Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kremtohet 21-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

    Më 2 gusht 2013, në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u kremtua 21-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit. Ky fronëzim është një nga momentet më të rëndësishme në rrugën e ringritjes kanonike të Kishës sonë, pas zgjedhjes nga Patrirkana Ekumenike, më 24 qershor 1992.
    Fortlumturia e Tij kreu Liturgjinë Hyjnore, duke bashkëmeshuar me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë: (Mitropoliti i Beratit,Ignati,i Korces,Joani,i Gjirokastres Dhimitri dhe episkopet:i Apollonise,Nikolla,i Krujes,Andoni,i Amantias,Nathanaeli dhe i Bylisit,Asti). Në këtë Liturgji kremtuese merrnin pjesë klerikë e besimtarë nga të gjitha dioqezat, të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku këtë ditë të shënuar, të rinj pjesëmarrës në kampet e Kishës etj.
    Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas ndau me besimtarët ato momente të rëndësishme kur atij iu bë ftesa nga Patriarkana Ekumenike për të ardhur në Shqipëri si Eksark, dhe më pas pranimin e kërkesës së besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë për ta pasur atë si Kryepiskop. Ai tregoi për rrënimin që gjeti në atë kohë, vështirësitë dhe pengesat e shumta dhe theksoi dëshirën dhe entuziazmin e besimtarëve për të kontribuar rimëkëmbjen e Kishës.
    Pas Liturgjisë Hyjnore, të gjithë pranishmit ishin të ftuar të merrnin pjesë në pritjen që u organizua me këtë rast, në sallën e godinës së Sinodit të Shenjtë, pjesë e kompleksit madhështor të katedrales. Fortlumturia e tij priti aty urimet dhe falënderimet nga shumë besimtarë të të gjitha moshave. Gjithashtu, të rinjtë e kampeve kënduan këngë të krishtera duke e bërë edhe më të ngrohtë ambientin ku po zhvillohej pritja.



    Emri:  DSC_0156.JPG

Shikime: 204

Madhësia:  98.5 KB

    Emri:  DSC_0189.JPG

Shikime: 185

Madhësia:  90.1 KB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kremtohet 21-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

    Fjala e Kryepeshkopit ne fund te Liturgjise Hyjnore Sinodike


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kremtohet 21-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

    Emri:  DSC_0151.JPG

Shikime: 71

Madhësia:  110.7 KB

    Emri:  1004496_403762903069131_881055875_n.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  129.5 KB

    Emri:  1017439_403763203069101_155031714_n.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  103.0 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 05-08-2013 më 05:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •