
Postuar mė parė nga
Akili-A
Kryegjyshi botėror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj (Baba Mondi), nė njė intervistė pėr GSH, thotė se Skėnderbeu ka qenė misionari i parė i bektashizmit.
Tarikati islam i bektashizmit ka njė prejardhje nga Haxhi Bektashi, i cili ngriti teqenė e parė nė Turqi nė vitin 1282. Ai ishte misionar nė Ballkan dhe kishte si qėllim pėrhapjen e fesė islame me urtėsi. Bektashinjtė janė tė parėt qė kanė pėrhapur fenė islame nė Perėndim, me urtėsi, mirėsi e dashuri, dhe kjo ėshtė baza e kėtij tarikati. Mė pas misionarėt kanė ardhur me Perandorinė Osmane dhe bektashizmi u pėrhap nė tė gjithė Shqipėrinė, me 113 teqe e 600 tyrbe. Po ashtu nė Greqi ka pasur 40 objekte tė kultit bektashian, nė Maqedoni 53, nė Kosovė 15, nė Mal tė Zi 3 dhe nė Serbi 2 tė tilla. Ndėrsa nė Turqi ka pasur 700 objekte tė kultit bektashian, thotė Baba Mondi.
Por i pyetur se pse nuk u bė Turqia qendra e bektashizmit, por Shqipėria, ai thotė: Turqia ishte qendra e bektashizmit, por duke qenė perandori, gjithēka kontrollohej. Bektashizmi ėshtė njė tarikat i besimit islam i civilizuar, qė pėrcillet me dashuri e paqe. Mirėpo sunduesit nuk duan dashuri, duan pėrēarje. Sulltan Mahmuti, duke e parė kėtė besim si pėrparimtar, i vrau bektashianėt dhe ndėr ta edhe ushtrinė jeniēere, e cila zbatonte urdhrat e Haxhi Bektashit. Sulltani, duke qenė lakmitar, donte tia humbte gjurmėt. Kjo ishte shkelja e parimeve tė bektashizmit, qė i dha fund bektashizmit turk. Misionari i parė bektashian ishte Skėnderbeu, i cili u shkėput nga Turqia pėr tė treguar se luftonte me parullėn Pa atdhe nuk ka fe. Skėnderbeu ishte misionar i sulltanit dhe pėr tu bėrė kryetar i ushtrisė, duhej tė merrte dorėn e tė bėhej bektashi. Babai qė i dha uratėn dhe e bėri bektashi Skėnderbeun, sulltan Mahmuti, i kėrkoi ta kthente atė nė Turqi. Ai refuzoi ta kthente, duke i thėnė se Skėnderbeu po luftonte pėr kombin e tij me parullėn Pa atdhe nuk ka fe. Pėr kėtė arsye sulltan Mahmuti e dogji nė zjarr, dhe Skėnderbeu vazhdoi luftėn. Kjo ėshtė e vėrteta, jo ajo qė thonė historianėt. Mė pas, nga viti 1700 pati shumė baballarė bektashinj shqiptarė qė i dhanė jetė kėtij tarikati. Ishte Ali Pasha, i cili i mbėshteti bektashinjtė dhe baballarėt shqiptarė u bėnė tė dėgjuar dhe morėn forcė. Kėshtu, nė Kongresin e Tretė tė Bektashinjve nė Korēė, u vendos qė qendra do tė ishte Shqipėria. Bektashinjtė ishin tė parėt ata qė u ndanė nga Perandoria turke. Nė Kongresin e Lushnjės, bektashizmin pėr veprimtaritė patriotike e quajtėn pėr herė tė parė komunitet tė veēantė. Mė pas ishin vėllezėrit Frashėri qė i dhanė zhvillim kombėtar kėtij tarikati paqėsor e njėherėsh patriotik. Tė gjithė patriotėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė kanė qenė bektashinj, dhe kanė kryer njė rol absolut nė pavarėsinė dhe rilindjen e vendit. Mbreti Zog kishte njė lidhje tė ngushtė me kėtė tarikat dhe nėna e vet ka qenė ithtare e fortė e bektashizmit. Ishte ai qė pranoi Kryegjyshatėn Botėrore, pas kėrkesės qė iu bė nga kleri bektashian dhe Kryegjyshi botėror. Madje nė atė kohė, nė parlament u luftua qė bektashizmi tė bėhej fe kombėtare, por mbreti Zog nuk e arriti dot. Papa Gjon Pali II ka thėnė: Po tė mos ishin bektashinjtė, nuk do tė kishte Shqipėri.
Krijoni Kontakt