Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 78
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ne Itali botohet Antologjia e Letersise Shqipe

    Te pakten 35 autore shqiptare nga shekulli XVIII deri ne vitet 80-te te shekullit te kaluar jane prezantuar ne “Antologjia e Letersise Shqipe” botuar se fundmi nga Shtepia Botuese “Luigi Pelegrini “ ne Itali . Pergatitur nga Profesor Nasho Jorgaqi, Antologjia e ndare ne dy pjese –proze dhe poezi-, perfshin autore nga letersia e vjeter e periudhes se Rilindjes, letersia e Pavaresise dhe ajo e pasluftes.

    Nder autoret e botuar zene vend, J.Variboba, J..De Rada, N. Frasheri, Cajupi, Z.Skiroin, N.Mjeda, Gj. Fishta, F. Noli, Asdreni, V. Prenushi, A.Asllani, E. Koliqi, M. Kuteli, Migjeni, N. Hakiu, per t’u plotesuar me autore te pasluftes se Dyte Boterore si D. Agolli, I. Kadare, F. Arapi, Dh. Qiriazi, V. Skenderi, Xh, Spahiu, A. Istrefi, A. Mamaqi, E. Kadare, J. Xoxa, Q. Buxheli, S. Andoni, N. Prifti, Dh. Xhuvani, F. Ballanca .

    Lenda e perkthyer eshte marre nga botime te ndryshme te realizuara brenda dhe jashte Shqiperise ku spikasin emrat e perkthyesve E Koliqi, J. Kodra, J. Jeuse, E. Scalambrino, K.Kokoshi, R. Baldini, A. Vrioni. Antologjia voluminoze shoqerohet me nje parathenie dhe shenime bibliografike qe Prof. Jorgaqi ka realizuar per secilin nga autoret.

    Prof. Nasho Jorgaqi, pas ketij botimi, ka pergatitur “Antologjia e Letersise Shqipe bashkekohore”, me krijimtarine letrare te periudhes paskomuniste, e cila pritet te dale ne tregun e librit shqip brenda ketij viti.
    #VamosArgentina

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vijon punimet Bordi i Parqeve Arkeologjike


    Bordi Kombetar i Parqeve Arkeologjike ne vazhden e organizimit te nje sere aktivitetesh per kremtimin e Dites Nderkombetare te Monumenteve, si bashkerendim me institucionet e trashegimise kulturore ne te gjithe vendit. Ne celje te takimit ministri Ylli Pango pohoi se, “per vendin tone, i pasur me monumente dhe per me teper i konsideruar nga UNESCO si nje vend i dendur me monumente ne nje siperfaqeje te vogel, kjo eshte nje dite tejet e rendesishme, aq me teper kur 18 per qind e ketyre

    Monumenteve, apo 700 syresh, kane pesuar demtime”. Duke dashur edhe nje here te leshoj alarmin per te gjithe njerezit e ndjeshem ndaj ketij problemi, per t’i mbrojtur keto monumente, nderkohe qe, sipas tij, jane marre masat emergjente per te ndeshkuar kundravajtesit dhe njekohesisht po punojne per te sanksionuar me mire statusin e parqeve te rinj arkeologjik, per te cilin po zhvillohet ky takim, per t’i zhvilluar me tej ata, sipas modelit te Parkut Kombetar te Butrinti, Apollonise e Shkodres deri diku.
    #VamosArgentina

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Njė bojaxhi dhe miliarderi Pacolli, duel pėr pikturat e Ibrahim Kodrės

    Derguar me: 27/04/2007

    • Piktori, nė moshė tė thyer dhe pak a shumė shėndetlig, vendosi ta trajtojė bojaxhiun, ndonėse mė tė ri nė moshė, por plot energji, si "baba" dhe familjen e tij si tė tijėn

    Piktori dhe bojaxhiu mund tė njihen nga duart. Tė dy i kanė tė mėdha, me kallo, tė mėsuara qė tė kapin jetėn pėr fyti. I pari ka qenė mė parė i famshėm nė botė dhe mė pas i pranuar edhe nė vendin e tij. I dyti, nė arrati nga diktatura, botėn donte, thjesht, ta njihte. Tė dy ishin mėsuar tė pėrdornin furēat pėr tė jetuar dhe ekzistencėn e tyre e ngjyrosėn me dendėsinė kromatike tė miqėsisė. Pasi i shkrinė nė holluesit e nostalgjisė, qė le shėnja tė pashlyeshme tek njerėzit e Lindjes, kuptuan se ndryshimet e pakapėrcyeshme ndėrmjet pėlhurave dhe mureve mund tė eliminoheshin me humanizmin reciprok, pėrtej fjalimeve tė mėdha, nė gjeste tė thjeshta afekti. Piktori shihte, nga vetmia e mrekullueshme e njė papafingoje, me pamje tė gjerė mbi ēatitė e Milanos, profilin e kaltėr tė maleve tė Lombardisė dhe, ndoshta, nė mendjen e tij, edhe largėsi tė tjera: Adriatikun, qė lag Shqipėrinė, ashpėrsitė e njė trualli tė lashtė, trajtat e njė nėne, qė e kishte lėnė jetim qė kur ishte vetėm tre vjeē.
    Nga ana e tij, bojaxhiu i thjeshtė dhe familja e tij, nga qetėsia e njė kopshti brenda njė banese, tė ngėrthyer mes trafikut qytetės, pa horizonte tė tjerė, veē atij tė parajsės sė vockėl, qė i ishte dhuruar nga famullia e zonės, nganjėherė i siguronin atij ngrohtėsinė e afekteve tė thjeshta, njė drekė tė mirė, verė tė fortė. Kur vdiq piktori, vitin e kaluar, i vetmuar dhe pa lėnė asnjė trashėgimtar, vendosi qė testamentin e tij ta zbatonte bojaxhiu. Pėr kėtė, i la atij shtėpinė, pasurinė, disa toka, fuqinė pėr tė nėnshkruar autenticitetin e pikturave tė tij dhe detyrėn pėr tė krijuar njė fondacion me emrin e tij nė Shqipėri. Detyrė, tė cilėn tani bojaxhiu, qė ndėrkohė vazhdon tė lyejė muret e shtėpive tė Milanos dhe studjon darkave libra arti, po pėrpiqet tė realizojė, jo pa vėshtirėsi, duke u impenjuar, bashkė me tė bijtė, pėr hapjen e njė muzeu (tė pėruruar para pak ditėsh nė sheshin Lagosta) dhe pa prekur, me pėrjashtim kur njė gjė e tillė kėrkohet pėr interesat e Fondacionit, trashėgiminė e fituar, qė llogaritet nė rreth tre milionė euro.
    Jetėt e tyre ishin puqur nė fillim tė viteve '90. Piktori Ibrahim Kodra, nė shtėpinė e tij nė sheshin Lagosta po fantazonte mbi tė ardhmen e tij, kur, njė mėngjes pranveror, bojaxhiu Fatos Faslliu, qė sapo kishte mbėrritur nė Milano, trokiti nė derėn e tij pėr tė parė me sytė e vet diēka, qė, pėr tė, ishte njė mit. Mendonte se do tė kishte tė bėnte me njė statujė, por, pėrballė tij, gjeti njė njeri tė butė dhe tė gatshėm pėr ta ndihmuar. Folėn me njeri-tjetrin nė dialektin e banorėve tė bregdetit durrsak e tė kodrave tė Tiranės, u mallėngjyen duke kujtuar Vendin e largėt tė Shqiponjave e vizitat mė tė fundit nė tė. Pas kėsaj, filluan tė takoheshin shpesh dhe, ngadalė, ndryshuan rolet.
    "Familja e tij"
    Piktori, nė moshė tė thyer dhe pak a shumė shėndetlig, vendosi ta trajtojė bojaxhiun, ndonėse mė tė ri nė moshė, por plot energji, si "baba" dhe familjen e tij si tė tijėn. Shumė shpejt, bojaxhiu filloi ta thėrrasė "djali im i madh", pak me tė qeshur, pak me bezdi. Nga ana e tij, Kodra, me dashuri, e thėrriste "baba". Kėshtu, vazhdoi pėr vite me rradhė. Nė ato vite, Ibrahim Kodra konsiderohej si njė legjendė e gjallė, "post-kubisti i fundit nė botė", njė nga artistėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė 20-tė. Pikaso ua prezantonte miqve tė tij si "Mon ami, peintre albanais, Kodra" (Miku im, piktori shqiptar, Kodra), ndėrkohė qė poeti Paul Eluard e pėrcaktonte si "primitivi i njė qytetėrimi tė ri". Shkrimtari Montale e angazhoi pėr tė bėrė ilustrimet e njė libri tė tij, ndėrkohė qė pėr kolegun e tij Quasimodo, Kodra ishte si njė vėlla.
    Mbėrritja nė Brera
    Kodra ishte lindur nė Ishėm, fshat i vogėl shqiptar, nė vitin 1918. Ishte i biri i njė kapiteni tė marinės ushtarake, tė cilin rrallė e shihte. Pasi u shkollua nė oborrin e mbretit Zog, ku pėrfundoi studimet e mesme, Kodra ndoqi shkollėn e artit. Mė 1938, kur ishte 20 vjeē, falė njė burse studimi, mbėrriti nė Milano, ku u regjistrua nė Akademinė e Breras, pėr tė mos lėvizur mė prej andej. Bojaxhiu Fatos Faslliu, djali i njė akovati nga Durrėsi, tė vrarė nga diktatura, ndėrkohė, kishte pėrfituar menjėherė nga njė hapje e ndrojtur e regjimit komunist shqiptar, mė 1990, e ishte larguar nga vendi. Arriti qė tė tėrheqė edhe gruan. Mė pas, njė natė, u kthye pėr tė marrė edhe tė birin, Sadriun, i cili, nė atė kohė, ishte vetėm tre vjeē, nga kthetrat e regjimit, qė e mbante peng nė kthetrat e tij, nė shtėpinė e gjyshėrve. E mbėshtolli nė pallton e tij dhe e hodhi pėrtej klonit tė kufirit, saktėsisht mbi njė valixhe tė madhe, tė cilėn e kishte hedhur atje pak mė parė. "Nė rini, isha marrė me basketboll", tregon ai. Mbėrritėn nė stacionin e trenit tė Goricias dhe, mė pas, pėrsėri nė Milano. E shoqja, Xhulieta, ishte shtatzėnė e, pak mė pas, lindi Raisėn, me tė mbėrritur. Duke pyetur shoferėt e taksive nė stacionin hekurudhor tė Milanos, Fatosi zbuloi se ku banonte piktori mė i famshėm i Shqipėrisė dhe u nis ta takonte. Kėshtu, filloi njė histori e gjatė miqėsie.
    Bashkėjetesė e vėshtirė
    Piktori vdiq nė moshėn 88-vjeēare, mė 7 prill tė vitit tė kaluar. Bojaxhiu 50-vjeēar mėsoi se ishte bėrė zbatuesi i testamentit tė tij. Me mundėsinė pėr t'u kthyer nė milioner, nė jetėn e tij u shtua edhe njė motiv: nderimi sa mė shumė i mikut tė vdekur. Por, nė histori, ka edhe tė papritura. Kėshtu, nė testament, Kodra kishte caktuar si tė plotfuqishėm edhe njė tjetėr tė birėsuar, qė, kėtė herė, ishte njė miliarder, tashmė nė krye tė njė fondacioni nė Zvicėr. "Ta doni njeri-tjetrin si vėllezėr", kishte shkruar ai. Por, dihet, vėllazėria ėshtė e vėshtirė pėr t'u menaxhuar, aq mė tepėr, kur njė nga vėllezėrit mban emrin problematik tė Behxhet Pacollit, ish-burrit tė Ana Oksės, njė afarist shumė i fuqishėm shqiptar. Pėr tė, jeta ka aromėn e parasė. Pėr Fatosin, ajo mban erė bojė. Pacolli synon tė fillojė menjėherė tė shesė. Fatosi do tė kishte dėshirė tė ruante veprat e mjeshtrit. Nga lartėsitė e qiellit, ndoshta, Kodra zbavitet duke i parė e duke bėrė edhe retė po aq tė padeshifrueshme e abstrakte, sa edhe pikturat e tij. Tė pėrziesh tė dy kėto esenca, vėrtet nuk do tė ishte fare e lehtė. La Stampa
    #VamosArgentina

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ndoc Tusha, Mjeshtri me duar nė kashtė

    • Oliverta Lila

    Nga familja trashėgoi dėshirėn pėr t'u marrė me punime artizanale. Qė i vogėl filloi tė ecte nė gjurmėt e tė parėve. Por asnjė para tij nuk kishte provuar tė punonte me kashtėn. Ndoc Tusha do ta niste me dėshirėn e njė tė riu qė i pėlqejnė sprovat e qė vitet do ta kthenin nė njė mjeshtėr tė vėrtetė. Ai lindi nė Pukė dhe mė pas aktivitetin e tij e vazhdoi nė vatrėn shkodrane tė kulturės. Nuk tentoi qė kashtėn e thekrės ta zbatonte nė teknika tė njohura pėr tė zbukuruar orendi shtėpiake si tavolina, karrige, pėr tė bėrė vazo apo gjėra tė tjera artistike. Kashtėn do ta aplikonte pėr tė bėrė vepra unikale. Nėse peizazhet e qeta, kompozimet e portretet artistėt i kanė krijuar me penel, Tusha i ka bėrė ato me kashtė. Janė punime krejt tė veēanta, pėr tė cilat ai thotė se nuk ka asnjė njeri tjetėr qė i realizon. Ėshtė aplikuesi i vetėm i kėsaj teknike nė pikturė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe mė gjerė. Gjithēka e bėn vetė. Kashtėn origjinale e ngjyros vetė nė nuanca tė shumta pėr tė krijuar larmishmėrinė e pikturave tė tij. Nuk ka pasur shembuj referimi dhe kėshtu i ėshtė dashur qė ēdo gjė ta provojė vet. Tashmė mban mbi supe vite tė tėra punė. Nė moshėn 72-vjeēare e gjen ende tė ulur nė studion e tij modeste, tek mundohet qė fijeve tė kashtės t'u japė formėn e duhur. Tregon se ka bėrė punime artizanale qė i vogėl, kur nė moshėn 7-vjeēare kishte nisur tė gdhendte drurin. Rastėsia do ta takonte me njė pikturė tė vjetėr me kashtė e realizuar nga grekėt. "E pashė atė punė dhe mė pėlqeu shumė. Nuk mė tregoi askush se si ishte punuar. Nisa tė mendoja teknikat e mundshme pėr ta aplikuar", - tregon Tusha. Veprėn e parė do ta realizonte nė vitin 1957. Dy luanė tė vendosur pėrballė njėri-tjetrit do tė ndiqeshin nė vitet qė pasuan nga vepra tė panumėrta. Gjithēka kėrkon kujdesin maksimal. Fijet e kashtės ai i pret nė pjesė tė vogla nė funksion tė idesė sė tij. Tregon se nėse vetėm njėra prej tyre do tė ngjitej keq, atėherė e gjithė puna tė shkon dėm. "Nuk gabova as nė pikturėn e parė me kashtė. Kjo mė bėri qė tė kėrkoja gjithnjė e mė shumė te vetja", shprehet Tusha. Mjeshtri i kashtės, vitet e fundit ka tentuar drejt njė pikture tjetėr po aq tė rrallė. Krahas tablove tė kashtės, tė varura nė studion e tij qėndrojnė edhe piktura tė bėra me tallash dhe rėrė. Eksperienca me kashtėn e shtyu tė provonte edhe kėto dy elementė tė tjerė.
    Portretet e Partisė
    Nė kashtė ka bėrė pothuajse tė gjithė portretet e figurave tė njohura politike nė kohėn e diktaturės. Madje, punonjėsit e Komitetit tė Partisė kanė qenė portretet e para tė Ndoc Tushės. Ka bėrė shumė portrete tė Enver Hoxhės me porosi tė funksionarėve tė kohės. Disa shkonin pėr dhuratė e tė tjera vareshin nėpėr zyra. Tusha tregon se kishin autorizim nga dega e brendshme pėr tė punuar. Madje tregon se porosi i vinin edhe pėr drejtues tė njohur tė Kinės si Mao Ce Duni, Ēu en Laj etj me tė cilėt shteti ruante marrėdhėnie tė mira politike. Nė kashtė ka bėrė edhe Stalinin, portrete qė jepeshin si dhuratė gjatė takimeve diplomatike. Herė-herė kjo ka pasur edhe koston e vet. Kallėzimi pėr tendenca ideologjike mbi portretin e udhėheqėsit ka rrezikuar ta ēojė nė burg. Tė gjitha portretet i bėnte kur punonte si mjeshtėr nė Ndėrmarrjen Artistike tė Shkodrės. Ndoc Tusha tregon se ai ishte i pari qė ka vėnė tabelėn e kėsaj ndėrmarrjeje qė fillimisht kishte 84 punėtorė. Drejtonte tė gjithė prodhimin e eksportit. Ndėrsa nė vitin 1975, Ndėrmarrja Artistike numėronte 700 punėtorė ku Tusha ndiqte teknologjinė. Tregon se e ka ndjerė qė me kashtėn mund tė punonte lirshėm atėherė kur realizoi portretet. "Portretet janė shumė tė vėshtira pėr t'u punuar", shprehet ai duke theksuar se njė i tillė mund tė dojė rreth 3 muaj a mė shumė punė. Por ai nuk ka punuar vetėm me figura politike. Gjatė viteve tė mėvonshme, pas pėrmbysjes sė sistemit ruan edhe njė sėrė portretesh shenjtorėsh, tė Skėnderbeut apo edhe portrete burrash e grash me veshje popullore.
    Nėnė Tereza e parė
    Portretin e parė tė shenjtores shqiptare, Ndoc Tusha e ka realizuar kur vitet ishin ende tė trazuara. Nė vitet 84 -85 me fijet e kashtės ai krijoi Nėnė Terezėn. Shprehet se i duhej tė ruhej shumė. Nėse dikush do ta kuptonte se ēfarė po realizonte, pasojat mund tė merren fare lehtė me mend. Tregon se gjatė kohės qė po punonte pėr Nėnė Terezėn, i ėshtė dashur tė bėjė 14 shtėpi Thethi pėr tė mbuluar punėn e vėrtetė. "Nė kohėn qė hynte ndonjė njeri unė e ulja poshtė portretin e Nėnė Terezės dhe filloja tė punoja mbi shtėpinė e Thethit", - shprehet Tusha. Ndėrsa vite mė vonė punėt e tij do tė mbėrrinin deri nė Vatikan. Nė kohėn kur Pandeli Majko ka qenė kryeministėr i ka dėrguar si dhuratė Papa Gjon Palit, njė portret pėr tė dhe njė tė Nėnė Terezės tė punuar nė kashtė nga Ndoc Tusha. "Mė ėshtė dashur 4 muaj pėr tė punuar portretin e Papės dhe 3 muaj atė tė Nėnė Terezės", - tregon Tusha, i kėnaqur qė punėt e tij kanė marrė bekimin e Papės.
    Tallashi dhe rėra
    Pas kashtės, Ndoc Tusha vendosi tė provonte tė bėnte pikturė edhe me tallash e rėrė. Lėndėn e parė e siguron vet. Ka nisur qė kėtė teksnikė ta pėrdorė nė vitin 2005, atėherė kur punimi me kashtė iu vėshtirėsua shumė nga mosha. Pikturat e tij funksionojnė me ngjitje. Mbi dėrrasė hidhet me penel figura qė do tė realizojė dhe mbi kėtė bojė vendoset rėra ose tallashi qė mė pas punohet. Ėshtė e vėshtirė ta pėrshkruash kėtė proces pa e parė. me njė sitė shumė tė dendur ai e siguron rėrėn nė plazh dhe nė studion e tij i ka dhėnė 50 ngjyra ndėrsa ka ngjyros nė 100 ngjyra tallashin. Tusha tregon se nė 1 cm kub tė pikturės sė tij ka 150 kokrriza rėre. Pas pėrfundimit tė punės, edhe nėse atė e fėrkon me dorė asnjė prej tyre nuk bie. Ndėrsa krijohen ngjyra tė veēanta. I ėshtė dashur shumė tė gjejė pajisjet e nevojshme pėr aplikimin e rėrės dhe tallashit. Tė gjitha janė mjete rrethanore. Ndoci punon edhe me guackat, por kėto tablo janė mė tė pakta. Me punėt e tij ka bėrė ekspozita tė shumta, edhe pse tregu ngelet sėrish i vėshtirė pėr t'u gjetur. Nė vitet '80 -81 ka hapur ekspozitė nė Shkodėr dhe Tiranė. I janė dashur mė shumė se 11 vjet pėr tė hapur ekspozitėn e radhės nė Shkodėr dhe mė pas sėrish nė Tiranė. Ndėrkohė qė punėt e tij janė vlerėsuar shumė jashtė Shqipėrisė si nė Itali ku ka hapur tre ekspozita, nė Zelandėn e Re apo edhe nė Kosovė. Shprehet se asnjėherė nuk ka mundur dot tė prezantohet nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Me shumė vite punė mbi supe, veēanėrisht pėr kontributin qė ka dhėnė nė ndėrmarrjen artistike, ka trokitur nė tė gjitha dyert pėr tė marrė njė pension tė posaēėm qė nuk iu dha asnjėherė.
    Punėt e fundit
    Gjatė kėtyre viteve ka bėrė punė tė shumta. Nė studion e tij gjenden edhe pak tufa kashtė thekri. Me to do tė mbyllė punimet e fundit. Mjeshtrit tė kashtės, pėrveē vėshtirėsisė pėr tė gjetur material, i rėndon edhe gjendja shėndetėsore. Ka ende disa korniza bosh qė i porosit te njė miku i tij nė Ulqin. Edhe ato do t'i mbushė me nga njė pikturė. Ka kaluar kohė tė gjatė duke u marrė me pikturat dhe kėtė e pohon edhe bashkėshortja e tij. Nga fėmijėt e tij nuk e ka trashėguar asnjė kėtė dhunti. Ata janė larguar jashtė shtetit me familjet e tyre. Vetėm nipi ka shfaqur pasionin pėr tė pikturuar. Nėse njė ditė do tė dojė tė ndjekė gjurmėt e gjyshit, ai ia ka shkruar tė gjitha teknologjitė nė njė fletore. Kėto ditė vazhdon tė punojė njė tablo krejt tė veēantė. Pemėn e jetės. Njė pemė e punuar me kashtė qė shumicėn e gjetheve i ka tė rėna. Janė vitet qė i kanė kaluar. Ndėrsa nė njė kapak qė do tė mbyllė atė ka shėnuar emrat e paraardhėsve tė tij, tė fėmijėve, tė mbesės e tė nipit. Me shpresėn se tė paktėn puna e tij do tė mbesė.
    #VamosArgentina

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Massimo Ranieri, nje traviate moderne per Tiranen

    • Admirina Peēi

    Njė "Traviatė", ndryshe, ekskluzivisht pėr Tiranėn do tė sjellė kėngėtari dhe regjisori i njohur italian, Massimo Ranieri. Verėn e vitit tė kaluar, nė teatrin "Verdi" nė Trieste, Ranieri shėnoi njė sukses tė plotė me operan "Traviata" si regjisor. Njė koncept krejt i veēantė, ku veē artistėve tė tjerė tė famshėm, nė kryerolin e kėsaj opera nė rolin e Violetės kishte angazhuar dy sopranet e njohura shqiptare, tė mirėnjohurėn Inva Mula dhe sopranon e re tė suksesshme, Ermonela Jaho. I ftuar nga Teatri Kombėtar i Operas, nė Tiranė, Massimo Ranieri do tė sjellė po kėtė shfaqje pėr publikun shqiptar. Pak kohė pas mbėrritjes nė Tiranė, Ranieri ka thėnė para mediave se ėshtė thellėsisht entuziast qė ka gjetur rastin tė vijė nė Shqipėri me kėtė shfaqje, edhe pse do tė kishte dashur shumė tė kishte njė ftesė si kėngėtar. Ai u shpreh se do tė realizojė njė "Traviatė" krejtėsisht tė re, tė ndryshme edhe nga ajo qė vuri nė Trieste, e cila u prit jashtėzakonisht mirė nga kritika dhe u cilėsua njė kėndvėshtrim bashkėkohor, larg kontureve tė klasikes.
    Menjėherė pas takimit me mediat, qė nė orėn 17:00, Ranieri ka zėnė vendin e tij para trupės sė pėrzgjedhur pėr kėtė shfaqje dhe ka nisur provat. Nė krah pėr kėtė shfaqje, e cila do tė shėnojė premierėn me 12 maj, do tė ketė asistenten e tij, Lejla Martinuci.
    Drejtori i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, Zhani Ciko tha dje se po tentojnė tė sjellin pėr njė shfaqje nė Tiranė edhe sopranon Ermonela Jaho. Ndėrkohė qė nė vargun e artistėve shqiptarė qė do tė punojnė kėto dy javė me Ranierin, do tė jenė edhe dy sopranot Marjana Leka dhe Etleva Golemi, qė do tė interpretojnė rolin e Violetės. Ndėrsa pėr drejtimin e kėsaj shfaqje ėshtė zgjedhur dirigjenti francez, Andre Bernard.
    Pėr Massimo Ranierin, qė njihet si njė prej figurave mė tė nė zė tė spektaklit nė Itali, kjo ėshtė hera e parė qė vjen nė Shqipėri. "Jam entuziast. Mendoja prej kohėsh tė gjeja rastin tė vija si i ftuar nė vendin tuaj shumė tė bukur. Por e kisha menduar kėtė si kėngėtar. Sidoqoftė, rasti e solli tė vij nė kėtė vend me traditė tė madhe lirike, si regjisor i operas sė famshme tė Verdit, "Traviata".
    Nga njoftimet nė faqen web tė artistit tė mirėnjohur italian, mėsohet se menjėherė pas Tiranės, produksioni i Massimo Ranierit, "Traviata" do tė shfaqet nė teatrin e famshėm, "San Carlo", tė Napolit. Kjo vepėr e Verdit, qė daton nė vitin 1856, ka njohur premierėn e parė pikėrisht nė Teatrin lirik tė "San Carlos", nė Napoli.
    #VamosArgentina

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ne Durres nis festivali i poezise "Poeteka"

    • Poeteka, festivali nderkombetar i poezise, pas Durresit do te vijoje ne qytetet Shkoder, Berat dhe Tirane kryesisht ne mjediset historike muzeale

    Ka nisur me Durresin festivali nderkombetar i poezise, “ Poeteka” i zhvilluar kryesisht ne mjediset e amfiteatrit dhe prane mureve te kalase se vjeter. Poeteka, pas Durresit do te vijoje ne qytetet Shkoder, Berat dhe Tirane kryesisht ne mjediset historike muzeale. Festivali nderkombetar i poezise organizohet per te tretin vit ne vendin tone, duke e radhitur Shqiperine ne vendet organizatore te tij.
    #VamosArgentina

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Massimo Ranieri: Ditėlindja, njė rrėfim nė Tiranė

    Derguar me: 04/05/2007
    • Oliverta Lila

    Dita e djeshme pėr tė do tė niste normalisht. Prej disa ditėsh nė Tiranė, Massimo Ranieri do tė linte Hotel Tiranėn pėr t’iu drejtuar Teatrit tė Operės. Pas njė kafe mėngjesi hyn nė sallėn e provave. Artisti italian, i njohur nga publiku shqiptar mė shumė si kėngėtar, ka ardhur bashkė me regjinė e njė Traviate moderne. I ėshtė vėnė punės deri nė detaje, duke harruar gjithēka jashtė spektaklit. Madje edhe qė e djeshmja shėnonte 56-vjetorin e tij tė lindjes. Urimet kanė qenė njė surprizė pėr Ranierin. Do ta merrte me hezitim ftesėn e drejtorit Zhani Ciko pėr tė bėrė njė mbledhje. I ėshtė thėnė se ka disa probleme qė duhen zgjidhur. Nuk i ka ngjitur me qejf shkallėt pėr tė shkuar nė zyrė, ku nė vend tė vend tė njė mbledhjeje rutinė, e kanė pritur urime tė shumta. Njė tufė lule, njė tortė ditėlindje dhe disa fotografi me artistėt shqiptarė, u kthye nė njė festė modeste pėr artistin. Pas kėsaj, ai i ėshtė kthyer sėrish sallės sė provave. Tragjedia e Violetės e ka pushtuar tė tėrin. Kėmbėngul deri nė detajin mė tė vogėl. Padyshim qė mė shumė se kushdo kėtė e ndjejnė artistėt e TOB-it. Ranieri nuk kėrkon thjesht kėngėtarė, por edhe shpirt aktori. Ka menduar njė Traviatė moderne, tė cilėn e ka kėrkuar nė rrugėn e vazhdueshme tė eksperimentimeve tė tij. Nė intervistėn e mėposhtme ai zbulon se ēfarė do tė sjellė pėr publikun shqiptar dhe aventurėn e tij pėr tė bėrė regji lirike.
    Keni festuar njė pėrvjetor nė Tiranė. Si e pėrjeton Ranieri njė ditė tė tillė?
    Tė bėn tė shohėsh para, por njėkohėsisht tė shohėsh edhe se fundi ėshtė gjithnjė e mė afėr. Je njė vit mė i vjetėr. Gjithashtu, mendon edhe tė ardhmen. Mundohesh ta shohėsh mė mirė se njė vit mė parė dhe shpreson qė viti qė vjen tė jetė me mė shumė diell, me pak re dhe kohė tė keqe, qė tė jetė pak mė i qartė pėr tė gjithė ne dhe pak mė i qetė.
    Prej disa ditėsh ndodheni nė Tiranė pėr tė vėnė nė skenė operėn Traviata. Qė nė fillim ėshtė cilėsuar si moderne. Si do tė jetė nė tė vėrtetė Traviata qė do ngjitet nė skenė?
    Nuk ėshtė klasike. Unė e kam sjellė Traviatėn mė ndryshe nga ato qė kam parė deri mė tani, sepse nuk mė pėlqen ta sjell si njė vepėr borgjeze. Ėshtė njė “Traviatė” shumė realiste, qė flet pėr njė argument universal, siē ėshtė dashuria. Dashuria ėshtė e njėjtė si nė vitet 800, 2000, 5000 vjet mė parė apo edhe nė kohėn e Adamit dhe Evės. Ndjenjat janė tė njėjtat, kėshtu qė e kam transferuar kėtė histori pothuajse nė ditėt tona, ku njė vajzė shumė e sėmurė takohet me njė djalosh dhe dashurohen ēmendurisht. Asaj i ndodh tragjedia mė e madhe e jetės. Njė tragjedi qė ėshtė mė e madhe se sėmundja, dashuria. Qė kur ka qenė e vogėl, Violetės i ėshtė imponuar tė mos dojė, tė mbyllė zemrėn dhe ta kthejė nė njė copė mishi normal, qė nuk pulson dhe nuk rreh ndaj emocioneve tė forta. Ajo nuk mund tė dashurojė, ajo duhet tė punojė. Kuptim e dashurisė qė po pėrjeton e gjen brenda njė fraze tė vetme “Ē’gjė e mrekullueshme ėshtė tė jesh e dėshiruar dhe tė duash”. Nė momentin qė ajo shkon nė shtrat me baronin, markezin apo klientė tė tjerė, atė e dėshirojnė, por ajo nuk i do.
    Duket se tentoni mė shumė te personazhi i Violetės se sa te historia nė tėrėsi?
    Mė ka interesuar mė shumė drama e vajzės, njė vajzė qė vdes qė nė moshėn 19-vjeēare, se sa tė tregoj atė botė qė ne tashmė e njohim. I jam kushtuar dramės dhe bukurisė sė dashurisė qė lind te Violeta. Drama e sėmundjes sė saj dhe dashuria e kėtyre tė rinjve qė takohen dhe ndahen. Violeta arrin mė nė fund tė hapė strofullėn e zemrės sė saj, ka filluar tė ndjejė pulsimet. Por kjo e gjitha kthehet nė tragjedi. Ajo nuk mund tė dashurojė nė kėtė botė, ku duhet tė duash gjithnjė e mė shumė. Mė ka interesuar shumė edhe jeta e Violetės sė djeshme, tė asaj fėmijė qė nė moshėn 13-vjeēare ėshtė hedhur nė rrugė pėr tė punuar si prostitutė. Pėr kėtė do tė shohim nė skenė nė fillim tė preludit njė vajzė (njė retrospektivė e jetės sė saj pėr ta njohur para se tė bėhej Violetė), qė kur ishte fėmijė ndoshta donte tė bėhej balerinė nė Paris. I njėjti prelud do tė jetė edhe nė fund. Ajo jeton nė njė botė tė ashpėr, ku ēdokush njihet me tjetrin vetėm nėpėrmjet shampanjės, kokainės, festave, karrocave tė fundit tė 800-ės.
    E mendoni se si mund tė reagojė publiku pėrballė “Traviatės” tuaj?
    Nuk e njoh publikun kėtu, edhe pse mė kanė thėnė qė ėshtė i afėrt me teatrin. Kjo ėshtė “Traviata” ime. Njerėzit mund tė presin edhe njė oper klasike, por unė i jam dedikuar kėtij projekti, kam punuar shumė dhe jam i lumtur qė e bėj kėshtu. Nuk do ta ndryshoja kurrė. Pas Tiranės do tė shkoj nė Napoli dhe do tė bėj njė “Traviatė” tjetėr po nė kėtė version. Atje e njoh publikun, se ėshtė qyteti im. Megjithatė, pėrsėri pajtohem me publikun. Nėse atij nuk i pėlqen “Traviata” ime, do tė thotė se ka dashur tė shohė diēka ndryshe.
    Prej disa ditėsh po punoni me artistėt e TOB-it. Cilat janė pėrshtypjet e para?
    Unė kam punuar edhe mė parė me artistė shqiptarė, siē ėshtė Ermonela Jaho dhe Inva Mula. E mendova qė mė parė se kėtu mund tė kishte profesionalitet tė madh dhe kėshtu e gjeta te Eva, Mariana, personazhet e tjerė apo edhe artistėt e korit. Nė katėr ditė ne kemi arritur tė kalojmė gati tė gjithė operėn dhe kjo ėshtė e mrekullueshme, nuk ka ndodhur nė historinė lirike. Kjo ėshtė meritė e tyre, unė jap udhėzimet dhe ata i zbatojnė.
    Gjatė provave ju keni insistuar jo vetėm te zėri, por edhe shprehja artistike e kėngėtarėve. Sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju?
    Qė nė fillim mė mahniste mendimi qė t’i bėja kėngėtarėt edhe pak aktorė. Pėrgjithėsisht kėngėtari lirik mendon vetėm pėr zėrin. Sot kohėt kanė ndryshuar. Kėngėtarėt e rinj duhet tė jenė edhe pak aktorė, sepse publiku duhet tė jetė i lodhur duke parė njė kėngėtar statik, qė kėndon dhe ikėn. Duhen pėrfshirė edhe pak veprime fizike, gjė qė kėrkon shumė sakrifica nga ana e kėngėtarėve. Nė fakt i shoh pak tė lodhur.
    Ju keni punuar me dy Violeta shqiptare; Ermonela Jahon dhe Inva Mulėn. Si ka qenė ky bashkėpunim?
    Ishte njė bashkėpunim fantastik, mbi tė gjitha me Ermonelėn. Ermonela mė kujton veten kur isha i ri, me njė dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar. Ajo merr vazhdimisht. Ėshtė njė artiste e mrekullueshme. Po ashtu edhe Inva Mula, por kam punuar mė shumė me Ermonelėn dhe Invėn, nuk pata mundėsi ta njihja nė thellėsi.
    Veshjet dhe skenografia do tė jetė po si vėnia nė Itali?
    Veshjet do tė jenė ato tė viteve ’50-’60, ndėrsa skenografia do tė jetė shumė e thjeshtė. Pas kemi perden e zezė dhe karrige tė thjeshta tė vendosura nė formė arene. Jam munduar t’i pėrshtatem kėsaj dramaturgjie. Nėse do tė kisha variant klasik, atėherė edhe unė mund tė pėrdorja dritare tė mėdha, ambient madhėshtor. Gjithēka ndodh rreth njė divani, qė ėshtė edhe shtrati i saj i vdekjes.
    Ēfarė ju shtyu tė merreshit me operėn?
    Nuk e di, kishte kohė qė doja tė kaloja nė regji, megjithėse jo nė lirikė. Unė jam aktor dhe mendoja qė puna ime e parė do tė ishte njė Ēehov, Pirandelo apo Molier. Nė fakt kjo gjė e bukur mė ndodhi 5 vjet mė parė nė operėn Macerata, ku unė iu futa kėsaj rruge.
    Nga kėnga, aktrimi, regjia...A nuk ju lodh ky rrugėtim?
    Ėshtė njė dėshirė pėr tė njohur gjėra qė nuk i njoh. Ėshtė si tė hapėsh njė dritare tė re nė botė dhe asnjėherė nuk kthehem pas. Edhe kjo qė po kaloj kėtu ėshtė njė tjetėr emocion. Ėshtė gjithnjė njė zbulim. Megjithatė ėshtė e vėshtirė, sepse njė njeri qė nuk rri asnjėherė nė njė vend, idealisht ėshtė gjithnjė me bagazhe nė dorė, gjithnjė nė njė tren, makinė, aeroplan, je gjithnjė duke parė rrugėt, duke njohur shtėpitė, njerėzit etj.
    Sa po i kushtoheni kėngės kėto kohė dhe a do tė dėshironit tė ishit nė Shqipėri si kėngėtar?
    Pas “Traviatės” kėtu dhe nė Napoli do tė vazhdoj turin e koncerteve nė Itali. Do tė mė pėlqente shumė tė vija edhe kėtu nėse do tė mė bėnin njė ftesė. Me sa di, nė tė kaluarėn time kėtu kam qenė njė kėngėtar i njohur.
    #VamosArgentina

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mitrush Kuteli, ikja e dhunshme e para 40 viteve

    • Flora Nikolla

    Njė herė nė njė vend x , njė ministėr tė brendshėm e pyeten se kush kishte qėnė ministėr I brėndshėm nė kohėn e Shekspirit. -Nuk e di , i ishte pėrgjigjur ministri. -Por kur nuk e di ti qė je ministėr , kush mund ta dijė tjetėr, i ishte pėrgjigjur njeriu qė etapat e historisė njerėzore i kishte tė lidhura me emra tė mėdhenj tė letėrsisė.
    Se nė fakt, kujtimi pėr njerėzit e mėdhenj, qė shkruajnė letėrsi, vetėm duket se pushon mbi kohėn, e cila edhe pse ikėn apo duket sikur kinse fle, zgjohet e madhėrishme dhe e pandjeshme nėn emrat e mėdhenj. Emrat e tjerė janė vetėm emra, qė flenė me emrin e ujit tė vdekur. Flas kėtu pėr vlerėn qė mbjell farė nė tokat djerrė nė tė verdhė tė mardhur, por qė nxisin jetėn pėr tė mos e jetuar me vetminė vetmitare. Sepse sado mundohen tė fshehin prodhimin e tyre, ajo rritet 'e harbuar' mes kohės duke vrarė vitin kur ėshtė shkruar dhe pastaj vetiu i detyron njerėzit tė pyesin si ai njeriu, cili ka qėnė ministėr i brėndshėm nė kohėn e Shekspirit…!!! Dhe unė them se jehonat e njerėzve qė ditėn tė shkruajnė letėrsi nė Shqipėri nuk do tė mund tė dėgjohen ndonjėherė me erė vjetėrsie. Dhe nuk janė pak.
    Flas kėtu pėr Mitrush Kutelin. Njė stilist i rrallė, sa edhe psikolog i thellė, tek i cili rrėfimi rrėshqet nga gjuha e blatuar me ngjyrimet popullore. Edhe ai shkroi nė fillimet e njė shekulli tė kaluar.
    * * *
    "Duhet thėnė se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Nė pėrkthime kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohin ligjet e shqipes dhe ca mė shumė gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime ku shqipja ka dalė e therrur nė gisht…" Vallė sa kohė kanė kaluar qė kur Mitrsh Kuteli, mjeshtri i rrėfimit tė shqipes, ka renditur kėto fjalė? Me njė frymė, pyetjes mund t'i pėrgjigjesh se i ka thėnė dje, ose nė njė simpozium shkencor organizuar pak kohė mė parė. Koha vetėm mbas kėtij fragmenti, duket e fshirė se nė mes tyre tė jepet e vėrteta absolute: e tashmja e ngėrthyer njėshtaz me tė tashmen… Mitrush Kuteli, ka shumė vjet qė ka ikur fizikisht. Atėhere ishte 4 maji i vitit 1967. Nė fakt ai iku se tė tjerė, ia afruan me dhunė e forcė psikologjike ikjen. Shqipėria atėherė kuadratonte nė ēdo cep tė jetės ideologjinė komuniste qė tentuan t'ia jepnin edhe Mitrush Kutelit nėn titullin anemik Armik i Popullit.
    "Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė hė pėr hė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s'di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė . Tė vrasin shokėt se ju bėn hije. Dhe kur u bėn hije do tė thotė qė nuk je i zoti pėr letėrsi…", kėshtu shkruante Mitrushi nė Testamentin e tij.
    Por mbas fjalėve tė tij do tė guxoja tė thoja se titulli anemik ishte njė tentativė e dėshtuar, vrimė nė natėn e zezė e pushtuar e tėra nga njė ėngjėll. Pastaj menduan se duke e ēuar nė kampin e Vloēishtit nė Maliq, do t'i merrnin arsyen e dashurisė dhe tė jetės, apo do t'i humbisnin emrin. Kėrkonin ta vrisnin emrin e tij, brenda pasqyrės qė bėnte dritė. Dhe ai donte tė fliste dhe t'i kėndonte jetės , kur nė njė ditė tė ftohtė prilli pėr orė tė tėra e mbuluan me baltė tė ftohtė kėnete.
    Njė mik i tij i burgut, guxoi t'i flasė purgatorėve "Shpėtojeni atė njeri. Po vdes…" Ėshtė si t'i mbyllėsh sytė dhe tė betohesh se nuk do t'i hapėsh mė kurrė nga e gjitha kjo. Dhe me sytė mbyllur brenda dhimbjes t'u biesh kėmbanave tė alarmit deri sa fjalėt e shkruara nga ky njeri vetiu tė tingėllojnė magjishėm. Dhe kur ai vdiq, sėrish dikush kėrkoi tė vendosė nė hije emrin e tij, mbi vdekjen, fjalė e rėndė e pabesueshme, fjalė qė godet.
    Por hija e imponuar mbi emrin e tij nuk mund tė ishte kurrsesi hije. Dhe kėtu bėj pyetje… A mundet tė ekzistojė nė letėrsi koncepti i vdekjes artistike?
    Poeti kombėtar i Rumanisė, Mihail Eminescu, flet shqip nga viti 1939 nga shqipėrimi i Mitrush Kutelit, poeti i madh i Ukrainės, Taras Shevcenko flet shqipen e kulluar tė Mitrush Kutelit, Gogol, shkrimtari i madh rus nė librin e tij "Frymė tė vdekura", mban nėnshkrimin Mitrush Kuteli… Po sa libra tė tjerė tė pėrkthyer nga rusishtja, rumanishtja, italishtja, frėngjishtja, tė llogaritura nė rreth shtatė mijė faqe librash shtypur me germa tė vogla , mbajnė pėrsėri njė emėr…, Mitrush Kuteli.
    Pėr tė vazhduar…, "Netė shqiptare ", libri me rrėfime, "Ago Jakupi e tė tjera rrėfime ", libri me poema "Sulm e lotė", tregimet e "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Shėnime letrare" dhe pamfletet satiriko-politike "Havadan nė havadan", rrėfimet e papėrsėritshme "Pylli i gėshtenjave ", "Xinxifilua", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė", "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme", apo jeta e tij paskėsaj nė dy testet autobiografie: "Kujtesa" dhe "Testamenti"…
    Mė mirė tė mos flasėsh , pėr tė mos thėnė fjalė,… sa shumė fjalė qė thonė njerėzit. Pastaj ato bien vetėm si uji qė ikin . Dhe pastaj fjalėt pėrpara veprave bėhen tė shurdhėta e memece. Por kėsaj here, fjalėt duket sikur duan tė bėhen zjarr nga privilegji qė ju jep emri i Mitrush Kutelit, pogradecari qė lindi 100 vjet tė shkuara, ekonomisti i shquar, prozatori qė diti ta tingėllojė vetėm me tingull kutelian prozėn e tij. Sepse proza e Kutelit nuk gėlthet, shqipja nė tė vetėm rrjedh. E paskėsaj, lulja delikate qė i jep formė mendimit dhe konceptit tė veprės sė tij ėshtė pėrgjithnjė gjuha e rrallė e rrėfimit, e dhėnė shkrythėt dhe pa spazma cerebrale. Ia imponuan vdekjen apo iku pėr tė mbetur njė gur i ēmuar brenda rrėfmit artistik? Pyetja mbetet pėrgjithnjė shurdhe -memece pėrpara veprės sė tij.
    #VamosArgentina

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Feim Ibrahimi: Plaēkitja e madhe e krijimtarisė sė mjeshtrit

    Derguar me: 09/05/2007
    • Admirina Peēi

    Nė shtėpinė e saj ka partitura gjithandej. Por aty mungon krijuesi i tyre. Pianoja e madhe nė mes tė shtėpisė prej kohėsh nuk i ndjen gishtėrinjtė e mjeshtrit. Aty ka mungesa gjithandej dhe plot kujtime qė gjezdisin lirisht mbi mure, rafte, komodina…
    Vera ėshtė mėsuar me kėto mungesa. Edhe me kujtimet kryeneēe. Por mbi gjithė mungesat, Vera Ibrahimin e vret mė shumė kjo atmosferė ku gllabėrohet gjithēka nga pronėsia intelektuale. Ēdo vit, ēdo muaj, ēdo javė, Vera dėgjon diku pėr njė koncert ku ėshtė luajtur muzika e Feim Ibrahimit, njė cd e shitur nė miliona kopje nė Kinė, njė shfaqje baleti, njė film i transmetuar qindra herė, pėrdorur keqazi gjithkund, nė dhjetėra televizione. Nė shtėpinė e saj kurrė nuk mbėrrin dikush, qė t'i thotė na jep lejė ta interpretojmė kėtė pjesė, kėtė balet…? Nė Shqipėri veprat e Feim Ibrahimit si dhe tė shumė muzikantėve e artistėve tė mėdhenj nuk e njohin shpėrblimin. Pronėsia intelektuale mbi to, s'vlen hiēgjė.
    Pėr 15 vjet janė transmetuar e ritransmetuar nė televizione, janė shfaqur nė skena tė dryshme me dhjetra e qindra herė pjesa mė e madhe e krijimeve tė tij.
    Vera Ibrahimi dhe familja e saj nuk kanė pėrfituar asgjė nga krijimtaria gjigande e kėtij krijuesi, e vetmja trashėgimi qė i la familjes pas vdekjes mė 1997.
    Pak kohė mė parė ka marrė tė vetmin shpėrblim. Njė pseudoshpėrblim. Thotė se ishte njė shumė prej 40 mijė lekėsh. Kjo shumė pėrfshin tė drejtat e pronėsisė intelektuale tė Feim Ibrahimit qė nga fillimvitet '90 dhe pėr tė gjithė krijimtarinė e tij, nė muzikėn simfonike, muzikėn e lehtė, muzikėn e filmave. Pesė qindarka tė turpshme! Vera Ibrahimi e ka tėrhequr kėtė shumė nė zyrat e Agjencisė sė Administrimit Kolektiv tė tė Drejtave tė Autorėve tė Veprave Muzikore "Albautor", e cila drejtohet prej Neshat Tozajt. Nė kėtė zyrė askush nuk i ka shpjeguar dhe argumentuar se pėr cilat vepra ėshtė paguar e drejta e autorit, se sa herė janė shfaqur ato vepra, sa ka vlejtur secila prej tyre, e shumė detaje tė kėtij lloji.
    Por ky vend ėshtė i mbushur me anomali, me ligje qė nuk zbatohen me shkelje e abuzime gjithkund. Si shumė intelektualė e familje intelektualėsh qė janė lodhur sė kėrkuari tė drejtat e tyre, edhe Vera ndjen se gjithēka ėshtė e kotė dhe groteske. Nė kėtė vend nuk zbatohen ligjet pėr kriminelėt, kėrkohen tė drejta pėr kompani dhe producentė miliarderė nė botė dhe krijuesit shqiptarė harrohen. Por Vera e di, se edhe pse e kėtillė, koha ėshtė pėr tė kėrkuar, pėr tė ngritur zėrin. Ajo pėrfaqėson njė nga ata tė paktat familjeve tė famshme tė krijuesve shqiptarė, tė cilėt kanė pasur guximin tė ngrenė krye. Nė kėtė intervistė, dhėnė pikėrisht nė kohėn kur vėmendja ėshtė pėrqendruar te pronėsia intelektuale, bashkėshortja e kompozitorit tė madh na dėshmon se e gjitha ėshtė farsė.
    Znj.Vera, mė thatė se krijimtaria e Feim Ibrahimit, e pėrdorur pėr mė shumė 15 viteve, ėshtė shpėrblyer vetėm me 40 mijė lekė…
    Po. Janė vetėm 40 mijė lekė, pėr gjithė krijimtarinė. Nuk janė specifikuar nė dokumente nėse janė dhėnė pėr filmat, baletet, apo muzikėn e lehtė e simfonike. Nė kėtė shumė hyn e drejta e autorit nė transmetimet qė mund t'i jenė bėrė muzikės sė tij nė radio televizion, nė satelit, vėnie nė dhjetėra skena… Pra, nuk ėshtė e specifikuar qė kjo shumė ėshtė dhėnė vetėm pėr muzikėn e filmit. Ėshtė njė shumė qė pėrfshin njė periudhė 10-vjeēare. Kategoria e kompozitorėve si Feimi tė jemi realistė nuk pėrfshin mė shumė se 5 apo 6 kompozitorė tė mirėfilltė si Ēesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Feim Ibrahimi apo Tonin Harapi.
    Familjet e tyre, po tė mos kishin fėmijėt, mund tė konsiderohen mė tė varfrat nė Shqipėri. Unė vetė, po tė mos kisha vajzėn time, me 13 mijė lekė pension qė marr, s'do tė kisha mundėsi as tė pija njė kafe diku. Dhe si unė ka shumė tė tjerė.
    E megjithatė, unė sėrish e konsideroj veten tė pasur, shumė tė pasur… si edhe tė trishtė njėkohėsisht.
    Nė ē'kuptim…?
    Jo nė kuptimin material tė fjalės. Jam e pasur, sepse im shoq mė ka lėnė njė pasuri intelektuale tė jashtėzakonshme. Por atė pasuri intelektuale nuk po e vlerėson asnjeri. Tė marrėsh 40 mijė lekė pėr njė periudhė 15-vjeēare krijimtari tė transmetuar e ritransmetuar qindra herė, kudo dhe sido qė kanė dashur, kjo ėshtė e patolerueshme, ėshtė skandaloze. Sepse kategoria e kėtyre kompozitorėve nė botė, dihet mirė se si vlerėsohen. Atje nuk bėhet fjalė qė familja tė ketė nevojė pėr ndihmė nga fėmijėt. Nė ato familje, breza tė tėrė mund tė jetojnė me tė ardhurat qė vijnė nga pasuria intelektuale e kėtyre artistėve. Kurse nė Shqipėri ėshtė njė gjendje e paimagjinueshme.
    Feim Ibrahimi ka aderuar qė nė vitin 1993 nė SIAE, e cila mbron tė pronėsinė e tij intelektuale nė gjithė botėn. Sa iu ka ndihmuar kjo pėr tė mbėrritur frytet e punės sė bashkėshortit tuaj…?
    Kudo ku kam shkuar e jam interesuar mė kanė thėnė se ne ju mbrojmė pėr tė drejtat e transmetimeve qė bėhen nė gjithė botėn. Por nė vendin tuaj nuk mund ta bėjmė kėtė. Si mund t'i kėrkoj unė SIAE-sė tė mė mbrojnė edhe nė vendin tim. Pėr vite tė tėra askush nuk e ka vėnė ujin nė zjarr. Po i lėmė vitet para '90-ės. Por pas kėsaj periudhe, njerėzit u pasuruan nė mėnyrat mė tė pandershme, ose edhe tė ndershme. Por kėta krijues qė kanė shkruar vepra tė shumta nuk kanė marrė frytet e punės sė tyre. Nė shtėpinė time gjenden partitura qė tregojnė punėn e pafund qė ėshtė bėrė vetėm pėr muzikėn e njė filmi. Vetėm filmi "Balada e Kurbinit" ka 50 minuta muzikė qė fare mirė mund tė quhet muzikė simfonike. Dhe rezultati i gjithė asaj pune kolosale janė vetėm ca stimuj moralė.
    Nė kėtė rast iu vret mė shumė fakti qė dikush tjetėr i gėzon frytet e punės sė tij?
    Sigurisht, dikush ka pėrfituar nga e gjithė kjo punė. Por se kush ėshtė pėrfituesi, unė nuk jam nė gjendje ta pėrcaktoj. Sepse nė kėtė vend ku nuk funksionon asnjė ligj, nė kėtė vend ku ligjet nuk funksionojnė as nė rastet e kriminelėve, ē'mund tė themi pėr zbatimin e ligjit mbi pronėn intelektuale?
    Muzika e filmit "Ngadhėnjim mbi vdekjen" ėshtė pėrfshirė nė njė CD nė Kinė, qė mban po tė njėjtin titull. Ėshtė njė CD krejt e rregullt dhe quhet e tillė, sepse kėnga e parė ėshtė muzika e filmit "Ngadhėnjim mbi vdekjen", orkestruar dhe kėnduar nė gjuhėn kineze. Nė tė janė edhe 17 kėngė tė tjera nga filmat mė tė mirė botėrorė. Kjo Cd ėshtė shitur mbi 5 milion kopje. Kjo ėshtė njė shifėr marramendėse pėr kushtet e Shqipėrisė, por pėr njė vend si Kina, nisur nga numri i popullsisė, ėshtė krejt normale.
    Nga kėto 5 milion kopje, sikur nga e drejta e autorit tė ishte fituar vetėm nga njė cent pėr copė, shifra e pėrfituar do tė ishte mjaft e madhe.
    A keni informacione se si ka pėrfunduar nė Kinė kjo muzikė?
    Dikush ka bėrė kompromis qė e ka dhėnė kėtė kėngė tek kinezėt. Nėse e kanė marrė kėngėn pas viteve '90-tė, kur Feimi ishte ende gjallė, si ka mundėsi qė dikush kėtu nuk i ka kėrkuar leje qė kjo kėngė tė distribuohej me CD nė Kinė atij qė ishte kompozitori i kėsaj kėnge. Ne e dinim qė kjo kėngė ishte shumė e pėrhapur nė Kinė. Njė herė nė vitin 1991 ishim tė ftuar nė njė darkė nė ambasadėn kineze. Atashehu kulturor qė ishte pranė nesh mė tha: e dini ju qė burri juaj ėshtė njė kompozitor i famshėm?
    "Ėshtė njė kompozitor i njohur, - i thashė. I famshėm ėshtė njė fjalė shumė e madhe". Jo, jo, ma ktheu, ėshtė njė kompozitor i famshėm, sepse kėnga e filmit "Ngadhėnjim mbi vdekjen" kėndohet prej vitesh nga tė gjithė kinezėt. Feimit i kishin thėnė edhe tė tjerė, por kjo e konfirmonte famėn e tij atje.
    Filmi "Ngadhėnjim mbi vdekjen" ka pasur shumė sukses nė kohėn e revolucionit kinez. Nė kuadėr tė marrėveshjeve kulturore midis dy vendeve, shumė filma ēoheshin nė atė kohė nė Kinė dhe ky film ka pasur shumė sukses.
    Pra, ju thoni se askush nuk ka kėrkuar tė drejtė autori pėr kėtė muzikė?
    Mua nuk mė ka marrė leje askush pėr kėtė kėngė dhe asgjė nuk ėshtė paguar pėr pronėsinė e saj.
    Por pėr krijimtarinė e vėnė nė skenė, si ka funksionuar marrėdhėnia e institucioneve me ju?
    Nė dhjetor tė 2005, nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit u vu nė skenė "Plaga e dhjetė e Gjergj Elez Alisė", me muzikė tė Feim Ibrahimit. U vunė tre shfaqje. Kur unė ika nė Itali dhe u interesova te njė avokat pėr kėtė, drejtori i TKOB, Zhani Ciko i thotė avokatit se nuk kam bėrė kontratė me Verėn. Por ēfarė kontrate duhet nė kėtė rast. Veprat e Feimit luhen dhe transmetohen nė shumė vende tė Evropės, e deri nė Amerikė, dhe tė gjithė tė drejtat e autorit, shkojnė automatikisht nė SIAE dhe askush nuk bėn kontratė me mua, kur interpreton apo vė nė skenė njė vepėr. Kontrata bėhet vetėm kur kompozitori ėshtė gjallė. Ndėrsa kur autori vdes, atėherė duhet tė kontaktosh me tė afėrmit e tij dhe duhet t'u bėsh kėrkesėn pėr vėnien e veprės dhe tė pėrcaktohet sa do tė paguhet e drejta e autorit.
    Pra, ju thoni se krijimtaria e Feim Ibrahimit ėshtė vlerėsuar me hiēgjė. Tė kthehemi te filmat me muzikėn e tij. Sa filma ndodhen nė Arkivin Shqiptar qė mbajnė muzikėn e Feim Ibrahimit?
    Janė rreth 7 filma dhe qė konsiderohen ndėr mė tė mirėt e kinematografisė shqiptare. Ėshtė filmi "Ngadhėnjim mbi vdekjen", "Shembja e idhujve", "Balada e Kurbinit", "Kur zbardh njė ditė", "Ballė pėr ballė," Zhgėnjimi", "Pylli i lirisė" dhe "Dasma". Ky i fundit nuk mund tė quhet njė film i suksesshėm, por e kam parė qė transmetohet shpesh. Por tė flasim pėr kėto filma qė qėndrojnė edhe sot e kėsaj dite. "Balada e Kurbinit" transmetohet aq shpesh, sa s'mund ta monitorosh. "Ballė pėr ballė" transmetohet sa herė tė gjendet momenti i pėrshtatshėm, madje marrin edhe fragmente pėr tė ilustruar dokumentarė e emisione pafund, "Ngadhėnjim mbi vdekjen" me qindra e qindra herė… Po ashtu "Pylli i lirisė" dhe pa pėrmendur sa herė janė marrė motivet e tij pėr ilustrime. Dhe nga e gjithė kjo nuk ėshtė derdhur asnjė e ardhur pėr tė drejtėn e autorit mbi kėto filma. Mua nuk mė ka dhėnė askush asgjė.
    A keni kėrkuar informacione mbi kėtė ēėshtje? Po bėhet kohė qė nga miratimi i Ligjit pėr tė Drejtėn e Autorit?
    Jam ankuar. Por nuk di tė them pėr llogari tė imta. Di qė "Forumi pėr mbrojtjen e tė drejtave tė Autorit", i drejtuar nga Pirro Milkani i ka mbledhur ato pak tė ardhura. Por pėr muzikėn ndarjen e atij fondi e ka bėrė Neshat Tozaj. Pastaj, a ėshtė bėrė kjo ndarje nė mėnyrė proporcionale apo joproporcionale nė mes kompozitorėve tė tjerė, nuk jam nė gjendje ta them…
    Por kėtu ėshtė njė diēka qė ēalon. Pėr muzikėn e filmave, duhet qė shpėrblimi pėr tė drejtėn e autorit tė tėrhiqet nga Forumi. Ai i mbron tė drejtat mbi autorėt e filmave. Edhe pse ėshtė kompozitor, muzika e Feim Ibrahimit nė kėtė rast ėshtė muzikė filmi. Nuk ka pse tė shkojė te agjencia e Neshat Tozajt dhe atje tė ngatėrrohen tė gjithė zėrat e krijimtarisė sė tij.
    Them se e gjithė kjo ēėshtje e muzgėt, mbi pronėsinė intelektuale zgjidhet vetėm nėse ndėrhyjnė instanca ligjore, apo reagimet e opinionit publik. Por nga sa ėshtė vėnė re gjatė gjithė kėtyre viteve, rezulton se shtresa e intelektualėve janė njerėzit mė tė heshtur, ata qė i kėrkojnė mė pak nga tė gjithė tė drejtat e tyre. Por edhe nuk iu vė faj, sepse janė tė lodhur….
    Mbetet vetėm tė ngremė akuza.
    Akuza ndaj kujt?
    Unė akuzoj, televizionet qė i kanė marrė kėto filma nė mėnyrė tė padrejtė, dhe i kanė transmetuar e ritransmetuar qindra herė. Po ashtu, edhe tė gjithė institucionet artistike qė venė nė skenė veprat e kompozitorėve shqiptarė dhe nuk i paguajnė askujt asnjė qindarkė.
    #VamosArgentina

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nobelistėt piratohen pėr njė euro

    Derguar me: 11/05/2007
    • Oliverta Lila

    Libra pėr pak lekė, tė katandisur deri nė cilėsinė e fundit dhe qė qarkullojnė ilegalisht nėpėr librari e kioska. Fenomeni i piratimit tė librave nė tregun shqiptar ėshtė ngritur sėrish nė nivelet e njė diskutimi shqetėsues. Njė tjetėr tryezė denoncuese ėshtė mbajtur dje. Nobelistė pėr njė euro, ėshtė rasti konkret mbi tė cilin ėshtė synuar sensibilizimi. Seria e hedhur prej pak kohėsh nė treg si pjesė e botimeve “ABC”, ėshtė cilėsuar si shkelje flagrante. Ardian Klosi, si drejtor ekzekutiv i shoqatės kulturore gjermano-shqiptare, “Robert Zhvarc”, Fatmir Toēi, si kryetar i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė dhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Librit, Petrit Ymeri, si sekretar i Shoqatės sė Botuesve, Aurel Plasari, si drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Librit, Piro Misha, si drejtor i Institutit tė Dialogut dhe Komunikimit si dhe Arlinda Dudaj, presidente e shtėpisė botuese “Dudaj”, kanė dalė dje nė njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr shtyp pėr tė denoncuar si njė rast tė hapur tė piraterisė botimet “1 euro”. Sipas tyre, pėr asnjė nga autorėt e shekullit tė XX-tė tė botuar nga “ABC” nuk janė marrė tė drejtat e autorit. Tomas Mann, Gabriel Garcia Marquez, Hajnrih Boell dhe Ernest Hemingway, sipas Klosit, jo vetėm qė nuk zotėrojnė tė drejtat e origjinalit, por nuk shėnohet as ai i pėrkthimit. Nė kėto botime shėnohet vetėm njė copyright i pėrgjithshėm i “ABC”, qė sipas tyre nuk ka askurrfarė kuptimi. Paneli qė ka ngritur kėtė problem ka kėrkuar jo vetėm njė sensibilizim tė opinionit publik, por edhe reagimin e strukturave shoqėrore qė merren me librin. Ky rast piraterie ndodh pikėrisht kur janė miratuar ligjet “Pėr tė Drejtėn e Autorit dhe tė drejta tė tjera tė lidhura me tė nė Republikėn e Shqipėrisė”(2004) dhe “Pėr Librin nė Republikėn e Shqipėrisė”(2006).
    1 euro
    Seria e “Klasikėve 1 euro” e botuar nga “ABC”, prej disa kohėsh ėshtė hedhur nė treg me njė tirazh tė madh. Pėr Toēin kjo ėshtė jo vetėm njė shkelje piraterie, por botuesi nuk ka marrė asnjė masė edhe pasi ėshtė njoftuar pėr shkeljen e tij. “Kjo ndodh nė vitin 2007, atėherė kur ne menduam dhe bėmė thirrje qė viti 2006 tė shėrbente si njė katarsis pėr tė mbyllur kėtė dukuri nė tregun e librit shqip nė tregun shqiptar, nė Kosovė dhe Maqedoni”, - ėshtė shprehur Toēi. Ndėrkohė qė paneli qė bėri denoncimin e kėtij rasti konkret, ka folur jo vetėm pėr shkeljen e tė drejtave tė autorit nė kėto botime, por edhe tė pėrkthyesit. Aurel Plasarit i janė ribotuar pėrkthimet nga Marquez-i, “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar” dhe “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajė”, pa kurrfarė marrėveshje kontraktuale. Kurse nė veprėn e famshme tė Balzakut, “Kolonel Shaberi” emri i pėrkthyesit nuk ėshtė vėnė fare. Ndonėse shprehen se ky nuk ėshtė rasti i vetėm i piraterisė, ata e kanė konsideruar serinė e botimeve “1 euro” jo vetėm si njė shpėrdorim tė pronės intelektuale, por edhe si njė rrezik i tregut normal tė librit. 1 euro pėr njė Nobel mund tė joshė shumė lexues. Por pėr botuesit vet ky ēmim i “zbulon” gjėrat. Ata kanė deklaruar se nė kushtet kur librat artistikė nuk i kalojnė 1000 kopje, ėshtė e pamundur qė nė rrugė normale tė nxjerrėsh libra me njė ēmim tė tillė. Madje nė kėtė mes ėshtė futur edhe shija e lexuesit. Sipas tyre, lexuesit po i bie nė dorė njė libėr nė cilėsinė mė tė ulėt, duke cenuar kėshtu edhe tė drejtėn e tyre pėr tė shijuar librin e vėrtetė. Arlinda Dudaj e ka konsideruar kėtė botim njė model tė njohur edhe nė botėn evropiane, por nė ndryshim nga tregu shqiptar, “atje janė tė qarta rregullat e lojės”. E konsideruar si njė tryezė sensibilizimi, nuk kanė munguar edhe reagimet e botuesve tė tjerė. Ndriēim Kulla, drejtues i “Plejad”, ka shprehur mendimin qė zgjidhja tė gjendet nėpėrmjet gjykatės. Sipas tij, njė konferencė sensibilizuese nuk i ka kompetencat pėr tė garantuar zgjidhjen. Ndėrsa Fatmir Toēi i ėshtė referuar njė indiference tė gjatė tė ēdo qeverie pėr kėtė problem. Pėrfaqėsues tė zyrės sė sapohapur pėr tė Drejtat e Autorit, janė shprehur se te ata nuk ka ardhur asnjė denoncim. Ndėrkohė, librat “Klasikėt 1 euro” vazhdojnė tė jenė nė tregun e librit.
    Shtypshkronjat
    Pirateria e librit ka pushtuar tregun shqiptar, duke gjetur rrugė tė ndryshme. Diku tė sofistikuara e diku deri edhe nė shkelje flagrante. Abuzim me tė drejtėn e autorit, tė pėrkthyesit, fotokopjim apo rishtypje librash. Tė gjitha janė renditur si dėmtuese tė tregut normal tė librit jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė e Maqedoni. Sė fundmi mjaft shqetėsuese pėr botuesit janė bėrė edhe shtypshkronjat. Nė konferencė ata kanė shprehur qartė se po luhet me tirazhin e librave qė ata nxjerrin pėr botim. Kėtė fakt e ka pėrmendur Fatmir Toēi dhe i ka dhėnė ngjyresa shumė tė forta botuesi Ndriēmi Kulla. Sipas tij, ky ėshtė njė nga problemet mė tė mprehta. “Po rrezikojnė falimentimin. Shtypshkronjat shtypin mė tepėr se sa tirazhi qė ne dėrgojmė, duke i shpėrndarė mė pas pėr pėrfitime tė tyre”, - ėshtė shprehur ai.

    Balkanweb
    #VamosArgentina

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njohuri gjuhėsore dhe politike pėr arvanitėt
    Nga alfeko sukaraku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 11:37
  2. Nje pyetje per te gjithe ata qe kan njohuri ISLAME
    Nga Stentori nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 17:25
  3. Gjurmėt e civilizimeve tė zhdukura - Fingerprints Of The Gods
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 24-04-2008, 22:05
  4. Njohuri Mbi thesaret tona
    Nga rudi c33 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 21:37
  5. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •