Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjeopolitikat rajonale ose integrimi kulturor i Ballkanit

    E Premte, 11 Maj 2007

    Interviste me z. Fatmir Toci, pjesemarres ne takimin dyditor te botuesve te rajonit ne Beograd

    Keto dite ne Beograd, eshte zhvilluar nje takim dyditor me botuesit e rajonit te Ballkanit, ku eshte diskutuar projekti i Antologjise Ballkanike dhe probleme te tjera, qe mund te shihen si nje gjeopolitike kulturore ballkanike. Nga Shqiperia ka marre pjese z.Fatmir Toci, kryetar i Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe drejtor i Institutit te Librit dhe Promocionit, "Toena".

    Takimi dyditor i Beogradit, ka diskutuar per nje fryme te re bashkepunimi kulturor midis vendeve te rajonit tone dhe per stimulimin e mendimit intelektual ne zhvillimin perspektiv te Evropes. Aty kane referuar edhe ish-zevendes kancelari i Austrise, dr.Erhard Busek, i cili eshte aktualisht koordinator special i Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore, Jakub Forst Battaglia, perfaqesues i Ministrise se Jashtme te Austrise, si dhe organizatori i takimit, drejtori i Fondacionit "S. Fischer Stiftung", Dietrich Simon...

    Z. Fatmir, ju sapo jeni kthyer nga nje takim me botues te Ballkanit, qe u zhvillua ne Beograd. Mbledhja kishte qellim vetem botimin e nje Antologjie Ballkanike?

    Takimi i botuesve ne Beograd, eshte vazhdimi i kontakteve midis botuesve te Evropes Juglindore, qe kane nisur vitin e kaluar ne Bazel te Zvicres e me pas, ne fundvitin e kaluar ne Berlin te Gjermanise. Nismen per keto takime, e ka marre nje prej fondacioneve me te njohura gjermane "S. Fischer Stiftung", ne bashkepunim me Ministrine e Jashtme te Austrise, me qellim njohjen me te mire dhe perkthimin e letersise gjermane ne vendet e Evropes Juglindore, rritjen e kontakteve dhe te bashkepunimit midis botuesve te ketyre vendeve dhe mundesine e botimit te letersive respektive, si dhe futjen e nje fryme te re bashkejetese ne trajtimin e figures se heroit dhe te personazhit kryesor ne botimet per femije te ketyre vendeve. Ne nje seksion te vecante, u diskutua per detajet perfundimtare per hartimin e Antologjise me prozatore ballkanike, ku, sic eshte bere tashme e ditur, nga letersia shqipe jane perzgjedhur ata shkrimtare, qe jane me te perkthyerit ne gjuhet e tjera, kryesisht gjermanisht, si Ismail Kadareja, Fatos Kongoli, Luan Starova dhe Beqe Cufaj nga Kosova. Kjo antologji, e cila do te botohet ne 9 gjuhe te vendeve te Evropes Juglindore, si dhe gjermanisht, perfshin 23 autoret me te njohur te vendeve respektive. Ne gjuhen shqipe, eshte perzgjedhur shtepia botuese "Toena" dhe ajo do te dale nga shtypi para organizimit te Panairit te 10-te te Librit "Tirana 2007", ku eshte menduar paraprakisht, qe te behet edhe paraqitja e saj publike. Takimi i ardhshem eshte menduar te organizohet ne Sarajeve ose ne Tirane, brenda muajit korrik 2007.

    Sic u theksua edhe me lart, takimi nuk kishte qellim vetem per te testuar mbarevajtjen e punes me Antologjine, por per te hedhur ide dhe diskutuar per nje fryme te re bashkepunimi kulturor midis vendeve te rajonit tone dhe per stimulimin e mendimit intelektual ne zhvillimin perspektiv te Evropes. Keto ishin edhe ne themel te kumtesave qe u mbajten ne takimin dyditor te Beogradit, nga ish-zevendes kancelari i Austrise dr.Erhard Busek, i cili eshte aktualisht koordinator special i Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore, Jakub Forst Battaglia, perfaqesues i Ministrise se Jashtme te Austrise, si dhe drejtori i Fondacionit "S.Fischer Stiftung", Dietrich Simon.

    Mos valle duhet te bejme fjale tani e tutje per nje gjeopolitike kulturore ne vendet e Evropes Juglindore dhe si duhet kuptuar kjo?

    Ne fakt shihet nga te gjithe, qe Evropa Juglindore eshte pjesa me e trazuar dhe akoma e pastabilizuar e kontinentit te Evropes, me probleme etnike e mllefe historike, me zhvillim social-ekonomik me te prapambetur e standarde me te uleta te jeteses, me zhvillime politike te paqendrueshme dhe levizje popullore te pakontrolluara. Per fatin e keq, ndikimi i politikes ne zhvillimin e ketyre vendeve ne pothuaj 20 vjetet e fundit, ka qene jo rrallehere destruktiv dhe, ne vend qe ta conte perpara zhvillimin e shoqerive ballkanike, i ka ngadalesuar proceset dhe me keq akoma, i ka bere qe te bejne hapa mbrapa. Direkt apo indirekt, qendrime te tilla, ku me shume e ku me pak, jane pasqyruar edhe ne zhvillimet kulturore te ketyre vendeve, vecanerisht ne fushen e botimeve. Ne jo pak raste ne letersi, publicistike, memorialistike, trajtesa historike, botime mbi debate te ndryshme, por edhe ne letersine per femije, nxitet akoma fryma e urrejtjes dhe qendrimet nacionaliste, evokohen lufterat heroike te popujve te ndryshem dhe fitoret e shenuara ne beteja me vendet fqinje, u hidhet benzine merive te vjetra nderetnike dhe jane te ndjeshme notat e denigrimit dhe te racizmit primitiv. Fryma, ceshtjet qe u trajtuan dhe perfundimet e takimit, ishin per nje ere te re ne marredheniet e bashkepunimit e te bashkejeteses ne kete pjese te Evropes, duke theksuar ketu rolin dhe ndikimin e madh, qe ka kultura ne pergjithesi dhe letersia ne vecanti.

    Padyshim qe ketu, nuk behet fjale per gjeopolitika kulturore te dhena ne formen e recetave, standarde per te gjitha vendet, shabllone heronjsh e personazhesh ballkanike, pasi cdo vend ka historine, kulturen e traditen e tij, ka vecorite e zhvillimeve e formimeve shekullore, ka ate qe rendom quhet, identitet te tij kombetar.

    Perse pikerisht letersia per femije zuri me shume vend ne diskutimet e atij takimi?

    Ishte nje seance e vecante, qe iu kushtua vendit qe ze letersia per femije ne letersine e vendeve te Evropes Juglindore. Referati i z.Hans-Heino Ewers, drejtor i Institutit te Librave per Femije ne Universitetin Goethe te Frankfurtit, ngjalli shume debate dhe qendrime te ndryshme te pjesemarresve. Edhe une diskutova me gjere pikerisht rreth kesaj pike. Ne botojme gjate nje viti shume tituj nga letersia per femije dhe problemet me te medha, pervec veshtiresive ne gjetjen e ilustratoreve, kemi perkthimet e pershtatshme nga letersia e huaj per femije. Kjo lidhet me faktin se botimet per femije, jane dhe duhet te jene nje nderthurje midis letersise dhe pedagogjise. Ato kane brenda tyre edhe elementin artistik-estetik, edhe rritjen e njohurive (te mesuarit), edhe argetimin. Une shkoja ne Beograd direkt nga Panairi i Nderkombetar i Librit ne Shkup, ku pata edhe shume takime bashkepunimi me botues nga Maqedonia dhe vendet e tjera te Rajonit. Mund te duket e cuditshme, por nga te gjitha botimet e ilustruara per femije, nga vendet e Rajonit qe na terhoqen vemendjen, shumica e tyre trajtonin personazhe historike e heronj kombetare, te cilet e kane kaluar jeten me shpate a pushke ne dore, qe kane korrur fitore, duke shkelur mbi kufomat e panumerta te kundershtarit, qe kane vrare e kane prere me dhjetera e qindra koka te armikut; dhe ky armik, ne te gjitha rastet, ishin fqinjet ballkanike, me te cilet sot kerkojme te bashkepunojme e te jetojme ne paqe. Kjo fryme ne shume raste, eshte e trajtuar edhe ne tekstet e historise te te gjitha niveleve ne shkollat tona dhe te fqinjeve tane. Duke vecuar botimet me figura te tilla, te njohura tradicionalisht si Borebardha, Kesulekuqja, Pinoku etj., te cilat tashme kane hyre edhe ne vendin tone me botime te shumellojshme, ne tekstet e tjera nga kjo letersi, ishte e veshtire te zgjidhje ndonje gje per te qene, duke e perkthyer ne gjuhen shqipe. Pikerisht per kete arsye, diskutimi u ndoq me interes dhe u pranua nga te pranishmit si nje problem i madh i letersive respektive.

    Si mund te mendohen te zgjidhen, apo te themi se jane ne rrugen e zgjidhjes, probleme te tilla kaq delikate, sic eshte puna e heroit, kur institucionet botuese jane te lira dhe jashte cdo kontrolli institucional?

    Mendoj se takime te tilla kane si synim, se pari, sensibilizimin per demin qe sjellin ne formimin dhe edukimin e brezit te ri botime te tilla, si dhe rrahjen e mendimeve per gjetjen e rrugeve per minimizimin e tyre. Nje rol dhe pergjegjesi te madhe, kane institucionet e arsimit dhe kultures te cdo vendi, te cilat duhet te jene me te kujdesshme ne perzgjedhjet dhe rekomandimet e tyre per ate qe duhet te lexojne femijet tane. Nxitja tematike e botimeve, nepermjet garave e konkurseve te ndryshme, koedicionet ne botime me suporte te institucioneve e fondacioneve te ndryshme nderkombetare, nxitja e perkthimeve nga letersite per femije e vendeve te ndryshme te Evropes, sipas programeve te vecanta qe mund te ofrojne keto institucione kulturore etj., u pranuan si disa prej rrugeve per te hyre ne rrugen e zgjidhjes se problemit. Padyshim qe kjo, nuk u pa si nje pune e lehte e qe mund te zgjidhej menjehere, sepse institucionet botuese jane te lira te botojne ate qe ata mendojne dhe jane, ne nje fare menyre, "jashte cdo kontrolli institucional", sic u shprehet edhe ju. Por, ne shoqerite e shendosha, qe drejtohen nga institucione dhe politika kulturore integruese, botime te tilla problematike do te mbeten si ishuj te vetmuar e gjithnje e me shume me te vegjel, pa ndonje efekt te ndjeshem ne formimin arsimor e kulturor te brezit te ri.

    Ju thate se ky takim, sherbeu edhe per zgjerimin e marredhenieve midis botuesve te Rajonit. A arritet ndonje marreveshje konkrete me botuesit e tjere?

    Vec njohjes nga afer me shume botues te njohur nga rajoni, ne patem mundesine te bisedojme konkretisht per mundesine e botimit ne gjuhet respektive te autoreve qe ne botojme. Pa dashur te hyj ne hollesite e marreveshjeve (cdo gje do te behet e ditur ne kohen e duhur), une mund te informoj se jane arritur perfundimisht marreveshjet per botimin e Fatos Kongolit ne gjuhet maqedonase, boshnjake, kroate e turke; dhe jo vetem te nje libri, por te disa botimeve te tij, te dala tashme ne gjuhen shqipe e franceze. Ne e kemi bere te ditur tashme, se romani i tij "Lekura e qenit", se shpejti do te dale edhe ne gjuhet angleze dhe greke nga botues te njohur te ketyre vendeve. Gjithashtu, u bisedua edhe per mundesine e botimit ne gjuhe te ndryshme ballkanike edhe te shkrimtareve te tjere, qe botojne te ne, si Bashkim Shehu (te cilit brenda kesaj periudhe i botohen dy romane te tij ne Amerike), Diana Culi, Flutura Acka etj. Nga ana tjeter, ne u interesuam dhe kemi bere nje perzgjedhje, besojme te mire, per sjelljen ne shqip te disa prej autoreve me te njohur ballkanike, nen emrin e nje kolane, qe e kemi titulluar "Letersi nga rajoni", te cilen e kemi filluar me perkthimin e shkrimtarit kroat, Bozidar Prosenjak, dhe dy me te njohurve nga Mali i Zi, Hoxhiq e Asanoviq; nje antologjie te plote te poezise sllovene, gjithashtu te nje antologjie te tregimit te shkurter maqedonas, si dhe dy shkrimtareve romanciere nga Maqedonia.

    Ne besojme se ky eshte fillimi i nje politike te re botuese ne rajon, ne kuadrin e nje gjeopolitike kulturore shume me te gjere, ne sherbim te njerezve qe jetojne e punojne ne keto treva ne fillimin e mijevjecarit te trete, me shpresen e ndryshimeve te medha ne marredheniet midis tyre.





    Tonin Cobani
    #VamosArgentina

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shpallet monument kulture ura e ndertuar nga Ali Pasha


    Derguar me: 16/05/2007
    • Njė urė mbi lumin Drino, e cila pritet tė shpallet shumė shpejt monument kulture, mendohet tė jetė ndėrtuar nga Ali Pashė Tepelena, diku rreth 300 vjet mė parė

    Nė tė vėrtetė, sot ekziston vetėm njė fragment i kėsaj ure. Grupi i ekspertėve nga Drejtoria rajonale e Monumenteve tė Kulturės bėjnė tė ditur se e kanė vėzhguar ditėt e fundit Urėn e vjetėr tė Leklit, objekti i periudhės osmane, me qėllim pėrfshirjen e tij nė fondin e monumenteve tė kulturės. "Tashmė grupi ėshtė duke pėrgatitur njė dosje me fotografi dhe tė dhėna historike, por dhe inxhinierike tė Urės sė vjetėr tė Leklit, nė mbėshtetje tė propozimit tė shpalljes sė statusit tė saj 'monument kulture", - tha dje drejtori i Degės Rajonale tė Gjirokastrės, Spartak Drasa.
    Specialistėt bėjnė tė ditur se ky fragment i urės ndodhet nė veri tė rrethit tė Gjirokastrės. Ėshtė pikėrisht zona ku ndahet kufiri administrativ mes Gjirokastrės dhe Tepelenės, nė pjesėn ku ndahet lugina lindore dhe ajo perėndimore e Drinosit, rreth 500 metra nė jug tė pikės turistike tė Ujit tė Ftohtė. Gjurmėt e saj ndodhen nė shtratin e lumit Drino, fragmentet mė tė qarta tė tė cilave janė themelet dhe muret prej guri. Ura ka tri kėmbė, njė prej tė cilave ėshtė e dukshme, pėr shkak tė vendosjes sipėr njė shkėmbi natyror qė qėndron nė mesin e rrjedhės sė shtratit tė Drinos.
    Hipotezat
    Specialistėt e degės sė monumenteve nė Gjirokastėr mendojnė se kjo urė mund tė jetė ndėrtuar nga Ali Pashė Tepelena nė shekullin e 17-tė. Sigurisht pėr njė motiv tė menduar mirė, si edhe shumė objekte tė tjetra ndėrtuar nė kohėn e tij. Specialistėt mendojnė se Ali Pashai kishte synim tė krijonte njė lidhje territoriale me pjesėn lindore tė zonės. Ura ėshtė e dėmtuar si pasojė e erozionit kohor dhe fshati Lekėl i rrethit Tepelenės nga na marrė emrin, ėshtė fshati nė tė cilin Ali Pashai kishte kėshilltarin e vet tė sigurisė Thanas Vaja.

    Pėrfaqėsuesit e Drejtorisė sė Monumenteve tė Kulturės tė Gjirokastrės, ndonėse kanė parė nga afėr objektin nė fjalė, janė mjaftuar duke pohuar se vlerėsimin e objektit shumėshekullor, do ta bėjė njė grup specialistėsh nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės nė Tiranė, tė cilėt janė ftuar tė vijnė kėto ditė pėr kėtė qėllim. Aktualisht siē pohojnė specialistėt, objekti qė pretendohet tė jetė ndėrtuar nė kohėn e pushtimit osman, ndodhet nėn vėzhgim. Kjo, pėr tė pritur momentin kur do tė zbardhen tė gjitha detajet dhe faktet e reja historike pėr elementėt e ndėrtimit tė saj, stilin si edhe funksionin qė ka pasur nė atė kohė.
    Dėmtimet
    Nga dėshmitė e shumta tė banorėve pėrreth mėsohet se kjo urė, gjatė kohės sė verės shėrben pėr pushuesit qė vijnė nė lumin e Drinos pėr t'u larė, si trampolinė por mjaft herė ajo ėshtė dėmtuar edhe nga persona tė pa-pėrgjegjshėm qė gjuajnė peshq me dinamit. Njė dėshmitar pohon se ka ndeshur tri raste flagrante, qė disa peshkatarė me dinamit kanė dėmtuar pjesė tė bazamentit tė urės sė supozuar, pasi pengon rrjedhėn e lirė tė gjallesave nė ujėrat e Drinosit. Kjo edhe mundet tė shpjegohet me animin nga pjesa jugore e rrjedhės sė lumit por sipas specialistėve tė monumenteve tė kulturės, animi i kėtij objekti vjen nga ka faktorėt atmosferikė dhe erozionin disavjeēar.
    Gazeta Shqiptare
    #VamosArgentina

  3. #73
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pango, Shkarkime dhe nė institucionet kulturore

    Behet fjale pėr ristrukturime jo vetėm brenda ministrisė, por edhe nė institucionet e varėsisė. Nė emėr tė kėsaj reforme, institucionet do tė kenė disa punonjės mė pak


    Duket se ethet e shkurtimeve pėr institucionet kulturore tani kanė filluar. Ndonėse kur u emėrua si ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve,z. Ylli Pango nuk bėri asnjė lėvizje nė administratė, kėto ditė diēka ka ndryshuar. Ėshtė fjala pėr ristrukturime jo vetėm brenda ministrisė, por edhe nė institucionet e varėsisė. Nė emėr tė kėsaj reforme, institucionet do tė kenė disa punonjės mė pak. Njė shkresė zyrtare e dėrguar nga Ministria e Kulturės pėr drejtorėt pėrkatės, e bėn tė ditur kėtė gjė.

    Nė Teatrin Kombėtar do tė jenė 2 punonjės mė pak. Po kėshtu, shkurtime administrate do tė ketė nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Filmit, ku aktualisht janė 13 punonjės e mes tyre, drejtorit tė sapoemėruar Artan Minarollit, do t’i duhet tė vėrė gishtin. Edhe pse ka deklaruar se nuk ka nevojė pėr shkurtime, por pėr njerėz tė tjerė, urdhri vjen nga Ministria e Kulturės. Numri i punonjėsve qė duhen shkurtuar nga administrata ėshtė i ndryshėm pėr ēdo institucion. Tė dhėnat qė vijnė nga burimeve pranė institucioneve shprehen se nga ky ristrukturim nuk janė pėrjashtuar as Teatri i Operas, Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve Popullore, Qendra Kulturore e Fėmijėve, Teatri i Kukullave, Instituti i Monumenteve tė Kulturės me 6 punonjės, etj.

    Janė afėrsisht rreth 48 punonjės, qė pritet tė jenė jashtė institucioneve tė kulturės nė zbatimin e kėtij vendimi. Kėto pasohen edhe me ndryshime brenda vet ministrisė, ku do tė ketė shkrirje tė disa strukturave dhe ngritjen e disa tė tjerave qė me sa duket, do tė mbulojnė edhe funksione tė caktuara pėr institucionet e varėsisė. Qė nė ditėt e para tė detyrės sė tij si ministėr i Kulturės, Ylli Pango ėshtė shprehur pėr njė ristrukturim tė organigramės. “Kam ndėr mend tė bėj dhe njė ristrukturim tė organigramės, pėr momentin brenda numrit tė punonjėsve qė kemi. Do tė bėj lėvizje vetėm aty ku fakti qė nuk ėshtė punuar ėshtė fare i qartė. Kjo vlen edhe pėr institucionet e varėsisė”, - ka theksuar Pango nė intervistat e tij tė para.

    Kanė kaluar mė shumė se dy muaj, dhe lėvizjet e para po duken vetėm tani. Kjo kohė duhet tė ketė shėrbyer pėr tė reflektuar se ku e si do tė bėhen ndryshimet. Deri tani duket se nuk janė prekur drejtorėt e kėtyre institucioneve. Megjithatė ende nuk dihet skema e plotė e ristrukturimit. Drejtoria e Trashėgimisė Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore ka qenė njė ndėr mė tė mėdhatė qė ėshtė pėrfshirė nė ristrukturim. E drejtuar nga studiuesi Vaso Tole, kjo drejtori ėshtė kthyer nė njė sektor tė thjeshtė. Shkrirje ka pasur edhe nė drejtori tė tjera, ku mė tepėr ndryshimet kanė prekur turizmin dhe kulturėn. Organigrama e re ėshtė pėrqendruar nė kėto dy fusha, tė cilat kur mori detyrėn si ministėr i Kulturės, Ylli Pango i cilėsoi si prioritare.
    Sui generis

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Shkrihet Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore

    Trashegimia Kulturore nuk ka me nje drejtori te sajen ne organigramen e re te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Eshte pare e udhes, qe kjo drejtori, nga e cila kane kaluar tere projektet e rendesishme ne fushen e trashegimise kulturore ne bashkerendim edhe me institucionet e varesise apo edhe organizata nderkombetare, te shkrihet. Te shkrihet me Drejtorine e Turizmit, dhe prej ketij miksi ka dale ajo e mbiquajtur, Drejtoria e Turizmit dhe Kultures Kombetare.

    Drejtori per te cilen askush nuk preferon te flase, madje as emrat e grupit te punes qe ngre ministri ne te tilla raste, kur kerkon te beje ndryshime ne organigrame nuk behen te ditur. Vecse mesohet qe nje nder ta eshte Shefi i Kabinetit prane ministrit Ylli Pango, Fisnik Brovina, qe duket se ka drejtuar edhe grupin e punes.

    Nese kerkon te mesosh dic me shume per kete drejtori, askush nuk prononcohet, qofte edhe vetem per te bere te ditur faktin e thjeshte dhe thelbesor, se si do te funksionoje kjo drejtori e re e ministrise. Mandej per te dhene shpjegimet ne kesi rastesh, pse u pa e nevojshme te kishte nje shkrirje te ketyre dy drejtorive dhe cfare synohet te arrihet me kete levizje te fundit brenda ministrise.

    Nga zyra e shtypit, qe eshte e vetmja prej nga mund te marresh ndonje informacion sado te vogel per kete shkrirje qofte edhe nepermjet thenies: "nuk dime gje", thuhet se nuk dihet as se si do te zgjidhet drejtori i kesaj drejtorie te re qe "mbiu" ne MTKRS.

    Kjo ndoshta per faktin se askush duket se nuk ndjehet kompetent, per te treguar se cfare eshte synuar te arrihet me shkrirjen e ketyre dy drejtorive secila teper e rendesishme duke qendruar vecmas tjetres. Megjithate, i vetmi reagim zyrtar ne kete rast, vjen nga zyra e shtypit te ministrise dhe vecanerisht nga Desada Metaj, e cila prerazi pohon per "KJ" se, "kjo ka te beje me prioritetet e ministrit te ri dhe politikat qe ai po ndjek ne ministri".Prioritet qe jane bere publike qartazi prej ministrit Ylli Pango, prej dites se pare ne krye te "kupoles se kultures", duke i meshuar se tepermi turizmit kulturor. Dhe zgjidhjen optimale duket se e ka gjetur ne ngerthimin e Drejtorise se Trashegimise Kulturore me Turizmin. Cka do te thote se edhe parqet arkeologjike, te trumbetuara si nje nder arritjet me te medha te ketyre koheve do te administrohen nga kjo drejtori, e cila ende nuk ka nisur te funksionoje e asnje afat se kur do te mund te jete e hapur edhe per informacion nuk eshte bere publik. Nderkohe qe dy drejtorite e tjera kane pushuar se funksionuari, pasi drejtoret e tyre aktualisht gjenden ne listen e pritjeve, dhe specialiste e drejtues te tyre nuk kane nje zyre ne te cilen mund te trokasesh per te qartesuar ndonje pike te erret.

    Nje nder ta eshte edhe Vaso Tole, tanime ish-drejtor i Trashegimise Kulturore ne ministri e qe per vite me radhe ka drejtuar kete drejtori teper te rendesishme, por momentalisht mund vetem te thote se emri i tij eshte ne listen e pritjeve dhe kaq. Pra ne ate liste, kur duhet kohe te jepet verdikti se cili do te jete pozicioni i tij i mevonshem ne ministri dhe nese do e kete nje te tille apo jo.

    Ky mund edhe te jete nje hap tejet pozitiv, qofte ne politikat e zhvillimit te turizmit por edhe ne ato politika qe do te ndiqen per trashegimine kulturore, por per sa kohe asgje nuk behet publike, dhe veprohet ne "fshehtesi te plote" me te drejte pyetet: C'do jete kjo drejtori dhe cfare do kete prioritet? Mos valle vetem turizmin kulturor?! Po me ate pjese te trashegimise kulturore qe edhe mund te mos perfshihet ne paketat e turizmit kulturor cdo behet?

    Ndersa ne anen tjeter dihet qe jane dy ligje per te cilet kjo drejtori duhet te kujdeset sa i takon implementimit te tyre, njeri "Per trashegimise kulturore" dhe tjetri qe sapo eshte miratuar, ai "Per turizmin"!
    #VamosArgentina

  5. #75
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Shpellat, njė Shqipėri ende e pazbuluar

    Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo, ka shėnuar eksperiencėn e radhės nė bredhjet e tij tutje tėhu nėpėr vise e troje ekzotike, kėsaj here duke ecur nė udhėt qė tė ēojnė drejt njė pasurie jo tė harruar, por asnjėherė tė trajtuar nė Shqipėri, asaj tė shpellave. "Jemi vend unikal nė kėtė drejtim, thotė Zeqo. Nė Shqipėri nuk ka as katalogim zyrtar e as ndonjė instancė qė mund tė merret me shpellat si pasuri e kombit. Madje nė kėtė pikė, sipas Zeqos, nuk e njohim atė qė mund tė konsiderohet Shqipėri e dytė, qė ėshtė ajo e fshehta, e pazbuluara, mistikja dhe burimorja. Sepse, thotė Zeqo, miku i tij amerikan, Peter Febrorielli, mori me vete kampionė bloze nga shpella e Pirogoshit nė Skrapar, pėr tė zbuluar njė fakt tė hamendėsuar, por shumė afėr tė vėrtetės sipas tė dhėnave: qė nė viset Shqiptare mund tė jetė ndezur zjarri i parė nė Evropė; ose qė Shqipėria tė ketė qenė ndėr vendet e para nė kontinent ku ėshtė ndezur zjarr. "Peter Febrorielli ishte mjeshtėr dhe qė nė fazėn fillestare tė studimit tė njė kampioni mund tė nxirrte njė konkluzion", thotė studiuesi Zeqo. Tė dy bashkė, tė financuar nga drejtori i muzeut privat, "Mezuraj", Eduart Mezuraj, ndėrmorėn njė udhėtim studimor njė muaj mė parė drejt shpellės sė Pirogoshit e kanioneve tė Osumit nė Skrapar e atyre tė Vjosės. Atje ka pasuri me vlera tė jashtėzakonshme, thotė Zeqo. Ndėrsa pėr shpellėn e Pirogoshit, qė ėshtė mė e gjata nė Shqipėri, gati 2 kilometra, Zeqo shprehet se aty ka njė lloj pasurie tė madhe flore dhe faune. Pėr shembull, profesori amerikan kishte hasur nė njė salamandėr nėpėrmjet sė cilės mund tė pėrcaktonte nėse nė gjatėsinė e shpellės kishte ndonjė dalje tjetėr. Por aty, amerikani Peter Febrorielli kreu dhe studime tė kulturave mikrobike, ngase sipas Zeqos ishte i interesuar pėr shėrimin e njė sėmundjeje tė quajtur Lyma. Dhe i gjithė ai "shok" mahnitje dhe befasie qė kishte pėsuar studiuesi i huaj, kishte rezultuar me premtimin pėr tė sjellė njė ekip xhirimi tė "Discovery Channel" nė Shqipėri. Qė aty, Febrorielli ka marrė dhe kampionet e hirit pėr t‘i kaluar nė studim laboratorik, pėr t‘i vėnė njė datė ritit tė domosdoshmėrisė praktike tė ndezjes sė zjarrit qė shėnjohet dhe si fillim i jetės njerėzore.

    Mirėpo sa tė rėndėsishme janė shpellat nė lėmin e studimeve historike? Mė tepėr nė lėmin e antropologjisė, shprehet studiuesi Zeqo. Shpellat dhe speleologjisė janė burimi kryesor pėr zbulimet antropologjike, sipas Zeqos, qė sjell si shembull rastet e zbulimeve tė mėdha nė shpellat nė Alfamilos tė Spanjės dhe Laskose tė Francės, ku bėhej fjalė pėr njė qytetėrim prehistorik. Njeriu jetonte nė shpella dhe aty e ngjizi jetėn, ndaj dhe studimet antropologjike nuk mund tė nisen tjetėr veēse nga studimi i qytetėrimit tė shpellave. Po rasti shqiptar? Ėshtė ndėr handikapėt mė tė mėdhenj mungesa e speleologjisė nė Shqipėri, si njė shkencė qė ka njė objekt tė vetėm, siē janė shpellat, por me objeksione tė gjėra. Dimensioni kulturor ėshtė njė prej tyre. Zeqo thotė se ka njė shoqatė speleologėsh qė drejtohet nga Gėzim Ruci, njė njeri qė ka shkuar deri nė Polin e Veriut, por qė tani ėshtė paralizuar. Pra, ka njerėz qė tėrhiqen nga kjo fushė, por nė nivel zyrtar e institucional nė Shqipėri nuk ekziston speleologjia. Madje nuk ekziston asnjė hartė zyrtare e vendndodhjes sė shpellave nė Shqipėri, ndėrkohė qė ato kanė qenė objekt studimi ndėr vite, por mė shumė nga tė huajt. I vetmi shqiptar qė i ka studiuar ato e madje dhe i ka botuar nė njė libėr, sipas tė dhėnave tė Zeqos, ėshtė mesjetologu i njohur Theofan Popa. Ky i fundit ėshtė marrė mė shumė me shpellat eremite, tė cilat bėheshin strehė e murgjve tė vetmuar e nė to ekziston njė pasuri e jashtėzakonshme pikturash e afreskesh. Janė rreth 70 shpella tė tilla nė territorin shqiptar, ku ndėr mė tė njohurat janė tre tė tilla, pra shpella eremitėsh, nė Kollomoē afėr Prespės. Mesjetologu Popa kuptohet qė ėshtė marrė vetėm me aspektin fetar tė tyre dhe jo me pasuri tė tjera. Por ē`pasuri tė tjera kanė shpellat qė mund tė luajnė dhe rolin e parqeve kombėtare? Studiuesi Zeqo sjell si shembull tė gjitha vendet evropiane qė jo vetėm e kanė tė zhvilluar shkencėn e speleologjisė, por dhe kanė marrė nė mbrojtje me ligj tė gjitha shpellat, pas njė regjistrimi dhe katalogimi tė imtėsishėm. Specifikisht ai i referohet shembullit tė Kroacisė si njė vend shembull nė kėtė drejtim. Por tė vijmė mė afėr akoma, nė Kosovė. Atje ndodhet shpella e famshme e Gadinės, e shndėrruar nė muze. Sigurisht, ajo ėshtė dukshėm njė shpellė pėrplot stalaktite dhe stalakmite, por dhe nė Shqipėri ka tė tilla, thotė Zeqo. Ai pėrmend njė serė shpellash tė cilat i ka shkelur gjatė ekspeditave tė ndryshme, sidomos nė veri, ku janė gjetur tė dhėna jete nė lashtėsi. Sepse, siē pretendon Zeqo, edhe pėr kulturėn tonė ka shumė rėndėsi studimi i kulturės sė zjarrit qė i paraprin neolitit dhe qė gjendet pikėrisht nė brendėsi tė shpellave. Ka ardhur koha qė ato tė katalogohen dhe merren nė ruajtje, thotė Zeqo. Tė marrin statusin e parqeve kombėtare e tė shndėrrohen nė vende atraktive pėr vizita turistike dhe studimore. Zeqo tregon se nė njė shpellė nė trevėn e Skraparit ndodhet njė afresk me gjurmėt e plumbave tė njė automatiku. Ndėrsa andej nga Kurveleshi ka hasur nė njė njeri qė e kishte kthyer shpellėn nė depo private. Kėshtu mund tė katandisen njė ditė tė gjitha shpellat dhe vlerat qė gjenden nė to dhe "Discovery Channel" mund tė vijė nė Shqipėri pėr tjetėr motiv xhirimi: se si nė njė vend evropian si Shqipėria njerėzit kanė kaq pak respekt dhe kujdes pėr vendin e tyre. Studiuesi Zeqo thotė se njė ndėr ushqyesit e krenarisė kombėtare te njė popull (pėrveē ndeshjeve tė Kombėtares sė futbollit) ėshtė zbulimi i pasurive qė fsheh toka, qė mund t‘u prezantohen tė huajve si vlerė e atij vendi. Nė rastin e shpellave, Zeqo thotė se aty fshihet Shqipėria e dytė, pėr nga vlerat gjithmonė. Njė Shqipėri qė duhet zbuluar, ruajtur e prezantuar pėr hir tė krenarisė qė ajo tė mos mbetet kurrė boshe dhe kallp.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #76
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kujtohet sakrifica e fundit angleze ne Shqiperi

    E Hene, 12 Nentor 2007


    Ambasada e Britanise se Madhe ne Tirane mbajti dje nje sherbese perkujtimore ne Varrezat e Deshmoreve Britanike dhe te Komonuelthit ne Parkun e Tiranes per ata qe bene sakrificen e fundit. Ne shenje mirekuptimi dhe pajtimi, te pranishem ne ceremonine e zhvilluar ishin dhe zv/Kryeministri, Gazmend Oketa, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ai i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha, si dhe perfaqesues te trupit diplomatik, te akredituar ne Tirane, atashe ushtarake, etj.

    Tradita e se Dieles Perkujtimore e ka origjinen ne kapitullin e fundit te Luftes se Pare Boterore. Ne oren 10.00 te dates 11 nentor 1918, armet ne Frontit Perendimor rane ne heshtje, pas me shume se kater vjetesh lufte. Momenti kur armiqesite pushuan u be boterisht i lidhur me perkujtimin e atyre qe vdiqen ne lufte. Dita perkujtimore (11 nentori ose e diela me afer kesaj date) eshte zgjedhur nga vendet aleate, si nje dite per te kujtuar sakrificen e atyre, qe kane vdekur ne te gjithe lufterat dhe konfliktet. Lulekuqet qe vishen ne javet e para dhe pas 11 nentorit ne shenje perkujtimi dhe qe jane prodhuar nga Legjioni Mbreteror Britanik, Shoqata Britanike e Veteraneve gjenden ne Ambasaden Britanike ne Tirane. Lulekuqet u ofruan dhe dje ne diten e sherbeses perkujtimore.

    Koha Jone
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  7. #77
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Neser cel dyert panairi i librit

    E Marte, 13 Nentor 2007

    Jubileu i panairit te librit “Tirana 2007” eshte ne prag. Neser Qendra Nderkombetare e Kultures do te jete e pushtuar nga librat, duke shenuar keshtu celjen e edicionit te 10-te te panairit me te madh te librit ne krahinat shqiptare. Per 6 dite me radhe, deri me 19 nentor, jo vetem brendia e Piramides, por edhe sheshi para saj do te jene te mbushur me libra, qe do te ofrohen per lexuesit, si ne cdo panair, me cmime me te favorshme. Sikunder eshte bere tradite, tanime, panairi nuk ka vetem botimet qe i ofrohen lexuesve, por edhe kontaktet me autoret ne promovimet e librave te tyre, por edhe neper stendat e shtepive botuese. E takimet e perurimit do te organizohen cdo dite, sidomos per promocionin e librave te rinj qe dalin nga shtypi ditet e panairit, e sidomos ato libra me vlera te medha, per te cilet do te organizohen edhe debate te mirefillta. Per cdo organizim te tille, vec programit ne katalogun e panairit dhe afishe te shumta ne mjediset e QNK-se, cdo takim do te njoftohet edhe ne gazeten e panairit, qe kete vit do te jete nje suplement ne brendesi te gazetes “Koha Jone”.

