Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Trafikim monstruoz i foshnjave nė Serbi




    Beograd, 31 korrik - Serbia ėshtė e shokuar nga njė aferė e ndyrė trafikimi tė mundshėm tė foshnjave nė kohėn qė Gjyqi evropian i tė Drejtave tė njeriut (CEDH) i ka kėrkuar Beogradit tė zbardhė ēdo gjė rreth kėtij skandali qė kishte filluar nė kohėn e Jugosllavisė komuniste.

    Pėr mijėra prindėr nė ankth, tė bindur, derisa tė ndodhė e kundėrta, se janė viktima tė njė trafiku foshnjash, ky verdikt ėshtė drita e shpresės. Dėshmi tė panumėrta tė grumbulluara qėkur shpėrtheu skandali nė vitet 2000, tashmė krijojnė njė skenar tė ngjashėm: autoritete spitalore i njoftonin prindėrit se foshnja e tyre kishte vdekur, pa ua treguar trupin, dhe duke u thėnė se ata do ta organizonin varrimin e foshnjės. Por, nė varreza nuk u gjet asnjė gjurmė e sapo tė lindurve qė pretendoheshin tė vdekur e tė varrosur, transmeton Koha Ditore.

    “Vetėm nė Beograd, 2 000 prindėr kanė kėrkuar tė verifikohet nėse foshnjat e tyre ishin varrosur dhe kishin marrė pėrgjigje negative”, siguron Mirjana Novokmet, 54 vjeēare. Mirjana, bebja e sė cilės kishte “lindur me shėndet tė shkėlqyeshėm” u shpall nė mėnyrė tė pashpjegueshme e vdekur disa ditė mė vonė, nė vitin 1978, dhe Goran Raxhenoviq, 42 vjeēar, i cili e kishte humbur foshnjėn nė vitin 2001, bėjnė pjesė nė grupin e prindėrve tė cilėt qe 10 vjet bėjnė presion ndaj autoriteteve tė Beogradit pėr ta vėnė nė vend tė vėrtetėn. Ata nuk kanė asnjė pikė dyshimi lidhur me ekzistimin e njė praktike kriminale tė organizuar.

    “Jemi pėrballė njė rrjeti tė organizuar dhe shteti nuk po bėn asgjė pėr tė na ndihmuar”, rrėfehet kjo grua me njė pamje tė zymtė pėrplot rrudha. “Para syve tanė ekzistenca e kėtij rrjeti ėshtė e konfirmuar me faktin se njė mėnyrė e njėjtė veprimi ka ndodhur edhe nėpėr spitale tė qyteteve tė tjera dhe nėpėr kohė tė ndryshme”, ndėrlidhet Gorani. “Nė mėnyrė implicite e ndonjėherė edhe tė drejtpėrdrejtė, infermiere dhe mami na kanė pohuar me kusht anonimitetit” ekzistimin e njė trafiku foshnjash, siguron zonja Novokmet.

    Prindėrit kanė pėrkrahje tė pakushtėzuar tė Komisarit pėr informata me rėndėsi publike Rodolub Shabiq, i cili konsideron verdiktin e Strasburgut e konsideron si rrjedhojė logjike e paaftėsisė sė autoriteteve serbe pėr t’iu dhėnė informata kredibėl prindėrve. Mundėsia e ekzistimit tė trafikimit tė foshnjave “nuk mund tė pėrjashtohet nė mėnyrė absolute”, thotė ai. Nė vitin 2006, pas presioneve tė prindėrve, Parlamenti serb formoi njė komision hetues

    Zhivodarka Dacin, kryetare e kėtij komisioni, raporti i tė cilit u miratua njėzėri nga tė zgjedhurit, saktėson se ky dokument nė masė tė madhe ka konfirmuar dyshimet e prindėrve. “Ne kemi rekomanduar krijimin e njė njėsie speciale tė policisė qė do ta udhėhiqte hetimin pėr kėtė dosje, fillimin e njė identifikimi tė domosdoshėm tė foshnjave tė vdekura nga prindėrit detyrimin pėr tė filluar autopsinė dhe lejimin e familjes qė tė pėrkujdeset pėr funeralin”, i ka deklaruar Dacin agjencisė franceze tė lajmeve AFP. Rekomandimet e komisionit janė pasojė e bindjes sė tij se dyshimet rreth trafikimit tė foshnjave janė tė arsyeshme.

    Mirjana dhe Goran, tė cilėt nė ndėrkohė kanė pasur fėmijė tė tjerė, ajo ėshtė nėnė e binjakėve e ai ėshtė baba i katėr fėmijėve, pranojnė se lufta e tyre e gjatė pėr tė vėrtetėn ka trazuar jetėt e tyre private. “Duke dėgjuar historinė time, njėra nga vajzat e mia ka frikė qė tė bėhet nėnė, ajo frikėsohet se do t’ia vjedhin foshnjėn. Ne e trajtojmė kėtė problem sikur njė top”, thotė ajo.

    Pasojat psikologjike pėr prindėrit janė “tė rėnda e plagėt tė thella", nėnvizon psikologia Milica Zarin. “Bėhet fjalė pėr seri lajmesh tė kėqija tė shoqėruara me vuajtje, depresione, me njė ndjenjė pafuqie dhe njė kėrkimi tė pa ndaluar tė sė vėrtetės”, i ka thėnė ajo AFP-sė.

    Verdikti i Gjykatės evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, i shqiptuar nė fund tė marsit, i kėrkon shtetit serb qė tė reagojė, por reagimi nuk ka ndodhur ende. “Ne kemi afat gjashtė muajsh pėr kėtė dhe ne do ta bėjmė kėtė”, i ka thėnė AFP-sė nė mėnyrė jo precize e me plot anonimitet njė pėrgjegjės i Ministrisė sė Drejtėsisė.
    http://www.koha.net/?page=1,15,154142


    Horror!
    E barabarte me krime te luftes, nese jo edhe me e rende...

  2. #2

    Pėr: Trafikim monstruoz i foshnjave nė Serbi

    Skandaloze. 2000 vetem ne Beograd?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •