Gjykimi i deklarimit tė dikujt me titullin “Shehid”
Shejkhul-‘Al’llamah Muham-med ibn Saalih el-Uthejmin –Allahu e mėshiroftė-
(Fatawa Islamijeh, Darus-salam, vl 1, fq.195-200)
Pyetje: "Kam lexuar njė hadith nga Ebu Hurejra, sahabiu i nderuar, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nga Pejgamberi fisnik sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ku thotė:
“Cilėt nga ju i konsideroni tė jenė Shehida (dėshmorė)?”
Ata thanė: “O I Dėrguari i Allahut! Ēdokush qė vritet nė rrugė tė Allahut, ėshtė shehid (dėshmor).”
Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u pėrgjigj :
“Atėherė shehidėt nė Ummetin tim janė vetėm njė pakicė.”
Ata thanė: “Kush atėherė, O i Dėrguar i Allahut?” Ai tha:
“Kushdo qė vritet nė rrugė tė Allahut, ėshtė shehid, dhe kushdo qė vdes nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, dhe kushdo qė vdes nga murtaja ėshtė shehid, dhe kushdo qė vdes nga sėmundjet e stomakut ėshtė shehid, dhe kushdo qė mbytet (nė ujė) ėshtė shehid.” (Muslimi nr.1915)
Kėshtu qė, a do rregjistrohet si shehid personi qė mbytet duke qenė i dehur (nga alkooli), duke pasur parasysh, sipas textit tė hadithit, qė personi i mbytur konsiderohet shehid? Kėrkojmė nga Shkėlqėsia juaj tė na kėshilloni."
Pėrgjigje: "Pėrpara se t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje, do tė dėshiroja tė theksoj qė nė kėto kohėra, fjala Shehid (dėshmor) ėshtė bėrė diēka e lirė tek shumė njerėz, aq shumė saqė ata deklarojnė si shehida edhe ata qė nuk duhet cilėsuar si tė tillė. Kjo ėshtė haram, sepse nuk i lejohet pėrsonit t’ia atribuojė shehidllėkun dikujt tjetėr, pėrveē nėse ėshtė konfirmuar nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Dėshmia e Profetit pėr shehidllėkun e njė personi, mund tė ndahet nė dy kategori:
E para: Kjo ėshtė kur ai cilėson njė person tė veēantė si shehid, siē ėshtė nė Hadithin e saktė ku Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit nė Malin Uhud me Ebu Bekrin, ‘Umerin dhe ‘Uthmanin. Ndėrkohė qė ata ishin mbi tė, ai (mali) u tund, kėshtu qė Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:
“Rri i qėndrueshėm Uhud, se mbi ty janė njė Profet, njė Siddik1, dhe dy shehida.” (El-Bukhari nr.3675, Ebu Daud nr.4651, dhe Ahmedi 5:331, 338.)
Kėshtu qė, ēdonjėrit tė cilit specifikisht i ėshtė dėshmuar shehidllėku nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ne e afirmojmė statusin e tij si shehid, duke besuar dėshminė e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe duke iu bindur atij nė kėtė.
E dyta: Kategoria e dytė e atyre qė Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu ka dėshmuar shehidllėkun, janė ata qė i ka pėrmendur nė terme tė pėrgjithshme, siē gjindet nė Hadithin qė pėrmendi pyetėsi, ku thotė qė: “Kushdo qė vritet nė rrugė tė Allahut, ėshtė shehid, dhe kushdo qė vdes nė rrugė tė Allahut ėshtė shehid, dhe kushdo qė vdes nga murtaja ėshtė shehid, dhe kushdo qė vdes nga sėmundjet e stomakut ėshtė shehid, dhe kushdo qė mbytet (nė ujė) ėshtė shehid”, dhe tė tjerė ku shehidllėku ėshtė konfirmuar nė hadith nė termin e pėrgjithshėm. Nė lidhje me kėtė kategori, nuk lejohet qė ta zbatojmė pėr njė pėrson tė caktuar. Ne vetėm mund tė themi qė: Kushdo qė ėshtė pėrshkruar kėshtu ėshtė shehid; por nuk i themi asnjėrit nė veēanti si shehid, sepse pėrshkrimi i pėrgjithshėm i njė shehidi ėshtė ndryshe nga tė atribuarit me shehidllėk njė personi tė caktuar. Buhariu e ka shpjeguar kėtė nė Sahihun e tij duke thėnė: “Kapitulli: Nuk duhet thėnė pėr njė person: Shehid.” Ai pėrmendi si argument pėr kėtė, fjalėn e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
''Allahu e din mė mirė se kush ėshtė Muxhahid nė Rrugėn e Tij'' (El-Bukhari, Libri i Xhihadit, kapitulli nr.77)
Dhe fjalėt e tija :
''Dhe Allahu e din mė mirė se kush ėshtė plagosur nė Rrugėn e Tij'' (El-Bukhari, Libri i Xhihadit, kapitulli nr.77)
Transmetuar nėn kėtė titull ėshte hadithi i gjatė i mirėnjohur qė tregon historinė e njė burri qė ishte me Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nė njė betejė dhe ishte trim, duke ēarė pėrpara, duke mos lėnė asnjė luftėtarė armik qė shkėputej pa e ndjekur atė dhe pa e vrarė me shpatėn e tij. Sahabėt RadijAllahu ‘anhum, e lavdėruan atė para Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj Buhariu tregoi hadithin ku Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:
“ Nė tė vėrtetė, njė njėri kryen vepra qė para njerėzve duken si vepra tė njerėzve tė Xhennetit, por nė fakt, ai ėshtė njė nga njerėzit e Zjarrit (Xhehennemit).” (El-Bukhari nr.2898.)
Kjo provon se pamjet e jashtme mund tė jenė zhgėnjyese dhe qė gjykimet nė Ahiret (Botėn Tjetėr) do tė bazohen mbi tė vėrtetėn, jo sipas paraqitjeve tė jashtme. Historia e kėtij njėriu e transmetuar nga Buhariu rahimehullah nėn kėtė titull duket shumė qartė, nė lidhje me Sahabėt rahijAllahu ‘anhum, ata e lavdėruan atė sipas asaj qė shfaqej nga veprat e tija, por Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atyre:
“Ai ėshtė njė nga njerėzit e Zjarrit (Xhehennemit).”
Kėshtu qė njė nga Sahabėt, radijAllahu ‘anhum, e ndoqi atė dhe i qėndroi afėr. Dhe vepra e fundit e atij njeriu ishte se, ai vrau vetvehten me shpatėn e tij. Prandaj, ne nuk gjykojmė gjendjen e njerėzve nė Ahiret sipas paraqitjes sė jashtme, ne vetėm se pėrmendim transmetimet nė terme tė pėrgjithshme – dhe Allahu e din mė sė miri nėse ky (gjykim) mund tė zbatohet pėr kėtė njėri qė pėrshkuhet kėshtu (si i mbytur nė ujė) apo jo. Autori i El-Fat’h2 ka pėrmendur se Umer ibn al-Khattab radijAllahu ‘anhu, iu drejtua njerėzve duke i thėnė: “Ju mund tė thoni nė betejat tuaja se, filani ra shehid dhe filani vdiq si shehid, por mundet qė tė jetė hedhur nga kali i tij. Kėshtu qė mos thoni kėshtu! Por thoni siē tha i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Kushdo qė ka vdekur nė Rrugėn e Allahut ose u vra, ėshtė shehid (dėshmor).” (Muslimi nr.1915 dhe Ahmedi 2:522.)
Kjo ėshtė ēfarė ai tha siē ndodhet nė El-Fat’h dhe hadithi ėshtė hasen (i mirė). Bazuar nė kėtė, ne dėshmojmė atė ēfarė ėshtė afirmuar nga transmetimi: Nėse bėhet fjalė pėr njė person nė veēanti, ne dėshmojmė shehidllėkun e atij personi qė ėshtė pėrmendur nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Nėse ėshtė nė termin e pėrgjithshėm, ne dėshmojmė nė pėrgjithėsi, por nuk e adresojmė pėr njė person tė veēantė, sepse gjykimi pėr Botėn Tjetėr bazohet sipas tė vėrtetės, jo sipas shfaqjes sė jashtme. E lusim Allahun e Lartėsuar tė na forcojė nė fjalė tė qėndrueshme dhe tė na pėrmirėsojė zemrat dhe veprat tona.
Bazuar nė kėtė, si pėrgjigje e pyetjes, a ėshtė shehid nėse njė person mbytet si shkak tė qenurit dehur, ne themi: Ne nuk pohojmė pėr kėtė person tė mbytur se ėshtė shehid, qoftė nėse ka pirė alkool, u deh dhe pastaj u mbyt si shkak tė qenurit dehur, apo nuk ka pirė hiq (d.m.th edhe nėse ėshtė mbytur pa pirė alkool. sh.p).
Meqė pėrmendėm tė dehurit, ėshtė detryrė tė dimė se tė pish alkool ėshtė njė nga gjynahet e mėdha dhe ėshtė obligim pėr ēdo musliman me arsyetim tė shėndoshė qė t’i largohet, ashtu siē ėshtė urdhėruar nga Zoti (‘Azze ue Xhel) i tij. Kushdo qė e pin atė derisa dehet, rrihet me kamzhik pėr shkeljen e parė (tė ligjit sheriatik, sh.p), po ashtu pėr shkeljen e dytė dhe pėrsėri pėr shkeljen e tretė. Nėse e bėn pėr herė tė katėrt, ka nga dijetarėt qė thonė se ai duhet vrarė, bazuar nė njė hadith pėr kėtė qėllim. Tė tjerė thonė se nuk duhet tė vritet, sepse hadithi ėshtė abroguar (shfuqizuar). Ka tė tjerė qė bėjnė dallim (sipas situatave), si Shejkhul-Islam Ibn Tejmijah, i cili ka thėnė: “Ai duhet vrarė nėse ėshtė rrahur tre apo katėr herė dhe nuk ėshtė ndaluar (nga kjo shkelje).” Shejkhul-Islam ka thėnė se njerėzit duhen vrarė nėse ata nuk do tė shmangen nga tė pirėt pėrveē nėse vriten. Kjo do tė thotė se nėse tė pirėt bėhet e zakonshme mes njerėzve dhe nuk e ndalin, edhe mbas dėnimit, atėherė duhen vrarė."
1. Siddik: Njė njėri i besueshėm ose i besuar, d.m.th Ebu Bekr, mbi tė cilin Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dhuroi kėtė emėr, ngaqė ai pohoi besimin e tij pėr udhėtimin mrekullues tė Profetit drejt El-Aksa (Jerusalem) dhe nė shtatė qiejt.
2. Fet’hul-Bari: Shpjegimi i Sahih Bukharit nga Ibn Haxher el-‘Askaleni.
Krijoni Kontakt