Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Arjan Çani: Deri kur do të rrahen shqiptarët e FYROM e politikanët do të heshtin?!

    Derisa faktori politik shqiptar hesht lidhur me rrahjen brutale të Isuf Islamit, tetëmbdhjetë vjecarit që u rrah brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë personash, deri më tani të paidentifikuar nga policia e Maqedonisë, autori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ka reaguar përmes rrjetit social në Facebook, duke shpërndarë fotografin nga Almakos.
    “Vazhdojne serish rrahjet e shqiptarve ne FYR Maqedoni, asnje politikan nga Shqiperia apo Kosova nuk reagon!?
    I riu shqiptar rrihet brutalisht nga një grup prej 12 sllavo- maqedonasish
    18 vjecari Isuf Islami nga lagjja e Dizhonit është rrahur brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë personave të nacionalitetit maqedonas. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lisiçe të Shkupit rreth orës 01.30 pas mesnatës, të datës 27.07.2013. Deri kur do zgjasin keto probleme per shqiptaret?”, shkruan Çani, transmeton Almakos.
    E derisa moderatori i njohur shqiptar shpreh habinë për mosreagimin e politikanëve nga Shqipëria dhe Kosova, edhe politikanët shqiptar në Maqedoni vazhdojnë të jenë të heshtur. Partia shqiptare në pushtet, mjaftohet me deklarimet stereotipe që kërkojnë sa më parë zbardhjen e rastit dhe që të ndërmirren masat e mospërsëritjes së incidenteve të tilla.
    Portreti i sakatosur i Isuf Islamit është çmimi i heshtjes së përfaqësuesve politik shqiptar në Maqedoni, të cilëve nuk u mungon përkrahja nga politikanët shqiptarë matanë kufirit sa herë që u duhet vota dhe sa herë që përpiqen t’i mbulojnë paaftësitë e tyre. E për fat të keq, dështimet e faktorit politik shqiptar në Maqedoni që popullit të tyre tua ofrojnë një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme, i paguan rinia shqiptare./Almakos
    VENI,VIDI,VICI

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Arjan Çani: Deri kur do të rrahen shqiptarët e FYROM e politikanët do të heshtin

    Ne po vritemi me njëri tjetrin nga 3 - 4 vetë në ditë dhe nuk po meret asnjë masë, e jo të meret njeri me ata matan kufirit se po rrihen me grushte apo me hunj !!! Akoma nuk jan vrar të gjithë për shtet që kemi ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Arjan Çani: Deri kur do të rrahen shqiptarët e FYROM e politikanët do të heshtin

    Une dyshoj se Cani eshte shprehur me ate lloj gramatike jo korrekte.

    Shkruhet "Deri kur do te rrihen..."

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Arjan Çani: Deri kur do të rrahen shqiptarët e FYROM e politikanët do të heshtin

    Une dyshoj se Cani eshte shprehur me ate lloj gramatike jo korrekte.

    Shkruhet "Deri kur do te rrihen..."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •