Njė alarm global i ėshtė shtuar vendimit tė Uashingtonit pėr mbylljen e 19 ambasadave amerikane, kryesisht atyre nė Afrikėn e Veriut dhe nė Lindjen e Mesme, ditėn e diel.
Administrata e presidentit Barack Obama ka dhėnė alarmin pėr rrezikun qė sipas saj u kanoset qytetarėve nė udhėtimet ndėrkombėtare gjatė muajit gusht. Agjencitė e inteligjencės kanė mbledhur informacione qė flasin pėr atentate tė mundshme kundėr objektivave amerikanė nga grupe tė afėrta me Al Kaedėn, qė veprojnė nė Gadishullin Arabik.
Nė njė komunikatė pėr shtyp tė shpėrndarė nga Departamenti i Shtetit thuhet se, qytetarėt amerikane vazhdojnė tė jenė objektiva potencialė tė sulmeve terroriste. “Sipas informacioneve tė fundit, Al Kaeda dhe organizatat bashkėpunėtore tė saj po planifikojnė atentate dhe mund t’i fokusojnė pėrpjekjet e tyre nė periudhėn nga sot deri nė fund tė gushtit”, theksohet nė komunikatė.
Pėr rrjedhojė, paralajmėrimi mund tė zgjasė pėr gjithė muajin nė fjalė, qė ėshtė edhe periudha e kulmit tė sezonit turistik. Njė zėdhėnės ka shtuar se tė hėnėn do tė vendoset nėse ambasadat do tė vazhdojnė tė rrijnė tė mbyllura edhe mė pas apo nėse do t’i kthehen punės normalisht. Pėrveē kėsaj, pėr qėllime sigurie, janė vėnė nė gatishmėri repartet e ndėrhyrjes sė shpejtė tė ushtrisė amerikane, tė vendosur nė bazėn e Sigonelės, nė Itali dhe atė tė Rotės, nė Spanjė. Masa nė fjalė zakonisht aplikohet kur ka rrezik pėr atentate terroriste apo pėr ngjarje qė mund tė vėnė nė rrezik sigurinė e personelit tė ambasadave, qytetarėve tė thjeshtė, apo tė biznesmenėve dhe turistėve amerikanė.
Departamenti amerikan i Shtetit ka lėshuar njė alarm udhėtimi global, pėr shkak tė njė kėrcėnimi tė paspecifikuar nga al-Qaeda.
Pėrmes njė deklarate, DASH njofton se potenciali pėr njė sulm ėshtė veēanėrisht i fortė nė Lindjen e Mesme dhe Afrikėn e Veriut. Njoftimi erdhi vetėm pak kohė, pasi SHBA-tė njoftuan mbylljen e gati 21 ambasadave apo konsullatave gjatė sė dielės.
Alarmi do tė mbetet nė fuqi deri mė 31 gusht 2013, sipas DASH, i cili i rekomandon shtetasve amerikan tė jenė vigjilent gjatė udhėtimeve pėrtej kufijve. “Informacionet aktuale thonė se al-Qaeda dhe organizatat aleate vazhdojnė tė planifikojnė sulme terroriste nė rajon dhe pėrtej tij, si dhe se pėrpjekjet e tyre pėr tė sulmuar janė mė tė forta gjatė periudhės nga momenti aktual e deri nė fund tė muajit gusht”, lexohej nė tė.Alarmi paralajmėron “potencialin pėr sulme terroriste nė sistemet e transportit publik dhe infrastruktura tė tjera turistike”.
Ndėrkohė, edhe Zyra e Jashtme britanike ka konfirmuar se ambasada britanike nė Jemen do tė mbyllet pėr 2 ditė, tė dielėn e tė hėnėn, si “masė paraprake sigurie”.Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhėruar qė tė ndėrmerren “tė gjitha hapat e nevojshme” pėr tė mbrojtur amerikanėt, nė kundėrpėrgjigje tė kėrcėnimeve mbi njė sulm tė al-Qaeda-s, citohet tė ketė thėnė njė zyrtar i Shtėpisė sė Bardhė nga agjencia e lajmeve AFP. “Presidenti po njoftohet vazhdimisht me tė rejat e fundit mbi njė kėrcėnim potencial, qė pritet tė ndodhė nė gadishullin arabik, ose qė do tė burojė nga ai”.
Misionet diplomatike amerikane, qė do tė mbyllen gjatė sė dielės janė:
Abu Dhabi, nė Emiratet e Bashkuara Arabe
Algjer, nė Algjeri
Amman, nė Jordani
Baghdad, nė Irak
Kajro, nė Egjipt
Dhahran, nė Arabinė Saudite
Djibouti, nė Xhibut
Dhaka, nė Bangladesh
Doha, nė Katar
Dubai, nė Emiratet e Bashkuara Arabe
Erbil, nė Irak
Jeddah, nė Arabinė Saudite
Kabul, nė Afganistan
Khartoum, nė Sudan
Kuwait City, nė Kuvajt
Manama, nė Bahrejn
Muscat, nė Oman
Nouakchott, nė Mauritani
Riyadh, nė Arabinė Saudite
Sanaa, nė Jemen
Tripoli, nė Libi
/ Top Channel
Krijoni Kontakt