Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 86
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Qeveria e re, as përtej së majtës, as përtej së djathtës, as përtej Ramës

    Ngjarjet e kësaj jave kulmuan me shpalljen e kabinetit “Rama”, një mori ministrash të rinj në moshë dhe në eksperiencë . Mbi ç’parime e kritere është kompozuar sipas jush kjo qeveri? A krijon ky formacion ndonjë shpresë për të bërë ndryshime të rëndësishme në vend?

    Parimi bazë, kuptohet qartë, është ai i votës. Në 23 qershor, shumica e shqiptarëve zgjodhën të qeveriseshin nga PS-LSI dhe qeveria është PS-LSI, pa qoka, bishta, ndere apo lëshime të natyrës nostalgjike. Një parim tjetër është ai i qeverisë hije. Në tërësi, qeveria reale ka dalë nga qeveria- hije, të cilën Rama e ka paraqitur para dhe përgjatë fushatës elektorale në të gjitha konventat programore të PS-së. Natyrisht, qeveria- hije ka qenë më e madhe; në kabinetin real kanë hyrë edhe pesë ministra të LSI-së që kanë lënë jashtë pesë të PS-së. Por parimi që qeveria duhet t’i ngjajë fitores më duket se është respektuar në përgjithësi. Pavarësisht nga cilësia e produktit, që dikujt i duket i mirë e dikujt i keq, mendoj se respektimi i ligjësive politike duhet të bëhet një normë në jetën tonë politike dhe institucionale.

    Problemet për përbërjen e kësaj qeverie fillojnë sapo kalojmë nga parimet te kriteret. Shihet qartë se kriteri bazë i Ramës në përzgjedhje, brenda kontingjentit të qeverisë hije, ka qenë raporti vetjak apo konfidencial me ta. Për të përdorur një shprehje të Xhorxh Oruellit, disa kanë qenë “më të barabartë” se disa të tjerë në raport me kryetarin. Unë nuk e kam paragjykuar ndonjëherë prirjen e kryeministrave për të punuar me njerëz të besuar. Por koncepti i besimit nuk është koncepti i jesmenit, konformistit, servilit. Korniza reale e disiplinës është program i votuar. Në këtë kuptim besnikët e programit janë njëlloj të besuar. Por Rama nuk ka ndjekur këtë logjikë. Ai është dominuar nga mendimi i vjetër për besimin. Qeveria e tij e parë është pasqyra më e qartë e kurbës që ka ndjekur teza e tij e njohur “përtej së majtës dhe së djathtës”. Ai nuk është më as përtej vetvetes. “Qeveritë e kotecit, thoshte Indro Montaneli, duke shkruar për një qeveri të ish- kryeministrit italian, Betino Kraksi, nuk mund të jenë të suksesshme”. Për analogji, qeveritë që mbyllen në rrethin e besnikëve të ngushtë të kryeministrit vështirë se lënë gjurmë.

    Një grup politikanësh të spikatur për ADN-në e PS-së janë jashtë qeverisë. Ben Blushi, Pandeli Majko, Blendi Klosi apo emra të promovuar gjatë kohës së Nanos janë jashtë projektit “Rama 1”. Ç’mund të ndodhë me ta? Sa të mundshme e shihni krijimin e një grupi të pakënaqurish në PS dhe, a mund ta rrezikojnë ata Ramën?

    Në vijë logjike me sa thashë më lart për qeverinë-hije të promovuar përpara dhe gjatë fushatës, duhet ta pranojmë se disa prej emrave që keni ju dhe unë ndërmend në këtë moment nuk kanë qenë pjesë e këtij promovimi. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Rama ka befasuar duke çuar fjala vjen Mimi Kodhelin te Mbrojtja dhe jo tek Ekonomia, apo Beqjen te Shëndetësia dhe jo te Mirëqenia Sociale, por nuk mund të them se ka befasuar duke mos përfshirë në qeverinë e re disa ish-ministra të qeverive të mëparshme socialiste. Nuk po them se këta nuk duhet të thirreshin. Po flas thjesht për paranjoftimin. Rama nuk i ka paranjoftuar në konventat e tij programore që kanë qenë edhe një lloj stërvitjeje e qeverisë së tij hije. Mësimi që duhet nxjerrë në këtë rast është të mos jetuarit me iluzione. Marrëveshjet politike me liderin duhet të jenë të qarta. Kur s’janë të qarta apo nuk ekzistojnë fare, lideri bën si t’i pëlqejë. Jam duke e shpjeguar këtë rast. Natyrisht nuk e justifikoj aspak injorimin e përvojave dhe ndërprerjen e karrierave politike në këtë mënyrë. Koha është investimi më i madh në politikë. Në partitë kryesore kemi një brez politikanësh që starton nga viti 1990 e këndej. Shumica dërrmuese e atyre që kanë mbetur në skenë përgjatë këtyre dy dekadave janë në kulmin e moshës dhe energjive për të shkëlqyer. Mënjanimi i tyre me lloj-lloj alibish është për mua një akt antikombëtar. Shpresoj dhe uroj që deputetët “e vjetër” socialistë, që në fakt janë ende në kulmin e pjekurisë si politikanë, të kontribuojnë për ndryshimin e gjendjes në këtë rrafsh duke luftuar për vendin e merituar dhe të pazëvendësueshëm të përvojës e dijes në politikë.

    Përkundër profilit të ministrave të Ramës, Ilir Meta mbajti në tri poste të rëndësishme ministrat e qeverisë “Berisha”. A është kjo qeveri me “dy kokë” dhe pse?

    Siç erdhën punët, do të ishte më e pranueshme të ishte me dy kokë, si dozhët e dikurshëm të Republikës së Venedikut. Unë kam frikë se do të kemi më të keqen: do të kemi dy qeveri në një. Ironia e madhe e kësaj qeverie, që do të lexohet si e tillë edhe në Bruksel, është se në Shqipërinë e damkosur nga pandëshkueshmëria, drejtësinë do ta ketë në dorë partia e zotit Meta.

    Ka zëra pro dhe kundër përfshirjes së aleatëve në qeveri. Lajmi brenda lajmit ishte dhe shkelja e marrëveshjes me avokat Ngjelën apo lënia jashtë kabinetit e PBDNJ-së, Vangjel Dule…

    Aleatët, miqtë e mi të ish-Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela, Kurt Kola, Skënder Gjinushi apo Paskal Milo, nuk morën votat e pritshme dhe të merituara si opozitarë. Ata u përjashtuan pra nga një mori faktorësh, duke filluar me sistemin zgjedhor e duke kulmuar me përdorimin e pashembullt të parave për blerje votash nga partitë dhe kandidatët me shumë lekë. Ata besonin se do t’i fitonin votat e duhura me politikë, me opozitarizëm. U zhgënjen. Kishin harruar ose nuk e dinin mirë se kanë lindur në Shqipërinë e sëmurë nga mungesa e qytetarisë dhe virtytit zgjedhësit që të shohin nga duart; ka lindur edhe partia e tyre, që vjedh për të blerë vota dhe qeveris për të vjedhur, siç thoshte dikur Edi Rama, duke patur parasysh në radhë të parë LSI-në, që sot e ka aleate. Këta aleatë, më mirë të rrinë jashtë sesa të pretendojnë nga Rama “korrigjimin” altruist në favor të tyre të votës së qytetarëve. Jo, qeveria le të jetë ajo që kanë nxjerrë zgjedhësit. Shumica që ka dalë me para të pista le të bëjë qeverinë përkatëse të përfitimeve të pista. Opozita do të jetë në këmbë në betejën e saj ballore me korrupsionin, por vota e pistë nuk ka përse “zbardhet” me opozitarë të ndershëm që nuk janë votuar si të tillë. Ju e shikoni si “ lajm brenda lajmit” mospërfshirjen e Ngjelës. Së paku për të respektuar këtë rubrikë të gazetës “Mapo”, le të kujtojmë se rreth pesëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve unë kam argumentuar këtu se Ngjela nuk do të ishte pjesë e kabinetit “Rama”. Mund të shpikej ndonjë post gjysmë honorifik për të sa për të larë gojën, por pjesëtar me titull të plotë në një dikaster ku priten reforma nuk do të ishte. Unë e kisha ndjerë me kohë se ishim aq të ndryshëm sa nuk kishim vend në “skuadrën” ( sa term qesharak!) të Ramës. Kur erdhi Meta, e luta miqësisht dhe madje edhe publikisht Ngjelën të kthehej në shtëpinë e tij të së djathtës. Por ai, me sa duket, deshi ta testonte deri në fund natyrën e Ramës. Në këtë sens, lajmi tingëllues nuk është fjalëpreja eventuale e Ramës, por pamundësia e këtij të fundit për të bashkëjetuar politikisht në “skuadër” me njerëz që nuk janë si ai. Lajmi i dytë, por i pari nga rëndësia, është mospërfshirja e PBDNJ-së gjithashtu. Jam shumë i çuditur, Dule ka qenë një opozitar konstant, pakica greke në Shqipëri ka patur përfaqësim të merituar në qeveritë e çdo krahu.

    Në të djathtë, kryetari i PD-së, Lulëzim Basha ka realizuar daljet e para publike, duke kërkuar transparencë për zgjedhjet dhe akuzuar Ramën se ka përdorur segmente të krimit për t’i vjedhur ato. Qëndrimet kanë qenë në të njëjtën linjë me ato të Berishës, dhe shumë pyesin nëse do të arrijë Basha të dalë nga hija e Berishës…

    Opozitarët kanë qenë pothuajse të gjithë në një linjë në lidhje me transparencën e zgjedhjeve, pas rinumërimit të kutive në Lezhë dhe në Shkodër dhe pas daljes gjithnjë e më shumë në dritë të fenomenit të blerjes së votave. Pra nuk mund të thuhet se kryetari i zgjedhur apo të tjerët janë nën hijen e Berishës. Janë të gjithë në fushë të hapur, të gatshëm për të konceptuar një transparencë komplekse si pjesë e një aksioni politik jetik për të ardhmen e demokracisë dhe opozitës. E kemi thënë edhe më parë: ka ndodhur një gjë e padëgjuar. Opozita që është bërë shumicë, ka blerë e vjedhur vota. Imagjinoni çfarë zgjedhjesh mund të bëjnë nesër këta? Me besimin e ringritjes, kryetari Lulëzim Basha po udhëheq padyshim konceptimin e gjithë aksionit politik që nënkupton Fillimi i ri, i cili do të ishte i pamundur pa garancitë e votës së lirë. Duke qenë në një linjë dhe në ballë të gjithë demokratëve në këtë sfidë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha është edhe vetvetja në mënyrën si flet, si i parashtron problemet dhe si e sheh zgjidhjen e tyre. Ai po afirmon dora-dorës lidershipin e tij, pa mbetur nën hijen e askujt dhe pa i bërë hije kërkujt. Është rruga e tij drejt suksesit.

    Disa javë pas dorëheqjes Berisha mbetet aktiv si gjithnjë në politikën e ditës. Si i vlerësoni ju reagimet e tij të shpeshta në Facebook për premtimet e pambajtura të Ramës, për ministrat e tij apo akuzat që lidhen me zgjedhjet?

    Ta nisim nga fundi. Berisha ka marrë një medalje të bukur, ndoshta më të veçantën e karrierës së tij, me rinumërimin e kutive në qarkun e Kukësit me kërkesë të LSI-së. LSI nuk u mjaftua me “aneksimin” e shumë zgjedhësve demokratë me mjetet e fituara në qeveri me ta, por u tundua ta shihte dhe të njollosur zotin Berisha, duke shkuar me mendimin se në qarkun e Kukësit dhe sidomos në Tropojë ishin bërë manipulime. Kjo kërkesë e LSI-së përkonte edhe me një opinion të përhapur me kohë nga media e qarqe politike të ndryshme sikur në Kukës dhe sidomos në Tropojë nuk votohet kurrë. Rinumërimi provoi se opinioni në fjalë paskësh qenë një Paragjykim me “P” të madhe. Në Tropojë, PD nuk kishte vjedhur asnjë votë. Përkundrazi: asaj i ishin marrë nja dhjetë vota nga të sajat. Kjo ishte medalja për Berishën dhe ministrin e tij të Brendshëm, Flamur Ndoka, që kryesonte listën e qarkut të Kukësit. Tani që ka humbur zgjedhjet, Berisha qëndron më i ngeshëm dhe më provokues përballë Paragjykimit me P të madhe të kundërshtarëve të tij për të dhe që nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet. Ai i ka kapur akuzatorët e tij duke vjedhur e blerë vota dhe nuk ka ndërmend t’ua heqë këtë gur nga qafa. Në stilin e tij të dikurshëm, ai gjen dhe evokon për Ramën dhe disa prej ministrave të rinj disa akuza të njohura e të konsumuara që janë ditur nga publiku kur ka hedhur votën. Unë jam dakord me qëndrimin e Berishës në lidhje me zgjedhjet. Si njeri i lirë, ai ka të drejtë të thotë mendimin e tij për ministrat, por akuzat që kanë për destinacion fantazinë dhe akuza të tjera që duhej të ishin zbardhur e stërzbardhur përgjatë tetë vjetëve të Berishës në krye të qeverisë dhe akuza si ajo për thesarin, që kur është bërë sefte ka patur në fokus edhe Ilir Metën, pra në kompleks kjo qasje riciklon një opozitarizëm të konsumuar, diferencues dhe plot kundërthënie, që nuk duhet të jetë modeli i opozitës së re. Publiku i kap fluturimthi kundërthëniet e kësaj qasjeje. Prandaj kam apeluar e apeloj me pastërtinë më të madhe për vendosjen e arsyes fitimtare në themel të aksionit opozitar.

    Kurse përsa i takon programit të PS-së, Berisha me sa kam dëgjuar unë, nuk po flet për “premtime të pambajtura”- ky është një spekulim i Ramës- por për “premtime të rishikuara”, të braktisura apo të riformuluara. Për një qeveri që s’ka marrë akoma detyrën, kjo është më e rëndë dhe më e pandershme sesa të mos mund t’i mbajë premtimet.

    Një tragjedi tronditëse dhe absurde si masakra e Vlorës ka krijuar sërish pasiguri për jetën në vend. Ç’ndjesi keni kur dëgjoni për krime të tilla e për jetë të humbura pa asnjë faj?

    Ndjesinë e fatalitetit të përzier me atë të të jetuarit në xhungël, ku rendin e mban zakoni dhe jo ligji dhe ku pjesëmarrja qytetare në parandalimin e krimeve të rënda është gati-gati në nivelin zero. Dëgjojmë në botë për të sëmurë mendorë që qëllojnë me armë në shkolla apo vende publike, por specifika në rastin tonë të Vlorës dhe në raste të ngjashme është lehtësia për të gjetur apo patur një armë zjarri, për me shumë, një kallashnikov. Është bërë pak për mbledhjen e armëve dhe akoma më pak kundër armëmbajtjes pa leje.

    MAPO

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Fatkeqsisht Albo si gjithmone ti mundohesh te besh fallxhorin te zgjuarin apo analistin por ti nuk e ke idene se perse flet.

    Ndarja e pushtetit ne disa hallka koordinuese per miremenaxhimin e shtetit eshte risi per Shqiperine ndaj dh nuk e dime se sa e sukseshme do te jete. Nese do pergjigje per pyetjet e tua do te duhet te presesh e te vezhgosh ecurine e qeverisjes dhe jo te hamendesosh duke veshtruar ne "globin tend magjik" sepse sic e kemi pare ne cdo teme qe na paske shprehur "mendimet" apo parashikimet e tua, ato kane qene kryekeput te gabuara...

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    nje pjese te pushtetit e ka tirana, pjesen tjeter e ka skrapari

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ngjela thyen heshtjen: Pozicionohem kundër qeverisë së re



    Kreu i PLD-së paralajmëron se përplasja është e pashmangshme

    Nuk ka zgjatur shume heshtja e kreut te Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, pas refuzimit qe iu be nga kryesocialisti Edi Rama per te drejtuar postin e ministrit te drejtesise. Ne profilin e tij ne facebook, Ngjela paralajmeron pozicionimin e tij kunder qeverise se re dhe kreut te saj Edi Rama, kur shkruan se perplasja eshte e pashmangshme. “Heqja dore nga posti I drejtesise donte te thoshte per njerezit se I kam hyre rruges se interesit material. Une skam nevoje per nje gje te tille” shpjegon Ngjela. Sipas tij Edi Rama nuk kupton dot se Shqiperia ka hyre ne nje fenomen antikorrupsion. Faji I perplasjes mes tij dhe Rames eshte pikerisht fenomeni shkruan Ngjela.
    Pak dite para se te publikoheshin emrat e ministrave te rinj, Ngjela tha se kishte nje marreveshje me Ramen, sipas te ciles ai do te ishte Ministri I ardhshem I Drejtesise. Duket se Rama respektoi nje marreveshje tjeter, ate me Ilir Meten. Kjo parashikonte qe Minister I Drejtesise te ishte Nasip Naco. Me pas u mesua se Spartak Ngjela kishte refuzuar Ministrine e Marredhenieve me Parlamentin, e ofruar nga Edi Rama.
    http://www.botasot.info/shqiperia/23...everise-se-re/

  5. #35
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    ej nga budallai nuk i dihet se cfare mund te vij kshuqe eshte dhe puna me qeverrine rames derman do e shohim se ca do katranosi ka 4 vjet perpara lakuriqi
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë


    Ladies First!


    Vladimir Karaj

    Emri:  Capture.jpg

Shikime: 3831

Madhësia:  40.9 KB

    Një pjesë e mirë e shqiptarëve sigurisht janë provokuar/habitur kur në leximin e emrave të ministrave të rinj ai i Mimi Kodhelit, ishte përkrah Ministrisë së Mbrojtjes atje ku një pjesë as do ta kishin imagjinuar. Mes 6 pozicioneve qeveritare që u dhanë për ministre, ky dukshëm ka qenë ai më interesanti. Ai ka të bëjë jo vetëm me përfshirjen e një gruaje në qeveri, por dhënien asaj një pozicioni që për mjaft shqiptarë është burrëror, madje jo për të gjithë burrat. Kreu i socialistëve ndërkohë tregoi me këtë propozim dhe të plot 5 grave të tjera se në një farë mënyrë po tenton të ndryshojë vendin. Minimalisht duke paraqitur një qeveri me një imazh krejt ndryshe dhe në një farë mase kontravers, për një vend maskilist dhe me dhunë të theksuar gjinore. Ai në fakt është dalluar ta bëjë këtë që herët në karrierën politike, por ndërsa shumë njerëz e “akuzojnë” për bojatisës dhe kundërshtarët i referohen si “Piktori”, në përzgjedhjen e qeverisë kryeministri i ardhshëm duhet të ketë menduar më shumë se sa për imazhin. Në fakt të 6 ministret (pesë të propozuara prej Ramës dhe një nga kreu i LSI Ilir Meta) nuk janë emra me aq ndikim në skenën piolitike, por janë shquar në fushat e tyre edhe pse mbetet të provojnë këtë në qeverisje ku 3 kanë pasur rastin të jenë edhe pse në pozicione që nuk kanë qenë dhe aq në dritën e publikut. Sidoqoftë do të duhet kohë për të provuar se ky afrim rekord i grave në qeverisje nuk është vetëm imazh, por edhe një tentativë për të ndryshuar raportet gjinore në vend dhe nga ana tjetër duhet të shoqërohet edhe me një qeverisje të sukseshme.

    Më e reja Klajda Gjosha e propozuar në fakt nga LSI nuk ka shumë kohë që është shkëputur nga posti i zëvendësministres që kishte për sa kohë LSI ishte në koalicion me kryeministrin në detyrë Berisha. “Sa i takon mandatit si deputete nuk është se e mendova dhe aq gjatë. E vetmja gjë që më ka bërë të mendohem shumë, është çështja e përgjegjësisë së madhe që unë do të kem, duke marrë postin e ri si ministre e Integrimit, duke qenë në një moshë kaq të re”, thotë Gjosha në një intervistë një ditë pasi ishte shpallur në postin e Ministres së Integrimit. Gjosha që ka jetuar për një periudhë të gjatë në Angli ku ka kryer edhe studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka një master në Studime Evropiane, ka po ashtu një ekpseriencë më shumë se 5 vjeçare si drejtuese në pozicione që kryesisht janë lidhur me turizmin dhe punët sociale. Ajo ka qenë për disa kohë edhe drejtoreshë në zyrën e Turizmit dhe Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës në varësi të Lulzim Bashës, kreu të opozitës që do të ketë përballë si një nga ministret e ardhshme. Madje siç thotë në një intervistë Gjoshaj do të takohet tani për herë të parë me Ramën dhe pikërisht për të punuar me të si ministre në kabinetin qeveritar. Përtej gjithë kësaj Gjosha që është më e reja, kishte vetëm tre ditë që kishte mbushur 30 vjeç kur Rama e shpalli ministre integrimi, e një kabineti me një moshë mesatare 44 vjeç. Gjosha sidoqoftë nuk është e para që merr një post kaq të lartë në një moshë kaq të re. Kreu i LSI, i cili e ka propozuar atë, ka qenë thuajse në të njëjtën moshë kur mori përsipër të drejtonte vendin si kryeministër. I vetmi ndryshim në këtë rast është fakti që kemi të bëjmë me një vajzë. Sigurisht për aq kohë sa nuk do japë provat e një ministrje, ajo do të jetë më e paragjykuara në listën e grave të propozuara për ministre, pasi pjesa tjetër veç një moshës kanë arritur të ngrenë më herët karrierat e tyre në fusha të ndryshme. Ndërkohë veç Gjoshës pjesa tjetër e listës prej 5 grash është përzgjedhje e vetë kreut të Partisë Socialiste dhe me një pjesë të mirë prej tyre ai ka bashkëpunuar edhe më herët në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

    Për shumë analistë përzgjedhja e Lindita Nikollës (e ngjashme me atë të zv/kryeministrit Niko Peleshi) duket se ka të bëjë me një besim të veçantë që ka kreu i socialistëve te administratorët. Nikolla është ish-kryetare e Njësisë Minibashkiake Numër 1, e zgjedhur për dy mandate edhe pse të dytin e ndërpreu për të kandituar si deputete, pozicion që duhet ta lërë për të marrë atë të Ministres së Arsimit dhe Sporteve. Në fakt Nikolla ka një lidhje të hershme me arsimin. Ajo është përpunuese tektesh shkollore për shkollat 9-vjeçare dhe njëkohësisht ka shërbyer për vite me rradhë si mësuese dhe drejtoreshë në një nga gjimnazet e Tiranës. Në politikë ajo duket se futet me këmbë të mbarë më 2007, duke rifituar për socialistët një zonë që e kishin humbur në 2005 ku deputet u zgjodh përfaqësuesi i Partisë Demokratike. Më 2011 ajo u rikonfirmuar në votime si drejtuese lokale. Vetë Rama kur e prezantoi si kandidate për deputete në 8 mars të këtij viti i atribuoi asaj si vlerë ndër të tjera edhe lidhjet që kishte me komunitetin. Asaj i është besuar ndërkohë të drejtojë një nga ministritë më të rëndësishme në vend atë të Arsimit, të cilës në formatin e qeverisë Rama i është bashkangjitur edhe Sporti. Deri tani ajo nuk ka pasur një profil publik të lartë dhe është shfaqur vetëm rrallë në media. Si ministre e shpallur e Arsimit Nikolla u zotua duke shkruan në profilin e saj në Facebook se do të mbyllte dyert e politizimit dhe korrupsionit në shkolla dhe do të rikthente dinjitetin e mësuesit, prindërve e nxënësve dhe se “do të hapim një faqe të re në arsimin tonë”. Në mesazh sidoqoftë ajo ka harruar të përmendë sportin, që i bashkangjitet kësaj ministrie menjëherë sapo të votohet në Kuvend, ndërsa ende mbeten për t’u parë reformat që do të ndërmerren në të dyja fushat. Fakti është që Arsimi ka qenë një nga pikat më të forta të fushatës së fundit për socialistët. Ata sulmuan qeverisjen aktuale për përdorim politik të shkollës dhe ulje të cilësisë së saj dhe korrupsion galopant në emërimet e mësuesve.

    Suprizë dhe habi ka qenë edhe propozimi për ministre Kulture të përkthyeses dhe pedagoges Mirela Kumbaro Furrxhi. Kjo e fundit ishte si një pjesë e mirë e qeverisë së shtatorit e palakuar në media edhe pse është një personazh i njohur dhe aktiv si publiciste dhe siç mësohet edhe shfrytëzuese e rrjeteve sociale për të shtuar mundësitë e komunikimit. Veç faktit që kemi të bëjmë me një intelektuale dhe një person të sukseshëm në fushën e saj, interesant në rastin Kumbaro është edhe një farë kundërshtie që ajo ka shfaqur me mazhorancën e re. Në postimet publike në Facebook duke ngacmuar fillimisht me ripostimin e një shkrimi nga blogu Respublica ku kërkohej trasparencë për marrëveshjen Rama-Blair. Më e ashpër ka qenë ndërkohë një ironi me pozicionin e njërit prej të zgjedhurve deputetë nga partitë aleate të PS. “Nëse kap një mandat deputeti mund të bëhesh edhe ministër dhe te karrigia e deputetit mund të lesh dezhurn vëllain, po qe se vëllai është diku jashtë per probleme ligjore, mund vendosesh një gur derisa të kthehet ai”, shkruante Kumbaro në 1 Korrik (Citimi i marrë pa lejen e autores). A do të jetë ajo vazhdimisht polemiste edhe pas emërimit në postin e Ministres së Kulturës, të cilës për t’i dhënë një zë më të fortë dhe më shumë vëmendje kreu i PS i ka hequr të gjitha prapashtesat (edhe pse të rëndësishme) që kishte deri dje si Turizmi, Sporti dhe Rinia. Dy të parat u kalojnë kolegeve gra të Kumbaros, Gjermeni dhe Nikolla, ndërsa e treta i bashkangjitet Ministrisë së Mirëqenies Sociale që do të drejtohet nga Erjon Veliaj. Përkthyese nga frengjishtja Kumbaro ka sjellë në shqip libra të Milan Kunderës dhe mjaft autorëve të tjera, ndërsa në një intervistë për Arta Markun ka rrëfyer se përkthimi mund të jetë edhe një shenjë dembelizmi. “… e ku ka më mirë se të rishkruash ide të shkëlqyera që e kanë kaluar tashmë provën e lexuesit!…ose ky është mbase edhe justifikim i dembelizmit! Por ka dhe një arsye të tretë e cila ka qenë motori i vërtetë i profesionit tim: dëshira e fortë për të ndarë me të tjerë leximet që më pëlqejnë…”, thotë Kumbaro. Si kolegia Nikolla të vetmin reagim për postin ajo e ka bërë në rrjetet sociale. “E di që sot kam hedhur një hap të guximshëm dhe jam shumë e prekur nga mbështetja Juaj, por sidomos nga entuziazmi dhe shpresa që keni treguar sot për qeverisjen e re dhe për detyrën që më është besuar në fushën e kulturës, të artit dhe të trashëgimisë kulturore”, shkruan ajo në një mesazh falenderimi për përshëndetjet që kishte marrë. E zgjedhur nga shoqëria civile Kumbaro ndër të tjera veç letërsisë është edhe në listën e përkthyesve zyrtarë me të drejta për të përkthyer edhe dokumente të sekretit shtetëror.

    Mirela Harito e kthyer rishtazi në Shqipëri pasi ishte larguar më 1991 për në Francë dhe e përfshirë po ashtu rishtazi në listat e PS si deputete e tashmë ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, është doktore shkencash në fushën e teknologjisë dhe për një kohë të gjatë ka qenë drejtuese në një nga kompanitë më të mëdha të telefonisë në botë Orange në Francë ku edhe ka marrë titullin doktoresh në Universitetin Paris (VI) “Pierre et Marie Curie”. Edhe pse pak e njohur në politikën shqiptare deri pak kohë më parë kur u prezantua si pjesë e stafit që përgatiti programin për qeverisje të PS Harito është një nga ministrat e propozuar që është sulmuar nga opozita e re. Kryeministri Berisha e quajti atë kohë më parë si “kryefshesare” dhe kushurirë e Edi Ramës duke aluduar për mbiemrin Koleka që i lidh të dy. Harito vetë ka sqaruar se është kushërirë e 6 e Ramës dhe stërmbesë në fakt e Spiro Jorgo Kolekës një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë. Harito pritet të ketë si barrë ndërtimin e Administratës Publike, ndërsa ajo është ngarkuar tashmë me mbledhjen e CV-ve në fushatën që Rama nisi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve dhe që pritet të shërbejë si dadabase për përzgjedhjen më pas të drejtuesve të rinj në vend. Harito i ka pasur të paktat daljet publike, ndërsa ajo ende nuk ka përcjellë ndonjë mesazh pas përzgjedhjes në postin e ministres, ku ndryshe nga shumë të tjerë është edhe në fushën e saj të ekspertizës. Ashtu si një pjesë e kabinetit të ri qeveritar ajo mbetet e paprovuar në politikë.

    Englantina Gjermeni është deputete e Partisë Socialiste që prej vitit 2009. Ajo iu bashkua kësaj partie pasi në krye të saj u zgjodh Edi Rama dhe ishte një nga përzgjedhjet e këtij të fundit në listën e deputetëve të 2009. Gjermeni fillimisht është votuar në listën e Tiranës dhe në 2013 u zgjodh deputete në listën e qarkut të Fierit. Ajo vjen nga një karrierë akademike, më herët ka qenë kryesisht pedagoge dhe lektore për barazinë gjinore dhe çështje të tjera sociale ndërsa ka qenë gjithashtu e angazhuar në shoqërinë civile dhe drejtorezhë e Aleancës Gjinore për Zhvillim për vite me rradhë. E propozuar si Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Gjermeni njëkohësisht ka parë në qeverinë e re edhe një “fitore” të fushatës së saj për barazinë gjinore përfshirjen në të të 5 kolegeve. “Kjo është një gjë që unë vazhdimisht e kam pasur shumë për zemër edhe ndjehem shumë mirë që modeli i qeverisë së re është modeli më demokratik dhe më përfaqësues për shoqërinë shqiptare, duke përdorur me efikasitet potencialet dhe kontributet e të dyjave gjinive, grave edhe burrave”, shkruan ajo në postimin në rrejtin social ku përshëndet ata që i kanë uruar përzgjedhjen si ministre. Posti i saj do të jetë ndërkohë një nga më të rëndësishmit dhe asaj do i duhet që në fillim të vërë në jetë programin qeverisë së re për bregdetin përfshi edhe premtimet për shkatërrimin e një pjese të mirë të ndërtimeve pa leje në këtë zonë. Gjermeni që ndërkohë ka shpenzuar një mandat deputeteje në parlament dhe do duhet të lërë mandatin e dytë për të shërbyer si ministre.

    Mimi Kodheli që do të jetë gruaja e parë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është edhe përfaqësuesja më jetëgjatë në politikë dhe administratën publike në ekipin e grave që do të jenë në qeverinë e re dhe po ashtu një bashkëpunëtore e hershme e kryesocialistit Rama. Kodheli është përfshirë në politikë që para vitit 2005 dhe ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 2005 pasi kishte shërbyer ndërkohë si nënkryetare në Bashkinë e Tiranës dhe Prefekte e Qarkut Tiranë. E arsimuar në ekonomi dhe administrim në SHBA, Itali dhe Shqipëri Kodhelit nuk do i duhet në fakt të përgatisë ushtrinë për luftë siç edhe është imazhi i ministrit të Mbrojtjes edhe pse do i duhet të drejtojë një mori gjeneralësh e ushtarakësh. Në fakt puna kryesore që i takon asaj dhe prej ku edhe do matet suksesi do jetë mirëadministrimi i pronave dhe financave që ka ushtria shqiptare, të cilat po ashtu kanë qenë pjesë e debatit në fushatë. Ndërtimi i një ushtrie moderne duhet të jetë pjesë e prioritetve të ministres së re të Mbrojtjes, por kjo e fundit më herët duhet të zgjidhë problemet ekonomike të ushtrisë dhe t’i japë zgjedhje statusit të ushtarakut dhe ish ushtarakëve.

    Zgjedhja e saj dhe 5 grave të tjera në postet ministrore ka qenë edhe pika më e fortë e kabinetit të sapo shpallur, pavarësisht se çfarë do të arrijë ai. Emërimi i 6 ministreve impresionoi pozitivisht edhe kryeministrin në detyrë Sali Berisha, i cili ndërsa ironizonte kabinetin është detyruar të pranojë se përfshirja e grave në të ishte pozitive “e vetmja gjë pozitive” tha ai në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua paralelisht me shpalljen e qeverisë së re.

    MAPO

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    PD: Zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, goditje ndaj shtetit ligjor

    Partia Demokratike ka vijuar sërish sulmet ndaj ministrave të kabinetit “Rama”. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani akuzoi ministrin e ardhshëm të punëve të Brendshme, Saimir Tahiri për lidhje me persona të kërkuar për trafiqe, pastrim parash e atentate ndaj uniformave të policisë.

    Sipas Bogdanit, qeveria e re nuk do t’i shërbejë qytetarëve, pasi në përbërje të saj është një person që në më shume se një rast ka qenë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e rendit dhe sigurisë.

    “Për vite me radhë Shqipëria e luftoi krimin e organizuar dhe asetet e tij dhe për arritjet e kësaj lufte iu akordua ftesa dhe anëtarësimi në NATO dhe shqiptarëve iu hoqën vizat. Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të Brendshëm; njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit e parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin pronar të një skafi”,- deklaroi Bogdani.

    Sipas tij Partia Demokratike do të mbrojë me vendosmëri institucionet e zbatimit të ligjit dhe shtetit në tërësi “nga çdo lloj revanshi anti institucional dhe me lidhje të qarta kriminale”.

    Shqip

  8. #38
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Dolen shpejt parashikimet e mia. Ju thashe qe Ngjela shume shpejt do atakoje qeverine e re, bile pa ardhur akoma ne pushtet. Flet filozofira ne emer te popullit,kur ne fakt populli i tije jane 2300 vota. Nje njeri qe do te kontiboje per vendin e tije mund ta beje kete shume mire dukeqene edhe mesues ne nje shkolle fshati, drejtor diku, apo zevendes minister. por jo, ky o minister o ska tjeter. jo se Rama eshte ndonje burre i fjales, por ne rastin e ngjales duket qarte tendenca e ketijte fundit per imponim. te njeten gje ka bere per 23 vjet. Dje bertiste kundra Berishes, pak jave me vone bertet kundra Rames. Megjithate, me mire te shikoja kete si minister sesa saimir tahirin. Kjo eshte nje tallje qe i behet shqiptareve. tahiri minister i rendit? Ju qofshi e rrofshi o shqipetaret e mi te mire.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Dolen shpejt parashikimet e mia. Ju thashe qe Ngjela shume shpejt do atakoje qeverine e re, bile pa ardhur akoma ne pushtet. Flet filozofira ne emer te popullit,kur ne fakt populli i tije jane 2300 vota. Nje njeri qe do te kontiboje per vendin e tije mund ta beje kete shume mire dukeqene edhe mesues ne nje shkolle fshati, drejtor diku, apo zevendes minister. por jo, ky o minister o ska tjeter. jo se Rama eshte ndonje burre i fjales, por ne rastin e ngjales duket qarte tendenca e ketijte fundit per imponim. te njeten gje ka bere per 23 vjet. Dje bertiste kundra Berishes, pak jave me vone bertet kundra Rames. Megjithate, me mire te shikoja kete si minister sesa saimir tahirin. Kjo eshte nje tallje qe i behet shqiptareve. tahiri minister i rendit? Ju qofshi e rrofshi o shqipetaret e mi te mire.

    ----


    murik, ngjela nuk ka per te kundershtuar..
    do bej pak ham ham e hum hum e kaq..

    do pranoj cfar ti thot shefi i tij.. edvini.. sikurse kicua bindej cfar i thosh enveri..
    kaq..

    21 janari do jet kandari..

    taku dhe edvini kan qen te dy ne shtabin qe e piketoj 21 janarin..
    ne 21 janar ata piketuan nje krim..
    dmth planifikuan te krijojn rrethana nga te cila do kishte ca te vrare 1 a 2 a 7 a 400.. kjo ska rendesi..
    keta te vrare do u duheshin per fushaten..
    do i thuhej saliut vrases e lulit vrases..
    pra me nji "gur" do vriteshin disa zogj..
    Ky eshte krim i paster..
    ne se do kishim gjykata e prokurori te nivelit euro-atlantik.. ky shtab do perfundonte ne biruc me denim shum te rende..

    sepse nje vrasje pa dashje e pa pritur e pa parashikuar denohet ndryshe nga nje vrasje e planifikuar..
    ne kte rast denimi eshte shum i rende..
    kte e di mire taku preci tahiri barja doshi sterku e paskali e dulja e mbi te gjithe e di mire edvini..

    pra keta shtabistet e projektimit e realizimit te 21 janarit do jen 120 vjet grusht celiku sepse jan ne "tave" dmth kan kryer sebashku nje krim te rende..
    shum shum edvini mund te lehtesoje cuarjen e antarve te shtabit ne dynjan tjeter e keshtu.. sikurse enveri i coj te vetet.. mbyll rrezikun e zbardhjes se krimit..

    pra ben mire taku e doshet ti ruhen njeri jatrit..

    po per te dal kondra nuku do dalin..


    ..

  10. #40
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    ishallah kokat hane plehrat se nuk ka gje te mire prej ketyre klyshave bolshevike. Ndoshta jam gabim, por me duket nje tallje ndaj shqiptarve kjo qeveri private e Rames. Tahiri,Veliaj, Ilir Hamit Liri Beqja rilindasit e Shqiperise, pike e zeze.

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •