Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Qeveria e re shqiptare pa asnjë vorioepirot”, kështu e titullon shkrimin e saj një nga gazetat më të njohura greke, “Kathimerini”, e cila shkruan ndër të tjera, se PBDNJ u ankua, që zoti Rama zgjodhi të mos përfshijë asnjë ministër me origjinë greke në qeverinë e tij, përkundër marrëveshjes parazgjedhore, që parashikonte portofol ministror për një politikan voriepirot.

    Ndërkaq, sipas “Kathimerini”, sfida më e rëndësishme e qeverisë Rama është tani të luftojë korrupsionin, që lidh udhëheqjen politike të vendit me tregtinë e drogës, trafikimin e qënieve njerëzore, lojërat ilegale të fatit dhe kontrabandën e karburantit. “Një plejadë gjyqtarësh, policë e gazetarë gjenden në “listën e pagave” të organizatave kriminale, siç është përmendur në një raport të vitit 2010 nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasada vlerëson se Shqipëria humbet çdo vit 300 milionë dollarë në taksa të papaguara vetëm nga kontrabanda e karburantit”, thekson gazeta.

    Shkrimi vëren se Edi Rama duhet të imponojë reforma radikale në sektorin publik për t'u përballuar me “kancerin” e korrupsionit. Kjo, megjithatë, do të kërkojë aleanca dhe mbështetje nga Perëndimi, siç është cekur në një artikull në “Huffington Post”. “Qëllimi i deklaruar i Ramës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të marrë mbështetje nga Evropa, e cila do të mund të ofrojë ekspertizën e saj për policinë shqiptare”, vëren gazeta.

    “Fillimi i keq”, e titullon gazeta “Ethnos” analizën e saj për qeverinë e zotit Rama.

    “Kurrë marrëdhëniet e Tiranës me minoritetin grek nuk kanë qenë të lehta, por duket se me udhëheqësin e ri shqiptar Edi Rama këto marrëdhënie u testuan, para se ai të marrë detyrën si kryeministër”, shkruan gazeta.

    Sipas “Ethnos”, “Rama, edhe pse zgjodhi të bashkëpunojë me partinë e minoritarëve PBDNJ, në përbërjen e qeverisë së tij nuk përfshiu asnjë anëtar të pakicës greke, gjë që ndodh për herë të parë që prej rënies së regjimit komunist. Në këtë zhvillim, megjithatë, nuk është e parëndësishme dhe braktisja e plotë e PBDNJ dhe Omonias nga Athina zyrtare”, përfundon analiza.
    (Balkanweb)
    Ne fakt edhe mua me ka bere pershtypje nje gje e tille.....por Athina nuk ka pse merzitet se minoritaret do te jene te perfaqesuar ne qeveri me poste te tjera.
    Nese do i jepej post ministror Dules atehere ne parlmament hynte Bollano dhe kuptohet se cfare do shkaktonte kjo.
    Dhe dicka tjeter ..... me duket se eshte keshilla e Toni Bler ne krijimin e qeverise.
    Me 1% elektorat greket nuk mund te pretendojne me teper.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Pakicat eshte normale qe duhet te perfaqsohen ne nivele te ndryshme ne varsi te numrit te pakices qe perfaqsojne.Kjo vjen ne dy menyra.Ose natyrshem pasi ata jane qytetare Shqiptare dhe kane te drejta dhe detyra si gjithe te tjeret.Ose kur nuk ndodh natyrshem behet me emerim te qellimshem.Diskriminimi pozitiv qe i eshte bere pakices greke nuk ka qene i mire as per ata vete se ka ndikuar ne merrdheniet e tyre me shumicen.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Majmuni i cirkut qe do te behet kryeminister, sapo fitoi zgjedhjet tha: "Kush do te marri pjese ne qeverine time, duhet te heqi dore nga mandati i deputetit!" Majmuni e beri nje gje te tille per te deshmuar dy gjera: a) se sa e urren e shperfill ai jeten parlamentare te vendit qe per te eshte humbje kohe pasi deputetet nuk kane neper duar fonde per te vjedhur. b) kjo ishte menyra e tij per tu thene JO aleateve dhe njerezve ne PS per poste ne qeveri. Qe te hyje ne qeveri, ai aleati apo socialisti duhet te hiqte dore nga mandati i deputetit dhe te varte gjithe besimin e tij tek Edi Rama.

    Rama i ofroi poste PBDNJ ne qeveri, por Dulja i tha jo. Pse? Sepse Dulja dhe aletatet e njohin se me cfare majmuni kane te bejne! Ashtu sic e dine qe ai nuk do ta kete te gjate ne pushtet. Keshtu qe zgjodhen mandatin 4 vjecar te deputetit dhe vene e behen miq me Ilir Meten, qe ka filluar qe te krijoje edhe ai kabinetin e ardhshem qeveritar qe do te zevendesoje qeverine e majmunit te cirkut.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Citim Postuar më parë nga arba.t Lexo Postimin
    cfare lidhje ka vlleh apo jo? nqs do te kishe sado pak info per vllehet ateher sdo flisje keshtu ...
    Ironia maksimale , qe nje gjasme patriot qe do kryeminister shqiptar ( qe ne fakt eshte 100 % ) , i konsideron vlehet jo shqiptar .

    Ky ose do te krioje percarje duke disinformuar per ceshtje entike ( por jo te interesit shqiptar ) , ose eshte nje nga kamikazit te PD-se qe duke u fshehur perhap trillime makabre .

    Loje e peshtire eshte kjo , nuk di nga ku te ruhesh , edhe nga ku te vjen . Njerez neverik , ose te pakten hallucinant !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Keta qe i thone Rames grek,besoj se do ndryshojne mendim dhe do jene te kenaqur qe neser kur te takoje Erdoganin,sepse vetem keshtu behet tamam shqiptar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Asnjë grek në qeverinë “Rama”

    Qeveria e re shqiptare pa asnjë vorioepirot”, kështu e titullon shkrimin e saj një nga gazetat më të njohura greke, “Kathimerini”, e cila shkruan ndër të tjera, se PBDNJ u ankua, që zoti Rama zgjodhi të mos përfshijë asnjë ministër me origjinë greke në qeverinë e tij, përkundër marrëveshjes parazgjedhore, që parashikonte portofol ministror për një politikan voriepirot.

    Ndërkaq, sipas “Kathimerini”, sfida më e rëndësishme e qeverisë Rama është tani të luftojë korrupsionin, që lidh udhëheqjen politike të vendit me tregtinë e drogës, trafikimin e qënieve njerëzore, lojërat ilegale të fatit dhe kontrabandën e karburantit. “Një plejadë gjyqtarësh, policë e gazetarë gjenden në “listën e pagave” të organizatave kriminale, siç është përmendur në një raport të vitit 2010 nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasada vlerëson se Shqipëria humbet çdo vit 300 milionë dollarë në taksa të papaguara vetëm nga kontrabanda e karburantit”, thekson gazeta.

    Shkrimi vëren se Edi Rama duhet të imponojë reforma radikale në sektorin publik për t'u përballuar me “kancerin” e korrupsionit. Kjo, megjithatë, do të kërkojë aleanca dhe mbështetje nga Perëndimi, siç është cekur në një artikull në “Huffington Post”. “Qëllimi i deklaruar i Ramës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të marrë mbështetje nga Evropa, e cila do të mund të ofrojë ekspertizën e saj për policinë shqiptare”, vëren gazeta.

    “Fillimi i keq”, e titullon gazeta “Ethnos” analizën e saj për qeverinë e zotit Rama.

    “Kurrë marrëdhëniet e Tiranës me minoritetin grek nuk kanë qenë të lehta, por duket se me udhëheqësin e ri shqiptar Edi Rama këto marrëdhënie u testuan, para se ai të marrë detyrën si kryeministër”, shkruan gazeta.

    Sipas “Ethnos”, “Rama, edhe pse zgjodhi të bashkëpunojë me partinë e minoritarëve PBDNJ, në përbërjen e qeverisë së tij nuk përfshiu asnjë anëtar të pakicës greke, gjë që ndodh për herë të parë që prej rënies së regjimit komunist. Në këtë zhvillim, megjithatë, nuk është e parëndësishme dhe braktisja e plotë e PBDNJ dhe Omonias nga Athina zyrtare”, përfundon analiza.
    (Balkanweb)

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”

    po rama vete cka eshte ????...me grek se greket..

    u tregua dhelper..i shtrydhi disa '' trima '' dhe ne fund i la me gisht ne by.the..me se shumti ja futi tak ngjeles..por edhe ketyre grekeve te dule dules...keshtu eshte kur ne krye te shtetit vjen nje njeri pa personalitet...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”

    lol

    nuk i duhen edvinit grekfolsit e goranxise apo jorgucatit a bularatit..

    edvini nuk eshte budalla..

    eshte kapur me ata greket.. atje lart..


    po ju le nje porosi..

    kur te firmos edvini marveshjen detare me greket.. merrni shikoni skicat..

    krahasoni skicen e lul bashes me te edvinit..

    mo harroni..

    e flasim pastaj..

    ..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Nuk ka nevoje per keto''kali i trojes eshte brenda''
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  10. #10
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Asnjë grek në qeverinë “Rama”, media e Athinës: Fillim i keq

    Citim Postuar më parë nga peshkatari2011 Lexo Postimin
    Nuk ka nevoje per keto''kali i trojes eshte brenda''
    Me kalin e trojes mendon ne Berishen/Bashen,po?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •