Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    “antikat Kombëtare”

    “ANTIKAT KOMBëTARE”

    Mihal Grameno

    ...“Antikat kombëtare” janë të vyera për kombet andaj përkujdesen si bleta mjaltin duke i ruajtur si thesaret më të çmuara.

    Mjerisht kombi ynë sido që duhej të ishte më i pasuri, është më i vobegti në “antikat kombëtare” meqenëqë ishte në robëri dhe nuk kishte cili të përkujdesej për këto thesare kaq të çmuara dhe kaq me rëndësi. Po shumë nga të huajt kanë zbuluar dhe begatuar muret e tyre me “antikat kombëtare” të Shqipërisë!

    Le të mos kujtojmë antikat e çmoçme, po të kujtojmë vetëm qëkurse është nisur të vepruarit të Rilindjes së Shqipërisë dhe do të shohim që shumë vepra do të na mungojnë se asnjë shoqëri nuk u përkujdes që t’i përmblidhte dhe t’ia dhuronte nesër Muzesë dhe bibliotekës së Shqipërisë.

    Dhe kur kujtojmë që një copë kartë e shkrojtur shqip me dorë prej Budit, Naum Veqilharxhit, Anastas Kulloriotit, Dhimitër Rusit e tjerë... do të kërkohet në të gjitha vrimat me çmimin më të madh, po vallë do të gjendet (?) kështu që kemi për të vuajtur se do të na mungojnë edhe këto “antika kombëtare”...

    Dhe duke bërë fjalë për antikat gjejmë fort të pëlqyer që të përmendim dhe një “antikë kombëtare”, jo shkrim, po një patriot... Ky është plaku Vani Cico Kosturi. Emri i tij dhe i shtëpisë Kosturi janë të lidhura me historinë shqiptare dhe besojmë që gjithë shqiptarët e dinë, andaj për t’ua kujtuar të rinjve po tregojmë veprat dhe vuajtjet e këtij “antike kombëtare”.

    Tregëtar i madh i Korçës dhe i fuqishëm si në Qeveri, si në Mitropoli, aspak nuk ndenji në mejtim kur u hap çështja kombëtare më 1878 po me zell e përqafon dhe hyn në bashkëpunim me të pavdekurit dërgimtar Efthim Mitko, Sami dhe Naim Frashëri për të përhapur ndjenjat kombëtare në Shqipëri.

    Patrikana e Stambollit përdori gjithë mënyrat dhelparake që ta largonte Vanin nga kjo rrugë po më kot, kështu që mori masa inkuzitori për të ndjekur dhe shfarosur Vanin, duke përdorur ato më të këqiat dhe më të poshtrat mënyra që kësisoj ta bënte që të përulej dhe më tjetër anë të shtinte tmerrë në shqiptarët e tjerë dhe mos i afroheshin këtij qëllimi, e cila ishte vdekja për Patrikanën dhe greqizmën.

    Mallëkime me katran dhe me pishë u vepruan në Mitropoli të Korçës kundra Vanit, e ekskomunikuan (e nxuar jashtë) nga kisha dhe mallëkuan çdo të krishter që do të fliste dhe bënte tregëti me Vani Kosturë. Dhe jo vetëm kaq, po vinin edhe fëmijët që ta ndiqnin dhe nëpër rrugët duke i thirrur: “I mallëkuar!”, “I mallëkuar!”.

    Me gjithë këto Vani nuk tundej aspak po vështronte qysh dhe qysh t’i shërbente çështjes kombëtare, kështu që bashkë me të pandarët shokët e tij kombëtar, të ndyerin Orhan be Pojani dhe Thimi Markon vendosën dhe çelën më 1886 (1) të parën shkollë shqipe në Korçë, e cila zuri të përparojë shumë dhe të çelë edhe të tjera në Kolonjë, e gjetkë. Po me anë të dhelpërive të Patrikanës, qeveri turke, e cila as ajo nuk e donte zgjimin e kombit shqiptar, i mbylli dhe krerët si e mësonjësit i burgosi e bëri syrgjyn në Anadoll.

    Pas vrasjes së dëshmorit Papa Kristo Negovanit prej andarëve grekë dhe pas vendimit të Komitetit grek që të shfaroste çdo lëvizje shqiptare në Shqipëri, Komiteti shqiptar u shtrëngua të merrte masa kundërshtare kundra grekëve, si dhe më shumë kundra qeverisë turke, e cila ndiqte shqiptarët kombëtarë dhe ndihmonte faqezaj qëllimet greke kundra shqiptarëve.

    Pas vrasjes së Fotit, despotit të Korçës, grekët vranë Spiro Kosturë në Selanikë më 1906, të birin e Vanit që kësisoj të trembnin Vanin dhe të shtinin tmerrë në shqiptarët. Po u gënjen se atëhere u forcuan ca më shumë. Veprimet e Komitetit shqiptar i shtinë datën Turqisë dhe vetëm atëhere zunë të lëviznin xhonturqit, të cilët prapë me ndihmën dhe duke gënjyer shqiptarët se do t’u jepnin autonomi, sollën hyrrietin në Turqi më 1908.

    Si zunë ndjekjet kundër gjuhës shqipe dhe kombëtarëve zuri të vepronte prapë Komiteti shqiptar duke dhënë shënimin (sinjalin) Korça. U formuan çetat kombëtare dhe morën malet, duke përhapur kryengritjen në të gjitha anët e Shqipërisë. Ushtri e madhe pllakosi dhe shumë nga krerët u bugosën dhe çetat ndiqeshin me një rreptësi të madhe. Kështu që në një goditje afër Korçës, ranë pas një lufte të reptë burrërisht të rinjtë dëshmorë kombëtarë, midis të cilëve dhe i nipi i Vanit, Kostaq Spiro Kosturi në vërsën 18 vjet! Veç këtyre therorive, të dy bijtë e Vanit ishin burgosur, po Vani qëndronte i patundur si një bredh i gjelbër duke i duruar me gëzim për nder të Shqipërisë kjo “antikë kombëtare”.

    Po hallet e Vanit ishin të pasosura dhe duhej të pinte kupën gjer në fund për qëllimin e shenjtë, për të cilin ishte gati të duronte gjithë mjerimet e vuajtjet. Pas Luftës ballkanike dhe si hynë grekët në Korçë Vani, duhej të duronte gjithë ndjekjet prej ushtrisë greke. Jo vetëm pengesat që ishin të përditshme, por edhe shtëpinë ku rrinte me fëmijët ia kishin mbushur plot ushtarë, si gjithë kombëtarve, duke i përdorur si grazhde! Po kur dha zoti qjë të shkojnë grekët nga Korça dhe të ngrihet flamuri i Skënderbeut Vani i harroi të gjitha dhe si një djalë i ri shkëlqente nga gëzimi... Mjerisht ngjarjet e pastajmë të kryengritjeve e shtrënguan që në pleqëri të shkuar të merrte muhaxhirllëkun dhe të humbiste shoqen e tij të dashur në dhe të huaj e fëmijët të arratisur ca në Shkodër e ca në Rumani. Si hyri ushtria franceze u kthye në Korçë ku grekët ia kishin plaçkitur gjithë mallin e dyqaneve dhe të shtëpisë, po as nga kjo nuk u dëshpërua, se i vetmi dëshpërim i Vanit ka qenë vetëm Shqipëria...

    “Koha”, 1918, nr. 131

    (1) M. Gramenua e të tjerë gabojnë një rit në datën e hapjës së shkollës së parë shqipe.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Malet Shqiptare ne nje poeme nga Percy Bysshe Shelley

    Malet Keraune ne nje poeme nga Percy Bysshe Shelley.
    Kjo poeme eshte botuar me 1824, e datuar nga Znj. Shelley " Pisa, 1820 ".
    Ngjitja eshte nga libri qe vijon:
    ----------------------------------------
    Libri: "English Romantic Writers"
    Edit : D. Perkins
    ---------------------------------------


    shenim: po e risjell ketu sepse ishte fshire
    (nuk e di pse) nga tema per krijime nga autore te huaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Malet Shqipetare Frymezojne Vepra Arti

    1. William Linton (1791 – 1876)
    Titulli : "Albanian Mountains with Corfu in Distance"
    http://www.wolverhamptonart.org.uk/c...es/000556.html

    2. John Frederick Lewis, 1840
    Pershkrimi i vepres: ". . . view on road leading from foreground past trees and houses right and in centre with bay beyond and citadel of Corfu in distance, Mountains of ALBANIA rising on horizon. Graphite with watercolour and bodycolour on grey paper
    Inscription Content: Inscribed and dated: "Corfu JFL. July 14 1840"
    http://www.britishmuseum.org/researc...ct_image.aspx?

    objectId=742458&partId=1&searchText=albania&fromADBC=ad&toADBC=ad&orig=%2fresearch%2fsearch_the_collection_database. aspx&images=on&numPages=10&currentPage=9&asset_id=265071
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Vijon posti nr. 3

    . . . vijon

    qenkan bere ndryshime ne adresat www te dhena ne postimin e mesiperm, se fundi veprat e artit te permendura mund te shihen ketu:

    1.
    http://beta.wolverhamptonart.org.uk/...ord/WAGMU_OP32

    2.
    http://www.britishmuseum.org/researc...John+Frederick

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    . . . vijon postimi nr. 4

    . . . . vijon,

    . . . malet me debore, i njejti vend, nga Edward Lear:

    http://nonsenselit.wordpress.com/201...rom-ascension/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Butrinti nga Luigi Basiletti (1780 - 1859)

    Vepra e Baziletit me titull " Enea takon Andromaken ne Butrint " eshte ne adresen:

    http://www.lombardiabeniculturali.it...e/D0090-00757/

    Andromaka e pret Enean prane monumentit te Hektorit ne Butrint.


    Te dhena per vepren:
    ---------------------
    Enea incontra Andromaca a Butrinto

    Autore: Basiletti Luigi (1780/ 1859)

    Cronologia: post 1825 - ante 1849
    Tipologia: pittura
    Materia e tecnica: olio su tela
    Misure: 130 cm x 96 cm
    Descrizione:
    A sinistra, sotto le fronde di una grande quercia, il cenotafio di Ettore, accanto l'ara fumante; davanti a questi Andromaca, sorretta da due ancelle, svenuta alla vista di Ettore; in primo piano un ruscello, sullo sfondo le navi degli esuli e l'acropoli di Butrinto.

    Collocazione

    Brescia (BS), Musei Civici di Arte e Storia
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Butrinti nga Colin Morison

    E njejta skene, Andromaka pret Enean dhe trojanet e tjere tek memoriali i Hektorit ne Butrint.

    http://www.tate.org.uk/art/artworks/...s-shade-t05872



    Te dhena per vepren:

    ---------- skeda --------
    Artist: Colin Morison (1732‑1810)
    Title : Andromache Offering Sacrifice to Hector's Shade
    Date : c.1760
    Medium : Oil paint on canvas
    Collection: Tate
    ------------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Hasan Tahsinin do ta pyesja..?!

    Në fshatin tim, i cili gjendet në shpatin nga ana jugore e lumit Akeront, që në arvanitase i thonë Mavropotamo (Lumi i Zi) dhe sipër vendit ku ndodhej në lashtësi Liqeni Akerusia, ku ishte dhe orakulli i Hadit, tek shkonin të lashtët dhe ndërmjet tyre sipas Homerit vajti edhe Odisea, për të biseduar me të vdekurit, silogu (shoqata) kulturor, në përpjekje për të tërhequr më shumë turistë, kishte idenë që në shfaqjen e madhe kremtuese (festive), të cilën e organizon çdo qershor, të ringjallë këtë zakon të stërlashtë. Trajta moderne e saj është se çdo vizitor mund të shkruajë me dorën e vet në letër praninë e një lloj komisioni përfaqësues gjer në pesë emra të vdekurish, që kanë vdekur në tre shekujt e fundit, me të cilët dëshiron të takohet dhe t’u bëjë pyetje apo të diskutojë. Pyetje a diskutim, që bëhet në gjumë gjatë mbrëmjes së ardhshme, gjumë i cili nuk duhet të bëhet në largësi më të madhe se pesëmbëdhjetë kilometra. Ide, që e gjeta shumë të zgjuar dhe duke e konsideruar të vyer për ta përkrahur, shkrova dhe unë në një letër pesë emrat vijues:

    Dhaskal Teodor Haxhifilipi,
    Gjeneral Marko Boçari,
    Dijetar Sami Frashëri,
    Avokat Anastas Kullurioti,
    Imam Hasan Tahsini.

    Me leximin e emrave, kërkesa ime u hodh poshtë, se njëri nga përfaqësuesit, bir prifti, nuk pranonte si “i krishterë i mirë” t’i bëhej lutje Zotit për bashkëbisedim me një mysliman të vdekur dhe madje imam, duke më propozuar të shkruaja një letër tjetër pa emrin e këtij personi. Pas mospranimit, një tjetër nga anëtarët e komisionit dhe adhurues i lashtësisë, i cili u bezdis nga prapësimi i kërkesës sime, sepse siç tha në katharevusa (gjuhë e pastër, e të diturve) “thirrja e shpirtrave në këtë formë” është një veprim i pastër jo i krishterë, madje duke konsideruar mohimin e saj si dëmtim i qëllimeve të silogut dhe atë që e prapësoi si të paditur, duke informuar veç të tjerash se edhe Sami Frashëri ishte mysliman.
    Kjo ndodhi e vogël, që e konsiderova të parëndësishme, kishte edhe vijimin e vet, se ditën tjetër, në një mbledhje të jashtëzakonshme të silogut, me mbështetjen e pothuaj të gjithë bujtinarëve dhe pronarëve të dhomave të dhëna me qira rreth e rrotull, u vendos se këtej e tutje nuk do të përfillet përkatësia fetare e të vdekurve. Pas mbledhjes, në kafenenë e fshatit, në prani të pothuaj të gjithë anëtarëve, m’u kërkua zyrtarisht ndjesë, si dhe me lutjen që t’u them disa fjalë e përse e konsideroj Hasan Tahsinin kaq të rëndësishëm dhe për më shumë se çfarë doja të mësoja prej tij.
    Pas një përshkrimi të shkurtër të jetës së këtij çami të madh, siç e karakterizoj unë, dhe pas të dhënës se veç pedagog në universitetin e Kostandinopojës (Stambollit) ishte dhe pedagog universiteti në Paris, nuk u bë thjesht e pranuar se nuk flasim për një person fetar, por për një njeri të dijes dhe të letrave. Në informimin tim se së shpejti në Tiranë do të qarkullojë një libër në tre vëllime me titullin “....................”, u bë dhe një propozim bujar që silogu të përkthejë dhe të botojë këtë libër në greqisht, propozim që uroj të realizohet.








    Duke arritur te çka doja ta pyesja, që unë më mirë do ta thosha të më bënte një mësim mbi alfabetet, të kufizuar në të thënat e mia ndaj dëgjuesve, vetëm te pyetjet për dy shkronja të alfabetit, që ai ka bërë, për germën B dhe E. Këtë alfabet e shikojmë shumë mirë te tabela e mësipërme, të cilën e kam marrë nga faqja 261 e librit “UDHA E SHKRONJAVE SHQIPE” e prof. dr. Tomor Osmani.
    Duke fillua nga germa E, për të cilën siç shohim dhe te tabela e mëparshme kemi tre shkronja, domethënë për Ë-në apo dhe për Ε-në ή . Tre E gjejmë dhe te alfabeti i Dhaskal Todrit, domethënë Ε = dhe Ë = , , të cilat po t’i kthejmë 180ο kemi , ku do të mund të thosha se kanë shumë ngjashmëri me E-të e përmendura më parë. Për të dytën nga këto E, domethënë apo , në librin e Tomorr Osmanit, kemi karakterizimin “e” (nazale), që do të thotë “e” hundore, të cilën me fjalë të tjera, do të mund ta thosha se është e njëjtë me shkronjën, të cilën në Fjalorin e Marko Boçarit e karakterizoj u (ου) e shurdhët dhe në alfabetin latin e shkruaj Ü dhe ü. Përfundime që do të ishin sqaruar nëse do të kisha nderin të takohesha dhe të diskutoja me shpirtrat e Dhaskal Todrit, Marko Boçarit dhe Hasan Tahsinit.
    Veçmas Hasan Tahsinin do të doja ta pyesja për germën B dhe më konkretisht përse shkruan në këtë mënyrë, domethënë dhe . Pyetje që rrjedh nga kërkimi shumëvjeçar lidhur me alfabetet, se kjo germë shkruar me këtë mënyrë, apo më mirë kthyer 180ο, domethënë , e kam gjetur te alfabeti me të cilin janë shkruar që të dy mbishkrimet dhe pikërisht te fjala (bela).
    Këto tre mbishkrime janë shkruar në llamarina të arta me lartësi 17 centimetra secila. Ato u gjetën të mbledhura në rrotull në Pyrgi të Toskanës së Italisë në gërmimet e vitit 1964, mes gërmadhave të dy tempujve.
    Nga këto, dy janë shkruar në etruskishte, që nuk është tjetër veç shqipes dhe e treta në kartagjenase, të cilën evropiano-perëndimorët e quajnë punike. Llogariten se u bënë në fillimet e shekullit të 5-të p.e.r. dhe gjenden në Muzeun Kombëtar të Romës, te Villa Giulia.







    Tre pllakat e arta prej llamarine të Pyrgit



    Edhe pse nuk ndjej lodhje të rishkruaj emrat e përmendura më lart, këtë letër e kam ruajtur që ta jap verën e ardhshme me shpresën të bashkëbisedoj me shpirtrat e këtyre të vdekurve dhe që ditën e këtyre shfaqjeve të bëhet edhe paraqitja e librit në përkthimin greqisht, dhe natyrisht jo se është shkruar nga miku im Laurant Bicaj, por sepse në të vërtetë e meriton.

    Niko Styllos

    Mülheim 31.08.09

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Integrimi mbarë-evropian dhe populli shqiptar

    Dr.Laurant Bica,pedagog
    Dr.(ne proces)Merita Malile,pedagoge

    1. Ndihmesa historikisht e kombit shqiptar në qytetërimin evropian
    Një nga filozofet më të shquar të kohës sonë,anglezi Bertran Rasëll, në veprën e tij “Një histori e Filozofisë Perëndimore”,Tiranë 2004 në 3 vëllime në librin e dytë “Filozofia Katolike”,në kapitullin e tretë kur përmend katër Doktorët e Kishës Perëndimore:Shën Ambrozin,Shën Xheromin,Shën Augustinin(si bashkëkohës,shekulli IV i erës sonë)dhe Papa Gregori i Madh,ndalet tek tre të parët.”Menjëherë pas kohës së tyre…civilizimi ra për shekuj të tërë dhe jo më parë se afër një mijë vjet më pas,Krishtërimi prodhoi përsëri njerëz që barazoheshin me ta në dije dhe kulturë…Pak njerëz i kanë kapërcyer këta të tre në histori,përsa i përket ndikimit…”
    Duke nënvizuar ndërmjet tyre rolin e Shën Xheromit,Rasëlli shkruan:”Shën Xheromi i dha Kishës Perëndimore Biblën e vet Latine(Vulgatin,që edhe sot mbetet version zyrtar katolik i Biblës.Pra,Shën Jeronimi qe përkthyes i saj.)dhe një pjesë të madhe të aspiratës për tek manastiret.”
    Euzeb Jeronimi (345-420 të erës sonë) lindi në qytetin Stridon të Dalmacisë ilire dhe është një nga dijetarët e shquar që i ka dhënë shumë,jo vetëm krishtërimit,por edhe dijes njerëzore krahas Shën Augustinit e të tjerëve.S’ka libër enciklopedie botërore që të mos e përmendë emrin e tij e të mos shkruajë gjerë e gjatë për të e veprën e tij.E filluam me Shën Jeronimin për të treguar se populli shqiptar,si popull evropian i ka dhënë Evropës e botës,figura të rangut të Shën Jeronimit me dituri si deti,puse të dijes të shkencës së kohës,eruditë si ata.Emrat e tyre u kanë mbijetuar kohërave dhe kanë arritur deri në ditët tona,duke u bërë burim krenarie për këta bij të popullit tonë.
    Thelbi i paraqitjes sonë,sot në këtë kumtesë,qëndron jo thjesht të rolit marrës, por të ndihmesës që sjell populli shqiptar duke u inkuadruar në Evropë.Historikisht,në të gjitha kohërat,populli ynë i ka dhënë kontinentit tonë personalitete të shquara.Shqiptarët kanë kontribuar në përhapjen e qytetërimit perëndimor, në Ballkan.Këtu ka ndihmuar edhe pozicioni gjeopolitik i popullit tonë midis lindjes dhe perëndimit. Ai ka qenë një urë lidhëse dhe një bartës i qytetërimit perëndimor,sidomos në shekujt e fundit e deri sot.Gjithmonë populli yne i ka mbajtur sytë andej nga ishte progresi.Le të lëvizim nëpër kohëra për të parë këtë ecuri të shqiptarëve si popull evropian.
    Shqiptarët kanë dhënë ndihmesën e tyre nga njëri cep i kontinentit evropian në tjetrin,nga Anglia në Itali,nga Spanja deri në Hungari, nga Franca dhe Gjermania deri në Rusi etj. Nuk kanë të numëruar bëmat e tyre që nga përhapja e krishtërimit dhe deri në hedhjen e themeleve të kulturës së tyre.
    Nuk është vendi këtu për të hyrë në detaje,por më mirë po i referohem ndihmesës së humanistëve shqiptarë në Rilindjen Evropiane.Ishte Leonik Tomeu nga Durrësi,mesues i Nikolla Kopernikut,që ringjalli Aristotelin e lashtësisë e solli nga greqishtja në latinisht, gjuhën franke të kohës.Një Gjon Gazulli nga Mirdita,për arritjet në fushën e filozofisë dhe sidomos të astronomisë do të kërkohej nga oborri mbretëror hungarez,nga i shumëdituri Matias Korvini. Marin Beçikemi do të bënte rektorin në Universitetin e Padovës,ndërsa një Mihal Artioti pasi të pajisej me kulturën më të lartë të kohës në shkollat humaniste të Italisë, Francës dhe Spanjës,do të shkonte në Rusi,do të përkthente librat fetarë të Bizantit në gjuhën ruse dhe do t’i hidhte themelet e kulturës ruse si askush tjetër.Kisha ruse së fundmi e ka shpallur si shenjtor të vetin, këtë bir të një familjeje fisnike te Çamërisë(Epirit)nga qyteti shqiptar i Artës,që i dha edhe mbiemrin.Shqiptarët do të ngrinin në Venedik një “Scuola degli Albanesi”(shkolla e shqiptarëve)e cila do të luante një rol të veçantë në përhapjen e kulturës humaniste edhe midis shqiptarëve të emigruar pas katastrofës të pushtimit Osman të Shqipërisë.
    A nuk ishte Skënderbeu ynë që iu bë gardh mbrojtës qytetërimit evropian nga hordhitë osmane? A nuk ishin dy pashallarë osmanë me origjinë shqiptare midis të cilëve dhe i dituri, vlonjati Lutfi Pasha, që e sabotuan nga brenda përparimin e osmanëve drejt gadishullit Apenin në Otranto e bënë të mos hynin dot osmanët në Itali.
    Dy shekuj më vonë,në universitetin e Padovës,shqiptarja Eleni Peshkopia do të ishte doktorja e parë e shkencave në botë për filozofi që e mbrojti atë me sukses të plotë ,ndonëse e pati të shkurtër vrapin në jetë. Ç’të shkruajmë për Angjelika Palin, çamen poete,filozofe që rridhte nga një familje fisnike dhe emri i saj ka hyrë në enciklopeditë e botës. Po e famshmja princeshë Dora D’Istria,gjithashtu princeshë e letrave,që bëri aq shumë për Shqipërinë e shqiptarët e për Rilindjen Kombëtare në sallonet mondane të Evropës! Ç’të flasim për inxhinierin shqiptar Karl Gega,i cili ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë dhe hapi tunelin e dëgjuar të Semeringut,që kalon nën Alpet e Evropës në kufirin Itali-Zvicër.Po për voskopojarin Baron Sina me banim në Austri, që ndërtoi urën e famshme që lidhi dy pjesët e kryeqytetit hungarez Budën me Peshtin mbi lumin Danub.Nuk guxojmë të hyjmë në hollësira se kjo kumtesë do të shkonte tepër gjatë.
    Le të ndalemi për të marrë frymë një moment tek Voskopoja,tek metropoli evropian në mes të maleve të Shqipërisë në shekullin XVIII, kur Beogradi,Athina,Sofja e qytete të tjera të Ballkanit, para saj s’ishin veçse liliputë, në krahasim me dhjetra mijëra banorë të krishterë shqiptarë që e popullonin atë dhe mbi 24 kishave,të cilat e zbukuronin atë.
    Voskopoja,ky qytet i themeluar më parë nga princët Muzakaj të krahinës së Oparit,në mesin e shekullit XVIII,arriti apogjeun e vet me kulturën materiale e shpirtërore që rrezatonte. Ajo u bë një vatër e qytetërimit bizantin e evropian.Një figurë qendrore e saj si protopapa Teodor Kavallioti,do të përhapte idetë e Dekartit francez në mjedisin shqiptar e ballkanik.Një personalitet tjetër si oparaku Kostandin Çekani,do të mbante ligjërata në Oksford të Anglisë,në Leiden të Hollandës, në Hajdelberg të Gjermanisë. Gjithashtu do t’i jepte leksione për shqiptarët e vllehët, suedezit Johan Thunman e ky pastaj nga ana e tij do të bëhej themelues i albanologjisë.
    Çfarë të them për Evgjen Bullgarin,i cili bashkë me Gotfrid Laibnicin hodhën në këto kohëra,themelet e Akademisë Ruse të Shkencave?!
    Dy fjalë po i themi edhe për aristokracinë voskopojane,fisnikët shqiptarë,të cilët s’mund t’i dalloje nga fisnikëria evropiane në maniera, mënyrat të sjelljes, në veshje,në shijet e tyre,në tekat e tyre,në luksin e tyre.
    Moda dilte në Paris,shkonte në Venedik,përhapej në Kostandinopojë,por ngjitej edhe në qytetin në prehër të maleve,pa i lënë kusur asaj të Parisit.Fisnikët e tregtarët voskopojarë i binin kryq e tërthor Evropës. Për ta s’kish asnjë kufi.Ata ishin të apasionuar pas luleve etj,njësoj si fisnikët evropianë,nuk u linin asgjë mangut në gjithçka.
    Jemi pikërisht në atë periudhë që ka hyrë në histori si Lale Devri në lindje, apo Epoka e Tulipanëve në Perëndim. Kjo përfshin pra si Lindjen dhe Perëndimin,nga Stambolli në Hollandë,në Paris e në Venedik,apo edhe në qytetin shqiptar në zemër të maleve, të Voskopojës. Francezi Zhan Faverial,që ka shkruar një “Histori të Shqipërisë”, tregon nëpërmjet gojës së një plaku voskopojar,se një nga shkaqet e rënies së saj është “lluksi i grave”. Voskopojarët, sidomos gratë e kamura fisnike që dilnin edhe në Evropë,sidomos në Italinë e afërt,nuk i linin gjë mangut luksit të Vjenës, Parisit, Romës,por as atij të Kostandinopojës. Kur u prish Voskopoja, vrapin e mbajtën drejt Stambollit.Rezultatet e dashurisë së tyre për veshjen, kulturën, qytetërimin, i gjejmë në qytetin e Korçës,kur qytetërimi voskopojar, pas djegies së qytetit malor, u zhvendos në qytetin fqinj me të, disa dhjetra kilometra larg. Sot, Korça ruan e përcjell këtë traditë, si një nga qendrat e kulturës në trojet mbarëshqiptare.
    Edhe pashallëqet shqiptare autonome të veriut dhe jugut,me kryeqendrat e tyre si Shkodra dhe Janina,por edhe Berati,u bënë vatra të civilizimit perëndimor.Në to lulëzoi si kultura vendase,arsimi,por edhe artet,piktura, skulptura, skalistia (gdhendja e drurit). Njëkohësisht me rrugë nga më të ndryshmet,u ndje ndikimi i qytetërimit të Perëndimit.Lidhjet e shumta që u mbijetuan shekujve osmanë,nuk u këputën asnjëherë.Tradicionalisht në shekuj,për mjekësi studjohej në Jugun e Italisë, në qytetin e Salernos, por s’bënte përjashtim as Napoli e Roma. E njëjta gjë duhet thënë edhe për Shkodrën,si atë të shekullit XVIII,ashtu edhe për atë të shekullit XIX.Lidhjet me Venecian e mbarë Italinë,kanë qenë prezente në qindvjeçarë dhe qytetërimi i Evropës me arritjet më të fundit ka qenë i pranishëm në Shkodër,si tek Bushatllinjtë,ashtu dhe më pas.Vetëm në kohën e Lidhjes së Prizrenit,sipas profesor Zija Shkodrës,800 firma shkodrane esnafe,punonin me Venedikun dhe Ankonën.Borgjezia tregtare shkodrane rrihte si rrugët e detit,po ashtu dhe të tokës në brendësitë e Ballkanit, përmes Gjakovës e më thellë.Ajo njëkohësisht ishte bartëse e të rejave që vinin nga komshiu më i afërt perëndimor,Italia.
    Shqipëria,ndonëse nën sundimin osman,përbënte perëndimin e Perandorisë Osmane dhe portet e Tivarit, Ulqinit, Durrësit, Vlorës, Prevezës, Artës etj,ishin valvola të frymëmarrjes së tërë perandorisë.Nëpërmjet tyre,jo vetëm dilnin e hynin mallrat,lëvizte ekonomia,por edhe vinte arsimi,kultura,qytetërimi i përparuar,por edhe ideologjia iluministe,e cila u bë mbizotëruese në shekujt XVIII-XIX,jo vetëm në Shqipëri,por në mbarë Ballkanin.
    Dhe tani të shohim si janë raportet midis Shqipërisë e Evropës në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe përgjatë shekullit të XX.Në Rilindjen Shqiptare dhe Rilindjen Osmane,Hasan Tahsinin e kanë cilësuar si një nga udhëheqësit e lëvizjes së perëndimorizimit në Perandorinë Osmane në Ballkan dhe në Shqipëri.Në këtë drejtim,tërë enciklopeditë turke janë në unison në lidhje me rolin e tij.
    Vëllezërit Frashëri,përfshirë më të voglin,Mehmetin,në tërë veprimtarinë e tyre sytë i mbajtën nga perëndimi,nga Evropa,se aty ishte zhvillimi,progresi.Jo më kot,Naimi do të përsëriste fjalët tashmë të njohura:”Dielli lind andej nga perëndon”.Samiu,në enciklopedinë e tij,do t’u jepte vend jo vetëm personaliteteve lindore,por do t’i mbushte faqet e 6 volumeve të saj me figurat më të shquara të kohës dhe të së kaluarës si Volteri,Russoi,Dekarti,Spinoza,Lajbnici e plot e plot të tjerë.Enciklopedia e tij u bë burim i dijeve me të cilat u rritën breza të tërë në Perandorinë Osmane,Ballkan e Shqipëri,por edhe jashte kufijve të perandorisë. Roli i Frashërllinjve në përhapjen e iluminizmit është i jashtëzakonshëm.
    Rilindasit e tjerë ecën në gjurmët e Tahsinit, të Abedin Dinos e të Frasherllinjve të mëdhenj.Ismail Qemali,Pashko Vasa, edhe ofiqarë (zyrtarë) të lartë të Perandorisë Osmane do të luanin rol të rëndësishëm në përhapjen e qytetërimit perëndimor, por bashkë me të tjerë, do të hidhnin themelet e pavarësisë shqiptare.
    Pjesa më e madhe e tyre nuk qenë prezent në momentin kulmor të realizimit të përpjekjeve të tyre.Ky nder i takoi plakut vlonjat Ismail Qemali,që u bë dhe artizani e realizuesi konkret i pavarësisë. Ai ngriti flamurin në Vlorë.
    Edhe kur Shqipëria u bë shtet pas 1920,të gjithë ata që qenë në krye,sytë nuk i hoqën asnjëherë nga Perëndimi.Përjashto regjimin komunist që për 50 vjet,sytë i ktheu nga Lindja,Bashkimi Sovjetik apo Kina. Intelektualët me bindje e formim perëndimor,i ndoqi e i përndoqi sikur të kishin kolerën,i përplasi burgjeve,internimeve dhe në rastin më të keq u dha plumbin kokës apo dhe i vari në litar.Intelektualët shqiptarë me formim perëndimor e mbanin kokën nga oksidenti;futën oksidentalizmin, siç e quajtën në atë kohë në vend,pra synuan perëndimorizimin e Shqipërisë. Intelektualë si Mirash Ivanaj, Branko Merxhani,Vangjel Koça,Vasfi Samimi etj,kanë qenë në pararojë të këtij procesi.
    Nuk mund të lemë pa thënë dy fjalë edhe për shkollat e huaja në Shqipëri dhe rolin e tyre në përhapjen e qytetërimit perëndimor në edukimin e brezit të ri me frymë oksidentale. Gjuhët e huaja të mëdha të Evropës që mësoheshin në to,lehtësuan ecurinë e këtij procesi.Liceu i Korcës me frengjishten e tij,Tregtarja e Vlorës dhe shkollat katolike të Shkodrës me italishten e tyre,shkolla teknike e Fulcit në Tiranë dhe Bujqësorja në Golem të Kavajës,si dhe Instituti Kyriaz (Qiriaz) me anglishten e tyre,apo Medreseja e Tiranës me anglishten e italishten,si dhe gjuhët e Lindjes, pa folur për Gjimnazet e shtetit në Tiranë,Shkodër e gjetkë,apo për Normalen e Elbasanit, ku bëheshin gjuhë të tilla si frengjishtja,anglishtja apo ndonjë gjuhë tjetër. Të gjitha këto shkolla kanë qenë vatra të përparimit,progresit dhe dritare të hapura drejt perëndimit.Ato krijuan nje elite me botëkuptim perëndimor që regjimi komunist,brenda një dhjetëvjeçari fill pas luftës,u mundua t’a asgjesojë siç edhe pothuajse e asgjesoi. Pak,shumë pak prej tyre, mbijetuan deri në vitin 1990,kurse të tjerët,në s’i korri kosa e vdekjes, i hëngrën burgjet e internimet , e në rastin më të mirë, vdekja natyrale e përshpejtuar nga vuajtjet e paimagjinueshme që kaluan “në dhomat e ferrit”,të regjimit monist.Faji i vetëm i tyre ishte se kishin mbaruar shkollë të paraluftës psh. të themi tekniken e Fulcit.Mjaftonte vetëm kaq që ata të degdiseshin burgjeve siç i degdisën, apo dhe të hanin ndonjë plumb pas kokës.Kështu e pësoi inteligjenca shqiptare, por edhe fisnikëria shqiptare që pati botëkuptim,mentalitet,formim oksidental,apo pse kokën e mbajti nga Perëndimi.Po edhe ajo që u formua në Rusi, kishte një tavan: kush e nxirrte kokën mbi të, regjimi komunist ia preu atë.

    2.Vlerat materiale dhe shpirtërore që sjell populli shqiptar sot në familjen evropiane
    Populli e kombi shqiptar vjen sot para Evropës me ballë lart,si për rrugën e përshkruar në shekuj,si pjesë e pandarë e kontinentit plak,ashtu edhe me pasuritë materiale e shpirtërore,që i bart me vete sot e gjithë ditën.Dhe nuk janë të pakta!Një pjesë e tyre janë të njohura në tërë botën dhe pjesën tjetër kanë për t’i njohur më mirë të huajt,kur populli ynë të integrohet në Evropë…Por,le t’i marrim me rradhë.
    Së pari,është ajo që quhet kulturë materiale.Këtu duhet të ndalojmë tek vlerat arkitekturore shqiptare të formuara në shekuj.Është një trashëgimi e tërë që e ka krijuar populli ynë,pasuri e madhe arkitektonike “e mbjellë”, jo vetëm brenda Shqipërisë,por në tërë trojet etnike,bile në mbarë Ballkanin e deri në Anadoll e më gjerë.Një shqiptar nga Opari,ka bërë tempullin e Taxh Mahallit në qytetin Agra të Indisë së largët-një nga shtatë mrekullitë e botës.Po kishat e Voskopojës që sot janë shpallur pasuri botërore e mbrohen nga UNESCO?Dy qytete muze: Gjirokastra-vepër e mjeshtërve oparakë, apo qyteti i Beratit,me kishat e xhamitë e veta,apo Prizreni në Kosovë,janë pasuri materiale e popullit tonë dhe sot,për turizmin kulturor janë perla.Ç’të themi për gjithë ato objekte kulti,xhami e kisha,që regjimi monist i bëri rrafsh me tokën,duke na lënë pa dëshmitë për historinë mesjetare të Shqipërisë.Edhe prej kësaj pasurie materiale kanë mbetur disa objekte që rastësia i shpëtoi nga stuhia e shkatërrimit .Afresket e kishave me pikturat e Onufrit e birit të tij Nikolla,të vëllezërve Katro-Çetiri,të vëllezërve Zografi, të David Selenicasit etj., edhe sot kur i shikojmë,pas disa shekujsh provojmë emocione të forta artistike.Kur i kanë parë specialistët e artit apo afreskeve fetare,janë mrekulluar. Ç’të themi, për kodikët kishtarë,sidomos ata të dy të Beratit,që ruhen në arkivin e shtetit?Po për xhubletën shqiptare si pasuri materiale etnografike, ç’të themi?Kush hahet me të si veshje nga lashtësia,jo vetëm në kontinentin tonë,por në mbarë botën!
    Pa u zgjatur,mund të themi se në lëmin e kulturës materiale,njerëz të shquar të të gjitha fushave,i kanë dhënë vlera shoqërisë shqiptare e mbarë Evropës.
    Një dukuri tjetër e terrenit shqiptar,është ajo që quhet isopolifoni:një pasuri shpirtërore e madhe.Specialistët tanë,por edhe të huaj,e kanë çmuar lart këtë vlerë,këtë pasuri,relike,që ruhet e gjallë në gjirin e popullit shqiptar.Në Bylis të Mallakastrës sapo mbaroi festivali i pestë i isopolifonisë.Në sallat prestigjioze të botës, si në Mynih të Gjermanisë e gjetkë,këngët tona polifonike me iso,i kanë rrëmbyer spektatorët e huaj!
    Kombi shqiptar vjen në familjen evropiane me një pasuri shpirtërore të pallogaritshme, me gjuhën e tij shqipe,një nga më të vjetrat e kontinentit e të mbarë botës krahas sanskritishtes e gjuhëve të tjera më të vjetra botërore që ruhen të gjalla edhe sot.Popullit shqiptar,popujt e tjerë të botës,sot e më tepër në të ardhmen,do t’i jenë mirënjohës që ka ruajtur të gjallë shqipen,gjuhën e tij,që është një gjuhë e jashtëzakonshme,me vlerë edhe për mbarë njerëzimin!
    Evropa e ka çmuar, e çmon sot e do ta çmojë popullin tonë edhe në të ardhmen, për disa nga virtytet e tij të paçmuara,siç janë besa,trimëria-burrëria-fisnikëria,mikpritja-bujaria.Të ndaleshim për secilën do të shkonte gjatë, por po themi nga dy fjalë për secilën prej tyre.Fjala besa ka hyrë siç është në shqip,në të gjitha gjuhët e Ballkanit. Besa shqiptarethonë popujt e Ballkanit kur duan të flasin për fjalën e dhënë,të mbajtur pa diskutim.Trimëria-burrëria,por edhe fisnikëria shqiptare kanë spikatur në shekuj edhe sot.Ndërsa mikpritja-bujaria shqiptare proverbiale,kë s’ka lënë pa fjalë nga të huajt që e kanë provuar.Ajo është e tillë sa edhe në Kanunin e Shqiptarit,edhe gjaksi po të trokiti në derë, je i detyruar ta presësh e përcjellësh, për aq sa i ardhuri është në besën tënde.Vetëm pasi mbaron mikpritja dhe e përcjell jashtë derës,atëherë vepron përsëri ligji i gjakmarrjes.
    Shqipëria,duke filluar nga vitet 2000 e deri më sot,është bërë vendi i mbi dhjetë konferencave shkencore për harmoninë ndërfetare që ekziston prej shekujsh në këtë vend,i cili nuk di se ç’do të thotë urrejtje fetare,luftë fetare!Është interesante se Shqipëria është një mozaik i pothuajse të gjitha feve monoteiste botërore,i feve abrahamike dhe i disa degëzimeve të këtyre,duke filluar nga judaizmi,krishtërimi me dy nëndarjet e tij dhe që prej një shekulli e gjysëm dhe të një degëzimi të tretë të tij, siç janë ortodoksizmi,katolicizmi dhe protestantizmi,muslimanizmi në dy degëzimet e tij:synit dhe atë shiit,me një sekt të këtij të fundit,si Bektashizmi,që përbën një komunitet më vete e që konsiderohet si “fe e katërt” e shqiptarëve.Evropianët,në këtë drejtim,kanë se ç’të mësojnë nga populli shqiptar,nga eksperienca e tij lidhur me harmoninë e tolerancën e tij ndërfetare shembullore.Konferencat e zhvilluara në Shqipëri në këtë drejtim, u kanë treguar jo vetëm evropianëve, por tërë botës se kanë nevojë të dëgjojnë e marrin leksione nga populli shqiptar.Mjafton të kujtojmë se asnjë hebre-izraeliti nuk i doli gjak nga hundët në Shqipëri,asnjë nga ata mijëra që jetuan apo u strehuan në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk iu prek një fije floku dhe jo vetëm s’u dorëzuan në duar të nazistëve,por u fshehën e u ruajtën me fanatizëm.Antisemitizmi,një dukuri e zakonshme atëherë në mbarë Evropën,s’ka pasur e kurrë s’ka për të pasur vend në gjirin e popullit shqiptar.
    Ndaj, në mbyllje të kësaj kumtese,mund të themi me krenari se populli shqiptar,kombi ynë,është një komb me vlera të veçanta.Duke hedhur hapat drejt Evropës,në kuadrin e integrimit,ballin e mban lart, i vetëdijshëm për vlerat e veta të shumta materiale e shpirtërore që bart e i bën pasuri të përbashkët me popujt e tjerë…

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    PYETJE per emrin e malit " Mali i ÇIKES " ne Vlore

    Citim Postuar më parë nga EncounterAL Lexo Postimin
    Malet Keraune ne nje poeme nga Percy Bysshe Shelley.
    Kjo poeme eshte botuar me 1824, e datuar nga Znj. Shelley " Pisa, 1820 ".
    Ngjitja eshte nga libri qe vijon:
    ----------------------------------------
    Libri: "English Romantic Writers"
    Edit : D. Perkins
    ---------------------------------------

    PYETJE per emrin e malit " Mali i ÇIKES " ne Vlore .

    Te jete ky emer varianti gege per emrin e malit nga ku zbriti VAJZA e legjendes se nimfes se Akrokerauneve ?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •