Kur me ndodh te shoh filozofime te ketij niveli befasues, nga ku, pretendohet se burimi i ketij frymezimi te pashoq filozofik buron nga Niēe, me duhet te pranoj qe me lendohen ndjenjat.

Me duhet serish t'i jap tė drejtė Heidegger, i cili pikėrisht iu drejtohej rasteve tė tilla.
Niēe vuante per njerėzimin; vuante kur e shihte tė gėnjyer dhe tė humbur, tė mashtruar dhe tė nėnshtruar, prandaj ai i bėnte thirrje njerėzimit qė "tė vriste" kėtė njeriun e gėnjyer, tė mashtruar e tė nėnshtruar qė kishte qenė pėr shekuj e shekuj. Mbinjeriu, ishte njeriu qė ka vrarė njeriun frikacak brenda tij, njeriun e verbėr, njeriun qė i pėlqen tė jetojė gėnjeshtrėn qė i ėshtė shėrbyer si shpėtim, duke iu nėnshtruar doktrinave fetare, zotave tė rremė, profetėve tė rremė qė e trajtojnė si skllav njeriun dhe i ofrojnė jetėn e pėrtejmė: dikujt parajsėn e dikujt ferrin. Ky lloj virtyti i rremė qė pėrhapej nga kėto lloj doktrinash, duhej "vrarė",
qė tė lindė mbinjeriu, njeriu i vėrtetė, ai qė kėrkon dhe jeton me tė vėrtetėn, ai qė sfidon vetveten pėr t'u lartėsuar.
Sa pėr referencė:
- Kur unė bėrtas: “Mallkuar qofshin tė gjithė demonėt burracakė qė keni nė trup, qė duan veē tė qurraviten, tė plasin duart pėr lutje e adhurime” ata ulėrijnė: “Zarathusrtra ėshtė ateist!”
Mė shumė se tė gjithė ulėrijnė mjeshtėrit e tyre tė nėnshtrimit, por pikėrisht nė veshėt e tyre do tė mė pėlqente tė ulėrija: “Po! Unė jam Zarathustra, ateisti!”
Ah, kėta mjeshtrit e nėnshtrimit! Futen kudo ku ka meskinė, tė sėmurė e zgjebarak si morrat. Vetėm neveria ime mė mban nga dėshira pėr t’i shkelmuar.
Epo mirė, atėherė! Unė jam Zarathustra ateisti. Ku do t’i gjej tė ngjashmit e mi? Tė ngjashmit e mi janė tė gjithė ata qė i diktojnė vetes vullnetin e tyre dhe qė i heqin asaj ēdo lloj nėnshtrimi. Unė jam Zarathustra, ateisti. E pjek ēdo rast nė tiganin tim. Vetėm kur piqet mirė, e quaj si ushqimin tim e i uroj mirėseardhjen.
Po ē’iu flas e ē’iu ulėrij kot, kur nuk keni veshė pėr tė dėgjuar?!”
Niēe nuk vdiq i ēmendur, ishte tejet i zgjuar pėr tė jetuar dhe u kuptuar mes mizerjeve me formė 'njeriu'.
...dhe sa pėr kėtė qė, na e bėtė bozė sikur po na e thoni ju pėr herė tė parė:
lėrjani autorsinė atij Zotit tjetėr qė i pėrket: Volterit.. dhe ta keni parasysh qė tė paktėn ta trajtoni si duhet: "Njeriu krijoi zotin sipas shėmbėlltyrės sė tij" - ishte njė ironi e tij rreth fallsitetit dhe mizorisė sė fesė, cilėsi vdekatare dhe gjakatare qė i mvisheshin atij "Zoti" qė kėrkonte nėnshtrim dhe flijim njerėzish pėr 'tė, s'ishin gjė tjetėr veēse vese njerėzore, ose mė saktė i njė grupi klerikėsh krimba dhe gjakatarė.
Krijoni Kontakt