Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    TIRANE- Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake Tirane kanë prishur sot një shtesë pa leje, në rrugën ”Vangjush Furxhi”, në njësinë bashkiake nr.10.

    Ne nje deklarate per mediat, drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha dhe Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli kanë garantuar të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet gjatë 24 orëve. Sipas tij, po zbatohet një plan i detajuar masash për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.

    “Sot, Inspektoriati Ndërtimor, në mbështetje të Policisë Bashkiake po vazhdon aksionin e tij, për të frenuar çdo ndërtim pa leje dhe për të goditur çdo ndërtim të kundra-ligjshëm të bërë në territorin e bashkisë së Tiranës. U bëjmë sërish thirrje qytetarëve, që të mos shpenzojnë para, për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundra-ligjshëm do të goditet nga ana jonë dhe do të zbatojmë ligjin, pothuajse në të gjithë objektet e ndërtuara”- tha ai.

    Nderkohe Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli se se bashku me forcat e Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor dhe në të gjithë konstatimet që janë bërë muajin e fundit për çdo ndërtim të kundraligjshëm, pra për çdo ndërtim pa leje, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Ndërtimor do të godasin pa hezitim cilindo person që ka marrë përsipër të ndërtojë pa leje në të gjithë territorin e bashkisë së Tiranës.

    “Shfrytëzoj rastin t’u bëj apel të gjithë atyre qytetarëve që kanë ndërmend të marrin iniciativa të tilla, të mos marrin përsipër, sepse çdo rast do të konstatohet nga Policia Bashkiake dhe do të goditet, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Ndërtimit. Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje dhe do të prishen edhe ato ndërtime që deri më tani janë ndërtuar në mënyrë të kundra-ligjshme”- tha ai.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    hallall

    vetem kur zbatohen ligjet ekziston shteti


    ps. uroj mos te behen dallime ne zbatimet e ligjit

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Policia Bashiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike

    Policia Bashkiake ka ndisur sot një aksion për të liruar hapësirat publike. Përgjegjësi për ligjshmërinë fiskale në Policinë Bashkiake ,Bashkim Koçi, paralajmëroi ndëshkime për të gjithë ata që përpiqen të bëhen pronarë të paligjshëm të hapësirave publike. “Ne jemi të vendosur që hapësira publike në çdo metër/katror të Tiranës t’i kthehet qytetarit në funksion të përmirësimit cilësor të lëvizjes së tyre, të përmirësimit cilësor të parkimit të makinave, të lëvizjes së makinave dhe të gjithçkaje tjetër. Policia bashkiake është e pozicionuar qartësisht në mbështetje të shumicës, të atyre qytetarëve që e duan ligjin dhe e zbatojnë atë dhe jo të disa individëve që e shkelin këtë ligj dhe duan të bëhen pronarë të paligjshëm të asaj që quhet hapësirë publike e qytetarëve. Duke zbatuar ligjin, duke u bazuar në ligj ne do të bëjmë të mundur deri në maksimum lirimin e këtyre hapësirave dhe këtyre trotuareve. Aksionet tona janë të përditshme, aksionet tona do vazhdojnë, kundravajtësit do të gjobitën, do të ndëshkohen. Ne jemi qartësisht në mbështetje të shumicës që e do ligjin dhe e zbaton atë. Kundravajtësi do të marrë në çdo moment dhe në çdo kohë përgjigjen e merituar.”- deklaroi Koçi.

    MAPO

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    situata eshte e pa-qarte. perse bashkia nuk jep leje ndertimi per banoret ashtu sic u premtua perpara zgjedhjeve te 2011-es?
    nje shoku im ka blere toke, ka bere 1 shtepi 1 kateshe, ka para per te bere 1 kat tjeter, por nuk i jep njeri leje ndertimi. ai kerkon te ndertoje ne hapsiren e tij, jo ne hapsire publike. Pse nuk i jepet leja?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Citim Postuar më parë nga DiGiT@LiFE Lexo Postimin
    hallall

    vetem kur zbatohen ligjet ekziston shteti


    ps. uroj mos te behen dallime ne zbatimet e ligjit
    per c`fare duhet shteti, me shkaterru a?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Shembja e ndertesave duhet te shoqerohet me denime te rrepta (me burgim) te ndertuesve dhe firmave qe angazhohen ne ndertime pa leje...
    Ne te kunderten eshte si puna e Sizifit.

  7. #7

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    S'po akuzoni se po i prish per te ndertuar per vete ketu?

    Bravo per aksionet qe po ben per prishjen e ndertesave pa leje. C'do gje ilegale duhet shembur pa meshire. Vetem ashtu mund te ndalen dhe ndertimet pa leje ne te ardhmen, se do kene frike te shpenzojne njerezit para kur e dine qe do tu prishet. Jam shume dakort dhe me Antiproanti siper se duhet te kete dhe denime per shkelje ligji, jo thjesht shembje ndertesash dhe asnjeri nuk mban pergjegjesi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    per c`fare duhet shteti, me shkaterru a?
    po me troc skam si shprehem

    ...kam haru dhe dogancen ;p

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    sa ra termeti dje ne mengjes ketej nga Vlora filluan shembjet nga Tirona??? Kujdes mos shkatterrojne gjithe kryeqytetin se te gjithe pa leje jane e do ngrini cadra si Kadafi...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Tirane: Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

    ueee cfar kryetari kane tironsit
    sa i mire apapa
    po punon me mish e me shpirt lol edhe tani qe do behet kryetar i partise, ua ua cfare njeriu, kot nuk e beme kryeminister qe tani, se sipas shenjave pas nja 8 vjetesh mund te behet
    “Who’s to say I won’t live forever?”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •