuna
    shume e sakte! Pajtohem plotesisht!!!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Ardian mendoj se edhe pse na detyruan dikur me dhune otomanet dhe karpatianetper te na shfarrosur besimin dhe kombin kam parasysh se nuk ia dolen ne sot jetojme ne shek.XXI na duhet formula ne shtepi fe ne qarshi komb dhe atdhe vetem keshtu mund te ia dalim te bashkuar,suksese...

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Nuk mund te jesh edhe shqiptar edhe mysliman. Nuk mund ta duash Allahun dhe katolikun shqiptar (apo nje jo mysliman tjeter) njekohesisht. Nese e ben kete je ne kontradikte te carte. Eshte sikur te thuash jam i krishtere e ne te njejten kohe ta mallkosh ose ta urresh p.sh. ateistin shqiptar.

    Islami tradicional shqiptar nuk ekziston asku perpos ne mendjen e disa njerezve, nuk ka baze as ne Kuran e as ne Hadithe, as nuk mbeshtetet ne to por as nuk i promovon ato. Mos e futni popullin ne rrena, hudheni genjeshtren e te koten sa me shpejt qe te jete e mundur ne mes te berllogut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Shqiptart dhe kombi shqiptar kan pas fatkeqsin strategjike politike qe nuk ndoqen politiken dhe shtetformimin e tyre ne bazen fesh dhe gjuhesh,fatkeqesi per ne ishte qe u konvertuam ne Muslimanizem,fatkeqesi ishte qe nuk ndejtem si te krishter kishim nje fe katoliçizmin por perandori shqiptar nga nishi i cili ishte perendor i Romakve dhe i kombit shqiptar katolik ky perandor romak u nga nga kisha katolike per pikpamjet e veta dhe krijoi dhe mbrojti Ortodoksine,pra kjo fe eshte feja e kombit shqiptar qe u nda ne dy fe por qe kan nje emer kristjanizem,ndersa turqia pushtuese na i krijoi kushtet per 500 vjet qe te na konvertonte ne muslimanizem ,por ne as nje rast nuk ndikoi tek ne per tu martu me kusherinat tona te gjakut siç eshte vertet ne islamizem dhe te martohesh me 7 gra te gjakut as qe ka ba vaki deri me sot,a i shko mendja kujt pse nuk u praktikuan kurr keto dy gjera ,krejt e thjesht sepse ne jemi komb katolik dhe me gjak te paster ne u konvertuam per interesa mbijetese ky ishte gabim por edhe rruga me e mir per te mbi jetuar sepse skishim ekonomi skishim ushtri skishim politikan skishim forc per te kundershtu nje siperfuqi siç ishte turqia e asaj kohe,nje pyetje per ata qe e mbajn veten si musliman ose islamik,pse ju si musliman nuk u vjen era e trupit siç u vjen era e muslimanve te vertet si grave si burrave,pse ju si "musliman" "islamik"nuk martoheni me shtat gra dhe keto shtat gra jan kusherinat e gjakut tuj,jua them une se ndjeheni shqiptar dhe keni ndjenjen e krishterimit pavarsisht fes qe mbartni nga teparet tuj,nese do te rish musliman rri siç te ka hie rri musliman shqiptar por jo musliman islamik ,netekundert duhet te kthesh rroten e historis ,te vesheni me fustan te bardh me mjekerr te pa lara ,te lini trupin pa u la te lani vetem durt deri ne brryl dhe kamet deri tek zogu i kames ,dhe kshu do ju vin era siç u vjen islamikve radikal pra kjo eshte feja islame ,te nderuar musliman ortodoks katolik qendroni me mendje te qartesuar se jemi nje gjak jemi nje komb qe vim nga ilir dardan & pellazge jemi fise e ketyre edhe fiset tona kalojn brez pas brezi dhe largohemi avash avash duke u shumuar si fis kshu ne kete menyr largohemi edhe nga gjaku bres pas brezi por qe gjaku na ngelet shqiptar e jo grek as serb as turk as sllavo maqedonas,thirrini mendjes o poppull sa nuk jemi perçar dhe te na ndajne siç kan ba me trojet tona nje pjes greqia nje pjes mali i zi nje pjes ne sllavobullgaret ne maqedoni,turpi bie mbi ne komshit knaqen kur ne jemi te perçare klm flm per mirkuptimin o kombi yne
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    ha ha se te ben mire

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk mund te jesh edhe shqiptar edhe mysliman.
    Sikur te kisha ne dore administrimin e ketij forumi ''pisa'' sikur ty do ti zhdukja njehere e mire nga forumi shqiptar. Si nuk mund te jesh dhe musliman dhe shqiptar more pis? 95% te shqiptareve c'fare jane? Grek , serb apo turq?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    popull car.... ta leron mamin turku per 500 vjet dhe me vone ja le ne dore arabeve te vazhdojne punen.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Qe paska filluar tju zere meraku per Kosoven ju shovinisteve, vllezerit e trojkes kriminale. Lajeni mire gojen para se te flisni per Kosoven, sidomos soj e sorollopi juaj separatist e ural dashes. Mos gje luftuat ju kundra Serbeve atje apo ishin shqiptaret musliman dhe katolik te Kosoves? Prifti lagjes tende o Nasho i lutej me zemer perendise tij imagjinare, qe serbet te vrisnin e masakronin popullin shqiptar. Soj e sorollopi jot nuk ka shans te flase per Kosoven sepse je kah i kundert ti, je kah i piset, i ndyre, kundermon kerme, or berxolle derri.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Prifti lagjes tende o Nasho i lutej me zemer perendise tij imagjinare, qe serbet te vrisnin e masakronin popullin shqiptar.
    Korcaret dhe kisha ortodokse priste kosovaret ne 1999,i mbajti dhe i strehoi me respekt dhe dashuri dhe jo me tu deshironte vdekjen,mos shpifni kaq hapur se dhe me injoranti ju dallon

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •