Skenderbeu, Nė dritė pėr herė tė parė botimet e Kastriotit
• Oliverta Lila
Rreth 50 eksponate tė Skėnderbeut janė nxjerrė nga katet e nėndheshme tė Bibliotekės Kombėtare. Nėn kujdesin dhe syrin ruajtės tė shumė punonjėsve ato janė shkundur nga pluhuri pėr t’u bėrė objekt soditje. Ėshtė zgjedhur dita Botėrore e Librit qė ato tė jenė pjesė e njė ekspozite tė parė. Botime tė shekujve XV-XVIII dhe inkunabula tė ruajtura nė Fondin e Vlerave tė Rralla janė vendosur nė kuti tė xhamta pėr tė dėshmuar nė ditėn e librit vlerėn e tyre. Me ngjyrėn karakteristike tė librave qė kanė kaluar nga njė shekull nė tjetrin ato shihen si stoli tė rralla pėr tė cilat janė dashur shumė kėrkime. Mes shkronjave tė tyre, tė diktuara nė gjuhė qė po aq mbajnė peshėn e kohės, gjendet heroi ynė kombėtar. Po nga fletėt e tyre ėshtė ndėrtuar historia. Botimet e formateve tė ndryshme janė pėrzgjedhur nga jetėshkruesit dhe autorėt kryesorė tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Titujt e tyre, disa nė italisht, nė latinisht, apo edhe nė gjuhė tė tjera flasin pėr Historinė e Skėnderbeut. Mes vitrinave lexohen emrat e Franco, Blancus, Biemmi, Sansovina, Lavardin, Menense, Chevreau qė pėrcjellin trashėgiminė evropiane nė Shqipėri. Kėtyre dėshmive nuk mund t’u mungonte as libri i Barletit si dėshmia e parė qė vjen nga autorėt shqiptarė. Ndėrsa nė faqet e murit janė varur portrete tė imagjinuara tė Skėnderbeut. Eksponentėt e ekspozuara janė disa mes 500 ekzemplarėve nga fondi i antikuarėve tė bibliotekės. E pėr kėtė arsye ato ruhen me fanatizėm e mbahen edhe larg syrit tė publikut. Vet drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari ka pohuar se ekspozita tė tilla janė tė vėshtira pėr t’u realizuar nė mungesė tė kushteve teknologjike, tė ruajtjes sė tyre dhe tė ekspozimit. Nė fjalėn e tij ai theksoi se “ekspozimi i kėtyre antikuarėve duhet tė jetė njė nxitje pėr kushte mė tė mira ekspozimi dhe hapėsira mė tė mėdha”. Shiritin e ekspozitės sė parė e ka prerė vet kryeministri Berisha. Ndėrsa ėshtė bėrė njė dhurues i rrallė pėr fondin e Skėnderbeut. Tre libra tė vjetėr tė bibliotekės sė tij personale tashmė do tė radhiten nė katet e errėta ku ruhen vlerat e rralla. Njė prej tyre, i shkruar nga De Lavardin mban datėn e botimit 1603. Deri mė tani ky libėr pėr Skėnderbeun i kishte munguar fondit tė bibliotekės. Pėr ta bėrė pjesė tė kėtyre vlerave ishin filluar negociatat me njė privat qė tani nuk do tė vazhdojnė mė tej. Botimi tjetėr ėshtė pėrkthim nė italisht i librit tė Barletit dhe i treti njė botim nė hungarisht qė daton nė 1890. Duke folur pėr rėndėsinė e letėrsisė shqiptare dhe emrat qė e kanė pėrfaqėsuar nė botėn e madhe, kryeministri ka premtuar se “qeveria do tė mbėshtesė fuqishėm kėtė institucion si pėr tu pasuruar sa mė shumė dhe nga ana tjetėr do tė mbėshtesė qė ky institucion tė gėzojė lehtėsira pėr shėrbime mė tė mira lexuesve dhe studiuesve shqiptarė”. Ndėrsa ministri i Kulturės, Pango, duke vlerėsuar iniciativėn e ndėrmarrė pėr ekspozimin e kėtyre vlerave, ka uruar edhe pėr 85-vjetorin e institucionit mė tė vjetėr tė kulturės tė shtetit shqiptar. Por antikuarėt e Skėnderbeut nuk janė tė vetmet qė ruhen fondin e Vlerave tė Rralla tė Bibliotekės Kombėtare. Nė katet e nėndheshme tė saj janė sistemuar rreth 2000 eksponentė tė rėndėsishėm, dėshmi tė njė rėndėsie tė veēantė.
Krijoni Kontakt