Qendra Amerikane pėr Kėrkim, nė studimin Krishterimi nė kontekstin global, 1970-2020, bėn tė ditur se fotografia e Evropės ka ndryshuar nė mėnyrė tė konsiderueshme nė katėr dekadat e fundit, gjatė sė cilave myslimanėt janė bėrė popullata me rritje mė tė shpejtė nė kontinent, ndėrsa pėrqindja e tė krishterėve nuk ka ndryshuar dukshėm.
Nė kėtė raport jepen detaje pėr kontekstin e fetar dhe shoqėror nė secilin nga 21 religjionet e botės, me ndryshimet qė kanė ndodhur ose do tė ndodhin nė periudhėn nga viti 1970 deri nė vitin 2020. Vėmendje e veēantė i ėshtė dhėnė Evropės, si rajon nė tė cilin gjatė dekadės sė fundit kishte migrime tė mėdha, luftėra dhe rėnie tė regjimit komunist.
Qė nga viti 1970, nė botė, nė fushėn e jetės fetare janė vėrejtur ndryshime tė rėndėsishme. Njė nga tė dhėnat mė interesante ėshtė fakti se mė 2010 bota kishte mė shumė fetarė se mė 1970 dhe se ky trend do tė vazhdojė deri mė 2020. Kėshtu, derisa mė 1970, 82 pėr qind e njerėzve janė deklaruar fetarė, mė 2010 ky numėr u rrit nė 88 pėr qind, ndėrsa mė 2020 pritet tė arrijė nė 90 pėr qind.
Viti 1970 nė botė ishte shėnuar me rritjen e agnostikėve dhe ateistėve, qė atėherė ishin 19.2 pėr qind, dhe kėsaj i ka kontribuar rritja e sekularizmit, sidomos nė Evropė, si dhe komunizmi nė Evropė e Kinė. Por, pas shkatėrrimit tė Bashkimit Sovjetik mė 1991, njė numėr i madh i jobesimtarėve i kthehet besimit, thuhet nė raport.
Nė raport thuhet se dy fe botėrore, krishterimi dhe islami, dominojnė nė demografinė fetare, ndėrsa theksohet se ky trend do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
Pėr shkak tė shkallės sė lartė tė lindjes sė myslimanėve nė tė kaluarėn, njė numėr i madh i tė rinjve myslimanė tani janė nė moshėn tė krijojnė familje, gjė qė ndikon nė rritjen demografike tė pjesėtarėve tė kėsaj feje. Midis tė krishterėve kjo shkallė ėshtė e ndryshme: shėnon rėnie nė Evropė, ndėrsa rritje nė Afrikė.
Pėr shembull, nė Evropė, nė vitin 1970 ishin 655 milionė tė krishterė, qė pėrbėnin 75 pėr qind tė popullsisė, ndėrsa kjo pėrqindje mė 1910 ishte 94.5. Po ashtu, nė Evropė mė 2010 ishin 78.6 pėr qind e tė krishterėve, ndėrsa pritet qė mė 202 ata do tė jenė 744 milionė ose 78 pėr qind. Prandaj, numri i tė krishterėve nė 40 vitet e kaluara nuk ka ndryshuar dukshėm.
Nga ana tjetėr, myslimanėt nė vitin 1970 pėrbėnin 2.7 pėr qind tė popullatės evropiane, ndėrsa pritet qė deri mė 2020 tė jenė dyfish mė shumė, pra 5.9 pėr qind, kryesisht pėr shkak tė migrimit tė rritur dhe njė normė tė lartė tė shtimit natyror nė raport me pjesėtarėt e feve tė tjera. Kjo ėshtė edhe rritja mė e madhe e njė grupi fetar nė tokėn evropiane nė 40 vitet e fundit.
Sipas kėtij studimi, numri i ateistėve nė Evropė nga 8.2 pėr qind mė 1970 do tė bie 2.1 pėr qind nė vitin 2020, qė ėshtė njė nga rėniet mė tė mėdha nė numrin e anėtarėve tė njė grupi demografik gjatė dekadave tė mėparshme. Gjithashtu, numri i agnostikėve do tė mbetet nė 13.1 pėr qind, si gjatė vitit 1970, transmeton Telegrafi.
Nė nivel global, nė vitin 1970 bota kishte 1.288 miliardė tė krishterė, qė ėshtė 33.2 pėr qind e popullatės botėrore, ndėrsa mė 2010 ky numėr u rrit nė 2.262 miliardė, ose 32.8 pėr qind. Mė 2020 pritet tė jenė 2.550 miliardė apo 33.3 pėr qind e popullsisė sė pėrgjithshme botėrore.
Sipas tė njėjtit hulumtim, nė vitin 1970 nė botė ishin rreth 577 milionė myslimanė, apo 15.6 pėr qind e popullatės botėrore, derisa mė 2010 ky numėr arriti nė 1.552 miliardė apo 22.5 pėr qind. Nė vitin 2020 pritet qė numri i myslimanėve tė rritet nė 1.827 miliardė, apo 23.9 pėr qind e popullatės botėrore, qė ėshtė edhe rritja mė e madhe e madhe e numrit tė popullsisė sė kėtij besimi.
Nė nivel global, numri i agnostikėve nga 14.7 pėr qind nė vitin 1970 do tė bie nė 8.9 pėr qind nė vitin 2020, derisa budistėt do tė shėnojnė rritje nga 6.4 pėr qind mė 1970 nė 7.1 pėr qind mė 2020. Ateistėt nė vitin 1970 kanė kapur shifrėn 165 milionė, ose 4.5 pėr qind tė popullsisė sė botės; mė 2010 ishin rreth 136.5 milionė apo 2 pėr qind; derisa mė 2020 do tė jenė 136.6 milionė apo 1.8 pėr qind tė popullsisė sė pėrgjithshme botėrore.
Sipas kėtij studimi, ateistėt, nė raport me grupet e tjera fetare dhe sociale, kanė shėnuar rėnien mė tė madhe globale nė 40 vitet tė fundit.
Krijoni Kontakt