-
Një tjetër krim brënda familjes.
Ka përfunduar në tragjedi martesa 25-vjeçare e çiftit Jazxhiu, prindër të dy fëmijëve. Edmir Jazxhiu, 51 vjeç qëlloi për vdekje me pistoletë bashkëshorten e tij, Dallëndyshen e më pas i dha fund jetës me të njëjtën armë.
Në momentet e fundit përpara krimit burri ishte parë në një lokal pranë lagjes. Ajo që dihet zyrtarisht është një kërkesë e Dallëndyshes drejtuar gjykatës pas kërkesës së saj për urdhër-mbrojtjeje dhe pushimi i çështjes nga gjykata pasi 50-vjeçarja ishte tërhequr nga kërkesa e saj.
“E njihja, ishte alamet burri. S’kishin asnjë problem. Alamet gruaje e alamet burri. Jam tromaksur kur e mora vesh. Ajo punonte këtu, shkonin shumë mirë”, tregon një banore e lagjes.
“Dallëndyshja nuk shqetësohej ndonjëherë. Unë nuk di të kenë pasur ndonjë problematikë në çift. Ekonomia mbase ka ndikuar, por me të dëgjuar e kam”, shprehet një tjetër.
Sipas të dhënave, Edmir Jazxhiu shpesh konsumonte alkool në një kohë kur së fundmi në familjen e tyre kishin filluar mosmarrëveshjet për shkaqe ekonomike.Banorët thanë se për shkak të dhunës, gruaja largohej nga banesa duke u strehuar tek disa të afërm të saj, por më pas kthehej sërish duke e falur bashkëshortin, falje e cila pas tërheqjes nga kërkesa për urdhër-mbrojtjeje duket se i mori jetën nënës së dy fëmijëve.Krimet e këtij lloji po marrin dita ditës përmasa të frikshme. Rastet më të fundit ishin ato të muajit të kaluar, ku brenda një dite u verifikuan dy vrasje.Në rastin e parë, një 44-vjeçar vrau bashkëshorten e tij me mjete të forta. Ngjarja ndodhi në Fushë Mamurras, kur Marjan Lleshi ekzekutoi bashkëshorten e tij 27-vjeçare, Valbona.Ndërsa pak orë më vonë të së njëjtës ditë, shtetasja Alketa Cani, 36 vjeçe, u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Ilirjan Cani, në banesën e tyre.Më pas, burri tentoi të vriste edhe veten, por fqinjët e transportuan atë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës në një gjendje të rëndë për jetën.Vrasja e Alketa Canit ishte e treta ndaj një gruaje brenda tri ditësh pas asaj të ndodhur pak ditë më herët po në Tiranë dhe e katërta që nga fillimi i korrikut, pas asaj të ndodhur në lagjen Kombinat të kryeqytetit.Ngjarjet në fjalë shtynë Myftininë e Tiranës së bashku me Grupin e të Drejtave të Njeriut të organizonin një seminar në lidhje me këtë fenomen të shtunën e kaluar.
Përfaqësuesit e dy grupeve u shprehën njëzëri se, efektet e dhunimit fizik dhe psikologjik të femrës përfshijnë çdo fushë të jetës. “Dinjiteti i femrës është i shenjtë. Çdo grua vjen në jetë për të dhënë jetë në këtë botë”, deklaroi Ylli Gura, kryetar i Myftinisë së Tiranës.
“Duhet të flasim për shoqërinë. Nëse nuk kemi shkallë ndjeshmërie që të na bëjë të shqetësohemi në rastin e dhunës ndaj grave, atëherë nuk mund të presim nga qeveritë tona që tek e fundit janë produkt i kësaj shoqërie”, tha nga ana tjetër Elsa Ballauri, nga Grupi i të Drejtave të Njeriut.
T.CH
-
-
Për: Një tjetër krim brënda familjes.
Keshtu ndodh kur burra shkojne dhe pijne pa pergjegjsi,pa kufi,nuk arrijne te kontrollojne veten
kur pijne alkol.
Tipa te tille alkoliste kronike,adikt duhet te futen ne institucione spitalore/shendetsore per rehabilitim
nga alkoli dhe substanca te tjera si drogerat.
Mbaji nje muaj deri 3 muaj nen program anti alkol qe te heqin dore nga alkolizmi.
Njerez te tille kane nevoje per konsulente/psikologe qe ti ndihmojne ne gjykim dhe rikoverohen,dhe lejne alkolin.
Krimi ka ndodhur per shkak te alkolit,per shkak te alkolit eshte arritur ne aktin final te vrasjes,te kesaj tragjedie.
ka shume familje te varfera apo me problem ekonomike dhe nuk i hidhen ne fyt njeri tjetrit dhe nuk shkaktojne drama kaq ekstreme.
sepse alkoli nuk pihet nga burri apo gruaja pra alkoli mungon si faktor.
Morali I historise:
Alkoli jo vetem shkaterron shendetin por edhe vret te pafajshem,pa folur per aksidente rrugore, aksidente ne pune me shkak alkolin.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt