Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore


    Sipas një hulumtimi më të ri të bërë në SHBA, një e treta e martesave lidhura pas vitit 2005 janë rezultat i lidhjeve të cilat janë filluar nëpërmjet internetit. Madje 50% e lidhjeve të tyre janë filluar me njohjen nëpërmjet faqeve të specializuara për të vetmuarit.
    Në këtë hulumtim janë pyetur më shumë se 19.000 veta të cilët janë martuar midis viteve 2005 dhe 2012, gjë që paraqesin një model reprezentativ të popullatës së përgjithshme. Studimi tregon se njerëzit që zgjedhin internetin për lidhje dashurie zakonisht janë më të vjetër në moshë, më të pasur si dhe më të shkolluar.

    Nuk është plotësisht e qartë përse lidhjet të cilat janë filluar online janë më stabile dhe më të lumtura sesa martesat e lidhura në mënyrën klasike.

    Nga njëra anë, autorët pranojnë se këto martesa do të mund t’i kenë disa karakteristika të cilat i ndajnë të gjithë njerëzit të cilët kanë vullnet të organizojnë takime nëpërmjet internetit. Mirëpo, gjithashtu theksojnë se si hulumtimet e mëparshme kanë treguar që të gjithë ata që kanë komunikuar online janë të gatshëm t’i zbulojnë gjërat për veten, gjë që krijon ndjenjë më të mirë lidhshmërie. Gjithashtu, janë në gjendje të zgjedhin midis një numri shumë më të madh të partnerëve potencialë, sesa që do të ishin në gjendje që ndonjëherë të kenë rastin që të takonin dikë në vendin e punës apo nëpërmjet miqve.

    Vetëm 45% e vullnetarëve (në grupin online) i njohën bashkëshortët/et e tyre përmes shërbimeve për njohje online (eHarmony, Match, Plenty of Fish, Yahoo Personal etj), ndërsa të tjerët qenë njohur në Facebook.
    Botasot/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    info interesant ne dukje, megjithate vazhdoj te jem sh skeptike per njohjet online.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Uehhhh ku mu shtun qpresat .
    Por kur ndalem e kqyri veten... tham krejt te shemtuar jan duke perdorur internetin kshu si une prandaj nuk ma merr mendja te lidhem me nje perdoruese te internetit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Ceno c'thote Allahu ne lidhje me keto lidhje online? A eshte lidhje Hallall?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 06-08-2013 më 12:52
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ceno c'thote Allahu ne lidhje me keto lidhje online? A eshte lidhje Hallall?
    Nuk eshte hapur tema tek nenforumi fetare mia !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    e verteteeeeee, prandaj ja kam mbathur nga facebook (s'me lene rehat) dhe sorrollatem ketej ndonjehere....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    e verteteeeeee, prandaj ja kam mbathur nga facebook (s'me lene rehat) dhe sorrollatem ketej ndonjehere....
    Por edhe ketej "internet" konsiderohet????? Nuk ka shpetim per ty lol

    Sa per temen me duket e pabesushme, kur nuk zgjasin martesat qe njifen mire partneret edhe bashkejetojne do zgjasin ato ne internet, qe njerezit genjejne si duan.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Uehhhh ku mu shtun qpresat .
    Por kur ndalem e kqyri veten... tham krejt te shemtuar jan duke perdorur internetin kshu si une prandaj nuk ma merr mendja te lidhem me nje perdoruese te internetit
    Paske shume pretendime ti o burra futju punes se sic po e shef alternativat e mundesite po te shtohen :P

    Qe thate ju, une njoh nje cift qe jane njohur ne internet ( sjane hic te shemtuar njeri me i bukur se tjetri ) . Dhe deri tani po shkojne per bukuri. Une personalisht sdi cte them per keto lloj lidhjesh, tek e fundit jo te gjithe arrijne ta njohin tjetrin plotesisht. Mbase eshte per faktin e te shprehurit lirshmerisht me ane te te shkruarit, cka te jep mundesi te kuptosh e ta njohesh me mire tjetrin. Boh, sidoqofte duhet kohe .
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    e verteteeeeee, prandaj ja kam mbathur nga facebook (s'me lene rehat) dhe sorrollatem ketej ndonjehere....
    ne fc shkruaj i martuar e ste afrohet njeri ... :P
    Let food be your medicine !

  10. #10
    Perjashtuar Maska e didii
    Anëtarësuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Për: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Por edhe ketej "internet" konsiderohet????? Nuk ka shpetim per ty lol

    Sa per temen me duket e pabesushme, kur nuk zgjasin martesat qe njifen mire partneret edhe bashkejetojne do zgjasin ato ne internet, qe njerezit genjejne si duan.
    kur thua lidhje nga interneti, njerzit kan prezantimin dhe stimulin e pare nga interneti, pasi jan takuar lidhja vazhdon normalisht, nuk lidhet njeri pa u pare lol

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •