Bashkim Fino: Pse shkrova pėr “Humnerėn ‘97”
Libri i ish-kryeministrit Bashkim Fino, 'Humnerė '97', ishte njė sukses i pritshėm, por i papritur nė pėrmasėn qė ai arriti nė
tė vėrtetė. Tirazhi i parė i botimit tashmė ka pėrfunduar krejtėsisht dhe botuesi i tij, Edisud, ka vendosur ribotimin e menjėhershėm tė librit. I promovuar fillimisht nė Tiranė, dje ai ka mbėrritur me ftesė tė intelektualėve lokalė, edhe nė qytetin e lindjes nė Gjirokastėr. 'Ishte njė borxh rikthimi im aty nga ku u nisa dhe nga ku nuk jam shkėputur kurrė', tha dje Fino, socialisti qė pranoi pa komplekse se ndjehej i dobėt pėrpara bashkėqytetarėve tė tij, se u ishte mirėnjohės tė gjithėve dhe se nuk do tė donte kurrsesi tė fshihte emocionin e tij tė thellė pėr kėtė rikthim.
Dėshmitari
Siē ka ndodhur rrallė nė kėto dhjetė vite, dje Fino kishte hequr kostumin e politikanit dhe kishte veshur atė tė dėshmitarit. Tė njė dėshmitari special pėr atė qė kishte ndodhur pikėrisht dhjetė vite mė parė, nė atė kohė kur nė Shqipėri 'i kishin dhėnė besim, pavarėsisht se besimi kishte marrė fund, i kishin afruar shpresė, edhe pse shpresa ishte duke dhėnė shpirt, pėr atė shpirt qė ju dha qeverisjes sė Pajtimit Kombėtar, atėherė kur gjithė Shqipėria qeverisej nga anarkia'. Tė paktėn kėshtu e shihte dje, Fino tė shkuarėn duke prezantuar librin e tij tė parė me kujtime qė rreket tė tregojė se ēfarė do tė ndodhė edhe nė tė ardhmen. Madje kėtė ka edhe si njė synim prioritar.
Nė njė sallė herė tė zhurmshme, si tė pėrjetonte jehonėn e tė shkuarės sė trazuar, e herė krejt tė heshtur si tė mbante zi nė respekt tė zisė gjithėshqiptare tė asaj kohe, Fino tentoi tė shpjegojė shtysat e tij politike, intelektuale, por dhe njerėzore pėr tė hedhur nė letėr kujtimet e ditėve tė jashtėzakonshme, kur njė trill i fatit e shndėrroi atė nga njė i papunė, nė kryeministėr tė vendit. 'Ishte momenti qė unė hidhja zara nė Gjirokastėr dhe nuk e dija se shumė larg meje, jetės qė bėja, problemeve tė mia, tė qytetit e familjes sime, nė Tiranė po hidheshin zarat pėr fatin tim qė i kapėrcente kufinjtė e njė individi. Shqipėria kishte nevojė pėr njė zgjidhje, dhe edhe sot, unė i jam mirėnjohės miqve tė mi politikė, qė mė gjykuan nė ato momente si njė zgjidhje dhe zgjedhje', tha Fino duke ju referuar asaj mbasdite tė zakontė marsi qė do ta shėnjonte qė atėherė me vulėn e tė pazakontės tė gjithė jetėn e tij politike dhe njerėzore. Asaj mbasditeje kur i treguan se duhet tė ulej nė karrigen prej nga ishte ngritur njė nga kryeministrat mė jetėgjatė shqiptarė, Profesor Doktor Aleksandėr Meksi.
Pse-tė pa pėrgjigje
Nė 'Humnerė '97', Fino tregon pėr fundin qė arriti vendi falė anarkisė dhe politikės anarkike tė vendit duke dashur tė tregojė nė tė vėrtetė majat qė meriton ky vend i shumėvuajtur. Nė njė libėr tė shkruar me njė gjuhė qė mė shumė se e njė politikani profesionist, ėshtė gjuha njerėzore e njė individi qė do tė hyjė me shpirt nė politikė. Vetė Fino thotė: 'Nė librin tim nuk kam zgjedhur tė bėj njė letėrsi tė thjeshtė dokumentare pėr tė shkuarėn. Nuk kam dashur tė bėj njė fiksim tė thatė tė ngjarjeve, tė historive tė trazuara, tė dėshmitarėve dhe dėshmive qė janė ende sot pjesė e trazuar e historisė sonė politike. Kam dashur tė bėj njė pėrthyerje me njė optikė tė dhjetė vjetėve pas tė sė shkuarės, me dėshirėn qė ato tė na tregojnė tė gjithėve sado pak se ēfarė duhet tė bėjmė ndryshe nė tė ardhmen. Nėse e kam realizuar njė gjė tė tillė qoftė dhe pėr njė ēast tė vetėm, do tė ndjehesha nė paqe me veten, do tė ndjeja tė realizuar qoftė dhe minimalisht synimin tim. Sepse kam dashur tė flisja gjatė pėr atė mallkim tė tmerrshėm qė i ra Shqipėrisė dhjetė vjet mė parė, pėr atė magji tė zezė politike qė zhyti vendin nė zi, veshi me tė zeza nėnat dhe motrat tona, qė mbushi varrezat me tė rinj dhe sytė me lotė, tė flisja gjatė pėr tė mos harruar. Sepse historia pėrsėritet. Dhe nė kėtė pėrsėritje tė historisė, ne vazhdojmė tė jemi peng i gjithė atyre gjėrave qė i kemi bėrė keq sė bashku dhe pėr tė cilat do tė vazhdojmė tė jemi peng i qortimit tė fėmijėve tanė. Qė nesėr do tė habiten me ne. Pėr tė mos thėnė se nesėr ata do tė pėrbuzin paaftėsinė tonė pėr tė ndėrtuar jetėn qė ata meritojnė si qytetarė evropianė tė njė vendi evropian'. Sipas Finos, ky mallkim pėr tranzicionin e pafundėm shqiptar vjen pėr shkak se 'politika dhe pushteti japin dehjen mė tė rėndė tė mundshme'. Pėr t'i shpėtuar kėsaj dehjeje, ai kėrkoi tė kontribuojė. Edhe me librin e tij.
Krijoni Kontakt