Feja dhe njeriu
Feja, nevojė e domosdoshme nė jetėn e njeriut
Vet prania fesė te individi si dhe nė bashkėsi, vėrteton nevojėn e sajė nė jetėn e njeriut nė kėtė botė. Madje ajo, jo vetėm qė ėshtė e nevojshme, por ėshtė edhe e domosdoshme pėr jetėn e njeriut dhe mė gjerė, gjė qė do tė thotė se pa te nuk mund tė paramendohet jeta e lumtur e individit, por edhe e bashkėsisė. Po tė mos ishte e nevojshme, nuk do tė ishte nė ndjenjat dhe praktikat njerėzore. Feja si fenomen hyjnor, ėshtė e nevojshme, madje e domosdoshme e pėr shumė shkaqe, pa marrė parasysh nevojėn e fesė mund tė konkludojmė se
Feja ėshtė baraspeshė e shpirtėrores dhe materiales
Njeriu si qenie dualiste, e pėrbėrė prej shpirtit dhe materies,pėr tė qenė zėvendės i vėrtetė i Allahut nė tokė, si dhe pėr tia arritur qėllimit tė kėsaj bote, duhet tė mbajė drejtpeshimin midis kėtyre dy elementeve. Dhėnia pėrparėsi e cilit do prej tyre, mund tė ketė pasoja deri nė prishjen e kėsaj baraspeshe qė ėshtė e domosdoshme dhe, nga ai ēast, njeriu nuk mund tė arrijė mė qėllimin e jetės sė tij nė kėtė botė, p.sh. Nėse i jepet pėrparėsi anės shpirtėrore, njeriu nė kėtė rast nuk do tė pėrfitonte mė nga kjo botė, nga begatitė e saj, gjė qė nuk ėshtė nga qėllimet e fesė sė vėrtetė, pėrkundrazi, por edhe nėse do tė favorizonte elementin material, atėherė do tė bėhej rob i emocioneve, i formave tė tjera shkatėrruese, pėr pasojė do tė shkatėrronte vetveten, por edhe bashkėsinė nė pėrgjithėsi. All-llahu Fuqiplotė duke e ditur se njeriu, megjithėse ėshtė mė i lartėsuar se krijesat tjera, pėrsėri ėshtė i kufizuar nė aftėsitė e tė menduarit dhe se shpeshherė nga presioni i forcave shkatėrruese, nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė baraspeshėn midis shpirtėrores dhe materiales, prandaj All-llahu Fuqiplotė i dėrgoi atij Shpalljen nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij, i dėrgoi fenė edhe me qėllim qė sa herė tė devijojė nga rruga e vėrtetėt, shpėtimin ta gjejė nė fe, si dhe pėr ta mbajtur drejtpeshimin qė pėrmendėm. Feja nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe ushqim i shpirtit tė njeriut, sepse sikurse ka nevojė trupi tė hajė dhe tė pijė, ashtu ka nevojė edhe shpirti i njeriut pėr ushqim e ky ushqim ėshtė feja.
Feja Nevojė nė sferėn e tė menduarit tė njeriut
Feja ėshtė domosdoshmėri pėr tė menduarin e njeriut, pėr arsye se, megjithėse mendja ėshtė mjeti dhe begatia mė e madhe qė i ėshtė dhuruar njeriut, pėrsėri ajo kurrė nuk mund tė dijė gjithēka qė i intereson njeriut. Madje, edhe atė qė di, ajo ka grumbulluar si rrjedhojė e njė hulumtimi e studimi qė lypin kohė. Mirėpo duke ditur kėrkesat dhe problemet qė nxjerr jeta, shpesh vonohet mendja pėr tė nxjerrė rezultate, sidomos kur ajo ballafaqohet me shumė pyetje paraqesin nevojat themelore tė jetės sė njeriut, ndaj tė cilėve ajo tregohet e paaftė, si pėr shembull nė lidhje me pyetjet rreth:
Gjithėsisė
- Ēka ėshtė gjithėsia?
- Nga ka ardhur?
- Kush e ka krijuar dhe cili do tė jetė fundi i saj?
Njeriut
- Ē'ėshtė njeriu?
- Nga ka ardhur?
- Cili ėshtė qėllimi i ardhjes sė tij nė kėtė botė?
- Ku do tė pėrfundojė dhe
- Ēe pret atė?
Krijuesit
- Kush e ka krijuar kėtė qė na rrethon?
- A ekziston Krijuesi dhe kush e vėrteton ekzistencėn e Tij?
- Me ēfarė cilėsish ėshtė pajisur Ai dhe
- Ēlidhje ka njeriu me Tė?
Kėto pyetje si dhe shumė tė tjera tė ngjashme me to, e kanė preokupuar gjithmonė mendjen e njeriut, por pėrgjigjen e saktė tė tyre, ajo nuk mund ta gjejė pa ndihmėn e fesė.
Feja, pra e mėson njeriun se gjithėsia si dhe gjithēka qė e pėrbėn atė, ėshtė krijuar nga All-llahu Fuqiplotė, e rregulluar nė mėnyrė tė saktė, ku ēdo gjė i nėnshtrohet vullnetit tė Krijuesit dhe gjithēka nė tė ėshtė begati e Allahut, dhuruar njeriut. Gjithashtu feja e shpjegon tė vėrtetėn mbi njeriun duke e pėrcaktuar atė si qenien mė tė dalluar nė tokė, se ėshtė i pajisur me mendje dhe, si e tillė paraqitet si mėkėmbės i Zotit nė tokė, duke ia dhėnė njeriut tė gjitha tė mirat qė nuk janė qėllim i jetės, por vetėm mjet pėr tė arritur qėllimin kryesor, qė ėshtė njohja e Allahut Fuqiplotė dhe tė jetuarit sipas ligjeve dhe zakoneve tė Tij. Jeta e njeriut nė kėtė botė ėshtė njė udhėtim i shkurtėr pas tė cilit vjen vdekja, qė paraqet fillimin e jetės tjetėr tė amshueshme, ku do tė ringjallet dhe do tė japė llogari pėr veprat e veta. Njeriu nėpėrmjet fesė mėson se gjithēka qė ekziston ėshtė krijesė relative e , si e tillė , ka Krijuesin e vet. All-llahu Fuqiplotė dhe, nė tė njėjtėn kohė feja i ofron njeriut argumente tė vėrteta qė vėrtetojnė se Allahu Fuqiplotė ekziston pa asnjė dobėsi, i pari para ēdo sendi dhe i fundit pa fund, jashtė kohe e vendi.
Feja Mbėshtetje e fortė e njeriut nė jetė e tij
Feja ėshtė nevojė e pashmangshme pėr personalitetin e vet njeriut, pėr trupin dhe shpirtin e tij. Njeriu nė kėtė botė lind, ritet zhvillohet dhe mė nė fund vdes. Jeta nė kėtė botė ėshtė kalimtare dhe e pėrcjellur me gėzime, hidhėrime, skamje, sėmundje, humbje tė pasurisė apo ndonjė tė afėrmi, kėshtu qė, pa fe, njeriut nuk mund ta mbajė veten dhe nė kėto raste i vetmi shok i njeriut ėshtė feja, e cila tė gjitha kėto ia pėrcakton dhe i ndihmon ti kuptojė duke i bėrė tė qartė se ēdo gjė natyrė zhvillohet nė bazė tė dėshirės sė Allahut tė Plotfuqishėm e urtėsisė sė Tij dhe tė gjitha kėto kanė qėllimin e vet. Pra, siē thamė, nė kėto raste i vetmi shok pėr tė ėshtė feja, e cila, kur ai ėshtė nė gjendje tė dobėt, ia shton forcat dhe i jep shpresė, kur e humb atė, i jep guxim, durim nė vėshtirėsi, pėrmbajtje nė gėzim, etj. Mbėshtetja nė fe formon personalitetin e plotė tė njeriut, pėr arsye se me tė ai forcon si shpirtin ashtu edhe trupin duke fituar siguri nė vetvete dhe ėshtė nė gjendje tė pėrballojė me sukses ēdo rast qė i vjen nė jetė, i bindur se me te do tė fillojė mėshirėn e Allahut si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn. All-llahu Fuqiplotė thotė:
Ne do tju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta si dhe nga frytet, por ti jepu myzhde durimtarėve. (El Bkaretu:155).
Shkencat e sotme, qė merren me problemin e njeriut, vėrtetojnė se besimit nė njė Zot qė merren me problemin e njeriut vėrtetojnė se besimi nė njė Zot ndikon shumė nė sigurinė dhe qėndrueshmėrinė e individit ndaj problemeve tė jetės si dhe tė sėmundjeve psikike dhe se njeriu sa mė larg fesė tė qėndrojė, aq mė tepėr e ndiejnė pasigurinė ne vetvete.
Mjeku i njohur, Karl Janxhi, nė veprėn e tij me titull Njeriu modern mes tjerash thotė: Me tė vėrtetė njė nga shkaqet e sėmundjeve tė tė gjithė tė sėmurėve qė mė janė paraqitur gjatė tridhjetė vjetėve tė fundit, nga tė gjitha viset e botės, ka qenė mungesa e besimit tė tyre nė Zot dhe shėrimin e gjetėn pas kthimit tė tyre nė besim.
Po kėshtu mendon edhe filozofi tjetėr amerikan, William Xhejmsi kur thotė: Me tė vėrtetė shėrimi mė efikas i sėmundjeve psikike ėshtė besimi.
Njeriu nė kėtė botė, pėrveē atyre qė u thanė mė lart, do tė pėrjetojė edhe vdekjen prej sė cilės askush nuk mund tė shmanget. Vdekja ėshtė e tmerrshme, por vetėm pėr ata qė mohojnė boton tjetėr, Ahiretin. Ata qė mbėshteten tek fjala kanė mėsuar dhe janė tė bindur se vdekja si dhe shkatėrrimi i trupit, nuk janė shuarje tė jetės, por vetėm kalim nga njė botė nė botėn tjetėr, qė do tė thotė se pas kėsaj ngjarjeje pason jeta tjetėr e vėrtetė dhe amshueshme. Kjo e bėnė vdekjen deri diku tė arsyeshme, e jo tė pakuptimtė dhe tė tmerrshme dhe nė tė njėjtėn kohė njeriu e kupton se duhet tė vdes dhe nė kėtė mėnyrė mė sė miri edhe e tejkalon tmerrin e vdekjes.
Feja shtyllė e forte e shoqėrisė
Feja, pėrveē tjerash, ėshtė e nevojshme pėr ēdo mjedis e bashkėsi. Njeriu ėshtė qenie shoqėrore dhe si e tillė ėshtė i detyruar tė jetojė nė familje dhe bashkėsi ku ai duhet tė jap kontributin e vet. Por nuk ka bashkėsi tė shėndoshė nėse nuk ka individ tė shėndoshė dhe tė moralshėm, qė do tė thotė se nuk ka bashkėsi pa moral. Pra, normat e moralit janė ato qė drejtojnė sjelljet e njeriu nė bashkėsi. Mirėpo baza e normave tė moralit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse feja, sepse ato nuk do tė respektoheshin, nėse nuk buronin nga ndonjė autoritet i shenjtė, dhe autoriteti i shenjtė ėshtė vetėm All-llahu i Plotfuqishėm. Pra, feja ėshtė mė se e nevojshme pėr vendosjen e rregullave morale nė ēdo bashkėsi qė dėshiron stabilitet dhe dinjitet, se,sikurse ka thanė filozofi i njohur grek, Platon:Kush sulmon dhe shkatėrron fenė, ai ka shkatėrruar bashkėsinė
Feja bazė e moralit tė shėndoshė
Morali ėshtė domosdoshmėri pėr ēdo individ apo bashkėsi se, pa moral nuk mund tė mendohet jeta e njeriut dhe e bashkėsisė. Pra, morali ėshtė pjesė e pandashme e njeriut dhe si e tillė, ėshtė i vjetėr aq sa edhe vet njeriu. Gjatė historisė, fati i njerėzimit ėshtė varur vazhdimisht nga niveli i moralit, se bazė dhe kusht pėr njė jetė tė lumtur nė kėtė botė ėshtė respektimi i normave morale. Kurani flet pėr popujt e mėparshėm tė cilėt u shkatėrruan prej dėnimit qė u dha All-llahu pėr shkak tė rėnies sė moralit tė tyre. Ky mendim ėshtė mbizotėrues midis dijetarėve dhe filozofėve. Morali, pra, ėshtė ligj qė i cakton njeriut detyra ndaj vetvetes dhe rrethit, qėllimi i tė cilit ėshtė lumturia si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn tjetėr. Ai nuk ėshtė gjė tjetėr veēse porosi e fesė, pra nė qėllimet kryesore tė fesė. Kėshtu, morali ėshtė amaneti mė i ēmuar dhe mė i lartė i Allahut tė Plotfuqishėm, me tė cilin e ka stolisur shpirtin e njeriut. Muhamedi a.s. ka thėnė: Jam i dėrguar ti plotėsojė vlerat morale.
Veē tė tjerash ndjenjat pėr moral ėshtė e lindur nė natyrėn e njeriut. Kjo shikohet nė atė se gjithmonė gjatė historisė ka ekzistuar njė standard i pėrgjithshėm i sjelljeve morale, duke vėrtetuar disa dhe duke hedhur poshtė disa tė tjera. Megjithėse kjo ndjenjė, ndryshon nga individi nė individ, vetėdija njerėzore ka dhėnė pėrsėri gjykimin e vet tė pėrbashkėt nė favor tė disa cilėsive morale se janė tė mira, ndėrsa disa tė tjera i ka konsideruar tė kėqija, p.sh. drejtėsia, sinqeriteti, trimėria, guximi, bujaria, etj., janė konsideruar tė kėqija. Duhet theksuar se historia i ka ēmuar dhe ngritur larg ato individ qė kanė pasur ndjenja pėrgjegjėsie dhe obligimi, ndėrsa njerėzve tė papėrgjegjshėm dhe jokompetent u ka dhėnė dėnimin e merituat moral apo material. Gjithashtu, gjatė historisė janė njohur dhe vlerėsuar vetėm ato shoqėri, qė kanė pasur vlera tė larta, organizim, disiplinė, respekt dhe ndjenja reciproke dhe qė kanė punuar dhe vendosur njė sistem shoqėror tė bazuar nė drejtėsi, barazi, liri pėr njerėzimin, kurse, pėr sa u pėrket shoqėrive nė tė cilat, ka mbizotėruar padrejtėsia, pabarazia, krimi, vjedhja, historia i ka dėnuar si shoqėri tė gabuara dhe tė kėqija.
Shkroi: Shaqir Fetahu
Krijoni Kontakt