    Duke qene se Piramida ofron mundesi te pakta ekspozuese per kerkesat e larta te ekspozuesve, u mendua si nje zgjidhje dalja jashte mureve te saj. Nepermjet konstruksioneve provizore me te lehta ne pjese para hyrjes, pra ne sheshin e QNK-se, duke ngritur cadra ekspozuese per botuesit e interesuar, te cilet kane pasur kerkesa me te medha ekspozuese se nga sa mund te jene akorduar ne mjediset e Piramides.

    Veprimtari te planifikuara e autore te ftuar

    Promovime librash, biseda e debate me lexues e dashamires te librit, takime me shkrimtare, jane ato qe s’kane per t’i munguar asnje moment diteve te mbajtjes se ketij panairi. Jane 3 salla ne dispozicion te botuesve, ku ne ore te ndryshme do te kete takime me autore te shumte. Kete vit pritet qe numri i autoreve te ftuar te jete mbi 120. Cdo aktivitet promovues dhe takim do te lajmerohet, jo vetem ne vende te dukshme ne hapesirat e QNK-se ne faqen e pare te katalogut te panairit, por edhe ne gazeten e perditshme te panairit, e cila kete vit do te jete ne formen e nje suplementi ne te perditshmen “Koha Jone”. Nuk ka veprimtari ne boten shqiptare, qe te mbledhe kaq autore, studiues, kritike, gazetare etj. Pritet qe pergjate diteve te panairit te jene te ftuar, pos shkrimtareve ne ze te trevave shqiptare, qe kane qene te pervitshem, edhe shkrimtare italiane, greke apo dhe amerikane, te cilet kane edhe vepra te perkthyera ne gjuhen shqipe. Eshte konfirmuar prania e Rexhep Qosjes, pasi gjate diteve te panairit do te promovohet romani i tij me i ri dhe vepra e plote e Naim Frasherit, me te cilen ai eshte marre gjeresisht.

    Pjesemarrese, 100 shtepi botuese

    Ne kete jubile te panairit te librit, “Tirana 2007”, marrin pjese mbi 100 shtepi e ente botuese, agjenci shperndarjeje libri, studio grafike e diskografike, shtypshkronja, institucione, organizata e subjekte te tjera qe kane si objekt kryesor te punes se tyre punen me librin dhe punen botuese. Qellimi kryesor i organizimit te kesaj veprimtarie eshte ekspozimi dhe berja publike ne menyre sa me te gjere te botimeve shqiptare, kryesisht atyre te reja te vitit te fundit. Jane botime e reja, nje pjese e mire per te paren here ekspozohen ne ditet e panairit, ato qe do te jene edhe ne qender te stendes, duke i dhene mundesi lexuesve te marrin informacionin per keto botime.

    Cmimet dhe vleresimet per autoret

    Dhenia e cmimeve te ndryshme letrare gjate diteve dhe ne perfundim te panairit te librit, tanime eshte shnderruar ne nje tradite. Cmimet me te rendesishme jane ato qe jep Shoqata e Botuesve Shqiptare per shkrimtarin dhe perkthyesin e vitit. Por do te kete edhe cmime dhe vleresime per paraqitjen me te mire te stendes, per librin me te realizuar, per autorin me te dashur per femijet (nga UNICEF) etj. Ne dy vitet e kaluara cmimin e shkrimtarit me te mire e kane marre Fatos Kongoli e Vath Koreshi (pas vdekjes) ndersa per perkthyesit, Edit Dibra e Shpetim Cuka.

    Koha Jone
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. #78
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Diana Gellci merr cmimin “Pedagogu i vitit” ne Detroit

    E Shtune, 10 Nentor 2007


    Diana Gellci u nderua me titullin “Pedagogu i vitit” per vitin 2007 ne Wayne County Community College ne Detroit, me motivacionin “Per pasionin, njohurite dhe perkushtimin ne pune”. Cmimi iu dorezua dy dite me pare ne nje ceremoni te organizuar ne takimin vjetor te me shume se njemije pedagogeve ne qendren e njohur COBO, ne Micigan te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Distrikti i Wayne County Community College ne Detroit eshte nje institucion per arsimin e larte i akredituar ne shtetin e Miciganit qe afron diploma universitare deri ne shkallen e pare. Wayne County eshte i shtati per nga madhesia ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ka ne perberje 32 qytete, ku qyteti me i madh eshte Detroiti. Dhe shqiptarja Diana Gellci eshte pedagoge e Antropologjise ne kete kolegj. Ajo eshte diplomuar ne Fakultetin e Ekonomise ne Universitetin e Tiranes dhe pastaj ka fituar graden e Masterit ne Antropologji kulturore. Aktualisht po kryen doktoraturen ne fushen e mesimdhenies Online.

    Koha Jone
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Njohuri gjuhėsore dhe politike pėr arvanitėt
    Nga alfeko sukaraku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 11:37
  2. Nje pyetje per te gjithe ata qe kan njohuri ISLAME
    Nga Stentori nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 17:25
  3. Gjurmėt e civilizimeve tė zhdukura - Fingerprints Of The Gods
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 24-04-2008, 22:05
  4. Njohuri Mbi thesaret tona
    Nga rudi c33 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 21:37
  5. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •