Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Paratë, krijohet superbordi, do kontrollojë dhe Bankën qendore

    TIRANE - Mazhoranca e re po bëhet gati të konstituojë një Autoritet Qendror Financiar. Sipas burimeve nga Partia Socialiste, në përputhje me programin e “Rilindjes”, ku janë parashikuar një serë ndryshimesh në kontrollin e sektorit financiar të vendit, reforma në këtë fushë mendohet të kryhet duke prekur një numër ligjesh ekzistuese. Fjala është për të krijuar një Super-Bord Mbikëqyrës, autoriteti më i lartë i kontrollit financiar në vend, i cili do të ketë të drejtë vetoje mbi të gjitha bordet e tjera në këtë fushë shumë të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

    Risia kryesore në këtë mes është fakti se Autoriteti Qendror Financiar – emërtimi ende mbetet për t’u përcaktuar – do të kishte kompetenca mbikëqyrjeje edhe mbi autoritete aktuale mbikëqyrëse, duke nisur nga ai i Bankës qendrore. Ai do të kontrollonte kështu këshillat mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë, Autoritetit Mbikëqyrës Financiar (AMF) dhe të ASD (Agjencisë së Sigurimit të Depozitave).

    Një gjë e tillë nënkupton edhe ristrukturimin e këtyre autoriteteve, përbërja e të cilëve, pas amendimeve në ligjet përkatës, do të rishikohej nga e para. Për një gjë të tillë, në Kuvend do të kërkoheshin të paktën 84 vota.

    Kjo lëvizje do të kërkonte, para së gjithash, edhe prekjen e ligjit për Bankën e Shqipërisë.

    Nga ana tjetër, reforma në fjalë, sipas burimeve nga PS, do të kërkonte ndryshime edhe të politikave të secilit institucion të sipërpërmendur.

    Ende është shpejt për të mësuar emrin e drejtuesit të këtij institucioni, që do të kalonte në Kuvend për miratim, pasi fjala është për një institucion kushtetues. Por ideja është për të caktuar në drejtimin e tij një personazh me përvojë të gjatë nga bota akademike apo shoqëria civile, pa lidhje direkte me partitë ose subjekte të afërta me to.

    Një Autoritet i tillë do të kishte mundësi reale që, në bashkëpunim me Byronë e planifikuar Kombëtare të Hetimit, të organizonte një luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar në sektorin ekonomiko-financiar.

    Ndërkohë, Këshilli Ekonomik Kombëtar, që deri pak më parë ishte thjesht një organ i Partisë Socialiste, mendohet të implementohet edhe jashtë saj, tani që koalicioni i majtë mori pushtetin shtetëror. Ky do të jetë një organ konsultativ i qeverisë së re, ku do të realizohet një bashkëbisedim për të gjitha politikat, reformat, projektligjet, paketat fiskale, me biznesin dhe shoqërinë civile, para paraqitjes së tyre në Kuvend, për të marrë formën e detyrueshme ligjore.

    Këshill Ekonomik Kombëtar do të funksionojë si një strukturë permanente, e cila do të ndjekë vijimësisht të gjitha çështjet që lidhen me gjendjen e ekonomisë së vendit dhe me politikat fiskale të qeverisë. Sikurse deklaroi vetë kreu i zgjedhur i qeverisë së re Edi Rama në takim me bankierët, pak ditë më parë, kjo do të ishte “një strukturë e ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes”, ku përfaqësia e bankierëve do të ishte e domosdoshme.

    DREJTUESI

    Lidhur me emrin e drejtuesit të Autoritetit Qendror Financiar, ideja është për të caktuar një personazh me përvojë të gjatë nga bota akademike apo shoqëria civile, pa lidhje direkte me partitë ose subjekte të afërta me to. -

    shqiptarja.com
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2

    Për: Paratë, krijohet superbordi, do kontrollojë dhe Bankën qendore

    Ligj nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë"

    Data : 23.12.1997 Hyn në fuqi : 22.01.1998

    Ky është ligji kryesor për organizimin dhe funksionimin e Bankës së Shqipërisë si banka qendrore në Republikën e Shqipërisë. Me këtë ligj sanksionohet pavarësia e Bankës së Shqipërisë dhe përcaktohen objektivat e Bankës së Shqipërisë dhe kompetencat e saj ligjore. Ligji përcakton se Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Banka e Shqipërisë sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj, përgjigjet para Kuvendit të Shqipërisë dhe ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ligji përcakton statusin juridik të Bankës së Shqipërisë si person juridik publik, përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë, funksionin dhe qëllimet e saj, dhe përcakton pozicionin e Bankës së Shqipërisë në nivelin e parë të sistemit bankar duke i dhënë kompetencën e organit licencues dhe mbikëqyrës të të gjithë sistemit bankar në Shqipëri. Në ligj parashikohen të drejtat dhe kompetencat e Bankës së Shqipërisë në kuadër të transparencës së aktivitetit të saj dhe të rritjes së shkallës së pavarësisë, si dhe parashikohen dispozita lidhur me mënyrën e organizimit dhe të administrimit të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

    http://www.bankofalbania.org/web/Lig...rise_204_1.php
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3

    Për: Paratë, krijohet superbordi, do kontrollojë dhe Bankën qendore

    Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës

    Z. Ardian Fullani, Kryetar
    Zj. Elisabeta Gjoni, Zëvendëskryetare
    Z. Petraq Milo, Anëtar
    Z. Dhori Kule, Anëtar
    Zj. Ela Golemi, Anëtare
    Zj. Ermelinda Meksi, Anëtare
    Z. Halit Xhafa, Anëtar
    Z. Arjan Kadareja, Anëtar
    Z. Adrian Civici, Anëtar

    http://www.bankofalbania.org/web/Ane...res_2165_1.php
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Paratë, krijohet superbordi, do kontrollojë dhe Bankën qendore

    me pak fjale Edvini po kopjon Enverin qe ju fut shqiptareve deri ne shtrat, pra shtetezim te gjithckaje , kontroll gjithckaje. Bukur, shume bukur po e fillon rilindjen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •