Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 101
  1. #1
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599

    Ç`është deja vu?

    Ju eshte dukur ndonjehere ne ndonje skene qe jetoni,sikur e keni pare,ose jetuar edhe njehere me pare?!!
    Mos u lodhni ta gjeni,se kur e keni jetuar,thjeshte kishit nje Dejavu
    Ky eshte nje fenomen,qe brenda sekondes na shpie diku ne te kaluaren dhe kthehemi perseri.
    Akoma ky fenomen ngelet i pashpiegueshem nga shkenca,sepse asnje nuk eshte i sigurte,per arsyen qe shkakton kete fenomen kaq interesant e te cuditshem!

  2. #2
    i/e larguar Maska e TironciScrub
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    here n there
    Postime
    24
    DEJAVU....mos ma kujto aman. kur kam qene ne fillore kisha shume te tilla dhe mendoja se dicka nuk ishte ne rregull tru. per nje kohe mendoja se isha ndoshta i cmendur !
    akoma kam te tilla por tani nuk me bejne aq shume pershtypje. eshte nje ndjenje shume e cuditshme qe nuk zgjat me teper se disa sekonda (2 apo 3). gjate ketij fenomeni te duket sikur ngjarjet e atij momenti i ke jetuar me pare, dhe te rikujtohen ne te njejten kohe qe ato po ndodhin.

    truri i njeriut eshte shum komplex dhe qeniet njerezore perdorin vetem nje perqindje minimale te tij.

    pyetja ime eshte kjo : PO SIKUR NE TE ISHIM NE GJENDJE TE PARASHIKONIM TE ARDHMEN ? POR AKOMA NUK E KEMI USHTRUAR KETE PRIVILEGJ I CILI ESHTE NE FAZAT E TI "PRIMITIVE" .

  3. #3
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Ndoshta nje dite ne do mund dhe te parashikojme te ardhmen. Edhe pse une jam kunder ketij fenomeni. Eshte misteri ai qe e mban gjalle jeten, duhet te jete dicka e pazbuluar, dicka qe na terheq ne marrine e vet,
    Po ti dime te gjitha?! Nuk e di?! Do me dukej kot fare, s'do kishte me kuptim.
    Sa i perket "deja vu", edhe mua me ka ndodhur qe ne rrethana te caktuara, ne shoqerine e personave te caktuar, kam nje ndjesi te cuditshme, me duket sikur cdo gje qe po me ndodh ne ato 5-6 sekonda, e kam jetuar nje here me pare, komplet fragmentin kohor dhe vendor e kam pare njehere, dhe bej cudi me veten ne ato caste qe si ka mundesi qe ndodhem dy here ne te njejten situate. Une vazhdoj ta quaj vegim te cuditshem dhe nuk e shpjegoj dot. Gjeja e pare qe me vjen ndermend eshte te mendoj dhe per nje jete eventuale qe mund te kem jetuar me pare, per nje jete tjeter, ku di une..........
    nejse\
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #4
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Une mendoj se edhe e ardhmja egziston por ne nje plan tjeter. Ajo eshte e piketuar nga nje energji e panjohur per ne. Ndoshta konstatohet me nje tjeter shqise qe ne nuk e disponojme.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Mbaj mend qe kemi pyetur zyshen e psikologjise per kete fenomen ( atehere nuk e dinim qe quhesh dejavu).
    Ajo na e shpjegoi si dicka normale qe ndodh kur sinjale te jashtme kalojne neper te njejtat brazda te trurit dhe i japin atij mesazhe te ngjashme.
    E kam fiksuar pergjigjen e saj se edhe une e kam patur shume problem kur isha i vogel, me pelqente te besoja se ishin prova te jetes time te meparshme.

    Krispi

  6. #6
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    une kam nje lloj shpjegimi per dejavu-ne. - sipas meje-

    idene e kohes ne e kemi vetem me ane te mendimit, sikur mendimi te mos ekzistonte nuk do ekzistonte koha.

    Ne nje rast dejavuje per ate moment kemi nje shkeputje ne mendim,nje lloj si nje luhatje tensioni ose shkeputje korrenti ne telat elektrike. nuk e di pse ndodh.
    pra ne ate moment qe na ndodh kjo shkeputje ne fillin e mendimin(qe na shoqeron tere jeten-mendim -ketu kuptoj mendimet si pasoje e cdo kontakti me jashte ose brenda nesh, komunikim i panderprere,ndergjegjesim i panderprere per situatat qe ndodhemi) koha pushon se ekzistuari, ky cast eshte i pakohe, eshte infinit dhe zero njekoheshit, dhe ne duke qene pothuajse ne te njejten situate sic ishim perpara se te na ndodhe kujtojme se kjo e dyta pas dejavu-se eshte situata qe ishim ne fillim ndersa ajo e para nje casti ka qene DIKUR! , shume kohe me pare, sepse po ta vini re ne pergjithesi na krijohet ideja se e kemi perjetuar nje cast te tille me pare por nuk e kemi te qarte kur.

    Pra eshte i njejti cast, ne nuk kemi kujtime nga ndo nje e kaluar, eshte po i njejti cast i ndare me dysh nga nje cast tjeter, i cili ngaqe eshte i pakohe na krijon nje boshllek e na ngaterron.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Une nuk e di nese rasti im quhet Dejavu,

    ..por dicka e tille me ka ndodhur shpesh dhe madje me ndergjegjie te plote.

    Kam vene re, se ne nje moment me jane shfaqur gjera qe diku i kisha pare.. por ne te njejten kohe isha ne gjendje te parashikoja edhe gjerat qe do te ndodhnin duke thene.. ja tani do te trokase dera.. apo tani do te vije filani, dhe keshtu ndodhte !!!

    Mos jam gje profet e se kam marre vesh akoma..

    miqesisht,
    huggos
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Si e shpjegojne Psikologet???

    perSHENDETje
    Shpesh here kur jam duke biseduar me disa njerez me duket sikur ate moment (dmth. ate muhabet me ata persona ne ate vend) e kam bere dhe nje here tjeter.
    Me sa kam pyetur kjo gje i ndodh dhe njerezve te tjere.
    Do doja te pyes ata qe kane nje pervoje te tille ose ata qe studjojne per psikologji si shpjegohet kjo gje??
    falemiNDERit

  9. #9
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Edhe mua me ka ndodhur shume vite me pare dhe shume rralle por mendoja se kisha probleme me veten dhe nuk e kam konsumuar me askend kete, ndonse sekuencat e shkurtera ishin plotesisht reale. Me duket se eshte trajtuar edhe nje here ky fenomen. Truri paska shume mistere. Gjithsesi te ndjekim pjesmarresit e tjere.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Mina, njerëzit me probleme mendore ndalohen në forum.
    Më shkrive së qeshuri.

    Qënkemi budallallepsur të tërë më duket. Ndonjëherë i kaloj dhe unë ato sekuenca dhe më bën të humbas në mendime për disa minuta duke kërkuar një shpjegim. Këto sekuenca janë kaq të rralla sa shumicën e rasteve ja hedh fajin pagjumësisë ose mësimeve të shkollës dhe nuk e vras mëndjen shumë. Herë të tjera kur sekuencat janë më të forta ngelem i habitur. Nuk mund ta di se çfarë do ndodhë para se të ndodhë por pasi ndodh sikur vërtetohet një memorje e vjetër.

    Siç tha dhe Mina truri është i komplikuar dhe shkencëtarët dinë shumë shumë pak për mënyrën si funksionon. Sekuenca të tilla që ndodhin tek njerëzit i kam parë të ekzagjeruara në disa filma. Biles edhe tek filmi Matrix përfshihet një skenë ku aktori përjeton një sekuencë dy herë brënda pak sekondash (macja kalon dy here). Kuptohet që hollivudi i ekzagjeron gjërat por mendoj se dhe krijuesit e filmit janë bazuar pikërisht mbi këtë fenomen që po bisedojmë.

    Më posht mund të lexoni dhe shpjegimin e deja-vu nga enciklopedia Encarta. Për ata që nuk dinë anglisht, me pak fjalë thotë që ky fenomen ndodh si pasojë e disa momenteve kyçe në kohën e tanishme (reale) që shkaktojnë rikujtesën e një eksperience të ngjashme në të shkuarën. Kombinimi i kujtimeve të së shkruarës me kohën e tanishme shkakton këtë ndjenjë ngjashmërie aq të fortë sa njerëzit konfuzohen dhe mendojnë se është e njëjta eksperiencë.


    1 Déjà Vu and Jamais Vu

    The sense of déjà vu (French for “seen before”) is the strange sensation of having been somewhere before, or experienced your current situation before, even though you know you have not. One possible explanation of déjà vu is that aspects of the current situation act as retrieval cues that unconsciously evoke an earlier experience, resulting in an eerie sense of familiarity. Another puzzling phenomenon is the sense of jamais vu (French for “never seen”). This feeling arises when people feel they are experiencing something for the first time, even though they know they must have experienced it before. The encoding specificity principle may partly explain jamais vu; despite the overt similarity of the current and past situations, the cues of the current situation do not match the encoded features of the earlier situation.
    Ky material është shkëputur nga enciklopedia Encarta.
    Shtypni "deja-vu" në kutinë e kërkimit te http://encarta.msn.com/ për më shumë informacion.

    Personalisht mendoj se shpjegimi më lart qëndron për shumicën e rasteve por fakti që shkenca nuk mund të shpjegojë shumë fenomene të tjera si psh ëndrrat, lidhja e ngushtë e mëndjeve binjake dhe shumë gjëra të tjera më lë të dyshoj se mund të ketë dhe shpjegim më të saktë.

    U zgjata pak si shumë që të bindet Mina që nuk është me probleme mendore dhe që të mos tallen këta psikologët e tjerë të forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 16-05-2003 më 21:35
    Edi

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 25 pyetje rreth Islamit - Pjesa e pare
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:09
  2. Feja dhe politika
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 24-09-2007, 18:02
  3. Barcaleta te ndryshme nga antare te forumit
    Nga markaj05 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 10:26
  4. Ideali dhe qenia njerezore
    Nga Redi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 14:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •