
Postuar më parë nga
Boy_XL
Masakra në Vlorë, rrëfehet vajza që u bë mollë sherri
Vajza që u bë shkak për vrasjen e tre pushuesve të rastësishëm në plazhin e quajtur “kalaja” në Vlorë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
“Ishim katër vajza në plazh, dy prej të cilave kushërira të miat. U ndamë në çadra dhe po merrnim rreze. Në shezlongun ngjitur ishte një grup prej pesë të rinjsh, të cilët më pas menduam se ishin nga Fieri. Ata erdhën dhe u futen në muhabet me ne”, ka nisur rrëfimin 18 vjeçarja, e cila është binjakja e të arrestuarit Leo Osmëni.
“Pasi nisëm të futeshim në muhabet me ne, ata filluan madje të na kërkonin nmrat e telefonit dhe po insistonin të merrnin emrat tanë që të na nisnin kërkesë miqësie në “facebook’. Kjo për ne ishte e bezdisshme. Më pas kam folur në telefon me vëllain, ku dhe I tregova se po na ngacmonin disa djem nga Fieri”, rrëfen vajza.
Ajo ka treguar se vëllai ka ardhur bashkë me një shok të tij, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.
“ Pasi erdhi vëllai në plazh më pyeti menjëherë se cilët janë djemëtë që na kishin ngacmuar. Unë ia tregova me dorë dhe ai më urdhëroi të ngjisja shkallët dh eta prisja tek makina e tij. Nuk kam parë nëse kishte shërr , pasi nuk të linin mundësi çadrat. Erdhi edhe shoku i tij me armë. Unë vetëm sa dëgjova krismat. Nuk po kuptoja se çfarë ndodhi. Leo erdhi më pas dhe më çoi në shtëpi. Më pas mësova nga mediat se ishin vrarë tre persona. Në këtë moment vëllai më tha se një nga djemtë fierakë e kishte qëlluar me grusht. Kjo e kishte acaruar atë dhe i kishte kërkuar shokut të tij që të qëllonte drejt çadrës së tyre, por për t’i trembur , jo për ti vrarë”, rrëfen 18 vjeçarja.
Ndërsa djemtë e shënjestrës së krimit, kanë rrëfyer në polici se nuk i kanë ngacmmuar vajzat, por vetëm i kishin komplimentuar ato dhe ato më pas kishin tentuar të futeshin në muhabet.
“Nuk mund të quhet ngacmim një compliment. Bisedë normal që mund të bëhet në plazh. Më pas u kërkuam numrat e telefonit dhe i pyetëm nëse mund të bëheshim miq në Facebook. Kjo ishte e gjitha”, kanë rrëfyer djemtë fierakë.
Ata kanë rrëfyer edhe përplasjen me dy vlonjatët.
“ Leo Osmëni ishite bashkë me personin tjetër që kishte edhe armën të fshehur nën bluzë. Ai fillimisht erdhi për tu zënë me grushte, madje njëri prej nesh u shty me të vetëm për t’u vetëmbrojtur. Por, ku e pa se nuk na dilte dot me dhnë, pasi ne ishim pesë veta dha ata vetëm dy, atëherë ai i tha me zë të lartë urdhërues shokut të tij: nxirr automatikun, futja me armë. Ai e zbatoi menjëherë urdhrin. Porn ë momentin që ne e pamë skenën ia mbathëm vrapit mes çadrave. Më pas u shtrimë barkas, kur nis breshëria. Kemi parë tmerr me sy”, janë shprehur djemtë.
Ndërkohë, autori që qëlloi është ende në kërkim./gazetatema.net
Krijoni Kontakt