Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Durrës, spitali pa ilaçe

    Prej disa muajsh Spitali Rajonal i Durresit, një spital pilot për mënyrën e trajtimit dhe furnizimit, ndodhet në mungesë të theksuar për ilaçe. Të shtruarit aty, përveç serumeve dhe ndonjë trajtimi mjekësor, të gjitha ilaçet që ju duhen i blejnë vetë. Kjo u ndodh edhe pensionistëve me libreza shëndetësore të cilët thonë se paguajnë përvec ilaçeve edhe ekzaminimet me aparatura.

    “Unë jam me librezë shëndetësore dhe sic thotë kryetari i qeverisë, ata që kanë librezë, pensionistët nuk duhet të paguajnë gjë fare. Unë në fakt i kam blerë me lekë të gjitha sepse s’kanë spitalet tona. Më thonë duhen këto ilaçe, por këto ilaçe spitali nuk i ka. Unë jam pensionist i pjesshëm. Marr 10.600 lekë”, thotë një pensionist.

    Megjithatë puna e mjekëve vlerësohet, por të gjithë thonë se nuk ka ilaçe.

    “Shërbimi i doktorëve jashtëzakonisht i mirë. Medikamentet ca i ka spitali, ca i blen kur bëhesh operacion”, thotë një qytetare. Familjarët e të sëmurëve të shtruar në urgjencë, por edhe në pavionet e spitalit, apo të operuar thonë se mjekët ju japin receta pa emër e atë blejnë ilaçet në farmacitë prane spitalit.

    “Çdo ditë kam blerë ilaçe dhe e njëjta gjë është edhe tani. S’ka ilaçe spitali”, thotë një tjetër qytetar.

    Situata e tejzgjatur me mungesa të theksuara në furnizimin me ilaçe po zgjat për shkak edhe të një ndryshimi të bërë nga ana e Ministria e Shëndetësisë që centralizoi të gjitha tenderat. Ky centralizim preku edhe Spitalin e Durrësit që ishte në një projekt pilot direkt me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Keqmenaxhimin e shërbimit shëndetësor në këtë rast po e vuajnë të sëmurët dhe kryesisht më të varfërit që nuk kanë mundësi të paguajnë.

    / Top Channel


    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    Ky realitet i hidhur eshte ne te gjitha spitalet e Shqiperise...libreza shendetsore nuk ka asnje rol...
    Let food be your medicine !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    asgje e re nuk ka te ky lajm ,ky eshte nje problem ne mbare shendetesine ne shqiperi

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    Farnacite kane kurse spitalet jo?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    te them te drejten ,nje i afermi im eshte ne spital per momentin(ne Tirane) dje u operua dhe naten e kaloi ne reaminacion,ne darke po flisnja me nusen e tij ne telefon kur me tregoi,para teje mori nje burre dhe me tha: jeni filania,po i tha kjo,mar nga spitali(dhe normal qe mendja i vajti pernjiher per te keq)mos u shqetso me tha,i semuri eshte ne gjendje te qete,por kerkoi uje,dhe ktu nuk kane dhe u detyrua kjo e vajti shpejt e dergoi uje per te pire ne mes te nates , e tmerrshme e ju thoni per ilacet. kto jan spitalet tona ,mjer kush behet per spital.
    Zoti i ruajte!
    Jane te embla fjalet e tua por jane me te embla puthjet qe i vodha buzeve te tua

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    Citim Postuar më parë nga nerida Lexo Postimin
    te them te drejten ,nje i afermi im eshte ne spital per momentin(ne Tirane) dje u operua dhe naten e kaloi ne reaminacion,ne darke po flisnja me nusen e tij ne telefon kur me tregoi,para teje mori nje burre dhe me tha: jeni filania,po i tha kjo,mar nga spitali(dhe normal qe mendja i vajti pernjiher per te keq)mos u shqetso me tha,i semuri eshte ne gjendje te qete,por kerkoi uje,dhe ktu nuk kane dhe u detyrua kjo e vajti shpejt e dergoi uje per te pire ne mes te nates , e tmerrshme e ju thoni per ilacet. kto jan spitalet tona ,mjer kush behet per spital.
    Zoti i ruajte!
    pas operacionit dhe je akoma ne sallen e reanimacionit sikur spara ke te drejte te pishe uje, per ate jane serumet
    po uje per tu lare a thua te kete ????
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  7. #7

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    pas operacionit dhe je akoma ne sallen e reanimacionit sikur spara ke te drejte te pishe uje, per ate jane serumet
    po uje per tu lare a thua te kete ????
    ke te drejte,por per te njomur pak buzet,a duhet uje? per tu lare posi jo 24 ore lol
    Jane te embla fjalet e tua por jane me te embla puthjet qe i vodha buzeve te tua

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    Mungese pergjegjshmerie dhe duhet te merren masa imediate ne lidhje me kete.
    Spitali pa ilace?!!!
    Nuk mund te quhet spital. Le ta mbyllin fare.
    Nga e marrin tere kete guxim more shoke te dashur???
    Nuk me pelqen fakti qe jemi popull i cili adoptohemi menjehere me padrejtesite qe na behen.
    Nje spital rajonal pa ilace..
    Sa pensionist ka qarku durresit?
    Shumeee
    Sa urgjenca mund te ndodhin atje?
    Tere ajo popullsi

    Njerez te varfer gjithashtu.

    Shume qesharake ideja qe nje shtet ne mes te Europes e drejtuar 8 vjet prej nje doktori e kater vjet me president veteriner te kete spitalet ne kete fare situate..

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    Nuk fusin ilace ne spital se mesa duket ilacet vidhen nga infermieret dhe mjeket.
    Ministria e Shendetsise mund te kete informacion dhe eksperience te hidhur nga vjedhjet,futjen e ilaceve te skaduara
    ne spital dhe shkembimin e tyre me ilace te rregullta etj.
    Nuk duhet harruar qe ne spital perdoren edhe droga te lehta si kokaine/hashash,oxy,etj per qetesim dhimbjesh
    Keto ilace jo vetem jane te shtrenjta por edhe mund te vidhen nga infermieret dhe shiten per te bere nje dore paresh jashte
    spitalit u jepet atyre qe shesin droge e pislliqe.
    So,per te parandaluar vjedhje dhe abuzime ministria ka dale me programe manaxhimi pilot,si ky rasti i spitalit te Durresit qe i merr
    ilacet me blerje nga jashte dhe nuk mban vete ilace.
    Eshte detyra e mjekeve qe te propozojne ngritjen e ndonje kioske farmaci brenda spitalit,ose te telefonohen te afermit e pacienteve qe te sjellin ilacet
    perpara se te kryhet operacioni,apo vizita e dyte nga mjeket.
    Te pakten te ngrejne ndonje kioske farmaci brenda spitalit,farmaci e pavarur nga
    spitali qe te shese ilace brenda spitalit.
    Eshte me konveniente per doktore,paciente dhe te afermit e pacienteve qe mund ti marrin
    ilacet shpejt.
    Nje shkak tjeter eshte se Spitalet po ti blejne ilacet vete dhe ti perdorin vete,kjo mund te rrise shume shpenzimet e spitalit dhe spitali
    mund te dale me humbje dhe shkoje drejt falimentimit dhe falimentimi shkakton mbylljen e spitalit.
    Keshtu qe per ta mbajtur veten rentabel me fitim,spitali nuk merret fare,nuk administron ilacet.
    Mundet qe eksperienca e hidhur ka treguar qe ne te kaluaren spitalet kane pasur te magazinuara shume lloje ilacesh ne sasi te medha dhe nje pjese e madhe e ilaceve kane skaduar si rezultat i mosperdorimit dhe si te skaduara jane groposur.Kjo perkthehet ne mijera dollare humbje per spitalin.
    Keshtu qe per te evituar humbjet spitali nuk ruan ilace fare por i thote pacienteve ti blejne ilacet fresh nga farmacite dhe perdoren menjehere brenda dites.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 31-07-2013 më 23:32
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Durrës, spitali pa ilaçe

    E keqja nis qe me pusht-etaret. Kur korrupsioni zapton qeverine, atehere te gjithe ate qe punojne ne shtet e dredhin kush me shume e kush me pak. Korrupsioni eshte ne kulturen shqiptare.

    Ne rastin konkret, hiqi licencen ndonje doktori qe meret me pislleqe e te shikosh ti si sillen te tjeret. Administrata e spitalit duhet te kontrollohet e para. Eshte arongance te vesh ne spital dhe te blesh ilace tek farmacia ngjitur qe patjeter do jete prone e ndonje te spitalit
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •