Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Basha ne takimin me ambasadorin e BE: Transparence per krimin elektoral

    Basha: Transparence per krimin elektoral

    Rozeta Rapushi

    Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, kerkoi dje transparence per ate qe quajti krim elektoral ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Pas takimit te zhvilluar me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Etore Sequi ne seline blu, Basha beri te qarte se PD kerkon transparence brenda ligjit, dhe jo qe kjo ceshtje te shtyhet ne kalendat greke, sic sipas tij propozoi PS. “Partia Demokratike eshte e vendosur qe transparenca te behet ne menyre te plote sipas parametrave ligjore qe ka Kodi Zgjedhor jo te shtyhet per kalendat greke sic u propozua dje dhe as te fshihet eshte konsumuar qartesisht nje krim elektoral. “Corpus delikti” ndodhet mbi tavoline, 1250 vota ne Lezhe, 700 vota ne Shkoder. Perpjekja per te mbyllur syte apo pretenduar se ky Corpus delicti nuk eshte, pretendimi se nuk na lejohet te shohim per arsye procedurale te paqena dhe te shpikur me dopio standarde nen presion politik nga nje Kolegj, dukshem nen trysni, nuk i sherben aspak vendit as legjitimitetit, as mazhorances dhe as zhvillimeve te ardhshme”, - u shpreh Basha. Ne kete kuptim, ai theksoi se eshte e domosdoshme qe te gjithe te angazhohen ne perputhje me ligjin, ne perputhje me Kushtetuten per te bere transparencen e plote. Ndersa beri te qarte se PD-ja eshte e vendosur qe ta beje kete transparence ne menyre te plote dhe te gjithanshme sikunder eshte e vendosur qe precedenti me i rrezikshem i perdorimit te elementit kriminal dhe futjes ne Parlament te elementit kriminal te mos e lejoje te kthehet ne nje rregull qe do ta kthente Shqiperine vite pas. Basha pohoi gjithashtu se diskutoi gjate per kete ceshtje ne takimin me ambasadorin Sequi, mbi problemet e evidentuara pas procesit zgjedhor ne Qarkun e Lezhes, ne Qarkun e Shkodres, dhe ne te tjera zona elektorale, ku transparenca e ardhur pas indicieve per parregullsi tregoi se ne zgjedhjet e 23 qershorit, ka ngritur koke nje precedent i rrezikshem per demokracine shqiptare qe eshte shperdorimi butaforik i elementeve kriminale ne shoqeri per te deformuar votat dhe vullnetin e shqiptareve.

    “Ky eshte nje precedent i rrezikshem per Shqiperine,i rrezikshem per demokracine dhe i pa pranueshem per perspektiven evropiane te vendit. Eshte nje precedent qe diskrediton vendin ne syte e botes, eshte nje precedent i cili diskrediton dhe dekurajon besimin e qytetareve tek vota e lire”, - nenvizoi kreu i PD. Ai shtoi se cdo perpjekje per te ndaluar transparencen per zgjedhjet, nepermjet presioneve ndaj institucioneve, nepermjet presioneve edhe fizike ndaj perfaqesuesve te ndryshem, eshte e denueshme dhe tregues se perdorimi i elementeve kriminale ne zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishte nje rastesi spontane por dicka e organizuar.

    PD: Mbeshtetje per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE

    Ne takimin e pare te zhvilluar me ambasadorin e BE-se, Etore Sequi pas zgjedhjes ne krye te PD-se, Lulzim Basha, e siguroi ate per perpjekjet e vazhdueshme te PD per marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne BE. “E sigurova ambasadorin Sequi, per perpjekjet e vazhdueshme te PD sot por edhe me fillimin e sezonit te ri parlamentar per tu angazhuar fuqishem ne menyre qe rrugetimi, drejt marrjes se statusit kandidat dhe hapave te tjere, te jete sa me i shpejte, duke vazhduar rrugetimin tone mbi trashegimine qe kemi deri tani”, - u shpreh dje Basha. Ai permendi se PD ka qene dhe mbetet forca kryesore europianizuese dhe e vokacionit perendimor te shqiptareve. Nisi procesin e integrimit Europian, nenshkroi MSA, aplikimi per anetaresim te plote, rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian, per statusin kandidat qe u bllokua nga mos votimi ne kohe i tre ligjeve nga opozita sot ne mazhorance.

    Zotimi i Bashes per integrimin ne BE


    “Siguroj ambasadorin Sequi dhe gjithe partneret europiane per vendosmerine e PD per te vijuar rrugen e saj si forca kryesore europianizuese dhe e vokacionit perendimor te shqiptareve. PD do te jape te gjithe kontributin e saj qe Shqiperia te marre sa me pare statusin e vendit kandidat i cili u penguan nga PS me mos votimin e 3 ligjeve. PD do te jete forca politike qe do te jape gjithcka sot ne opozite dhe neser ne mazhorance per vazhdimin e rrugetimit tone per ne destinacionin final qe eshte ne fakt edhe nje nga porosite gjenetike te Partise Demokratike “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europen””.


    KJ

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Basha ne takimin me ambasadorin e BE: Transparence per krimin elektoral

    po policat e sales bar hanin kur edi rama vidhte vota?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Basha ne takimin me ambasadorin e BE: Transparence per krimin elektoral

    Na paska dale e kete radhe boja ne syte e evropes. Nuk them qe jan vjedhur votat apo jo por mjafton mospranimi i resultatit nga pala tjeter qe te duket shqiperia si nje vend jo demokrat i udhehequr nga carlatane. Jam i sigurt qe edhe ne zgjedhjet mbas 4 vitesh do kemi te njejtat gjera.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •