-
Tirane: Dixhitalizohen kartelat e te burgosurve dhe sherbimin e provave
Halimi prezanton 2 sisteme tė reja dixhitale: Kjo ishte reforma e fundit e premtuar
Ministri i Drejtėsisė Eduard Halimi prezantoi sot nė facebook 2 sisteme tė reja dixhitale nė Ministrinė qė ai drejton duke i cilėsuar si reformėn e fundit tė premtuar. Grupi i talentuar i bashkėpunėtoreve tė mi, pėrfundoi sot dy prej sistemeve elektronike mė tė dobishme nė menaxhimin e kartelave te tė dėnuarve qė janė nė burgje dhe atyre nė shėrbimin e provės. Sistemi elektronik E-GOV CRM SHP pėr Shėrbimin e Provės dhe sistemi E-GOV CRM DPB pėr dosjet e te dėnuarve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme te Burgjeve, janė dy sistemet mė moderne tė administrimit dixhital tė arkivės dhe gjendjes aktuale tė personave qė vuajnė njė dėnim penal. Gjate vizitave zyrtare te mia, ne disa vende te BE-se kėrkova tė merrja modelet e sistemeve tė tilla te cilat dhe nė vendet mė tė zhvilluara ishin duke u ndėrtuar, ndaj i nxitur nga ngjarja e para disa muajve ku njė person kishte hyrė e dalė disa herė nga gjykata pėr vepra penale ndaj tė miturve dhe se pėr te mungonin rekordet nė Drejtorinė e Burgjeve, i kėrkova vendosmėrisht bashkėpunėtoreve tė mi tė merrnim masa tė menjėhershme pėr tė parandaluar raste tė ngjashme. Pa asnjė shpenzim nga paratė e taksapaguesve, ekspertet e IT, arritėn tė sjellin sy sisteme tė cilat do tė menaxhojnė nė mėnyrė elektronike tė dhėnat pėr tė dėnuarit, tė dhėnat personale, krimet pėr tė cilat janė dėnuar, gjendjen psikologjike, lidhjet me alkoolin apo drogat, prirjet negative, pėrpjekjet pėr rehabilitim, tė dhėnat pėr sociologėt, psikologėt, mjekėt, kartelat mjekėsore, tė dhėnat pėr policinė, tė dhėnat pėr gjykatėn e prokurorinė. Sistemet elektronike do tė bėjnė qė tė menaxhohen mė lehtė dhe nė kohė reale tė dhėnat e tė dėnuarve, do tė rrisin kontrollin mbi tė gjitha lejet qė jepen nė burgje, mbi tė gjitha raportet e sociologeve nė shėrbimin e provės nė lidhje me rehabilitimin, do menaxhohen rastet e korrupsionit eventual, rastet e verifikimit tė takimeve dhe kontrolleve nė burgje. Kam qenė dhe jam gjithmonė i bindur se dixhitalizimi rrit transparencėn dhe transparenca rrit pėrgjegjshmėrinė e ēdokujt pėrballė ligjit,duke reduktuar korrupsionin dhe ndihmuar nė sigurinė publike tė qytetareve. Kėto sisteme pėrmbajnė elementet me tė larta tė sigurisė dhe mbrojtjes sė tė dhėnave, duke respektuar privatėsinė e tė dėnuarve dhe tė tė gjithė pėrdoruesve tė tjerė tė interesuar. Nga 1 shtatori ato do tė zbatohen nė tė gjitha institucionet e vuajtjes sė dėnimit nė Shqipėri. Kjo ishte reforma e fundit qė kishim premtuar tė realizonim kėtė vit nė fushėn e dixhitalizimit tė sistemit tė drejtėsisė. I jam mirėnjohės cilitdo qė besoi nė projektin e drejtėsisė dixhitale si mundėsia me e mire pėr tė ofruar shėrbime cilėsore dhe transparente pė ēdo qytetar. Fal kontributit tė nėpunėsve tė administratės ne realizuam ēdo projekt tė premtuar, patėm arritje te rėndėsishme dhe njė qeverisje tė suksesshme, shkruan Halimi nė facebook.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt