Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Feja dhe njeriu

    Feja dhe njeriu

    Feja, nevojė e domosdoshme nė jetėn e njeriut

    Vet prania fesė te individi si dhe nė bashkėsi, vėrteton nevojėn e sajė nė jetėn e njeriut nė kėtė botė. Madje ajo, jo vetėm qė ėshtė e nevojshme, por ėshtė edhe e domosdoshme pėr jetėn e njeriut dhe mė gjerė, gjė qė do tė thotė se pa te nuk mund tė paramendohet jeta e lumtur e individit, por edhe e bashkėsisė. Po tė mos ishte e nevojshme, nuk do tė ishte nė ndjenjat dhe praktikat njerėzore. Feja si fenomen hyjnor, ėshtė e nevojshme, madje e domosdoshme e pėr shumė shkaqe, pa marrė parasysh nevojėn e fesė mund tė konkludojmė se


    Feja ėshtė baraspeshė e shpirtėrores dhe materiales

    Njeriu si qenie dualiste, e pėrbėrė prej shpirtit dhe materies,pėr tė qenė zėvendės i vėrtetė i Allahut nė tokė, si dhe pėr t’ia arritur qėllimit tė kėsaj bote, duhet tė mbajė drejtpeshimin midis kėtyre dy elementeve. Dhėnia pėrparėsi e cilit do prej tyre, mund tė ketė pasoja deri nė prishjen e kėsaj baraspeshe qė ėshtė e domosdoshme dhe, nga ai ēast, njeriu nuk mund tė arrijė mė qėllimin e jetės sė tij nė kėtė botė, p.sh. Nėse i jepet pėrparėsi anės shpirtėrore, njeriu nė kėtė rast nuk do tė pėrfitonte mė nga kjo botė, nga begatitė e saj, gjė qė nuk ėshtė nga qėllimet e fesė sė vėrtetė, pėrkundrazi, por edhe nėse do tė favorizonte elementin material, atėherė do tė bėhej rob i emocioneve, i formave tė tjera shkatėrruese, pėr pasojė do tė shkatėrronte vetveten, por edhe bashkėsinė nė pėrgjithėsi. All-llahu Fuqiplotė duke e ditur se njeriu, megjithėse ėshtė mė i lartėsuar se krijesat tjera, pėrsėri ėshtė i kufizuar nė aftėsitė e tė menduarit dhe se shpeshherė nga presioni i forcave shkatėrruese, nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė baraspeshėn midis shpirtėrores dhe materiales, prandaj All-llahu Fuqiplotė i dėrgoi atij Shpalljen nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij, i dėrgoi fenė edhe me qėllim qė sa herė tė devijojė nga rruga e vėrtetėt, shpėtimin ta gjejė nė fe, si dhe pėr ta mbajtur drejtpeshimin qė pėrmendėm. Feja nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe ushqim i shpirtit tė njeriut, sepse sikurse ka nevojė trupi tė hajė dhe tė pijė, ashtu ka nevojė edhe shpirti i njeriut pėr ushqim e ky ushqim ėshtė feja.


    Feja – Nevojė nė sferėn e tė menduarit tė njeriut

    Feja ėshtė domosdoshmėri pėr tė menduarin e njeriut, pėr arsye se, megjithėse mendja ėshtė mjeti dhe begatia mė e madhe qė i ėshtė dhuruar njeriut, pėrsėri ajo kurrė nuk mund tė dijė gjithēka qė i intereson njeriut. Madje, edhe atė qė di, ajo ka grumbulluar si rrjedhojė e njė hulumtimi e studimi qė lypin kohė. Mirėpo duke ditur kėrkesat dhe problemet qė nxjerr jeta, shpesh vonohet mendja pėr tė nxjerrė rezultate, sidomos kur ajo ballafaqohet me shumė pyetje paraqesin nevojat themelore tė jetės sė njeriut, ndaj tė cilėve ajo tregohet e paaftė, si pėr shembull nė lidhje me pyetjet rreth:

    Gjithėsisė
    - Ēka ėshtė gjithėsia?
    - Nga ka ardhur?
    - Kush e ka krijuar dhe cili do tė jetė fundi i saj?

    Njeriut
    - Ē'ėshtė njeriu?
    - Nga ka ardhur?
    - Cili ėshtė qėllimi i ardhjes sė tij nė kėtė botė?
    - Ku do tė pėrfundojė dhe
    - Ē’e pret atė?

    Krijuesit
    - Kush e ka krijuar kėtė qė na rrethon?
    - A ekziston Krijuesi dhe kush e vėrteton ekzistencėn e Tij?
    - Me ēfarė cilėsish ėshtė pajisur Ai dhe
    - Ē’lidhje ka njeriu me Tė?

    Kėto pyetje si dhe shumė tė tjera tė ngjashme me to, e kanė preokupuar gjithmonė mendjen e njeriut, por pėrgjigjen e saktė tė tyre, ajo nuk mund ta gjejė pa ndihmėn e fesė.
    Feja, pra e mėson njeriun se gjithėsia si dhe gjithēka qė e pėrbėn atė, ėshtė krijuar nga All-llahu Fuqiplotė, e rregulluar nė mėnyrė tė saktė, ku ēdo gjė i nėnshtrohet vullnetit tė Krijuesit dhe gjithēka nė tė ėshtė begati e Allahut, dhuruar njeriut. Gjithashtu feja e shpjegon tė vėrtetėn mbi njeriun duke e pėrcaktuar atė si qenien mė tė dalluar nė tokė, se ėshtė i pajisur me mendje dhe, si e tillė paraqitet si mėkėmbės i Zotit nė tokė, duke ia dhėnė njeriut tė gjitha tė mirat qė nuk janė qėllim i jetės, por vetėm mjet pėr tė arritur qėllimin kryesor, qė ėshtė njohja e Allahut Fuqiplotė dhe tė jetuarit sipas ligjeve dhe zakoneve tė Tij. Jeta e njeriut nė kėtė botė ėshtė njė udhėtim i shkurtėr pas tė cilit vjen vdekja, qė paraqet fillimin e jetės tjetėr tė amshueshme, ku do tė ringjallet dhe do tė japė llogari pėr veprat e veta. Njeriu nėpėrmjet fesė mėson se gjithēka qė ekziston ėshtė krijesė relative e , si e tillė , ka Krijuesin e vet. All-llahu Fuqiplotė dhe, nė tė njėjtėn kohė feja i ofron njeriut argumente tė vėrteta qė vėrtetojnė se Allahu Fuqiplotė ekziston pa asnjė dobėsi, i pari para ēdo sendi dhe i fundit pa fund, jashtė kohe e vendi.


    Feja – Mbėshtetje e fortė e njeriut nė jetė e tij

    Feja ėshtė nevojė e pashmangshme pėr personalitetin e vet njeriut, pėr trupin dhe shpirtin e tij. Njeriu nė kėtė botė lind, ritet zhvillohet dhe mė nė fund vdes. Jeta nė kėtė botė ėshtė kalimtare dhe e pėrcjellur me gėzime, hidhėrime, skamje, sėmundje, humbje tė pasurisė apo ndonjė tė afėrmi, kėshtu qė, pa fe, njeriut nuk mund ta mbajė veten dhe nė kėto raste i vetmi shok i njeriut ėshtė feja, e cila tė gjitha kėto ia pėrcakton dhe i ndihmon t’i kuptojė duke i bėrė tė qartė se ēdo gjė natyrė zhvillohet nė bazė tė dėshirės sė Allahut tė Plotfuqishėm e urtėsisė sė Tij dhe tė gjitha kėto kanė qėllimin e vet. Pra, siē thamė, nė kėto raste i vetmi shok pėr tė ėshtė feja, e cila, kur ai ėshtė nė gjendje tė dobėt, ia shton forcat dhe i jep shpresė, kur e humb atė, i jep guxim, durim nė vėshtirėsi, pėrmbajtje nė gėzim, etj. Mbėshtetja nė fe formon personalitetin e plotė tė njeriut, pėr arsye se me tė ai forcon si shpirtin ashtu edhe trupin duke fituar siguri nė vetvete dhe ėshtė nė gjendje tė pėrballojė me sukses ēdo rast qė i vjen nė jetė, i bindur se me te do tė fillojė mėshirėn e Allahut si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn. All-llahu Fuqiplotė thotė:
    “Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta si dhe nga frytet, por ti jepu myzhde durimtarėve”. (El Bkaretu:155).
    Shkencat e sotme, qė merren me problemin e njeriut, vėrtetojnė se besimit nė njė Zot qė merren me problemin e njeriut vėrtetojnė se besimi nė njė Zot ndikon shumė nė sigurinė dhe qėndrueshmėrinė e individit ndaj problemeve tė jetės si dhe tė sėmundjeve psikike dhe se njeriu sa mė larg fesė tė qėndrojė, aq mė tepėr e ndiejnė pasigurinė ne vetvete.
    Mjeku i njohur, Karl Janxhi, nė veprėn e tij me titull “Njeriu modern” mes tjerash thotė: ”Me tė vėrtetė njė nga shkaqet e sėmundjeve tė tė gjithė tė sėmurėve qė mė janė paraqitur gjatė tridhjetė vjetėve tė fundit, nga tė gjitha viset e botės, ka qenė mungesa e besimit tė tyre nė Zot dhe shėrimin e gjetėn pas kthimit tė tyre nė besim.
    Po kėshtu mendon edhe filozofi tjetėr amerikan, William Xhejmsi kur thotė: ”Me tė vėrtetė shėrimi mė efikas i sėmundjeve psikike ėshtė besimi”.
    Njeriu nė kėtė botė, pėrveē atyre qė u thanė mė lart, do tė pėrjetojė edhe vdekjen prej sė cilės askush nuk mund tė shmanget. Vdekja ėshtė e tmerrshme, por vetėm pėr ata qė mohojnė boton tjetėr, Ahiretin. Ata qė mbėshteten tek fjala kanė mėsuar dhe janė tė bindur se vdekja si dhe shkatėrrimi i trupit, nuk janė shuarje tė jetės, por vetėm kalim nga njė botė nė botėn tjetėr, qė do tė thotė se pas kėsaj ngjarjeje pason jeta tjetėr e vėrtetė dhe amshueshme. Kjo e bėnė vdekjen deri diku tė arsyeshme, e jo tė pakuptimtė dhe tė tmerrshme dhe nė tė njėjtėn kohė njeriu e kupton se duhet tė vdes dhe nė kėtė mėnyrė mė sė miri edhe e tejkalon tmerrin e vdekjes.


    Feja – shtyllė e forte e shoqėrisė

    Feja, pėrveē tjerash, ėshtė e nevojshme pėr ēdo mjedis e bashkėsi. Njeriu ėshtė qenie shoqėrore dhe si e tillė ėshtė i detyruar tė jetojė nė familje dhe bashkėsi ku ai duhet tė jap kontributin e vet. Por nuk ka bashkėsi tė shėndoshė nėse nuk ka individ tė shėndoshė dhe tė moralshėm, qė do tė thotė se nuk ka bashkėsi pa moral. Pra, normat e moralit janė ato qė drejtojnė sjelljet e njeriu nė bashkėsi. Mirėpo baza e normave tė moralit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse feja, sepse ato nuk do tė respektoheshin, nėse nuk buronin nga ndonjė autoritet i shenjtė, dhe autoriteti i shenjtė ėshtė vetėm All-llahu i Plotfuqishėm. Pra, feja ėshtė mė se e nevojshme pėr vendosjen e rregullave morale nė ēdo bashkėsi qė dėshiron stabilitet dhe dinjitet, se,sikurse ka thanė filozofi i njohur grek, Platon:”Kush sulmon dhe shkatėrron fenė, ai ka shkatėrruar bashkėsinė”


    Feja – bazė e moralit tė shėndoshė

    Morali ėshtė domosdoshmėri pėr ēdo individ apo bashkėsi se, pa moral nuk mund tė mendohet jeta e njeriut dhe e bashkėsisė. Pra, morali ėshtė pjesė e pandashme e njeriut dhe si e tillė, ėshtė i vjetėr aq sa edhe vet njeriu. Gjatė historisė, fati i njerėzimit ėshtė varur vazhdimisht nga niveli i moralit, se bazė dhe kusht pėr njė jetė tė lumtur nė kėtė botė ėshtė respektimi i normave morale. Kur’ani flet pėr popujt e mėparshėm tė cilėt u shkatėrruan prej dėnimit qė u dha All-llahu pėr shkak tė rėnies sė moralit tė tyre. Ky mendim ėshtė mbizotėrues midis dijetarėve dhe filozofėve. Morali, pra, ėshtė ligj qė i cakton njeriut detyra ndaj vetvetes dhe rrethit, qėllimi i tė cilit ėshtė lumturia si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn tjetėr. Ai nuk ėshtė gjė tjetėr veēse porosi e fesė, pra nė qėllimet kryesore tė fesė. Kėshtu, morali ėshtė amaneti mė i ēmuar dhe mė i lartė i Allahut tė Plotfuqishėm, me tė cilin e ka stolisur shpirtin e njeriut. Muhamedi a.s. ka thėnė: “ Jam i dėrguar t’i plotėsojė vlerat morale”.
    Veē tė tjerash ndjenjat pėr moral ėshtė e lindur nė natyrėn e njeriut. Kjo shikohet nė atė se gjithmonė gjatė historisė ka ekzistuar njė standard i pėrgjithshėm i sjelljeve morale, duke vėrtetuar disa dhe duke hedhur poshtė disa tė tjera. Megjithėse kjo ndjenjė, ndryshon nga individi nė individ, vetėdija njerėzore ka dhėnė pėrsėri gjykimin e vet tė pėrbashkėt nė favor tė disa cilėsive morale se janė tė mira, ndėrsa disa tė tjera i ka konsideruar tė kėqija, p.sh. drejtėsia, sinqeriteti, trimėria, guximi, bujaria, etj., janė konsideruar tė kėqija. Duhet theksuar se historia i ka ēmuar dhe ngritur larg ato individ qė kanė pasur ndjenja pėrgjegjėsie dhe obligimi, ndėrsa njerėzve tė papėrgjegjshėm dhe jokompetent u ka dhėnė dėnimin e merituat moral apo material. Gjithashtu, gjatė historisė janė njohur dhe vlerėsuar vetėm ato shoqėri, qė kanė pasur vlera tė larta, organizim, disiplinė, respekt dhe ndjenja reciproke dhe qė kanė punuar dhe vendosur njė sistem shoqėror tė bazuar nė drejtėsi, barazi, liri pėr njerėzimin, kurse, pėr sa u pėrket shoqėrive nė tė cilat, ka mbizotėruar padrejtėsia, pabarazia, krimi, vjedhja, historia i ka dėnuar si shoqėri tė gabuara dhe tė kėqija.



    Shkroi: Shaqir Fetahu
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Feja dhe njeriu

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Feja dhe njeriu

    ...
    - Ēka ėshtė gjithėsia?
    Asgje...

    - Nga ka ardhur?
    Nga askund...

    - Kush e ka krijuar ...?
    Askush...

    ...dhe cili do tė jetė fundi i saj?
    Asgje...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Feja dhe njeriu

    Njeriu dhe Gjithėsia

    Njeriu, krijesa mė e lartė nė botė, qysh nė fillim tė jetės e ka gjetur veten pėrballė problemit enigmatik tė vetvetes dhe tė gjithėsisė. Ai ka pyetur veten: "Ē'jam unė?", "Ē'ėshtė gjithėsia?".

    Kėto dy pyetje kanė filluar bashkė me njerėzimin dhe vazhdojnė akoma edhe sot. Pėrgjigjet e dhėna drejtpėrdrejt me anėn e fuqisė mendore nuk kanė mundur ta kėnaqin ndėrgjegjen e njeriut.
    Mirėpo njeriu paska natyrė tė ēuditshme; ai pa u lodhur kėrkon t'u pėrgjigjet dy pyetjeve tė mėsipėrme. Kėrkon tė zgjidhė kėto dy probleme.
    Duke studiuar vetveten njeriu pėrpjek nė makinėn e ēuditshme tė trupit tė tij, makinėn e gjallė e trajtuar prej elementeve qė formojnė gjithėsinė.
    Duke parė kėtė marrėdhėnie tė ngushtė qė ka me gjithėsinė njeriu lė pas dore vetveten dhe vėshtron gjithėsinė.
    Kur vėshtron gjithėsinė qė i themi natyrė, i duket se gjeti formulėn pėr tė zgjidhur enigmat qė e mundojnė. Shikon gjėrat e natyrės dhe i krahason midis tyre; tė gjitha i gjen tė trajtuara prej tė njėjtave elementeve dhe i vetmi ndryshim qė sheh ndėr to ėshtė mėnyra e formimit tė tyre.
    Kėshtu fillon dituria e njeriut qė quhet "Shkencė", e cila duke marrė pėr bazė gjendjen e trupave i ndan kėto nė tri grupe tė mėdha:

    a) tė ngurtė,
    b) lėngje,
    c) gaze.

    Njė trup me anėn e njė fuqie qė ndihet e nuk shihet e qė quhet nxehtėsi ndryshon gjendjen e tij. Kur ngrihet grada e temperaturės trupat e ngurtė kthehen nė lėngje e lėngjet nė gaze e, kur ulet kjo gradė, gazet kthehen nė lėngje e lėngjet nė trupa tė ngurtė.
    Duke bėrė kėto studime njeriu zbulon ligjet e nxehtėsisė; por vetė nxehtėsia mbetet gjė e pashpjegueshme; pasi ajo duket nėpėr lėndė, porse vetė nuk ėshtė lėndė. Shkenca mundohet pėr tė na e shpjeguar, por gjithmonė shpjegon ligjet e saj e ajo atė vetė. Deh more hall! Duke dashur tė zgjidhim dy enigmat e para na doli e treta e pazgjidhshme! Eja tė kthehemi atje ku e filluam: "ē'jam unė?" e "ē'ėshtė gjithėsia?"
    Njeriu prapė s'rrin; kėrkon tė gjejė rrugė pėr tė zgjidhur problemin qė e mundon. I merr pėrsėri nėpėr duar trupat e natyrės dhe i vėshtron nė njė pikėpamje tjetėr; mbas ndryshimit qė gjen midis tyre i grupon edhe njėherė me njė sistem tjetėr:

    a) xehe,
    b) bimė,
    c) shtazė.

    Xehet janė formuar prej elementesh materiale tė mbėrthyera midis tyre prej njė fuqie misterioze qė vepron pa ia ndarė. Kjo fuqi misterioze bimėve iu shton njė gjė tė re: jetėn organike, me anėn e sė cilės ato ushqehen, rriten e vijojnė farėn e tyre.
    Fuqia misterioze qė vepron nė natyrė, shtazėve iu shton edhe njė gjė tjetėr: ndjenjėn, me tė cilėn ndiejnė tė kėnaqurit e dhimbjen. Kur vjen puna te njeriu, kėtu shohim se shtohet edhe njė kapacitet tjetėr: gjykimi dhe arsyetimi.
    Nė kėtė grupim tė dytė njeriut i duket se e gjeti fijen e zbėrthimit tė pyetjeve "ē'jam unė" e "ē'ėshtė gjithėsia?" dhe kėshtu vazhdon studimin e tij:
    Shtazėt me fuqitė e ndjenjės, me anėn e shqisave njohin rrethin e tyre; mbajnė mend dhe sjellin ndėrmend ata qė kanė ndjerė e kanė njohur e, tė shtyrė prej tyre, veprojnė: por ato s'kanė vetėdije.
    Njeriu ka njė pajė mė tė madhe- mendjen, me tė cilėn ka kompetencė pėr tė njohur e pėr tė ditur marrėdhėniet e gjėrave; pėr tė hetuar e pėr t'u dhėnė pėrfundime logjike; pėr tė ēmuar e pėr tė paraparė; pėr tė kuptuar nga tė njohurat e tė panjohurat.
    Ėshtė e vėrtetė se edhe shtazėt shfaqin shenja vullneti; kanė dėshira, zgjedhin e pėlqejnė, por kjo gjė ėshtė njė instinkt e jo fryt i arsyes; ato veprojnė nėn influencėn e rrethit e nuk kanė gjykim tė vetin; prandaj shumė herė veprojnė nė dėm tė vetvetes. Ky ėshtė shkaku pėr tė cilin shtazėt s'kanė responsabilitet.
    Kur vijmė te njeriu puna ndryshon. Njeriu ka kapacitet pėr tė gjykuar e arsyetuar, pra ėshtė i lirė tė zgjedhė e tė veprojė e pėr kėtė shkak ėshtė pėrgjegjės pėr veprėn e vet. Fisnikėrinė e njė krijese nuk e shkaktojnė cilėsitė e pėrbashkėta qė e shoqėrojnė me inferiorėt e saj, por cilėsia karakteristike qė e dallon nga kėta inferiorė. Njeriu pra, me fuqinė e arsyetimit e tė vullnetit tė lirė ka njė jetė tė brendshme, njė jetė tejshqisore qė quhet "jeta njerėzore".
    Nėse ka njė tė vėrtetė tė provuar, ajo ėshtė qė: "asgjė nė botė s'ėshtė rastėsi, por ka njė qėllim"; ėshtė destinuar pėr njė qėllim tė paraparė mbas njė projekti eternal.
    Xehet nė realizimin e qėllimit pėr tė cilin janė destinuar, s'kanė fuqi as tė japin pėrkrahje as tė kundėrshtojnė; por qėndrojnė ashtu si janė.
    Bimėt janė tė shtrėnguara tė thithin ushqimin qė u duhet, pėr t'u rritur e nė fund pėr tė lėnė farėn e tyre pėr bimėn e re.
    Shtazėt nė kėtė pikėpamje kanė njė pjesė mė tė madhe e mė tė rėndėsishme: Ato kėrkojnė atė qė ėshtė e dobishme, shmangen nga ajo qė i dėmton, ndiejnė kėnaqėsi e dhimbje; por nuk e dinė se janė tė destinuara pėr njė qėllim, as nuk e dinė se pėrse janė destinuar. Prandaj vepra e shėrbimi i tyre rrjedhin vetvetiu e paramendim tė tyre.
    Vetėm njeriu u pajis me cilėsinė e lartė qė ta ēmojė se ėshtė destinuar pėr njė qėllim e qė e ka detyrė qė tė pėrpiqet pėr tė realizuar kėtė qėllim. Cili ėshtė ky qėllim, tė cilin duhet ta realizojė njeriu? Cili ėshtė misioni i njeriut?
    Siē shihet, edhe sistemi i dytė i grupimit tė gjėrave tė natyrės e studimi i tyre nuk na i zgjidhėn problemet qė na u shfaqėn nė krye tė herės: "Ē'jam unė?" e "ē'ėshtė gjithėsia?".
    Ky farė studimi jo vetėm qė nuk na i zgjidhi kėto dy probleme, por na nxori edhe njė problem tė ri: "Cili ėshtė misioni i njeriut?" Pėrpara kėtij labirinti njeriu, nė qoftė se hesht, ulet nė shkallė tė shtazėve. Prandaj heton, gjurmon, imton dhe kėrkon tė gjejė rrugė pėr tė zbėrthyer problemin qė e mundon.
    Tė gjithė dijetarėt kanė pranuar njė tė vėrtetė, por janė ndarė mė dysh: disa pretendojnė se "e vėrteta ėshtė dhe njeriu vetėm e zbulon"; disa tė tjerė thonė se "e vėrteta s'ėshtė, por e krijon njeriu me mendjen e tij".
    E kuptojnė lexuesit e ndershėm se sa tė drejtė ka pjesa e parė e sa gabim ka pjesa e dytė. Sepse nė qoftė se nuk ka njė tė vėrtetė, atėherė edhe njeriu vetė ėshtė njė gėnjeshtėr, njė e pavėrtetė. E si bėhet pra, qė njė e pavėrtetė, njė gėnjeshtėr tė mundet tė krijojė njė tė vėrtetė.
    Kjo gjė ėshtė absurde dhe ato qė janė nė kėtė mendim e kanė gabim. Prandaj dalim nė pėrfundimin e themi se "e vėrteta ėshtė dhe njeriu vetėm e zbulon".
    Misioni i njeriut pra, ėshtė vetėm "pėr tė zbuluar tė vėrtetėn qė ėshtė, ka qenė para se tė dalė nė shesh njeriu".
    Cila ėshtė kjo e vėrtetė dhe a mundet njeriu ta zbulojė me mendjen e tij? Ky ėshtė problemi mė i madh qė preokupon trurin e njeriut qysh nė fillim e deri sot e ka pėr ta preokupuar derisa tė soset jeta.
    Pėr ta diktuar kėtė pikė njeriu ka marrė nė studim e nė vėshtrim dy gjėra: "Vetveten" dhe "Gjithėsinė", prandaj ka parashtruar pyetjet "ē'jam unė?" e "ē'ėshtė gjithėsia?".
    Kėshtu lindi ai produkt i mendjes njerėzore qė quhet filozofi.


    Sistemet e hershme filozofike

    Duke studiuar vetveten dhe gjithėsinė njeriu ka diktuar dy duar ngjarjesh:

    a) Ndijimet, me tė cilat lidhet me botėn e jashtme;
    b) ndjenjat e brendshme ose vetėdijen.

    Ata dijetarė qė morėn parasysh vetėm botėn e jashtme iu dhanė fuqi ndijimeve tė jashtme dhe kujtuan se ēdo gjė qėndron vetėm nė fuqinė e shqisave, dhe kėshtu caktuan doktrinėn e tyre qė quhet "Sensualizėm". Ata qė ndjekin kėtė sistem filozofik besojnė se krejt lėvizjet mendore e kanė burimin tek shqisat. Ky sistem filozofik i mbėshtetur vetėm nė provėn e ndijimit u quajt empirizmė, prej tė cilės doli materializmi qė beson se veē materies, veē lėndės nuk ka tjetėr tė vėrtetė. Kundra kėtij sistemi revolton njė pjesė tjetėr qė merr parasysh ngjarjet origjinale tė intelektit.
    Kjo pjesė nuk merr fare parasysh ndijimet, por gjithė rėndėsinė ia jep ngjarjeve origjinale tė mendjes. Kjo doktrinė quhet "idealizėm", prej tė cilės rrjedh (Spiritualizmi i thjeshtė) qė mohon fare ekzistencėn e materies.
    Sensualizmi dhe idealizmi me ekstremitetin e tyre kundra njėritjetrit ranė nė kundėrshtim me njė palė tė tretė, e cila, pėr tė shpėtuar nga gabimet e tė parave kapi rrugėn e dyshimit dhe u quajt "Skepticizėm".
    Kjo palė pretendon se nuk ka njė tė vėrtetė tė qartė e tė padyshimtė.
    Veē kėtyre ka edhe njė doktrinė tjetėr, panteizmi, e cila e pėrcolli mendjen nė njė greminė prej nga ku nuk dilet mė. Mbas kėsaj doktrine e sosura dhe e pasosura janė njė substancė e vetme, dhe kjo ėshtė gjithėsia.
    Disa dijetarė tė dėshpėruar nga gjithė kėto kundėrshtime mendore e duke parė se tė gjitha pėrpjekjet qė kanė bėrė filozofėt pėr tė mbėrritur tek e vėrteta nuk dhanė ndonjė fryt pozitiv, u tėrhoqėn me njė anė dhe gjithė fuqinė e tyre ia dhanė kontemplimit, inspiratės e ekstazės, duke besuar se kjo ėshtė e vetmja rrugė qė e ēon njeriun tek e vėrteta e amshueshme. Kjo parti ėshtė partia e "Iluminizmit".
    Nga gjithė kėto sisteme filozofike lindėn degė tė dyta e tė treta me doktrina tė ndėrlikuara e tė ngatėrruara, saqė asnjėra s'ka mundur t'i shpėtojė kritikės.
    Qė ta pėrmbledhim mendimin tonė themi se: Tė gjithė filozofėt pranojnė njė fill tė vėrtetė prej tė cilit ka buruar gjithėsia dhe jeta. Ēėshtja mbetet qė ta njohin kėtė fill e kėshtu ta zgjidhim problemin e vėshtirė e t'i pėrgjigjemi pyetjeve "ē'jam unė?" e "ē'ėshtė gjithėsia?".
    Ndėr disa tė rinj shqiptarė mjerisht shohim njė rrymė tė re, rrymėn ateiste; ata thonė se "ē'na duhet ne tė dimė si ka filluar bota, mbasi kjo gjė na pėrcjell nė prehrin e fesė e tė klerit; feja ėshtė krijesė e fantazisė njerėzore dhe s'ka bazė tė vėrtetė; kleri ėshtė njė turmė njerėzish qė kėrkojnė tė ushqehen nė kurriz tė popullit; mėsimet fetare janė tė dėmshme dhe tė rrezikshme, pse mundohen tė mbajnė nė njė skllavėri tė pėrjetshme njerėzinė e thjeshtė; qytetėrimi i vėrtetė mund tė qėndrojė vetėm nė ato vende ku ka liri mendimi..."
    Na vjen keq pėr kėtė rini tek e cila e ka mbėshtetur shpresėn krejt kombi. Kjo djelmėni e re qė kėrkon lirinė e mendimit, pėr tė cilėn duhet ta lavdėrojmė dhe e lavdėrojmė me gėzim, na vjen keq kur shohim se harrojnė qė nė proporcion tė lirisė sė mendimit qė gėzojnė e qė gabimisht kuptojnė se ua ka rrėmbyer kush, kanė edhe detyra e pėrgjegjėsi.
    Tė kėrkosh liri tė pakufishme, domethėnė tė marrėsh pėrsipėr detyra tė pakufishme. Harron djelmėnia e re se detyra mė e parė e saj ėshtė qė tė njohė detyrat qė ka. Harron djelmėnia e re se e vetmja cilėsi qė e dallon nga shtazėt, ėshtė aftėsia qė iu dha njeriut pėr tė kuptuar se ka njė mision drejt tė cilit i drejton gjithė veprimet e veta.
    E dimė fort mirė se krejt rinia nuk janė tė kėtij mendimi; edhe ata qė janė tė kėtij mendimi bile janė tė gabuar pse nuk i dinė bazat e vėrteta tė fesė hyjnore.
    Feja mė e panjohur ndėr tė rinjtė e sotėm ėshtė ajo Islame; pėr kėtė fe tė lartė rinia shqiptare ka studiuar vetėm kritikat e gabuara dhe tė pathemelta tė kundėrshtarėve tė saj.
    Mė poshtė do tė shpjegojmė bazat esenciale tė Islamit e tani njėherė po shohim gabimin e madh e tė pafalshėm tė rinisė qė pėrmblidhet me kėto dy faza tė shkurtra "S'ka Zot; gjithėsia ka qenė dhe rregullohet vetvetiu; njeriu ėshtė pėrmirėsimi i njė forme mė tė ulėt qenieje; ē'na duhet ne tė dimė se si filloi bota?..."
    Ē'ėshtė kjo babiloni mendore?- Mė njė anė kėrkohet liri-mendimi e mė anė tjetėr kėrkohet shtrėngimi i mendjes qė mos tė mendohet mbi fillimin e botės!
    Mė njė anė thuhet se njeriu ėshtė pėrmirėsim i njė forme mė tė ulėt qenieje e mė anė tjetėr pretendohet se do tė vijė koha qė shkenca do tė fabrikojė njerėz gjeni!...
    Ē'qenka kjo natyrė e ēuditshme qė nė fillim pėrmirėsoi njė formė mė tė ulėt qenieje dhe e bėri njeri e tash e harroi kėtė mjeshtėri, tė cilėn pa pandehur po e zėvendėson me fabrikėn qė do tė prodhojė njeri?
    Po t'i thuhet ateistit se disa materiale tė grumbulluara nė njė fushė, vetvetiu u rregulluan dhe trajtuan njė ndėrtesė, nuk ka pėr ta besuar kurrė, kurse mė anė tjetėr pretendon se gjithėsia e bukur dhe e rregullt u krijua vetvetiu, e pra s'ka Zot krijues!...
    Ē'logjikė e ē'arsyetime gjeni nė kėto mendime, tė ndershėm lexues? E vetmja provė me tė cilėn afetarėt kėrkojnė pėr tė vėrtetuar se "s'ka Zot", ėshtė se sot shkenca ka shpikur teleskopė tė mėdhenj, me tė cilėt shihet mjaft thellė nė kupė tė qiellit, por deri sot nuk ėshtė parė Zoti.
    Harrojnė kėta afetarė tė shkretė se Zoti ėshtė afėr tyre; Ai s'ka nevojė pėr kurrgjė, prandaj i thonė i Mbinatyrshėm. Kėta tė rinj tė gabuar duhet tė studiojnė me kujdes e me durim Zotin sipas instruksioneve tė Hazreti Muhamedit e pastaj tė japin gjykim mbi fenė Islame.


    Kompetenca e mendjes

    Pėrpara se tė flasim pėr bazat e fesė Islame, duhet tė flasim pak mbi kompetencėn e mendjes. Sikur e vėrtetojnė filozofėt mė tė pėrmendur, mendja e njeriut ėshtė aktive e pasive.
    Aktiviteti i mendjes shtrihet mbi gjėra konkrete e evidente e mbi gjėra abstrakte qė mund tė pėrfshijė nėnkompetencėn e saj. Por, kur vjen puna pėr gjėra krejt abstrakte, mbi tė cilat s'ka asnjė njohuri, atėherė ka karakter pasiv, qė merr e rrėmben, si xhami i fotografit, tė vėrtetat qė i parashtrohen, por gjithmonė mbasi t'i ketė shoshitur nėpėr sitėn e arsyetimit e tė mos gjejė kontrast sipas parimeve e ligjeve tė logjikės. Pėr sa u pėrket gjėrave fizike mendja ėshtė aktive e pėr sa u pėrket gjėrave metafizike mendja ėshtė pasive.
    Faktet, ngjarjet dhe ekzistenca si nė natyrė, si edhe nė tejnatyrė janė tri llojesh: tė domosdoshme, tė mundshme (posibėl) dhe tė pamundshme (imposibėl).
    Tė domosdoshme e kanė quajtur atė gjė, qenia e sė cilės ėshtė vetvetiu, s'ėshtė e bėrė e s'ka nevojė pėr kurrgjė.
    Njė qenie e domosdoshme qė tė qėndrojė vetvetiu duhet tė jetė e plotė nė ēdo pikėpamje dhe mos tė ketė asnjė tė metė.
    Njerėzia qysh nė fillim ka pranuar njė qenie tė kėtillė tė domosdoshme, tė cilėn shumica e quajnė Zot dhe disa, filozofėt e quajnė fill tė gjithėsisė.
    Duke parė se ēdo gjė nė natyrė nuk ėshtė kot, por ka njė qėllim tė arsyeshėm, shtrėngohemi ta pranojmė qė filli i gjithėsisė ka dijeni tė plotė, kompetencė tė pasosur, pushtet tė pambarueshėm. Sepse po t'i mungonte dijenia,
    kompetenca dhe pushteti kėtij filli do tė ishte i pamundur rregulli i plotė qė shohim nė natyrė.
    Ky fill i parė duhet jetė njė i vetėm se pėrndryshe pushteti i tij nuk do tė kishte autoritet, mbasi mund t'i kundėrshtonim shokėt, po tė kishte shokė. Prandaj ėshtė mė mirė qė kėtij filli t'i themi Perėndi, emėr qė pėrfshin tė gjitha cilėsitė e plota.
    Perėndia ėshtė i mbinatyrshėm, pra, s'ka nevojė pėr askėnd e prandaj nuk shihet me teleskop, si duan ta shohin ateistėt, tė cilėt e mohojnė pse nuk e shohin me teleskop nė qiell. Kėta ateistė duhet ta dinė se froni i Zotit ėshtė nė ndėrgjegje tė tyre, aty le ta kėrkojnė, se kanė pėr ta gjetur sigurisht, nė qoftė se dinė rrugėn se si kėrkohet.
    Pėr ne nuk kanė faj kėta ateistė tė shkretė; pėr gabimin e tyre janė pėrgjegjės ata qė iu ka predikuar njė zot-njeri. Pėr sa i pėrket njė zoti tė kėtillė jemi dakord me ata qė s'e pranojnė. Por, ndahemi prej ateistėve pėr sa i pėrket Zotit tė vėrtetė. Zoti i vėrtetė ėshtė i mbinatyrshėm, tė cilin mendja nuk mund ta njohė vetvetiu. Pėr sa i pėrket ekzistencės sė Zotit, mendja ėshtė aktive, d.m.th. e gjen vetiu se ka njė Zot. Por pėr sa i pėrket njohjes sė tij, mendja ėshtė pasive, dhe po t'i vijė njė komunikatė hyjnore e pranon, pėrndryshe s'pranon kurrgjė.
    Tani na mbetet tė shohim nė i ka ardhur njerėzisė komunikatė hyjnore. Duke studiuar kėtė pikė shohim se nė kohėt e kaluara kanė ardhur njerėz qė kanė pretenduar se kanė pasur kontakt me Zotin, prej tė cilit kanė marrė instruksione e njoftime mbi mėnyrėn se si do t'ia njoftojnė njerėzisė tė mbinatyrshmin. Kėta njerėz quhen profetė dhe instruksionet e tyre quhen Bibėl ose libra tė shenjtė.
    Si do t'i njohim profetėt se janė tė drejtė nė pretendimin e tyre? Kjo gjė kryhet duke studiuar dy pika:

    a) Jetėn e profetėve,
    b) Instruksionet e tyre.

    Po tė na mbushet mendja se profetėt janė njerėz tė lartė, tė ndershėm, tė ditur e idealistė, e jo gėnjeshtarė, egoistė, ambiciozė e intrigantė; edhe instruksionet e tyre po tė jenė kontingjente qė t'i pranojė mendja, atėherė ėshtė detyrė qė t'u bindemi profetėve.
    Pėrndryshe flakim rrugėn e tyre dhe kėrkojmė njė rrugė tjetėr pėr tė gjetur tė vėrtetėn, e cila duhet qė duhet gjetur.
    Ne kėtu nuk mundemi tė pėrshkruajmė historinė e gjithė profetėve, vetėm pohojmė se tė gjithė profetėt pa pėrjashtim kanė qenė tė ndershėm, tė ditur e tė pajisur me virtytet mė tė larta: Gabimet trashanike qė u atribuohen janė trillime e gėnjeshtra. Ėshtė e vėrtetė se disa prej tyre si njerėz qė kanė qenė kanė bėrė ndonjė rrėshqitje tė vogėl, por kjo rrėshqitje s'ka ndodhur brenda misionit profetik e megjithėkėtė nė realitet ka pasur njė mister qė shpjegohet me hollėsi vetėm nė Kuran.


    Cili ėshtė Hz. Muhamedi?

    Mbasi shkon gjatė pėr tė treguar jetėn e ēdo profeti, ne kėtu do tė flasim shkurt mbi jetėn e Hz. Muhamedit. Muhamedi qysh kur qe djalė i ri, megjithėse ishte rritur jetim, kishte njė sjellje fisnike dhe njė virtyt tė lartė, saqė tėrhoqi dashurinė, simpatinė e besimin e gjithė popullit tė vet e atyre qė e njohėn. Ai kurrė nė jetėn e tij nuk gėnjeu, nuk trilloi e nuk tradhtoi ndonjėherė, prandaj populli i tij i pati dhėnė epitetin "El-EminBesniku". Kurdoherė qė ngatėrroheshin dy persona ose dy fise, e ftonin atė qė t'ua zgjidhte konfliktin; vendimi qė jepte ai i kėnaqte tė dy palėt, tė cilėt pajtoheshin dhe grindja merrte fund.
    Muhamedi (a.s.) ishte idealist e s'kishte asnjė ambicie pėr pozita tė larta shoqėrore, as pėr interesa personale. Zotėria e tij pėr t'u shpenguar nga mendimet e ulėta tė vulgut, tėrhiqesh nė malin "Hira" ku jetonte nė vetmi dhe mendonte pėr tė zgjidhur problemin e njeriut e tė gjithėsisė. Ky djalosh idealist ishte analfabet dhe s'kishte parė fare shkollė.
    Megjithėkėtė ishte i arsyeshėm dhe me gjykim tė mprehtė. Dinte tė dallojė tė vėrtetėn prej gėnjeshtrės; prandaj qysh nė rini shihte me vėrejtje e me ironi fetishizimin e kombit tė tij dhe vetė kėrkonte pėr tė zbuluar rrugėn qė tė shkonte te Krijuesi i Vėrtetė e i Amshueshėm.
    Nė kohėn kur ky njeri i lartė po hynte nė moshėn dyzetvjeēare, nė atdheun e tij poezia dhe arti letrar kishte marrė njė zhvillim tė madh. Nė tempullin e shenjtė tė "Qabes" ekspozoheshin ose deklamoheshin veprat artistike tė poetėve tė famshėm. Nė kėtė kohė tė konkurrencės sė artistėve letrarė, Muhamedi (a.s.) jetonte nė vetmi nė shpellėn e malit "Hira" dhe aty kėrkonte pėr tė zbuluar rrugėn qė do ta shpinte tek e vėrteta e amshuar. Kėtu nė kėtė shpellė Zotėria e tij pyeste gjithnjė veten: "ē'jam unė, ē'ėshtė gjithėsia" pėrpiqesh tė zgjidhte kėto dy problema; porse s'mund tė caktonte asnjė drejtim, pasi s'kishte kryer fare shkollė.
    Duke ndenjur nė kėto mendime, njė ditė i ēelet njė panoramė e jashtėzakonshme. U mbush me dritė fund e majė dhe s'e shihte mė botėn lėndore. Nė kėtė gjendje tė lumnueshme i del para njė mėsues qė e kishte trupin krejt dritė dhe i thotė:
    "Ikre bismi Rabbike el-ledhij haleka.. ".
    Ata qė e njohin arabishten letrare e kuptojnė madhėshtinė e kėsaj fraze e nėpėr tė edhe krejt filozofinė islame nė mėnyrė lakonike. Pėr ata qė s'e kuptojnė arabishten do tė pėrpiqemi kėtu mė poshtė me dhanė pak shpjegime; por mė pėrpara duhet tė shprehet plotėsisht teksti i Kuranit prandaj po e pohojmė edhe vetė se shpjegimet qė do tė japim nuk mund ta kenė fuqinė e origjinalit.
    Mė parė ta themi shkurt ē'i urdhėron Perėndia Muhamedit me kėtė pjesė tė Kuranit: "Kėndo me emrin e Zotit tėnd qė krijoi, krijoi njeriun prej (alek)-ut, kėndo, Zoti yt ėshtė mė i madhi mirėbėrės, i cili mėsoi me pendė, i mėsoi njeriut atė s'e dinte!..."
    Kjo kaptinė e lartė qė iu kumtua pėr herė tė parė Muhamedit (a.s.) u ekspozua nė Qabenė e ndritur. Porsa e panė poetėt e lartė qė konkurronin shoq me shoq, mbetėn tė habitur nga elokuenca mrekulluese dhe pohuan se ajo kaptinė e Kuranit ishte njė art hyjnor me tė cilin s'mund tė konkurronte asnjė poet. Prandaj tė gjithė u pėrulėn dhe e pranuan dėrgatėn e shenjtė tė Muhamedit (a.s.).
    Edhe ne po t'i vėmė mendjen dhe ta studiojmė si duhet kėtė pjesė tė Kuranit, e marrim vesh fare lehtė se cilit Zot i falen myslimanėt.
    Myslimanėt adhurojnė atė Zot, i Cili urdhrin mė tė parė e jep pėr shkollė. Urdhri "Kėndo!" do tė thotė bėhu i ditur. Pra, Zoti qė na predikon feja Islame mund tė kuptohet vetėm me dituri. Ata qė s'kanė dituri e njohuri mbi fenė Islame s'kanė tė drejtė tė mohojnė Zotin e vėrtetė qė adhurojnė myslimanėt, sepse mohimi i tyre rrjedh nga injoranca. Pėr ata qė e mohojnė Zotin pa pasur dituri, Perėndia urdhėron: "Ka disa njerėz qė pa qenė kompetentė e pa pasur njohuri luftojnė me Zotin; kėta njerėz i shtrohen ēdo djalli. Ėshtė e shkruar qė djalli t'i shtijė nė rrugė tė prapė dhe t'i udhėheqė pėr nė skėterrėn pėrvėluese gjithė ata qė mbajnė miqėsi me tė." (Kurani, 22: 3-4)
    Gjithashtu po pėr kėta njerėz nė njė ajet tjetėr thuhet: "Ka disa njerėz qė pa qenė kompetentė, pa pasur dituri e libėr luftojnė me Zotin; kėta njerėz largohen prej fesė duke u hedhur e u pėrdredhur me krenari qė t'ia prapėsojnė rrugėn njerėzisė; kėta njerėz nė dynja kanė mjerim e nė Ditėn e Kiametit do tė shijojnė mundim qė djeg shumė." (Kurani, 22: 9-10)
    Nga pėrmbajtja e kėtyre verseteve kuptohet se ata qė s'i njohin parimet e fesė sė vėrtetė nuk duhet ta luftojnė Zotin, por le tė rrinė me fajin e injorancės, faj qė shpresohet se Ai e fal.
    Le tė kthehemi nė temė: Siē shihet, i pari urdhėr qė iu dha Muhamedit ėshtė "Kėndimi", i cili duhet tė fillohet me emrin e Zotit, sikurse urdhėron Ai vetė. Edhe kjo pikė, pėr ata qė e marrin vesh, shpjegon njė hollėsi tjetėr. Nė tekstin e Kuranit urdhėrohet "Kėndo me emrin e Rabbit tėnd". Fjala "Rabb" do tė thotė Edukues; merret vesh pra se Zoti vepron pa ia ndarė dhe merret me edukatėn e krijesave qė ka gatuar Vetė. Zoti i Vėrtetė krijoi dhe krijon ēdo gjė me vullnet tė Vet. Ai krijoi edhe njeriun nė formėn mė tė bukur; i dha gjithė tė mirat qė s'mund tė numėrohen kurrė. Pastaj e mėsoi njeriun, ia mėsoi gjithė ato qė s'i dinte. Pra, i dha njeriut edukatėn fizike, edukatėn mendore dhe edukatėn morale. Ky Zot i madh e vetėm Ky meriton tė adhurohet e tė lavdėrohet. Urdhrat e kėtij Zoti meritojnė tė respektohen.
    Kėtė Zot e besojnė dhe e adhurojnė myslimanėt. Veē kėtij Zoti s'ka zot tjetėr. Rrugėn e kėtij Zoti ka predikuar edhe Muhamedi (a.s.). Sipas Kuranit, Qenie e Amshuar, pa fillim e pa mbarim, me pushtet absolut, Krijues i gjithė- sisė ėshtė vetėm Allahu, e veē Tij s'ka tjetėr zot.



    "Zani i Naltė", nr. 13-14, shtator-tetor 1934
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •