Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Edhe unė e vrava gruan time

    Bledi Mane- Public Enemy

    Mezi hapa derėn e jashtme, ndėrsa kėpucėt i hoqa nga kėmba me njėra-tjetrėn. Ēorapet e thara kothere zgjeruan korridorin e ngushtė me aromėn e ndyrė, e cila mė qėndronte nė hundė prej ditėsh. Mbajtur pas murit u futa nė dhomėn ku flemė, pa ndezur dritėn u zhvesha rrėmujshėm e u plasa mbi krevat.

    -Erdhe zemėr, psherėtiu ime shoqe, por unė nuk kisha as nerva e as fuqi t’i pėrgjigjesha. I ktheva bythėn gruas, ndėrsa fytyrėn natės qė kishte stampuar drejtkėndėshin e dritares. Ndjeva dorėn qė m’u pėrkėdhel mbi bark, ndėrsa flokėt e saj prekėn veshin tim bashkė me buzėn qė mė pėshpėriti:

    -Ke 3 javė pa u larė. Mos harro se jemi nė gusht dhe djersa tė ka parafinosur trupin.

    -Jo kaq afėr, ngrita zėrin unė. Kam vapė, ik largohu.

    Gruaja nuk lėvizi fare, por me njė zė ndėshkueshėm zbutur mė qortoi:

    -Na ēmende me kėtė rakinė qė pi pa fund. Sa hap gojėn ti, merr flakė dynjaja!

    Ky lloj refreni i bezdisur kishte dy vjet qė mė ēante tr@pin e tek unė as sedėr e as emocion nuk shpėrndante. Nuk i ktheva pėrgjigje, por thjesht hapa gojėn dyfish se nuk po mbushesha dot me frymė. Fytyra ngjeshur pas jastėkut bulėzonte nga djersa dhe qimet e gjata tė mjekrės po ma bezdisnin edhe mė prag-gjumin. Dora e gruas ndėrkohė po rrėshqiste mbi gjithė trupin dhe gishtat e saj ndaluan mbi buzėt e mia. Durova pakėz dhe lėviza mė nė qoshen e krevatit. Ajo nuk mė ndahej dhe kėsaj here nuk pėrtoi tė mė hidhej pėrsipėr. Fytyrėn e saj e preku me timen dhe me gjuhė mė lėpinte si konia e vogėl buēen e saj.

    -Hiqmu se s’jam larė, i bėrtita plot ironi, por ngulmimi im ishte i kotė.

    -Zemėr, mė ka marrė malli, ia ktheu ajo. Mė duket vetja si murgeshė. Mė ke lenė tė thahem e tėra ca nga hallet dhe ca nga indiferenca jote. Vazhdoj tė tė dua si ditėn e parė, por ti mė shikon si tė tepėrt.

    Vazhdonte tė mė pėrkėdhelte flokėt dhe mė pas m’u ngjit pas shpine duke mė shtrėnguar fort me krahėt e saj tė hollė sipėr dhe poshtė barkut tim tė deformuar. U mundua tė mė kthente pėrballė saj, por barku im i madh nuk e linte. M’u zgjat mbi fytyrė e mė puthte sytė dhe buzėt. Pastaj mė kapėrceu e m’u bė njėsh me mua. Nė errėsirėn e dhomės mundohesha t’i shikoja fytyrėn. Herė mė dukej si dikush tjetėr e herė si ime shoqe. Nata i pikturonte njė kokė tė thatė e tė plakur. Luante si fėmijė e llastuar dhe rėnkonte nėn zė. Vari duart poshtė brekėve tė mia dhe ndjeva tek kėrkonte. Mundohej qė me prekjet e saj tė zgjonte mikun tim, ndėrkohė qė m’i zhveshi dhe brekėt. Me njėrėn dorė u mundova tė mbahesha pas llastikės por nuk mė la.

    -Hiqi se le nam zemėr. Kaq foli dhe u ngrit duke shkuar drejt dollapit tė rrobave. Prej andej erdhi me njė palė brekė tė lara tė cilat vetė i kėmbeu me tė palarat qė mbaja nė trup prej ditėsh.

    -Ik tani, se do fle. Jam lodhur, i bėrtita seriozisht.

    -Lodhje? E shkreta unė kush flet pėr lodhje, u hakėrrye ime shoqe. Lodhje nga bastet, lodhje nga bixhozi, lodhjet nga borxhet, lodhje nga rakia…

    Kur jam tapė, nuk duroj dot moralin, ndaj siē isha ashtu i plasur mbi dyshek u ēova pakėz sa tė liroja krahun poshtė trupit dhe pasi ia gjeta surratin nė errėsirė ia kėputa njė grusht fytyrės. Njė gulēimė mbytėse dhe psherėtimė e gjatė u derdh mbi mua.

    Tani ajo qėndronte ulur mbi krevat dhe dukej sikur aktronte tė qarėn e saj.

    -Qėromu se ti shkėrdheva robt, i bėrtita dhe ajo si me buton u ēua e u largua nga dhoma ku ajri kishte mbetur pezull.

    Mėngjesin ma prishi zilja e gjatė e celularit. Dembelosur kėrkoja nėpėr xhepat e pantallonave aparatin e telefonit. Gimi, shoku im mė priste te kafja e lagjes. Tentova tė ngrihesha por po kuptoja qė alkooli i njė nate mė parė kishte mbetur brenda kokės time dhe i vetmi ēlirim ishte njė e vjellė.

    Bėra tė vishem, ndėrkohė bishti i syrit mė kapi veten tė reflektuar te pasqyra e dhomės. Kundroja si adoleshent trupin tim dhe po kuptoja se kisha ndryshuar. Po, po kisha ndryshuar tmerrėsisht. Barku kėrcyer mė fshihte allatet. Kėrthiza mė dukej si vaginė e shpartalluar, leshi i sqetullave konkurronte leshin e kokės, fytyra rrudhur jo nga mosha dhe i vetmi ngushėllim ishte ngjyra e brekėve.

    -Tė bardha, i fola pasqyrės. Sytė mė ishin mykur prej javėsh me bezhėn e brekėve paraardhėse. U vesha dhe shkova drejt banjės. Provokova fytin me gishtat e mi dhe mbi bidenė e ciflosur tė wc-sė u derdh turlia e ushqimeve qė kisha futur nė stomak njė ditė mė parė. I hodha ujė fytyrės pa u parė kėsaj here nė pasqyrėn e vogėl e dola nė korridor tė gjeja kėpucėt. Njė palė ēorape tė lara ishin vendosur karshi tyre. Ula bythėn nė dysheme t’i vishja, por barku si gjithmonė mė pengonte.

    -Oj kurve qė bėn moral edhe natėn, ec kėtu, i thirra time shoqeje tė mė ndihmonte. Nga kuzhina, ku kėndonte televizori bashkė me refrenin e kėngės, ia behu edhe gruaja.

    -Turp tė tė vijė! Madje shpesh edhe nė sy tė vajzės mė ofendon kėshtu!

    -Ec mi, lėri llafet se dhe ajo kurvė si puna jote do bėhet. M’i vish pak ēorapet, e urdhėrova.

    Tundi kokėn duke m’i ngulur sytė, u ul mė bisht. Pėrveshi ēorapen e parė dhe teksa i zgjata kėmbėn e djathtė goja iu shqep sėrish:

    -As kėmbėt e tua nuk lan mor burrė, as thonjtė nuk pret. Po mė vjen turp nga vetja!

    Po i folur fare, ia shtriva shputėn e kėmbės mbi ballė dhe tek u plas mbi pllakat e bardha tė korridorit, ndjeva ēlirim.

    -Si nuk t’u qep goja o baxhellė e poshtėr. Ma nxive jetėn o buēe!

    Tek ngrihej sakrificshėm nga dyshemeja, mori zjarr e m’u lėshua plot duf:

    -Ti, ti ma nxive jetėn. Ti mė ke plakur tė tėrėn. Ti na sose durimin dhe ekonominė e shtėpisė. Ti mė ke futur nė dhe e nė borxhe. Ti nuk do ta dish as pėr pjellėn tėnde. Mė ke tharė shpirtin, mendjet, portofolin, buzėt, lėkurėn. Rropatem nė punė e nė shpi. Kam harruar dashurinė, bashkėshortėrinė. Kam harruar si jeton normalisht njė grua. T’u dhashė qysh 19 vjeēe tek mė ēorodisje me ėndrrat e tua mashtruese. Ti nuk di tė jesh as burrė, as baba, as shok, as mik, as dashnor…

    Pas kėsaj potereje kisha tre alternativa tė shpejta. Ti ikja asaj, tė villja edhe njė herė ose t’ia qepja halen.

    Kjo mė flet mua me kėtė gjuhė, pyeta veten dhe tek kurseva tė vjellėn e kapa prej fyti dhe e tėrhoqa zvarrė nė kuzhinė. Ashtu gjysėm shtrirė nė divanin e vogėl e bombardova me grushta derisa gjaku i shpėrtheu nga tė dyja vrimat e hundės. M’u neverit e tėra tek nuk nxirrte gjysėm lėngimi nga goja. Teksa iu afrova mbi surrat pėr ta paralajmėruar, mė gėlbazoi me njė top gjaku e pėshtyme qė e flaku nga goja si gjyle topi. U mbulova i tėri me atė nxehtėsi sekrecionesh dhe kėsaj radhe volla ca nga ndotja, ca nga zhburrėrimi. Iu turra dollapit tė enėve ku rrėmbeva thikėn e parė qė gjeta e si nė garat olimpike ia ngula mbi gjoksin e tharė pa mė tė voglin pishman.

    -Buēe, i bėre llogaritė gabim, iu hakėrreva dhe shkova nė banjė tė laja veten. Telefoni binte pa pushim e pasi pastrova duart e nxora nga xhepi dhe u pėrgjigja{

    -Erdha Gimo, erdha mor burrė. Mė porosit njė turke dhe njė dopio fėrnet.

    Pa kthyer kokėn nga kuzhina ku lashė baxhellėn e shtrirė dola jashtė. Kėnga tjetėr qė dilte nga gurmazi i televizorit tonė mė ndoqi deri nė katin e parė tė pallatit. U ula nė tavolinėn e Gimit e pasi pėrlava kafen turke, fillova tė rrėkėllej gllėnjkat e fėrnetit. Deri nga ora 12.30 e mesditės fola me Gimēen pėr tė vjellėn e mėngjesit, luajtėm X e 1 Skėnderbeun dhe Kukėsin, ca llogje politike e ca llogje lagjesh derisa edukatorja e kopshtit me vajzėn pėr dore mė ndaloi para tavolinės.

    -Nuk erdhi gruaja ta marrė vajzėn, u detyrova ta sjell unė, u shfajėsua edukatorja. Bėra sikur e falėnderova me njė gjysmė buzėqeshje dhe kapa vocėrraken prej dore. Edukatorja u largua ndėrsa vajza ime 5 vjeēare kishte ngulitur sytė te dy nga thonjtė e gishtave tė mi.
    -Babi, po kjo ngjyra e kuqe ėshtė si boja e votimit?
    -Sa vajzė tė zgjuar qė ke, mė tha Gimēja. Hajt gėzuar plako, mė uroi dhe pėrplasėm gotat mbushur me fėrnetin e zi.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    femra hapni syte,mos u mundoni te beni njerez kesij lloje kafshesh se heroina nuk ju ben njeri, vec viktima do jeni,
    vetem ne shqiperi gjen kesij lloj femrash qe durojne kesi lloj kafshesh, cudi
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    Fatkeqesisht realiteti skipetar !
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    Sipas shkrimit te gjitha fajet burrat i kane, po ka dhe nje faqe tjeter te monedhes.
    Po nga nje ane mire t'u behet grave, nuk ua dha njeri me zor burrin, tani le te vuaje pasojat.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    ne kete periudhe burrave u ka kap mania burravrases...
    Let food be your medicine !

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    femra hapni syte,mos u mundoni te beni njerez kesij lloje kafshesh se heroina nuk ju ben njeri, vec viktima do jeni,
    vetem ne shqiperi gjen kesij lloj femrash qe durojne kesi lloj kafshesh, cudi
    Nuk kane liri te shkollohen edhe te punojne si ne cdo vend tjeter. Detyrohen te shkretat te mbajne per partner disa DERRA!
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    Sa njeri i neveritshem!!! Femra duhet te kete me shume respekt per veten. Nuk ja vlen ta cosh jeten dem per nje njeri aq te neveritshem!!! Cfare priste ajo qe ai te ndjente dhembshuri per te kur i qahej?! Ai nuk donte as veten e jo me...
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    O mi@, tregimi eshte i sajuar nga autori.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    Te kuptoj, xfiles, por nuk besoj se ata qe vrasin jane me simpatik se ky i sajuari.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Edhe unė e vrava gruan time

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    tregimi eshte i sajuar nga autori.
    e vertete, tregimi eshte sajuar nga autori, por autori ka marre stimul nga ngjarjet qe po ndodhin gati perdite. Kontigjentet reale qe kane arritur ne piken e vrasjes se partnerit/partneres mund te kene qene edhe me banale sesa ky personazh qe tregohet ne kete shkrim-trill.

    E gjitha kjo eshte vertet per te ardhur keq. Dikur krenoheshim me familjen si qelize te konsoliduar te shoqerise shqiptare. Por tani po shohim dita dites se si martesat deshtojne, familjet degradojne dhe krijojne viktima te reja: femijet qe traumatizohen nga skena dhune, mungese dashurie dhe ne rastet ekstreme mbesin me 1 prind. Ky femije qe ngel me prindin vrases, zhvillon ndjenja ambivalente per prindin e vet, ambivalence e cila behet zanafille e crregullimeve te mevonshme te ankthit (minimalisht) apo personalitetit...
    Me teper sesa 1 episod/ngjarje, eshte nje problem social.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •